Ky sondazh nuk mund te realizohet ne menyre te perpikte duke pare se kujt i eshte drejtuar. Shqiptaret jane popull unik ne kete ceshtje. Une mendoj qe Shqiptaret jane populli me tolerant ne bote per sa i perket diferencimeve personale brenda nje kombi. Shqiptaret kan lidhje te forta me njeri tjetrin edhe pse me fe te kunderta apo me bindje politike te kunderta. Shqiptaret nder shekuj kan krijuar nje lidhje te pa depertueshme nga cdo lloj forme virusi qe do ti ndante ata. Edhe pse me te meta si cdo popull tjeter, Shqiptaret kan ditur ti mbajne fort te pa ndara kombin, fene, politiken e cdo gje qe i rrethon.
Une mendoj qe nuk mund ti behet ky sondazh Shqiptareve. Mbi te gjitha edhe pse me popullsi te deklaruar mbi 70% myslimane ne kemi zgjedhur nje shtet laik qe politiken e tije e ben pa u perfshire ne besime shpirterore individuale. Ndoshta politikanet mund te marin kahje te ndryshme per hir te karriges se tyre dhe ne pamje te pare mund te abuzohet me mendimin se jane perkrahes se Turkut mysliman apo te Grekut te krishtere, por kjo nuk e ben Shqiperine dhe popullin perkrahes apo sakrifikues te kombit per hir te fese. Perkundrazi, Shqiptaret shpesh here fen e tyre e kan shfrytezuar per te mbajtur kombin gjalle dhe po ashtu kombin e kan ruajtur per te praktikuar fen dhe zakonet e tyre personale.
Sic e thashe dhe me lart: Shqiptaret jan popull unik, qe i mbajne ne harmoni te plote kombin dhe fene
Une nuk e shoh te arsyeshme qe te votoj ne kete sondazh
Krijoni Kontakt