Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Un nuk mbeshtes denimin me vdekje,
    por ne kte rast nuk e di sesi mund te denohet ndryshe, pervec se me vdekje!!

    Zot me fal, por ky paska qen monster i vertet.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Duhet vendosur kjo per krime kaq makabre.



  3. #43
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Duhet vendosur kjo per krime kaq makabre.


    kjo vlen edhe per ata qe mbanin ate stemen qe ke ti
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Kur Panajot Anagnosti u akuzua per perdhunimin e femijes 8 vjec vetem pse e quanin panajot u leshuan monstrat e forumit ta mbronin.Jane keto qendrime qe i mbajne gjalle monstrat.http://www.forumishqiptar.com/thread...%C3%ABjetueses
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Historia e shoferit të plehrave; fqinji përballë që mund të të vrasë fëmijën


    Pedofili 45-vjeçar jetonte i izoluar nga të rriturit, por joshte fëmijët e lagjes me para dhe porosi për t’i blerë cigare. I vëllai: Kishte probleme mendore që pas mbarimit të ushtrisë, e kemi dëbuar nga shtëpia

    Tiranë Ankthi i Skënder Çelës ka arritur kulmin në minutat e gjata që shoqëruan arrestimin e Ardian Përrenjasit dhe pohimin e tij të kobshëm. Drejtuesi i lartë i Shërbimit Informativ Shtetëror, djali i të cilit ishte zhdukur prej 30 nëntorit 2012, bënte ecejake nervoze rreth shtëpisë së pedofilit e komunikonte hera-herës me hetuesit. Lajmet që vinin nga brenda godinës 2-katëshe paralajmëronin tragjedinë. “Kam frikë se e ka vrarë”, -iu thoshte Skënderi njerëzve rreth tij, e s’guxonte të qëndronte gjatë në shtëpinë e tmerrit. Hetuesit ishin gjithashtu të përfshirë nga paniku pas gjetjes së një bluze të 11-vjeçarit e zbulimit të njollave të gjakut në njërin prej mureve të shtëpisë. Katër muaj pas zhdukjes pa gjurmë të Julian Çelës u zbulua fati i tij i trishtë. Djaloshi 11-vjeçar, për të cilin u tha se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia, mendohet se është vrarë pak orë pas rrëmbimit nga Ardian Përrenjasi, një 45-vjeçar me precedentë pedofilie, por që jetonte si njeri i zakonshëm në Laprakë.

    Një fqinj për “vrasës” serial

    Ardian Përrenjasi, shofer në ndërmarrjen e Pastrimit, është vendosur në lagjen e Laprakës rreth 3 vjet më parë. Ka marrë me qira katin e parë të një vile 2-katëshe në këtë zonë, shtëpi ku dyshohet se është ekzekutuar 11-vjeçari Julian Çela e fatmirësisht shpëtoi 10-vjeçari tjetër, A.Cani. Fqinjët dinë të thonë veçse pak gjëra për të. 45-vjeçari i divorcuar që bashkëjetonte kohë më kohë me një grua nga Peshkopia, ishte njeri i mbyllur me të rriturit, por i afruar me fëmijët. Fqinjët e tij tregojnë se fëmijëve të lagjes u jepte para dhe i çonte t’i blinin cigare apo ndonjë send tjetër në dyqanet rreth shtëpisë. Ky ishte kurthi i përdorur për 10-vjeçarin e shpëtuar, e në këtë mënyrë duket se Përrenjasi ka joshur edhe 11-vjeçarin fatkeq, Julian Çela. E shkuara e tij tregon mjaft për natyrën e çekuilibruar të 45-vjeçarit, me gjasë pedofil, por në Laprakë ai jetonte si njeri i zakonshëm. Problemet duket se i kanë filluar që në kohën e ushtrisë. Vëllai i tij, Besnik Përrenjasi tha dje për mediat se Ardiani ka shfaqur probleme mendore që pas kthimit nga ushtria. “E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi folur që prej asaj kohe me të”, – ka thënë i vëllai. Historia e mëpasme vazhdon me precedentë abuzimesh e arrestimesh, por asnjë prej episodeve nuk e vuri 45-vjeçarin Prrenjasi në listën e autoriteteve si njeri i rrezikshëm për të miturit.

    Skeda penale

    Zyrtarë të policisë pohuan dje për MAPO-n se Ardian Përrenjasi kishte qenë i dënuar për krime ndaj të miturve gjatë kohës që ishte emigrant në Greqi. Të njëjtin fakt e konfirmon edhe i vëllai, Besnik Prrenjasi, i cili pohoi për mediat se ai ka qëndruar 4 vjet në një burg grek. Më pas 45-vjeçari ka ardhur në Tiranë, ku e ka tradhtuar veten me një tjetër incident me të mitur. Ai ka tentuar të marrë peng një fëmijë në vitin 2008, e për këtë akt, drejtësia e ka dënuar veçse me 600 mijë lekë të vjetra gjobë. Pasi ia ka hedhur njëherë sistemit me pretendimin se kishte qenë i dehur, Ardian Përrenjasi është tërhequr në zonën e Laprakës, ka nisur bashkëjetesën me një grua dhe ka filluar punë si shofer në sektorin e Pastrimit në Bashkinë e Tiranës. Katër muaj të shkuar ai iu rikthye patologjisë së tij duke marrë peng dhe vrarë djalin e drejtorit të SHISH-it, Julian Çela. Përgjatë muajve që Juliani rezultonte i zhdukur, policia ka bërë mjaft kontrolle në zonë, pa mundur të japë një përgjigje për krimin. U desh rrezikimi i një tjetër fëmije që të zbardhej fati tragjik i djalit të drejtuesit të lartë të SHISH-it në Tiranë.


    2008

    Ardian Prrenjasi është dënuar me 600 mijë lekë gjobë për abuzimin me një të mitur. Ai e kishte marrë me zor fëmijën, por në gjyq kishte pretenduar se ishte i dehur.

    4 Vjet ka kaluar në një burg grek Ardian Prrenjasi. Sipas policisë, ai është dënuar për krime kundër të miturve, por kjo histori nuk është regjistruar edhe nga autoritetet shqiptare.


    Vëllai i autorit: Meriton të vritet

    Tiranë “Vëllai im meriton të vritet”. Kështu e ka dënuar Besnik Prrenjasi aktin e të vëllait, i cili ka abuzuar me të miturit dhe akuzohet për vrasjen e Julian Çelës. Në një prononcim për ‘Neës24’, Besniku rrëfen se Ardiani ka pasur probleme mendore që pas kryerjes së ushtrisë, ndërkohë që familja ka 15 vjet që e ka dëbuar. “Ardian Prrenjasi ka pasur probleme që pas kryerjes së ushtrisë. E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton të vritet. Ai ka qenë i dënuar me 4 vite në Greqi”, -shprehet i vëllai.


    Pengmarrja e fëmijës, Prrenjasi u dënua me 60 mijë lekë gjobë

    I akuzuari për vrasjen e Julian Çelës i ka shpëtuar filtrit të drejtësisë me një gjobë minimale. Ai u denoncua se kishte marrë me zor një fëmijë të mitur

    Tiranë Ardian Prrenjasi, 45-vjeçari i dyshuar si pedofil kishte kaluar më parë filtrat e drejtësisë dhe askund nuk kishte ngjallur dyshime. Ai mundi t’ia hidhte vetëm me një gjobë një veprimi jo normal, siç ishte mbyllja në banesën e tij të një fëmije të mitur. Pesë vite të shkuara në polici mbërriti një denoncim nga familjarët e një të mituri, banor i zonës së Laprakës, se shoferi i makinës së plehrave e kishte mbajtur për disa minuta peng në banesën e tij me qira. Por kjo ngjarje kaloi si shumë të tjera dhe Ardian Prrenjasi asokohe u dënua me 600 mijë lekë të vjetra gjobë. Askush nuk kërkoi një masë sigurimi për të dhe siç duket, gjithçka u krye sa për procedurë. Në prill të vitit 2008, familjarët e të miturit M.A denoncojnë në polici se një person, fqinji i tyre kishte marrë peng të birin, duke e mbyllur në shtëpinë e tij për disa minuta. Falë kërkesës për ndihmë nga kushëriri i tij që ndodhej jashtë shtëpisë së maniakut, M. A kishte arritur të largohej në kohë nga banesa e Ardian Prrenjasit. Policia dhe prokuroria nisën hetimet, por i dyshuari u hetua në gjendje të lirë. Asokohe, Prrenjasi, 40 vjeç e i divorcuar nga bashkëshortja, nuk kishte shfaqur asnjë shenjë se fshihte brenda vetes një pedofil e vrasës serial. Gjendje e tij ekonomike, statusi që kishte dhe pendesa e thellë që kishte shfaqur ndoshta ishin arsyet që prokuroria e gjykata “vunë dorën në zemër” duke e hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë. Hetuesit mundën të zbardhin itinerarin që Prrenjasi kishte ndjekur ditën kur mori peng një fëmijë të mitur në lagjen ku ai banonte me qira prej disa vitesh. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, firmosur më 14 nëntor 2008 nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, rezulton se ngjarja ka ndodhur paraditen e 30 prillit të po këtij viti. Rreth orës 4:00 të mëngjesit, Ardian Prrenjasi ka mbaruar punën si shofer në ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit dhe për një orë ka pirë me dy shokë të tij. Më pas është nisur për në banesën me qira në zonën e Laprakës, në periferi të Tiranës. Ai ka përfunduar në lagjen ku banonte rreth orës 11:00 të paradites, në gjendje të dehur për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar. “Ardian Prrenjasi ka ndaluar para derës së një banese private të shtetases Z. Sula, ku ka parë dy djem të mitur duke luajtur. Pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M.A., të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis”- thuhet në vendimin e gjykatës. Kaq do të mjaftonte që ndaj të dyshuarit të niste një verifikimi i hollësishëm rreth problemeve që ai mund të ketë shfaqur në të shkuarën, por gjithçka ka kaluar me pendimin që i pandehuri ka shfaqur në seancë.

    MAPO

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Qeveria shqiptare duhet te skedoje e beje publike emrat, adresat e fotot e te gjithe personave qe jane gjykuar e denuar per abuzim ndaj femijeve dhe pedofili. Ky informacion duhet bere publik ne nje faqe Interneti, dhe gjithe shqiptaret ne qytetet e fshatet e vendit duhet te njihen me kete informacion ne menyre qe te njohin fqinjet e tyre, e te ruajne femijet e tyre. Prinderit duhet te edukojne femijet qe te mos shoqerohen me persona me te rritur se vetja, kushdo qofte ai. Dhe njerezit ne pallatet e lagjet e mbipopullluara te Tiranes, nuk duhet te vrasin kohen kot duke pire kafe e tymosur duhan neper kafene, por duhet te hapin syte e monitorojne femijet e tyre ne cdo kohe, duhet te monitorojne edhe sjelljen e fqinjeve te tyre. Nese shikojne dicka qe nuk shkon me sjelljen e dikujt, duhet te marrin ne telefon policine. Policia duhet te marri nje rol me aktiv ne evidentimin e personave qe perbejne rrezik per shoqerine, qofshin keto shenja pedofelie apo crregullime mendore. Keta persona duhen skeduar e monitoruar nga ana e policise, sapo te sinjalizohen nga qytetaret, e jo kur e keqja te jete bere e te jete shume vone.

    Familjaret e ketyre personave qe perbejne rrezik per shoqerine, nuk duhet ti perzene nga shtepia apo te mos u flasin me goje, por duhet t'i raportojne ne polici dhe te kerkojne ndihmen e duhur mjekesore. Askush nuk i njeh keta persona me mire se sa familjaret e tyre, nenat, baballaret, motrat, vellezerit, ish-grate e shoket e tyre. Nuk duhet te jete OK qe ti te dish se ky ishte pedofil apo kish crregullime mendore, e te mos e raportosh. Nxitojne njerezit te dalin para kamerave per te treguar se kush ishte filani, tani qe ai mori nje jete femije te pafajshme dhe ishte dati te merrte edhe nje te dyte. Gjithe shoqeria shqiptaret duhet te sensibilizohet qe kujdesi ndaj femijeve duhet te jete prioriteti numer nje i gjithe shoqerise, jo vetem prinderve.

    Kur ngjarje te tilla ndodhin, te gjithe nxitojne te zene ne goje "denimin me vdekje". Denimi me vdekje nuk i vret demonet qe pushtojne keta njerez.

    Albo

  7. #47
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjykata vetëm e gjobiti Prrenjasin për rrëmbimin e një të mituri në vitin 2008

    Gjykata e Tiranës vetëm e ka gjobitur me shumën prej 600 mijë lekësh, Ardian Prrenjasit, i cili akuzohej në vitin 2008 për rrëmbimin e të mituri.

    Te varin dhe kete Gjyqtarin kriminel qe ka dhene vendimin me gjobitje per rrembim femije. Sikur te ishte burgosur ky kriminel do ishin parandaluar keto dy krime.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #48
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    keta monstrat, e sidomos per krimet e shkaktuara ndaj femijeve, duhet ndeshkuar, ama ndeshkuar qe te mbetet shembull per nje mije vitet e ardhshme dhe sinjal i qarte, tere atyre psikopateve, qe do e perjetoni ferrin nga kjo ane e murit te jetes, jo vetem te pas murit! Ku ka arritur shteti i piste ligjore, qe ja ka mesyer BE-se, e ka shenderruar tere juridiksionin ne ndjekje e gallata politike, ne vend se te mirret me luftimin e krimineleve, qe po rrezikon jetera qytetaresh te pafajshem.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Dëshmia e plotë Pedofili rrëfen abuzimin me fëmijën e tretë dhe një lirim të policisë

    Leonard Bakillari

    ( Kujdes, materjali përmban përmban përshkrime të dhunshme) “Djalin e mbyta me duar, pasi po bërtiste nëpër korridor. E mbështolla me një batanije dhe e hodha në kazanin e tretë. Gjatë emisionit në TVSH kam parë njoftimin për humbjen e shtetasit Julian Çela dhe fotografinë e tij. Aty kam kuptuar se ishte i njëjti person që unë kisha vrarë.“

    Në dëshminë e tij për policinë Ardian Përrenjasi tregoi me gjakftohtësi makabritete që të lënë pa fjalë. Përmes mashtrimit, ai i tërhiqte fëmijët brenda shtëpisë së tij. Mbyllte derën me çelës dhe shndërrohej në një tjetër njeri; njeriun e dhunës seksuale, shantazhit e vrasjes. Përballë grupit hetimor, shoferi-pedofil i plehrave të Tiranës ka treguar sesi i fuste në kurth djemtë e lagjes, çfarë ndodhte në shtëpinë e tmerrit dhe si ai përpiqej të mbulonte gjurmët e të kontrollonte dëmin në lagje. Ai ka rrëfyer edhe detajet e tmerrshme të vrasjes së 11-vjeçarit, zhdukjes së trupit dhe si e mësoi emrin e Julian Çelës, duke parë emisionin “Njerëz të humbur“. MAPO boton dëshminë e plotë të 45-vjeçarit për policinë, ku tregohet sesi një njeri me precedentë të tillë mund të jetojë si normal në një lagje të mbipopulluar të Tiranës. Redaksia vendosi të heqë pjesë të rrëfimit mbi dhunën ekstreme, emrat e përfshirë në histori apo abuzimet me të miturit.

    Pyetje: Sot në datë 17.03.2013 jeni kapur në flagrancë nga policia, pasi keni rrëmbyer me dhunë të miturin A. Ç. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë çështje?



    Përgjigje: Në lidhje me këtë çështje dua të deklaroj se shtetasin e mitur A.Ç. e njoh prej rreth një viti e gjysmë. E njoh pasi edhe ai banon në afërsi të banesës sime. Prindërit e këtij shtetasi i njoh si fytyra, por nuk kam muhabet me ta. Edhe fëmijën A.Ç. e njihja vetëm si fytyrë dhe nuk i kam folur ndonjëherë para këtij momenti.

    Ditën e shtunë në datën 16.03.2013 unë kam qenë i vetëm në shtëpi, pasi bashkëjetuesja ime V. P. që prej datës 13.03.2013 kishte ikur në Peshkopi te prindërit e saj. Në një moment, rreth orës 18.00 të datës 16.03.2013 unë kam dalë në oborrin e shtëpisë sime për të parë disa rroba që i kisha nxjerrë për t‘i tharë në tel. Unë kam qenë i veshur me rroba shtëpie, me një palë tuta të zeza me vija të bardha dhe me shapka në këmbë. Nuk kisha veshur këpucë, pasi nuk kisha ndërmend të dilja nga shtëpia. Kur kam dalë tek oborri i shtëpisë nga dera e jashtme e oborrit kam parë se në rrugën para banesës po rrinte i vetëm shtetasi A.Ç. Gjithashtu kam vënë re se rreth e rrotull shtëpisë nuk ka pasur njerëz të tjerë. Sapo e kam parë, i kam folur A. duke i thënë të afrohej për te banesa ime. A. është afruar dhe ka hyrë brenda banesës ku jetoj në katin e parë të ndërtesës në pronësi të shtetasit L.M. Kur A. është futur brenda banesës sime, menjëherë kam mbyllur derën nga brenda me çelës. Fillimisht A. është ulur në një nga divanët e banesës sime. Sapo është ulur, unë i kam thënë atij se doja të kryeja marrëdhënie. A. pasi ka dëgjuar atë çka unë i thashë, nuk ka reaguar dhe në këtë moment unë i kam bërtitur duke i thënë të zhvishej ose në të kundërt do ta godisja me shpullë. Pas një ore kam dashur ta nxirrja djalin nga shtëpia, por duke qenë se kam dëgjuar shumë zhurma që vinin nga rruga nuk e kam lëshuar atë. Të nesërmen, në datën 17.03.2013 unë jam zgjuar nga gjumi rreth orës 06:00. Edhe A. është zgjuar nga gjumi menjëherë pas meje. Unë e kam pyetur nëse donte të hante diçka, por ai nuk ka pranuar. Ai ka kërkuar që të ikte, por unë nuk e kam lejuar duke i thënë të priste, duke menduar të gjeja momentin më të përshtatshëm për ta nxjerrë atë nga shtëpia ime. Ditën e sotme (17 mars 2013) unë duhet të shkoja në punë në orën 10:00, por duke qenë se nuk po gjeja momentin e duhur për ta nxjerrë djalin nga shtëpia nuk kam shkuar në punë. Kam fikur edhe telefonin, në mënyrë që të mos më merrnin në telefon nga puna.

    Çfarë veprime kryet më pas?

    Rreth orës 09:00 në shtëpinë time kanë ardhur dhe kolegët e punës time: Sh.T., D.Z. dhe V. Kur ata kanë ardhur te shtëpia ime, unë kam dëgjuar zërat e tyre jashtë shtëpisë, por nuk u kam folur për të krijuar idenë sikur nuk isha në shtëpi. Ata kanë trokitur në derën e shtëpisë sime, por unë nuk e kam hapur derën dhe njëkohësisht siç thashë, telefonin e kisha fikur. Unë kam qëndruar në shtëpi me A. deri rreth orës 13.00, kur jam kapur nga policia. Gjatë intervalit kohor nga ora 09:00 deri kur jam kapur nga policia, unë po pija cigare, ndërsa djali po shikonte televizor. Ai vazhdimisht kërkonte të dilte nga shtëpia, por unë i bërtisja duke i thënë të priste, se e dija unë kur do ta nxirrja nga shtëpia. Duke qenë se A. ka këmbëngulur disa herë të ikte, unë i kam thënë atij të qëndronte urtë ose në të kundërt do ta vrisja. Në kohën kur i kam thënë këto fjalë, djali ka qenë i frikësuar dhe nuk ka kërkuar më të ikte nga shtëpia. Aty rreth orës 13:00 kam dëgjuar një zë femre, që i është prezantuar të zonjës së shtëpisë si oficere e policisë gjyqësore dhe më pas kam dëgjuar të trokitura në portën e banesës sime. Pasi policët kanë trokitur për disa minuta në derë, unë nuk e kam hapur atë. Në këtë kohë i kam thënë A. të mos fliste dhe i kam bërë shenjë kërcënuese me dorë. A. nuk ka folur fare dhe në këtë kohë unë së bashku me të jemi futur poshtë lavamanit të kuzhinës dhe jemi mbuluar me një perde, të cilën e ka pasur si mbulesë hapësira poshtë tij. Unë jam fshehur aty së bashku me djalin, unë te cepi i dollapit të kuzhinës dhe djali në krahun tim. Më pas, policia ka hapur derën me forcë duke qenë se unë e kisha mbyllur nga brenda dhe menjëherë ata janë futur brenda. Kur policët janë futur brenda në banesën time ata kanë hapur perden dhe aty më kanë gjetur mua edhe djalin. Gjatë kohës që kam qëndruar i fshehur me djalin poshtë lavamanit, në dorë kam mbajtur një thikë kuzhine, që ndodhej në vendin ku unë mbaja qepët. Gjatë kësaj kohe, edhe A. e ka parë thikën, por unë nuk e kam kërcënuar atë me thikë. Thikën e kam marrë dhe e kam mbajtur në dorë, duke menduar se mos më gjenin aty edhe familjarët e djalit, të cilët mund të hakmerreshin ndaj meje dhe për t‘u mbrojtur e kam mbajtur në dorë. Kur kam parë se në shtëpinë time ka hyrë policia, e kam hedhur thikën më tutje poshtë këmbës sime. Pasi policët hyrën në banesë më kanë bllokuar dhe kam qëndruar aty për disa minuta, derisa ka ardhur një makine policie, më të cilën jam shoqëruar në komisariatin nr.3.

    Në banesën tuaj, në traun sipër derës së tualetit u gjet i lidhur një pjesë çarçafi e bërë nyje në formën e lakut, a mund të na thoni se kur e keni vendosur aty, përse e keni bërë një gjë të tillë?

    Litarin në fjalë unë e kam prerë nga një çarçaf që e kisha në dollap. Momenti kur unë e kam prerë çarçafin ka qenë menjëherë pasi punëtoret kishin ikur nga shtëpia, rreth orës 09:00 ose diçka më vonë. Në kohën kur unë e kam bërë lak pjesën e çarçafit, djali e ka parë veprimin që unë po kryeja dhe duke qenë se po më shikonte, i kam thënë të mos bërtiste dhe të mos kërkonte të ikte pasi në të kundërt do ta vrisja. Djali është frikësuar shumë kur i kam thënë këto fjalë dhe nuk ka kërkuar më të dilte nga shtëpia. Në kohën që unë kam lidhur lakun në traun sipër derës së tualetit, djali ka qenë i ulur në divanin e banesës time dhe më ka parë kur e kam vendosur lakun, por nuk e di nëse ai e ka kuptuar se çfarë po bëja.

    Gjatë kohës që ke qëndruar në shtëpi me djalin, duke qenë se ke përgatitur edhe lakun, a ke menduar për ndonjë moment ta vrasësh djalin?

    Gjatë natës e kam pyetur djalin se çfarë pune i bënin prindërit dhe ai më ka thënë se babai i punonte polic në burgun e Fushë-Krujës. Në kohën kur djali më ka thënë se i ati i punonte polic, për të qenë i sinqertë, mua më ka lindur mendimi për ta vrarë djalin, me qëllim që ai të mos më denonconte, por megjithatë, unë nuk e kam bërë këtë veprim. Kur unë kam përgatitur lakun në mëngjesin e datës 17.03.2013 megjithëse kam pasur mundësinë ta vrisja djalin, nuk e kam bërë një gjë të tillë, pasi e kam kuptuar se ishte marrë vesh humbja e A. Këtë gjë e kam kuptuar nga lëvizjet e shpeshta gjatë ditës rrotull banesës time si dhe nga fakti se rreth orës 09:00 në televizion kam parë se ishte publikuar lajmi për humbjen e djalit.

    A mund të na tregosh nëse je i përfshirë në ndonjë ngjarje tjetër të kësaj natyre?

    Po, mund të them se para rreth 3 muajsh, diku nga fundi i muajit nëntor të vitit 2012, por data e saktë nuk më kujtohet, unë kam qenë i vetëm në shtëpi, pasi bashkëjetuesja ime kishte shkuar nga gjyshja për të fjetur. Gjyshja e bashkëjetueses sime V.P. quhet D. Di që ajo jeton vetëm në banesë, pasi djalin e ka në Angli. Mesa di unë, ajo banon te pallati ku ka qenë më parë ish-Shkolla e Partisë. Pasditen e ditës në fjalë, rreth orës 19:00 – 19:30 unë kam dalë nga shtëpia ime dhe jam nisur për të shkuar te “KMY“, pasi zakonisht çdo pasdite aty pi kafe me dy shokët e mi S.C. dhe I.K. Të dy këta shtetas punojnë në një firmë me mua, që merret me pastrimin e plehrave në Tiranë. Në këtë firmë, si unë edhe dy shokët e lartpërmendur jemi shoferë të makinave të plehrave. Ditën në fjalë nuk është se kisha lënë ndonjë takim më këta shtetas, por pothuajse çdo pasdite takohem me ta për të pirë kafe. Rrugës për të shkuar te kafja, pikërisht kur kam qenë në vendin kur fillon rruga e asfaltuar, para rrugës që të çon te banesa ime kam parë duke ecur në rrugën drejt karburantit me kupolë një djalë në moshë të vogël, rreth 10-11 vjeç. Mesa mbaj mend, djali ka qenë me trup të imët, mendoj rreth 150 cm i gjatë duke iu referuar gjatësisë sime 168 cm. Djali ka pasur të veshur një bluzë sportive me kapuç ngjyrë të errët, veshjet e tjera nuk ia mbaj mend. Këtë person nuk e kisha parë më parë dhe nuk e njihja as si fytyrë. Kur e pashë djalin në rrugë duke ecur edhe për shkak se rreth e rrotull nuk ka pasur njerëz të tjerë, i kam folur atij duke i thënë se isha nisur për te supermarketi të blija diçka, por kisha harruar paratë në shtëpi. Njëkohësisht i kam kërkuar atij nëse mund të vinte deri te banesa ime, për të cilën i kam treguar se ishte afër vendit ku ndodheshim. I kam kërkuar atij të vinte në shtëpi, duke i thënë nëse mund t‘i jepja paratë për të më blerë diçka te supermarketi dhe unë për këtë shërbim do t‘i jepja atij një bakshish. Djali pasi ka dëgjuar fjalët e mia dhe kur ka dëgjuar për bakshishin që do t‘i jepja, ka pranuar të vinte deri te banesa ime.

    Ku shkuat dhe çfarë bëtë më pas?

    Ne kemi ecur në këmbë deri te banesa ime, e cila ndodhet rreth 50 metra larg vendit ku e takova djalin. Rrugës për te banesa ime, unë kam ecur krah për krah me djalin në fjalë dhe e kam pyetur se nga ishte dhe ku banonte. Ai më ka thënë se banonte këtu në Laprakë dhe në atë moment kishte dalë për të takuar një shok. Duke ecur rrugës, unë besoj se nuk më ka parë njeri. Një dyqan ushqimor që ndodhet në rrugën që unë me djalin kemi përshkruar në këmbë ka qenë i hapur, por nuk e di nëse na ka parë njeri apo jo. Pasi shkova te banesa ime, unë kam hyrë brenda saj, ndërsa djali po priste jashtë në oborr. Duke parë se ai po qëndronte në oborr, unë i kam thënë atij të futej brenda banesës sa të merrja lekët. Në këtë kohë djali ka pranuar dhe ka hyrë edhe ai në banesën time. Pasi djali është futur në banesë, menjëherë unë kam mbyllur derën me çelës nga brenda. Nuk besoj se e ka parë njeri tjetër këtë moment. Pasi unë kam mbyllur derën nga brenda me çelës, djali ka qëndruar i shtangur, por unë i kam kërkuar të ulej në divan. Djali në këtë kohë qëndronte i habitur dhe i frikësuar, por megjithatë ai është ulur në divan. Menjëherë sapo ai është ulur në divan, i kam thënë të zhvishej. Në këtë kohë djali ka refuzuar, duke thënë nuk dua dhe është ngritur për të dalë nga banesa, duke dalë deri te korridori. Në atë moment, unë e kam kapur djalin për krahu duke e tërhequr nga korridori deri te dhoma e gjumit. Megjithëse e kam tërhequr, djali ka kundërshtuar dhe përsëri më ka rrëshqitur nga duart, duke dalë te korridori duke bërtitur. Në atë kohë unë i kam bërtitur duke i thënë pusho se të vrava, por ai vazhdonte të bërtiste megjithë kërcënimin tim. Në atë kohë duke qenë se djali vazhdonte të bërtiste me të madhe, unë i kam hedhur atij të dyja duart në fyt dhe e kam shtrënguar me forcë, duke e mbështetur te muri në krah të derës së tualetit të banesës sime. Kam shtrënguar duart në fytin e djalit duke qëndruar përballë me të për disa çaste. Pasi djali ka rënë në tokë menjëherë kam kuptuar se kishte vdekur dhe kam dalë jashtë nga shtëpia. Kam mbyllur derën me çelës dhe kam shkuar deri te dyqani i lagjes, pa u futur brenda në dyqan. Unë kam dalë për të parë nëse dikush kishte dëgjuar apo marrë vesh ndonjë gjë për ngjarjen. Duke mos parë njerëz në rrugë, kam kuptuar se askush nuk kishte marrë vesh për çka kishte ndodhur dhe jam kthyer në banesën time me mendimin për të fshehur kufomën. Jam futur në shtëpi dhe kam parë edhe një herë djalin për t‘u siguruar që kishte vdekur. Më pas, kam nxjerrë nga dollapi i dhomës së gjumit një batanije sintetike të hollë. Batanija në fjalë ka qenë ngjyrë e kuqe me disa viza të bardha të shpërndara në formë të çrregullt. Këtë batanije ma ka dhënë vëllai im B. Prenjasi, i cili është tregtar konfeksionesh. Me këtë batanije kam mbështjellë djalin në formë ruli. Pasi e kam mbështjellë me batanije kam pritur në shtëpi për rreth dy orë, pasi prisja të shkonte ora 23.00 që të vinte makina që merrte plehrat për shkak se doja ta hidhja në koshat e mbeturinave. Gjatë kësaj kohe unë kam dalë disa herë nga banesa për të parë nëse kishte njeri rrotull lagjes. Në një moment, para se të shkonte ora 23:00, kam gjetur një moment që e kam gjykuar të përshtatshëm dhe e kam marrë batanijen ku ishte djali duke e mbajtur nën krahët e mi në formë harku. E kam nxjerrë te rruga ku ndodhen koshat e plehrave dhe e kam hedhur trupin në koshin e trete në radhë, pasi aty janë të vendosur katër kosha. Koshi ku unë kam hedhur trupin, ka qenë i mbushur përgjysmë. Pasi kam futur trupin aty, unë kam marrë nga koshi tjetër një sasi plehrash, kryesisht qese të mbushura me plehra dhe materiale kartoni të cilat i kam hedhur sipër trupit. Më pas, unë jam larguar rreth 20-30 metra larg koshave duke qëndruar në errësirë afër çerdhes, përballë tyre. Doja të sigurohesha që makina e plehrave do të vinte dhe ta merrte koshin ku kisha fshehur trupin. Rreth 15 minuta pas këtij momenti kam vënë re se te koshat është afruar makina e plehrave. Makina ishte po ajo makinë “Benz Kamion“, që merr gjithmonë plehrat në zonën e Laprakës dhe di që ka targat TR 7106 R. Kjo makinë në turnin e natës drejtohet nga shoferi I.K. Pasi makina ndaloi te koshat, dy punëtorë të cilët nuk i kam fiksuar se kush ishin për shkak të errësirës, kanë zbrazur koshat në makinë dhe pasi ata kanë mbaruar gjithë procesin, kam pritur derisa makina është larguar dhe pastaj kam ikur edhe unë në shtëpinë time. Rrugës duke u kthyer për në shtëpi kam ndaluar te dyqani i lagjes, ku kam blerë një paketë cigare dhe jam futur në shtëpi. Pasi shkova në shtëpi kam parë televizor, shpesh herë dilja deri te porta e avllisë, pasi mendoja se dikush mund të kishte marrë vesh gjë. Në orët e para të mëngjesit kam rënë në gjumë dhe mesa mbaj mend, nuk kam telefonuar dhe as më ka telefonuar njeri gjatë kësaj kohe.

    Çfarë bëtë të nesërmen e asaj dite? A u interesuat kush ishte ky fëmijë?

    Të nesërmen e asaj dite kam shkuar si zakonisht në punë dhe kam qëndruar i mërzitur gjatë gjithë kohës. Një nga punëtorët me ka pyetur se përse isha i mërzitur dhe unë i kam thënë se isha pa gjumë, sepse më kishte dhimbur stomaku gjithë natën. Këtë pyetje ma ka bërë punëtori Sh.T. Në kohën që unë kam shkarkuar plehrat, një ditë pas ngjarjes së përshkruar me lart, unë kam bërë një kontroll me sy në vendin ku shkarkohen plehrat se mos shikoja batanijen, por nuk e kam parë një gjë të tillë, pasi për çdo ditë, traktori bën shtyrjen e plehrave për në thellësi të landfillit. Një ditë pas ngjarjes, rreth orës 16:00 unë jam kthyer nga puna në shtëpi dhe aty kam gjetur bashkëjetuesen time V. P., e cila ishte kthyer nga gjyshja. Kur jam takuar me V. ajo më ka pyetur sesi kishte shkuar puna dhe përse isha i mërzitur. Unë i kam thënë asaj se isha i mërzitur sepse një punëtor më ishte rrëzuar nga makina dhe ishte dëmtuar pak. Ajo e ka besuar këtë gjë dhe unë kam rënë në gjumë.

    Rreth një javë pas ngjarjes, unë kam parë në televizion lajmin për humbjen e një djali dhe aty mësova se ai quhej Julian Çela, banonte në Laprakë dhe se babai i tij ishte punonjës në Shërbimin Informativ. Kohë pasi kam mësuar këtë lajm, unë kam parë rastësisht emisionin “Njerëz të Humbur“ në TVSH. Gjatë emisionit kam parë njoftimin për humbjen e shtetasit Julian Çela dhe fotografinë e tij. Aty kam kuptuar, pasi kam parë edhe fotografinë se ai ishte i njëjti person që unë kisha vrarë, pak kohë më parë. Kohë më pas këtij momenti, një tjetër herë në banesën time kanë ardhur për vizitë dy miq të familjes sonë, shtetasja A. D. Së bashku me djalin e saj. Kur ata kanë ardhur në banesë, unë kam qenë së bashku me gruan dhe duke qëndruar në shtëpi po shikonim emisionin “Njerëz të Humbur“. Duke parë emisionin së bashku, djali në kohën kur është shfaqur lajmi për humbjen e Julian Çelës ka thënë se e njihte Julianin dhe se e kishte shok atë. Kur kam dëgjuar këtë gjë, unë e kam pyetur nëse ishte gjetur Julian Çela, por ai më ka thënë se nuk dinte gjë për këtë rast.

    Çfarë marrëdhëniesh keni me djalin e tretë? A keni kryer me këtë shtetas marrëdhënie seksuale, a keni kryer ndonjë veprim të kësaj natyre ndaj tij?

    Siç thashë edhe më lart, e njoh prej kohësh, pasi familjet tona kanë hyrje-dalje me njëra-tjetrën. Shpeshherë, ai së bashku me nënën e tij vinin te shtëpia ime në prani edhe të bashkëjetueses sime, por edhe unë ndonjëherë shkoja në banesën e tyre. Nuk kam kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale, por në ndonjë rast e kam prekur atë në pjesët imtime.

    A e dini vendin se ku është hedhur fëmija në landfillin e Sharrës, a ke bërë ti kontroll për trupin aty?

    Unë nuk e di vendin fiks se ku mund të jetë hedhur trupi në landfillin e Sharrës, pasi vetëm kam parë makinën që ka marrë plehrat ku kisha hedhur trupin. Por nuk e di se ku saktësisht janë hedhur këto plehra. Unë personalisht nuk kam bërë ndonjë kontroll të imët për vendndodhjen e trupit të djalit, por vetëm kontroll vizual një ditë pasi kisha hedhur trupin, siç deklarova më lart.

    A keni komunikuar ju me ndonjë shok apo koleg për t‘i kërkuar marrjen e plehrave ditën kur keni hedhur trupin në kosh?

    Siç deklarova edhe më lart, ditën në fjalë vetëm kam pritur që makina të vinte dhe t‘i merrte plehrat pa i kërkuar ndonjë kolegu ta bënte një gjë të tillë.

    A keni komunikuar në telefon ditën kur keni hedhur trupin në kosh me shoferin e makinës në Laprakë I.K.?

    Jo, nuk kam komunikuar në telefon me shtetasin I. K. ditën kur kam hedhur trupin në kosh, por e di që ai ka qenë në punë atë ditë, pasi i njëjti shofer e bën atë punë çdo ditë.

    A mbani mend ndonjë rast tjetër të kësaj natyre?

    Mbaj mend që para rreth 3-4 vitesh kam pasur një shtëpi pas “Vizion Plusit“. Një ditë, dy djem të vegjël kanë vjedhur kumbulla në oborrin e shtëpisë sime. Unë i kam kapur dy djemtë brenda oborrit të banesës dhe nuk i kam lejuar ata të dalin nga oborri i banesës sime duke i kërcënuar me një çelës që mbaja në dorë, duke i shtrënguar të më jepnin lekët e kumbullave. Pas disa çastesh i kam liruar fëmijët dhe ata kanë ikur me vrap. Më pas unë jam shoqëruar për këtë çështje në polici dhe pasi jam pyetur, jam lënë i lirë.

    Gjatë kohës që i keni kërcënuar këta dy fëmijë a keni kryer me ta ndonjë veprim me natyrë seksuale, apo u keni kërkuar të kryenin ndonjë veprim të tillë?

    Nuk kam kryer dhe as u kam kërkuar atyre të kryenin ndonjë veprim të kësaj natyre.


    13 Mars

    Gruaja me të cilën bashkëjetonte Ardian Përrenjasi është nisur në drejtim të Peshkopisë. Tri ditë më pas ai ka tërhequr në shtëpinë e tij fqinjin 10-vjeçar, për të cilin thotë se e njeh prej 1 viti e gjysmë


    30 Nëntor

    Ardian Përrenjasi pranon se ka mbytur Julian Çelën në brendësi të shtëpisë së tij. Ai e ka mbështjellë trupin me një batanije, e ka hedhur në kazanin e tretë dhe ka pritur derisa e ka marrë makina e plehrave


    Djali III


    Shpeshherë, ai së bashku me nënën e tij vinin tek shtëpia ime në prani edhe të bashkëjetueses sime, por edhe unë ndonjëherë shkoja në banesën e tyre. Nuk kam kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale, por në ndonjë rast e kam prekur atë në pjesët imtime.


    4

    Vite më parë, Ardian Përrenjasi thotë se është shoqëruar në polici, pasi ka mbajtur dy djem, që i kishte kapur duke mbledhur kumbulla. “Më pas unë jam shoqëruar për këtë çështje në polici dhe pasi jam pyetur, jam lënë i lirë“-thotë ai.


    MAPO

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    10-vjeçari rrëfen tmerrin në banjën e pedofilit. Kërkimet për Julian Çelën nisin nesër

    10-vjeçari rrëfen tmerrin në banjën e pedofilit. Kërkimet për Julian Çelën nisin nesërTIRANE- Për më shumë se 5 muaj, hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela nuk nxorën asgjë në dritë. Përrenjasi u kap vetëm pas rrëmbimit të fëmijës së dytë, i cili banonte shumë pranë apartamentit ku jetonte manjaku 45-vjeçar. Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë ditën e dielë, pasi sipas të dhënave, dyshohet se Përrenjasi po përgatitej ta vriste dhe atë. Në banesë i është gjetur një litar, i bërë lak, me të cilin dyshohet se do të përpiqej ta mbyste. Fëmija 10- vjeçar është gjetur me shenja dhune në trup dhe dyshohet se me të është abuzuar edhe seksualisht. Ngjarje të reja tronditese rreth aktivitetit te pedofilit vijojnë të zbulohen.

    “Monstra i Laprakës”, Ardian Prrenjasi, dje për herë të dytë ka dëshmuar në detaje mënyrën si e mashtroi dhe vrau Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur më 30 nëntor 2012 në Tiranë. Pasi pranoi krimin një ditë më parë, 45-vjeçari është shoqëruar dje me pranga në duar në banesën ku abuzonte me të miturit. Prrenjasi ka shpjeguar me hollësi mekanizmin e rrëmbimit dhe vrasjes së djalit të zv.drejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili ishte deklaruar i humbur që prej 30 nëntorit 2012.

    TE MEKUREN NISIN KERKIMET NE SHARRE PER JULIAN CELEN
    Ora: 14:30 - Kërkimet në Sharrë për trupin e Julian Çelës do të nisin mëngjesin e së mërkurës. Familjarët e vogëlushit të zhdukur bënë të ditur se nesër në mëngjes një grup i specializuar do të nisë kërkimet. Familjarët shprehen të gatshëm të përballojnë vetë çdo shpenzim për gërmimet në Sharrë.
    “SHISH letër Ministrisë së Mbrojtjes për të angazhuar forcat e saj. Kërkohet një mjet i specializuar për gërmimet. Hetuesi ka sekuestruar librat e shkarkimeve në Sharrë”,- bënë të ditur familjarët.

    FAMILJARET E ÇELES: FORCAT XHENIERE JANE NISUR DREJT SHARRES
    Ora 13:50 - Familjarët e Julian Celes bëjnë të ditur se forcat xheniere janë nisur drejt Sharrës, për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit, aty ku pedofili Ardian Prrenjasi ka përcaktuar si zonën ku ka groposur 11-vjeçarin. Mësohet se momentalisht në Sharrë ndodhen drejtues të policisë e punonjës të SHIK-ut.

    DAJA I JULJAN ÇELES: DYSHOJME SE TRUPI NUK ESHTE HEDHUR NE SHARRE
    Ora 13:12 - Daja i vogëlushit të zhdukur, Hysen Muka shpreh dyshime për rrëfimet e pedofilit vrarës, në lidhje me vendndodhjen e trupit të Juljan Çelës. Sipas Mukës, familja e Juljianit dyshon se trupi i tij nuk është hedhur në Sharrë.

    “Presim ndihmë nga shteti të na ndihmojë se nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, kemi 5 orë që presim. Deri tani nuk kemi asnjë lloj informacioni. Kjo është vdekje e dytë, jemi prap në një situatë shumë të vështirë. I lutemi dhe kryeministrit dhe presidentit dhe organeve të tjera të bëjnë të pamundurën që të mbyllet kjo pune. Të ndërhyjnë ose të na japin leje të hyjmë vetë e të gërmojmë”,- shprehen të afërmit.

    PRRENJASI PRITET TË DALË SOT PARA GJYKATËS
    Ora 10:30-Pedofili Ardian Prrenjasi pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë.
    45-vjeçari nga Prrenjasi i Librazhdit pritet të përballet sot me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”.

    RRËFIMI I 10-VJEÇARIT: PRINDËRIT MË THËRRISNIN, S’PËRGJIGJESHA DOT
    Ora 10:27 - Gazeta “Panorama” zbardh rrëfimin e plotë të 10-vjeçarit, si u mashtrua për të blerë diçka në dyqan, si u mbajt peng dhe kërcënimet që të mos bërtiste, pasi do të vritej.
    Djali 10-vjeçar A. C., që u rrëmbye, u dhunua dhe u kërcënua nga i arrestuari Ardian Prrenjasi fundjavën e kaluar, ka biseduar me familjarët e tij duke u treguar gjithçka që kishte ndodhur. Ai ka treguar për të afërmit veprimet që ka kryer ndaj tij pedofili 45-vjeçar brenda shtëpisë ku u mbajt i izoluar jashtë dëshirës së tij.

    Një i afërm i 10-vjeçarit tregon se djali tani është shumë mirë, madje dje ka këmbëngulur që të shkonte në shkollë. Pa hyrë në detaje, i mituri ka shpjeguar të gjitha veprimet kërcënuese dhe bisedat që ka pasur me 45-vjeçarin Prrenjasi. Ai u ka thënë të afërmve që i ka dëgjuar shumë mirë kur e thërrisnin dhe e kërkonin gjatë gjithë natës, por kishte frikë të përgjigjej, sepse Prrenjasi i thoshte se do ta varte dhe i tregonte çarçafin dhe thikën.

    “Unë ju kam dëgjuar shumë mirë, sepse dritarja e banjës ishte e hapur. Kisha frikë të flisja. Kisha frikë edhe të qaja apo të kërkoja ndihmë, sepse ai mbante thikën në dorë”, ka treguar 10-vjeçari. Ai madje ka shpjeguar me hollësi se te dera e banjës së banesës së Prrenjasit, e cila është ngjitur me avllinë e shtëpisë dhe përballë shtëpisë ku ai jeton me prindërit, autori kishte varur një çarçaf. E kishte përdredhur, e kishte bërë lak dhe e kishte varur në një vend sipër derës së banjës, ndërsa vazhdimisht mbante një thikë në dorë. “Ndonjëherë fliste në telefon, nuk e di se me kë, por e dëgjoja që thoshte se po bëhej gati dhe kur t’i merrte ai duhej të vinin”, ka treguar 10-vjeçari.

    TELEFONATAT
    Sipas të miturit, autori i thoshte se do të iknin në Greqi, madje po bënte edhe një çantë të madhe gati. Vetë djali i dëmtuar u ka thënë familjarëve të tij se kur fliste në telefon, nuk e dinte se më kë, por bëhej fjalë për të ikur diku. “Aty afër meje kishte nxjerrë një çantë të madhe dhe po fuste disa gjëra brenda. Më tha që ai do ikte përpara dhe pak më vonë do vinin të më merrnin mua disa persona. Por më kërcënonte vazhdimisht të mos nxirrja asnjë zë, duke më thënë që nëse qaja, flisja apo kërkoja ndihmë, do të më vriste”, ka rrëfyer i mituri.

    Më fjalët e tij, edhe pse të një fëmije të vogël dhe të pafajshëm, 10-vjeçari ka shpjeguar edhe 2 telefonata pa numër që autori i ka bërë babait të tij, Sajmir Canit. I afërmi i të miturit na tregoi dje se Sajmirin e kishin telefonuar 2 herë me anonim, në një rast telefoni kishte qëndruar hapur rreth 20 sekonda dhe personi që e merrte nuk fliste. Por ata nuk e dinin se kush telefononte. Këto telefonata i ka justifikuar disi djali i mitur, i cili i ka thënë të atit që i ka telefonuar ai burri që po e mbante me forcë në shtëpi.

    Sipas të afërmit të djalit, telefonatat mund të jenë kryer nga autori për të hutuar prindërit e të miturit. Megjithatë, qëllimi real i atyre telefonatave ende nuk mund të shpjegohet si për familjarët, si për grupin hetimor, që ende nuk e ka verifikuar nëse janë kryer nga autori Prrenjasi apo jo. Veç rrëfimit për atë që kishte ndodhur brenda shtëpisë së fqinjit, i mituri i ka sqaruar familjes edhe momentin kur është gënjyer dhe më pas është mbajtur me forcë në shtëpi nga autori.

    FAMILJARËT: NA DUKET E DYSHIMTË QË TË JETË HEDHUR NË SHARRË
    Ora 09:20-Familjarët e Julian Çelës shprehen se janë ende të paqartë rreth fatit të djalit të tyre. Sipas tyre, mostra ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës në atë çfarë ka thënë. “Na duket e dyshimtë të jetë hedhur në Sharrë. Prenjasi ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës, dyshojmë se trupi nuk është hedhur në Sharrë”, thanë familjarët për "News 24".

    RREMBIMI I JULIANIT
    Momenti kur Julian Çela, djali i zv.drejtorit të SHISH ka humbur për të mos u gjetur më nga familja e tij, përputhet saktësisht me deklarimet e punonjëses së internetit, e cila e ka parë e fundit, më 30 nëntor 2012 dhe rrëfimit të autorit të ngjarjes, Ardian Prrenjasi. Gruaja që ka parë për herë të fundit 11-vjeçarin Çela, më shumë se 3 muaj më parë deklaroi se djali kishte qenë në internet, ku kishte pritur t’i lirohej një vend dhe më pas ishte larguar, sepse e kishte thirrur dikur. Personi që e ka thirrur rezulton të jetë Ardian Prrenjasi dhe këtë fakt e ka pohuar dje i arrestuari, në momentin që shpjegonte mekanizmin e ngjarjes, shkruan sot e perditshmja Panorama.
    “Julian Çela ishte në një qendër interneti, ditën që unë e thirra për të më blerë një paketë cigare. Pastaj i thashë që të vinte me mua deri diku që t’i jepja edhe një porosi tjetër dhe e futa brenda. Nuk e lashë të dilte më jashtë”, ka deklaruar në Polici i arrestuari Ardian Prrenjasi. Ai ka thënë se 11-vjeçari nuk i është bindur atij, në momentin kur autori ka tentuar të abuzojë me të dhe ka filluar të bërtasë e të kërkojë ndihmë.
    “Ai filloi të bërtiste dhe kisha frikë se mos më zbulonin. I mbylla gojën dhe e kërcënova që të pushonte, por ai nuk më dëgjoi dhe për ketë arsye e vrava”, deklaron Prrenjasi.

    VRASJA DHE ZHDUKJA E KUFOMES
    Ardian Prrenjasi deklaron se vrasjen e ka kryer me duar, duke e mbytur djalin e mitur.
    “E kam shtrënguar fort me të dy duart në qafë, derisa ai pushoi së bërtituri. Më pas e kam mbështjellë me një qilim që kisha në shtëpi, me ngjyrë të kuqe. Në atë kohë ai ishte ende i nxehtë. E kam hedhur qilimin në shpinë, që edhe po të më shihte njeri në rrugë, të dukej sikur po hidhja ndonjë plaçkë të vjetër në plehra”, shpjegoi dje i arrestuari. Sa i përket zhdukjes së kufomës, deklarimeve të së dielës, kur shpjegonte se trupin e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë, ai i ka shtuar edhe faktin se ku mund të gjendet trupi.

    “Pasi e kam hedhur në kazanin e plehrave, kam pritur për 20 minuta në këmbë, duke vëzhguar në distancë deri në momentin kur të vinte makina e plehrave që të zbrazte kazanin në brendësinë e rimorkios. Me makinë ka ardhur një kolegu im i punës dhe vetëm pasi e pashë që ai mori mbeturinat dhe e vendosi prapë kazanin në vend, jam qetësuar dhe kam shkuar në shtëpi”, deklaron 45-vjeçari. Ndërsa shton se të nesërmen ka shkuar te vendi i grumbullimit të plehrave në Sharrë, për t’u siguruar që trupi i mbështjellë me qilimin e kuq ishte hedhur aty. Në kohën që ai u transportua dje nga Policia në Sharrë, ka treguar me dorë vendin se ku ishte qilimi me kufomën e fëmijës, ditën kur ai e ka parë për herë të fundit.

    Balkanweb

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    E DASHURA E PEDOFILIT NË LOT: KAM FJETUR ME NJË MONSTËR, NUK E DIJA QË VRITESHIN FËMIJË

    (Nga: KLODIANA LALA, AURORA KOROMANI)

    Ora 07:00-"Ardian Prrenjasi të varet në litar. Nuk duam t’ia shohim më fytyrën, ka vrarë fëmijë. Na la vajzën në mes të katër rrugëve. Më vjen turp të më shohë njeri. Ndihem keq nga komshinjtë. Kujt ia merrte mendja se ai ishte njeri i tillë…”. Beglije B., gjyshja e Valbona P., vajzës 24-vjeçare, e cila bashkëjetonte prej një viti e gjysmë me “monstrën” Ardian Prrenjasi, ndihet e shokuar nga krimi makabër që është zbuluar, ku protagonist është 45-vjeçari që ishte futur si dhëndër në shtëpinë e tyre. E moshuara jeton e vetme në apartamentin gjashtëkatësh, ngjitur me godinën e ish-Shkollës së Partisë në Laprakë. Mbrëmë kishte rënë në flinte që në orën 20.00, pasi ndodhej krejt e vetme, në shtëpinë që vështirë se mund të quhej e tillë, pasi kishte vetëm një dhomë. “Jam e mërzitur nga gjithë kjo që ndodhi. S’e besoja kurrë që Ardiani mund të bënte një gjë të tillë. Ai sillej mirë me Valbonën. Mezi siguronin bukën e gojës, por nuk na e merrte mendja që të bënte gjëra të tilla. As bojën nuk duam t’ia shohim më. Na turpëroi. Të varet siç tha dhe nëna e tij”, - thotë gruaja. Tejet e tronditur, 72-vjeçarja rrëfen për “GSH” njohjen e mbesës së saj me Ardianin, bashkëjetesën e tyre, si dhe plot detaje nga jeta e “errët” e njeriut “monstër”….
    Znj.Beglije, kur e keni takuar mbesën, Valbonën për herë të fundit?
    E takova sot (dje) në drekë. Erdhi rreth orës 13:00. Sapo ishte lënë e lirë nga policia. Një polic i kishte dhënë 300 lekë të paguante biletën e autobusit, pasi as lekë nuk kishte me vete. Jetojnë në kushte të këqija.
    Çfarë biseduat me të?
    Valbona nuk pushonte së qari dhe thoshte ‘si kam fjetur në një krevat me një monstër’. Ajo kurrë nuk ka ditur se burri i saj vriste fëmijë. Madje shpesh shoqja e saj i ka lënë Ardianit disa herë t’i mbante të birin dhjetë vjeç.
    Po tani, ku ndodhet Valbona?
    Erdhi dhe e mori babai. Kanë ikur për në Peshkopi.
    Ju fliste ajo për jetën që bënte me Ardianin?
    Po. Më thoshte që “kalojmë mirë”. Nuk ankohej kurrë. Jetonin në një dhomë me qira, dhomë e vogël, por e trajtonte mirë, nuk e rrihte, përpiqeshin të hanin bukë. Ja tani çfarë na doli, na hodhi baltë. Mbesa ime nuk ka bërë asgjë, s’e dinte çfarë bënte ai. Ku njihen njerëzit sot!
    Si është njohur Valbona me Ardianin?
    Valbona ka qenë e martuar më parë me një burrë në Gostivar në Maqedoni. Është ndarë, se kishte sherre me kunatat. Duke qenë në fshat, e kishte të vështirë të gjente burrë, pasi flisnin për të, se e kishte ndarë burri i parë. Një komshi i Ardianit ndërhyri dhe u njohën. Nuk bëmë as fejesë, as asgjë.
    Po familjen e tij, e njihnit?
    Jo, nuk i njihnim, pasi ne nuk bëmë hyrje-dalje sipas zakonit. Dinim vetëm sa na kishte treguar vetë ai.
    E dinte mbesa se Ardiani ka qenë më parë i martuar dhe arsyet përse ishte ndarë?
    Ai na ka thënë, edhe neve, edhe Valbonës, se është ndarë nga gruaja e parë se ajo e tradhtonte. Na ka treguar se me të ka pasur dy fëmijë.
    Ardiani, vinte ndonjëherë t’ju vizitonte?
    Po. Vinte një herë apo dy herë në muaj. Vinte të pinte kafe në 6 të mëngjesit kur mbaronte punën, dhe merrte dhe Valbonën me vete kur ajo qëndronte tek unë. Valbona vinte shpesh të më shërbente, se unë jetoj e vetme.
    Si ishte sjellja e tij?
    Sillej shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim për ta besuar se bënte gjëra të tilla. Na vjen zor se si kemi futur në shtëpi një njeri të tillë. Ai ishte shumë i urtë, i qetë. Punonte natën vonë. Kujt ia merrte mendja se vriste fëmijë?!
    Gjatë bisedave që keni bërë me mbesën, a ju ka lënë të nënkuptonit se në shtëpinë e saj ndodhte ndonjë gjë e pazakontë?
    Jo. Asnjëherë s’më ka vënë në dijeni të ndonjë halli. Ajo nuk dinte asgjë. Në shtëpinë e saj çdo gjë ishte normale, ajo nuk ka vënë re asnjë gjë të çuditshme tek sjelljet e Ardianit.
    Kush i vizitonte në banesë mbesën dhe Ardianin?
    Personi që i vizitonte ishte një e njohura e Ardianit; vinte shpesh me djalin e saj të vogël 10-vjeçar tek shtëpia e tyre. Ka pasur edhe raste kur ajo e ka lënë Ardianin vetëm me djalin e saj, por nuk dimë t’i ketë bërë gjë.
    Po Valbona, çfarë jete ka bërë?
    Valbona është fëmija i parë i vajzës sime. Jetojnë në hall të keq. Valbona nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë dhe nuk di shkrim e këndim. Jeta e saj ka qenë e vështirë. U martua kur ishte 20 vjeçe dhe u nda shpejt. Tani ka mbetur në mes të katër rrugëve. Kush martohet me të tani që ndodhi dhe kjo gjëmë?!

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Ai paska pat goxha te kaluar te erret. Si e cuan cupen deng ne thes familjaret. Mos flasim
    per diferencen ne moshe. Ka arrit te gjej pune ne shtet dhe pse i denuar per rrembim, pedofili? Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera. Ruajini femijet se kafshe te tilla ka plot dhe ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 19-03-2013 më 10:45
    Feelings change - memories don't.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Jam i mendimit se duhet të dëgjohet mendimi i një psikologu kur arrestohen persona të tillë, në përgjithësi me sa di shpesh është e pa suksesshme të sjellësh në rrugë të drejtë këta tipa.

    Nga ana tjetër dënimi me vdekje kam frikë se nuk zgjidh dot problemin. Thjeshtë duhet të krijojmë një shoqëri tjetër, që mos të lërë shumë vend për të bisha të tilla. No botën e sotme ku askush nuk të pyet vdes a rron.. lehtë shtohen këta maniakë.

    Fakti se të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, është diçka që duhet shfrytëzuar, personel i caktuar, sociolog, psikolog etj do ishte mirë të vlerësonte fëmijët që nesër do dalin në jetë dhe mund të kthehen në bisha, siç ndodhi këtu.

    Duhet më së fundi punëtorët e shtetit mos të jenë të paprekshëm, ai gjykatësi me këtë !"rllëkun që bëri duhet të dërgohet direkt në shtëpi, të paguaj dëmshpërblim mbase dhe të burgoset disa kohë.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Pedofili në Devoll, nëna e 12-vjeçarit: Im bir humbi veshkën, autori u lirua e na kërcënon

    Nga: ENKELEJDA SKËNDERASI


    KORÇE - Monstrat të dënohen me vdekje. Gjyqtarët të kenë turp që i lënë të lirë pedofilët për të kapur sërish ‘gjahun e radhës’. Djali im, viktimë e abuzimit seksual, nuk mund të bëhet kurrë më njeri normal dhe nuk mund të jetë kurrë më si shokët e tij. Drejtësia e liroi njërin prej autorëve që abuzoi me tim bir, edhe pse fillimisht u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është drejtësia shqiptare. Personi që më la ‘çyryk’ djalin më kërcënon haptas se do të bëjë të njëjtën gjë dhe me tre fëmijët e tjerë. Kam frikë t’i dërgoj në shkollë”. Kështu u shpreh dje në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” nëna e 12-vjeçarit XH.P., i cili në korrik të vitit 2011 u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga dy bashkëfshatarët e tij. Nëna e të miturit, Adriana Pajo shprehet e indinjuar për vendimet e gjykatave, ndërsa i bën apel shtetit të ashpërsojë dënimet për këtë kategori personash. Ngjarja e rëndë u shënua më 7 korrik të vitit 2011 në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. Sipas policisë, Romario Mulla 17 vjeç dhe Eduard Bufi 21 vjeç mashtruan të miturin Pajo dhe abuzuan seksualisht me të për orë të tëra në periferi të fshatit. Policia arrestoi autorët e krimit, ndërsa u zbulua se dy të rinjtë kishin abuzuar edhe herë të tjera me të miturin dhe e kishin kërcënuar që të mos tregonte.
    Si e keni përjetuar ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, në një kohë që ju si familje jeni prekur më herët nga abuzimi seksual?
    Më rrënqethet mishi ende nga ajo natë, kur dëgjuam dhe pamë në televizor historinë e abuzimit seksual me dy të miturit në Tiranë. Mjerë ajo nënë dhe ai baba. Unë i kuptoj mirë. Djali im u abuzua seksualisht nga dy bashkëfshatarët tanë, jo njëherë por më shumë se tri herë, deri sa e bënë ‘çyryk’. Ai nuk është më si të tjerët. Krahas dëmtimeve të shumta në trup dhe gjendjes së rënduar psikologjike, im bir sot është edhe pa një veshkë. Është e tmerrshme të përjetosh në familje një abuzim seksual. Nuk ka krim më të shëmtuar se ky, por kur nuk ka shtet, gjithçka ndodh. Fëmija im nuk gjendet më pranë nënës se nuk është si të tjerët. Për shkak të abuzimit çnjerëzor seksual me të, djali aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi. (Përlotet)
    Si ndiheni tani, kur ka kaluar gati 1 vit e gjysmë nga ngjarja e rëndë?
    Jam vrarë për herë të dytë. Pavarësisht kohës, ajo dhimbje nuk mund të më hiqet kurrë. Për më tepër kur njëri prej autorëve është lënë i lirë nga Gjykata e Korçës, edhe pse ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg. Kjo është akoma edhe më e rëndë. Teksa dal në fshat unë shoh atë që abuzoi seksualisht me djalin tim, ma shndërroi në një gjysmë njeri, m’i shkatërroi jetën. Shoh atë të qeshë, ndërsa djali im qan ende nga plagët. Im bir nuk është më dhe nuk ka për të qenë kurrë si më parë. Më dhëmb shpirti teksa ai vuan për diçka që nuk e ka merituar.
    Ju thoni që njëri prej autorëve është lënë i lirë?
    Po, u lirua pak muaj më parë Romario Mulla. Asnjë nuk e di arsyen e këtij lirimi, por sigurisht që nuk është diçka e pazakontë për drejtësinë tonë. Ai është i lirë dhe më kërcënon sërish se do të marrë hak tek fëmijët e tjerë. Kjo më frikëson më tepër. Kam frikë nga ndonjë abuzim i radhës, më besoni...(qan))
    Pra, ju jeni të kërcënuar aktualisht?
    Sigurisht që po. Kam tre fëmijë të tjerë dhe Romario flet në fshat se pasi të qetësohet gjendja, do të merret me fëmijët e tjerë të mi, pasi nuk mund të na e falë atë pak burg që ka bërë.
    Familja ime është e varfër dhe nuk di ç’të bëj. Për këtë rast kam vënë në djeni dhe kryeplakun e fshatit, pasi unë si nënë nuk mund të fal më. Janë fëmijët e mi dhe do t’i mbroj me jetë. Mjaft më me këto skandale të drejtësisë, që tallet haptazi me ne! Unë tani rri me gjak të ngrirë deri sa fëmijët më vijnë nga shkolla dhe nuk i lejoj të luajnë jashtë. Kam frikë në çdo moment. Ai që abuzoi seksualisht me djalin tim, mund ta bëjë paturpësisht sërish me fëmijët e tjerë, pasi pavarësisht dënimit, drejtësia e la të lirë.
    Si reaguat pas kërcënimeve që keni marrë nga i riu Romario Mulla?
    Me familjen Mulla kemi lidhje krushqie. Pas kërcënimeve, unë takova xhaxhain e tij, të cilit i kërkova që nipi i tij të mos e lëndojë më familjen time. Ai më dha fjalën se gjithçka do të jetë nën kontrollin e tij dhe se ne duhet të rrimë të qetë. Pavarësisht kësaj, unë kam frikë dhe fëmijët nuk i lë të luajnë me shokët në fshat.
    A e takoni djalin tuaj dhe cila është ëndrra e tij sot?
    E takoj njëherë në muaj se është larg, në Tiranë. Mundësitë ekonomike nuk më favorizojnë shumë. Im bir më thotë shpesh se dëshiron të jetë ai që ka qenë më parë. Kjo është dëshira e tij.
    Apeli juaj si nënë?
    Dënim me vdekje për këta “monstra”. Shteti të veprojë sa më parë dhe të ndryshojë dënimet, pasi shumë familje si unë po shkatërrohen. Gjykata liron dhe i hedh sërish në rrugë këta persona për të kapur “gjahun e radhës”. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme për këtë shtet. I lutem shtetit të dënojë abuzuesit me dënime maksimale që fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e fëmijës tim.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    --

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Cfare behet keshtu, na futen tmerrin, shpresoj qe te zene mend e t'i kapin keto te tjeret, mos t'i lene te lire...

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    e çfare mos te besh vetgjygjsim ne kete shtet me kembperpjete.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2013
    Postime
    28

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    O Zot c'far tmerri . Se mendoja kurre qe ndodhin te tilla gjera ne Shqiperi !!!

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Keto lajme jane te tmershme,gjithnje e me shume po shpeshtohen veprimet e tmershme te psikopatve dhe kriminelve,gjithnje e me shum po shtrengohet sigurija e jone,sdo te metet tjeter dhe te shtangemi nga realiteti i hidhur dhe shume misterioz,kemi mall te ndegjojme lajme te mira shpresedhenese por vazhdimishte po zgjerohet e keqja,e keqja e madhe,dhe ke e godet kjo?,po godet femijet tane qe me aq mund i rrisim qe te jen te shendoshe dhe te dobishem per vendin tone,eshte e trishtueshme vuajtjet e prinderve te goditur,pore edhe e pafalshme per INSTITUCIONET tona ku denimet e tyre per keqberes,vetem se i nxisin me shume per veprimet e tyre te shemtuara dhe per qmenduri te reja,ruana zote nga te poshterit tane,se nga ARMIKU di te ruhem vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 21-03-2013 më 08:22

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Asgja nuk me duket bindese nga deshmite e ketij personi

    Policia dhe prokuroria duhet te kerkoje pista te tjera hetimi (vec pedofilise)

    Ka shume rrethe mafioze qe merren me trafikim organesh , minorenesh per qellime prostitucioni
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 21-03-2013 më 10:40

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Asgja nuk me duket bindese nga deshmite e ketij personi

    Policia dhe prokuroria duhet te kerkoje pista te tjera hetimi (vec pedofilise)

    Ka shume rrethe mafioze qe merren me trafikim organesh , minorenesh per qellime prostitucioni
    Duket sikur te gjithe e kane harruar qe ishte djali i shefit te antiterrorit ne ShISH.Dicka duket se eshte luajtur aty por te gjitha ne kurriz te familjareve dhe te femijes.Per mendimin tim rastin duhej ta merrnin ne dore Amerikanet qe kur humbi femija.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •