Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 107
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Vendimi i njohjes se nje shteti eshte me rendesi shume te madhe per palestinzet.
    Parimisht nuk ka rregulla te sakta nderkombetar qe lejojne/ndalojne njohjen e nje shteti...

    Asambleja e Pergjithshme e OKB-se nuk ka kompetenca formale per njohjen e shteteve.
    Megjithate, shtetet qe jane deklaruar pro rezolutes se paraqitur ne ate mbledhje mund te mbeshteten ne te dhe ta trajtojne Palestinen si shtet.
    Ne fakt, AP e OKB-se ka pranuar nje rezolute te mbeshtetur nga shumica, e cila kerkon qe Palestina te pranohet ne OKB si " shtet vezhgues joanetare". D.m.th. shumica demonstativisht dhe per arsye politike etj. ka shprehur vullnetin per ekzistencen dhe njohjen e nje shteti palestinez.
    Pasiqe Palestina nuk eshte rast i zakonshem apo i krahasueshem me konflikte te zakonshme territoriale dhe nderetnike, nuk mund ta dime se si do te vendoste ICJ (Gjykata Nderkombetare) sepse Izraeli nuk do te ankohet per kete akt te shteteve te perfshira dhe te AP te OKB-se.

    Problemi i Palestines, ne krahasim me Kosove, eshte se praktikisht asnje shtet nuk guxon te dergoje forca ushtarake per ti mbrojtur apo per ti caktuar kufijte, pa u pajtuar Izraeli.

    E permenda Kosoven sepse edhe ne rastin e Kosoves perkrahesit e pavaresise do te mund ta benin te njejtin veprim. Por, nuk e kane bere edhe sepse Kosova nuk eshte perkrahur dhe nuk perkrahet as aktualisht nga shumica e vendeve anetare te OKB-se, perfshi sidomos grupin mjaft te madh te shteteve arabe, mulslimane, afrikane, asiatike, Rusine, Kinen dhe aleatet e ketyre te fundit - per arsye te ndryshme qe s'kemi nevoje ti diskutojme ketu. Dhe kjo pavaresisht faktit qe kufijte e Kosoves kane qene faktikisht te rregulluar dhe te njohur edhe nderkombetarisht.
    Ne te dyja rastet te gjitha shtete qe e perkrahin/kundershtojne njeren apo palen tjeter ne konflikt, kane mundesi te paraqesin rezoluta te tilla para AP te OKB-se, sic e kan bere p.sh. Serbia, Rusia, Kina etj., kur kane kerkuar mendim e ICJ-se per shpalljen e pavaresise. Por as keso veprimesh dhe rezolutash nuk e zgjidhin konfliktin. Madje edhe mund ta komplikojne edhe me shume, si ne rastin e Palestines.

    Per legjitimitetin e "njohjes" se nje shteti, i cili as nuk ka kufij te rregulluar dhe te njohur, dhe as nuk ka pushtet dhe kontroll te mjaftueshme ne territoret e pretenduara, nuk kemi cka te diskutojme. Sepse rasti i Palestines eshte shume i komplikuar dhe nuk mund te zgjidhet duke u bazuar ne ndonje parim formal. Por nuk eshte rregull qe te njihet nje shtet pa i permbushur disa parime kryesore, si keto qe i permenda. Edhe prezenca e nje force te jashtme (OKB-se, NATO-s etj) do te ishte e pranueshme. Por keshtu sic eshte gjendja reale, eshte ceshtje shume problematike...

    Nese krahasojme perseri Kosoven me Palestinen, atehere perparesia e Kosoves eshte pikerisht angazhimi direkt i shteteve te forta perendimore, NATO-s, BE-se, te cilat kane mundesuar dhe mundesojne edhe me tej ndryshimin e gjendjes rale. Pavaresisht problemeve, pakenaqesive, mendimeve te ndryshme politike qe mund ti kemi etj.
    Kurse ne rastin e Palestines nuk ndryshon asgje nese nuk ka angazhime per ta bindur Izraelin qe te ndryshoje politiken ndaj Palestines dhe palestinezeve.
    Pra, realisht nuk eshte arritur shume. Rezolutat e OKB-se per te drejtat e Palestines dhe palestinezeve ekzitojne qe shume dekada dhe nuk jane perfillur nga Izraeli...

    Ne situata luftrash OKB dergon trupat e veta ushtarake per te qendruar pa afat ne zonen e kufirit,
    patrulluar zonat dhe neutralizuar konfliktin.
    Kur ka ndodh kjo deri sot ne Palestine?!
    Rezolutate AP te OKB-se jane te paobligueshme.
    Vetem Keshilli i Sigurimit te OKB-se mund te dergoje trupa ushtarake te OKB-se apo shteteve te caktuara. Askush tjeter.

    Ajo qe i duhet Palestines pas njohjes si shtet eshte reformim ne sistemin politik
    per tu shnderruar ne sistem demokratik qe do jete nje fitore ndaj Izraelit.
    Kur dhe ku ka ndodh kjo deri sot?!
    ...qe nje popull ne kushte okupime dhe ne rrethana te Palestines dhe rajonit ne pergjithesi te shenderrohen ne sistem demokratik.

    Nqs arrihet krijimi i sistemit demokratik edhe ne rast lufte aty mund te
    nderhyjne trupat amerikane per mbrojtjen e palestinezeve(demokracise)
    dhe vendosjen e paqes.
    Ne situata te tilla do perfshihet edhe NATO dhe kjo do e vendose Izraelin ne pozite detyruse
    per te mos sulmuar nje shtet demokratik.

    Kur t'ju vije fundi izraeliteve, atehere eshte e mundshme edhe kjo qe po thua ti.
    Ne ato rrethana konflikti i atjeshem dhe Palestina nuk do ta kishin vleren aktuale...

    Palestina ne situaten qe eshte, eshte shit,prandaj trajtohet si shit nga Izraeli.
    Keshtu do te mbetet edhe 1000 vite nese deri atehere ekzistion Izraeli dhe ekzistojne rrethana perafersisht te ngjashme...
    Edhe nese nje dite do ta kene nje shteti (te vertete) te njohur, shume probleme do te mbesin ose edhe do te rriten. Sepse nuk eshte Izraeli arsya kryesore dhe e veteme per problemet aktuale dhe te ardhshme te palestinezeve dhe te rajonit...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ja shtetet qe kane votuar si Shqiperia:

    Albania, Andorra, Australia, Bahamas, Barbados, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Cameroon, Colombia, Croatia, Democratic Republic of the Congo, Estonia, Fiji, Germany, Guatemala, Haiti, Hungary, Latvia, Lithuania, Malawi, Monaco, Mongolia, Montenegro, Netherlands, Papua New Guinea, Paraguay, Poland, Republic of Korea, Republic of Moldova, Romania, Rwanda, Samoa, San Marino, Singapore, Slovakia, Slovenia, The former Yugoslav Republic of Macedonia, Togo, Tonga, United Kingdom, Vanuatu.
    Interesant eshte fakti se si Greqia, Qipro, Spanja, te cilat nuk e njohin Kosoven duke u thirrur ne probleme te brendshme etj. kane votuar pro rezolutes per njohjen e Palestines si shtet. Te njejten gje e ka bere edhe vete Serbia...

    Gjithesesi nje shembull mjaft i mire per ta kuptuar se ne mardhenjet nderkombetare nuk veprohet ne baze te parimeve dhe te se drejtes, por vetem ne baze te interesave politike te shteteve dhe pushteteve...

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Ne myslimanet kudo ne Bote jemi vllezer . Nese palestina nuk na ka njohur , na kane njohur ata palestinez-arab te cilet kane ardhur per ta dhen jeten ne Kosove ne luften e fundit 1999 . Ty askush nuk mund te njehe nese rrin ti ne zyre , dhe nuk mundohesh te kontribosh per shtetin tend , por mendon vetem per tenderet i nderuar ! E politkanet e Kosoves nuk e kane mendjen per ta njohur dikush, por deri vone intres i tyre ka qene se si te pasurohen . E me thuaj si e arsyeton tani mos njohjen e shteteve Islamike , kur Berisha e perkrah Israelin dhe krimet e Israelit ndaj vllezerve myslimane te Sali Berishes . Sepse Berisha emrin e ka myslimane , ndoshta edhe ai nuk eshte si Enver Hoxha Ateist .
    Ti dhe gjithe njerezit qe mendojne si puna jote nuk shikoni me larg se maja hundes tuaj.Vella shok dhe mik per ty dhe gjithe shqipetaret jane SHBA jo arabet muslimane se ata nuk levizen as gishtin e vogel kur Amerika dergoi gjithe forcen e vet ushtarake per te perzene forcat serbe nga Kosova.Beji shyqyr kesaj se sot nikoliçin dhe daçiçin do i kishe per qeveri ti dhe gjithe sumperpjetet si puna jote.Zgjohu qarteso mendimet dhe mos hec ketu te flasesh broçkulla.Te sqaroj dhe diçka,po te mos ishte lobi Izraelit pro nuk do kishte nderhyrje amerikane ne kosove dhe kjo jo per dashurine qe kane ata per myslot por thjeshte ne mirenjohje te asaj çka beri populli Shqipetar ne gjitha trojet etnike per mbrojtjen e judeve nga nazistet,me pak fjale na kthyen nderin me nder.
    Mo degjo llafet e hoxhes qe thote jemi vellezer me turkun se kjo i shkon per shtat serbit per te bere spastrim etnik.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #34
    Berisha: Abstenimi në OKB, Shqipëria s'mund të anashkalojë SHBA-të

    Kryeministri Sali Berisha komentoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, votën abstenuese të Shqipërisë në OKB ndaj rezolutës për Palestinën. Sipas Berishës, vota nuk mund të përkthehet si qëndrim kundra Palestinës për disa arsye dhe se kjo nuk do të dëmtojë as marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë. Berisha theksoi se, Shqipëria ka qenë ndër vendet e pakta që e ka njohur shtetin palestinez.

    “Duhet të flas këtu pak për votën e Shqipërisë në OKB, abstenimin e saj, duke theksuar këtu se Turqia është një alet i shkëlqyer, një ndër miqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar. Qëndrimin tonë ndaj Rezolutës së paraqitur nga një grup i gjerë vendesh, si kryeministër i vendit, e kam shprehur publikisht në shtator të 2011 në sesionin e OKB. Shqipëria mbështet zgjidhjen e 2 shteteve të pavarura, është ndër vendet e pakta që ka njohur shtetin palestinez, por në vitin 2011, në shtator, kam shprehur qëndrimin negativ, ndaj kësaj rezolute. Së pari, ne besojmë se kjo çështje është më komplekse, nuk mund të zgjidhet nëpërmjet përpjekjeve për të anashkaluar SHBA”.

    Berisha theksoi dhe përpjekjet e Presidentit të SHBA, Obama për zgjidhjen e çështjes.
    “Duke theksuar këtë, theksoj me bindje se Obama, e ka patur dhe e ka në axhendën e tij, mbasi nuk mund të harrojë faktin që ditën e parë, në Shtëpinë e Bardhë, ai e mbrojti të dërguarin e tij, për çështjen e Lindjes së Mesme. Së dyti, në mënyrë të përsëritur, autoriteteve të tjera mike arabo që kanë ngritur këtë çështje, ekziston një mënyrë evidente, një vullnet i shprehur nga Presidenti Obama dhe administrata e tij për të zgjidhur problemin në përputhje me 2 shtete të pavarura, nocionin e 2 shteteve të pavarura. Një problem kaq i komplikuar kërkon ndoshta përpjekje dhe më të mëdha, por dyshoj se roli i SHBA në këtë problem është i pazëvëndësueshëm”.
    Kryeministri shqiptar tha se marrdhëniet me Turqinë do vijojnë të njohin zhvillime shumë të mira.
    “Shqipëria është e vendosur të vijojë marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë, jam i bindur që do njohim zhvillime të tjera pozitive”.

    Deklarata e Berishës vjen pas prononcimit të Kryeministrit të Turqisë, Erdogan, se nuk arriti të bindte kryeministrin shqiptar për votën pro ndaj Palestinës në OKB.
    Revolution 1848

  5. #35
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *
    Me kete deshmohet se Shqiperia nuk eshte shtet i pavarur.
    "100 vjet pavaresi", bie ne uje.
    Pastaj, kjo nuk perkon aspak, sic i quajten kritiket e tij ketyre diteve, me 'bajgat' kinse Berisha po perpiqet per bashkim kombetar.
    Sepse, ate qe e do per vete duhet t'ia deshirosh dhe tjetrit.
    Po te kishte qene Shqiperia e pavarur dhe, po te mos kishte qene Berisha hipokrit, ai nuk do te kishte lejuar te binte nen trysni as te Erdoganit e as te Obames a Netanjahut, por do te kishte votuar ashtu sic duhet: PRO!

    *
    Ai ka pare Interesin mbarekombetar Shqiptar dhe shyqyr Zot, qe Shqiperia ka filluar pak, por ama fare pak, te vendose marredhenie reciprociteti, pasi gjithmone kemi qene inferiore.

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Shqiperia ka bere nje gabim shume te madhe ! Kryeminisri i Shqiperis eshte dashur te mendoj mire e pastaj te vendos per voten e tij . Sepse shumica e vendeve Islame nuk e kane njohure Kosoven, e me kete veprim te Shqiperis si do te arsyetoj shqiperia njohjen e kosoves nga keto shtete?! Pastaj ne antarsimin e Kosoves ne OKB , pa voten e shteteve Islamike a ka menduar Kryeministri qe neser do ti duhej vota e atyre shteteve te cilat jane rrethe 50 shtete arabe .
    Te perkrahesh shtetin e Israelit eshte si ta perkrahesh Serrbin per krimet te cilat i ka bere ne Kosove ! Turp eshte per veprimin e Sali Berishes . Me cfare deshmon ky qe eshte myslimane ?- me mohimin e te drejtave te vllezerve te tij mysliman , me pajtimin e maskarimit te vllezerve paleztinez , me coptimin e tokave te vllezerve myslimane palestinez ?

    Edhe nje here po them eshte turp per nje myslimane te veproj ne kete menyre i cili i perfaqeson 70 % myslimane . Myslimanet duhet ti largojn keta njerez tru shperlar dhe te shitur e te korruptuar .
    Nuk ka pse te qahet Palestina nga vota e Shqiperise. Madje, ka mare me shume se sa meritonte me ate Abstenim. Psh, Pelestinezet kane thene qe Kosova eshte pjese e Serbise, dhe me kete kane synuar voten e Serbise per fjalen e thene si dhe voten e Shqiperise si "vellezer muslimane", por nuk ecet me kete parim. Kur i mohon tjetrit ate qe i takon, mos ja kerko me pas te njejten gje.

    Thua qe te perkrahesh shtetin e Izraelit eshte si te perkrahesh Serbine, por ne fakt eshte vete Palestina qe perkrah kta Sebet. Pra, palestinezi qun vlla Serbin e jo ty. Çfare paradoksi e?

    "Vellezerit" tane muslimane Turq, ja shiten Hotin, Gruden, Plaven e Gucine shkaut, si plaçke lufte per humbjen e luftes Ruso-Turke. Pra, keta "vellezerit" tane muslimane na paskan coptuar. Keshtu i bie?

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Ne myslimanet kudo ne Bote jemi vllezer . Nese palestina nuk na ka njohur , na kane njohur ata palestinez-arab te cilet kane ardhur per ta dhen jeten ne Kosove ne luften e fundit 1999 . Ty askush nuk mund te njehe nese rrin ti ne zyre , dhe nuk mundohesh te kontribosh per shtetin tend , por mendon vetem per tenderet i nderuar ! E politkanet e Kosoves nuk e kane mendjen per ta njohur dikush, por deri vone intres i tyre ka qene se si te pasurohen . E me thuaj si e arsyeton tani mos njohjen e shteteve Islamike , kur Berisha e perkrah Israelin dhe krimet e Israelit ndaj vllezerve myslimane te Sali Berishes . Sepse Berisha emrin e ka myslimane , ndoshta edhe ai nuk eshte si Enver Hoxha Ateist .
    Nese kane luftuar 5,6,7 apo disa me shume palestineze ne Kosove ne 1999, nuk duhet te harrosh kurresesi qe ishte USA qe angazhoi forcat me te medha si dhe mjetet me te sofistikuara per Çlirimin e Kosoves, ishte USA qe njohu e para Pavaresine e Kosoves dhe ishte USA qe pati ndikimin me te madh per shpalljen te Kosoves Shtet te Pavarur.

    Ne çdo vend te botes ka Korrupsion, edhe ne Arabine Saudite, dhe ne SHBA, edhe ne Palestine e po ashtu edhe ne Kosove ka Korrupsion. Por kjo nuk e justifikon mosnjohjen e Pavaresise se Kosoves nga Palestina, aq me keq, qe e konsideron ate pjese te Serbise.

    Citim Postuar më parë nga farang Lexo Postimin
    Eshte nje problem ketu ,ne shqiperine dhe historine kombtare cdo here e kemi shikuar permes krishterizmit ,dhe mos prisni nga nje grup i vogel forumistash krishter te pranojne ate qe duhet te jete e realte ,shqiperie eshte dashte te votoje PRO ,sepse me kete do e denonte krimin Izraelit ,te mos shiqoje politiken dhe diplomacine sepse do ju kthehet si bumerang tani ne njohjen e Kosoves ,pastaj na dalin ketu ca legena krishter duke share muslimanet ,arabet .ateher duhet vetem te mbyllni gojen ju pakice e te struki atje ku jeni .Me kete e treguam se asnjehere ne nuk kemi qene te pamvarur dhe nuk do jemi kurre ,cdo here kane me na shkerdhy kush do mbrije ,dhe mos vajtoni e te qani, dhe te akuzoni
    Po ne nuk kemi çfare te bejme qe Genti, Teuta, Glaukia kane jetuar perpara muslimanizmit. Gjithashtu, nuk kemi ç'te bejme qe Heroi yne Kombetar, ka "qelluar" i Krishtere. Megjithate, kemi patur edhe muslimane, kemi babain e shtetit, Ismail Qemalin, musliman, por te cilin vellezerit turq muslimane e denuan me vdekje.

    Ah kemi dhe Haxhi Qamilin. Por, me Haxhi Qamile, nuk behet historia Te me falesh qe u ka qelluar nje i tille.

    Bumerangu nuk iu kthye kerkujt tjeter perpos Palestines. Ashtu siç veproi, ashtu dhe meritoi nga ana jone. Madje, une jam paksa i pakenaqur me kte abstenim. Duhet te ishte kunder. Nese ata i thone VELLAIT tim KOSOVAR, Serb, dhe une do t'i them Palestinezit Izraelit.

    Sa per njohje, une e di qe do jete me e lehte qe te pranojne Kosoven Shtet te Pavarur Rusia dhe Kina ne KS te OKB-se, se sa ta pranojne si shtet disa nga "vellezerit muslimane"

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Nuk eshte ceshtje religjioni ketu, sa eshte ceshtje drejtesie e parimi.
    Nuk eshte pse une jam musliman dhe me duhet doemos te votoj PRO Palestinezeve, vetemse edhe ata jane muslimane.
    Kemi te bejme me te drejtat themelore - e drejta per vetevendosje.
    Dhe pikerisht po me kujtohet Levizja Vetevendosje! me kete rast.
    Ca tipa ketu per cdo dite na japin lajme nga kjo Levizje. Mirepo, ajo qe kane shkruar ketu, nuk perputhet aspak me parimet e kesaj levizjeje. Keshtuqe, nese nje dite bindem se edhe ne kete levizje ka kesofare pshurranash, une qe prej dites se sotme do te heq dore nga kjo Levizje dhe do te luftoj kunder.

    P.S.
    Une thash se Shqiperia eshte dashur ta jape voten PRO, per Palestinen.
    Te njejten gje e kisha kerkuar edhe per Irlanden Veriore (katolike), per Tibetin (buddhiste), kurdet (nje religjion qe s'po me kujtohet emri) dhe te gjithe popujt qe luftojne per liri, pavaresi, vetevendosje...


    *
    Sipas Palestinezeve, Kosova s'ka te drejte per Vetevendosje. Atehere, perse per Shqiptaret Palestina duhet te kete te drejte per Vetevendosje? RECIPROCITET ndaj kujtdo. Nese nuk ma jep te drejten, mos me kerko te ta jap une ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 04-12-2012 më 10:13
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #36
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po ketij Xhep Mustaqemhutit i duket vetja GW Bush qe jep direktiva ?!?

    Rri o qyrranjos dreqi aty mbaj vendin tat !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #37
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kujt i ha palla per palestinen-

    po kur qajn keto vellezerit mysliman (kosovari dhe gostivari) per palestinen

  8. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ja shtetet qe kane votuar si Shqiperia:

    Interesant eshte fakti se si Greqia, Qipro, Spanja, te cilat nuk e njohin Kosoven duke u thirrur ne probleme te brendshme etj. kane votuar pro rezolutes per njohjen e Palestines si shtet. Te njejten gje e ka bere edhe vete Serbia...

    Gjithesesi nje shembull mjaft i mire per ta kuptuar se ne mardhenjet nderkombetare nuk veprohet ne baze te parimeve dhe te se drejtes, por vetem ne baze te interesave politike te shteteve dhe pushteteve...
    Ishte kthim nderi nga Serbia Palestines, per deklaraten qe shteti palestinez beri ne Beograd që nuk do ta njohë kurrë Kosovën, këtë tokë që sipas tyre iu grabit Serbisë ashtu si Izraeli po ua grabti tokën palestinezëve. Ajo deklaratë nuk harrohet.

    In the months that followed Abbas’s visit to Belgrade, the Palestinian ambassador to Serbia claimed that Palestine will never recognize Kosovo and that Kosovo was always a part of Serbia,

    http://www.todayszaman.com/newsDetai...?newsId=251973

  9. #39
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Duhet me i pase marrejepjet e mira me krejt...
    Na juv dhojme dardha, ata na dhojne 'jafa' prutokalla
    E qushtu me rrallë...

    *
    po pra, mu keshtu duhet llogaritur Dhe shiko ne fund, e ke gjendjen siç eshte dhe me ato votat pro ne OKB pro Palestines dhe deri sa ta kuptojne Palastina e shkrete edhe tu thote ketyre shteteve qe kane votuar pro: a na keni ndihmuar e na .... keni kenaqur portokallin

    Mos harro edhe nje fakt tjeter, qe bashkesia nderkombetare pasi pat njohur zyrtarisht Bosne and Herzegovinen me 1992, plasi lufta edhe ne fund i thane, e tani duhet t`ua vendosim edhe sanksionet, ,sepse jeni te njohur nderkombetarisht si shtet.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Ti dhe gjithe njerezit qe mendojne si puna jote nuk shikoni me larg se maja hundes tuaj.Vella shok dhe mik per ty dhe gjithe shqipetaret jane SHBA jo arabet muslimane se ata nuk levizen as gishtin e vogel kur Amerika dergoi gjithe forcen e vet ushtarake per te perzene forcat serbe nga Kosova.Beji shyqyr kesaj se sot nikoliçin dhe daçiçin do i kishe per qeveri ti dhe gjithe sumperpjetet si puna jote.Zgjohu qarteso mendimet dhe mos hec ketu te flasesh broçkulla.Te sqaroj dhe diçka,po te mos ishte lobi Izraelit pro nuk do kishte nderhyrje amerikane ne kosove dhe kjo jo per dashurine qe kane ata per myslot por thjeshte ne mirenjohje te asaj çka beri populli Shqipetar ne gjitha trojet etnike per mbrojtjen e judeve nga nazistet,me pak fjale na kthyen nderin me nder.
    Mo degjo llafet e hoxhes qe thote jemi vellezer me turkun se kjo i shkon per shtat serbit per te bere spastrim etnik.
    Shume intresant kjo logjik e jotja. E nese ka lobuar ISRAELI per kosoven dhe per lirin e Kosoves , pse athere spo e njehe Kosoven?!!!

    Ne Islam eshte nje parim i Larte : '' veprat vlersohen simbas qellimit '' ! Une kam nje pyetje per ty i nderuar ,- pse Amerika nuk po nderhyn ne Palestin sikur ka nderhyEr ne Kosove per ti liruar palestinezet prej krimeve Hebreje? E njejta gje eshte duke ndodhur edhe atje , sikur serrbet na maskruan neve , po ashtu jahudit po i masakrojn palestinezet ! Por, atje Amerika po e perkrah ate gjenocid njerzor hebrej , po deklarohet se eshte ne mbeshtetje te Israelit ! Si i thojn kesaj Amerika ne Kosove nuk ka nderhy qe na don aq fort , por ka nderhy per te ja prishur poltikat Rusit per ta pervetesuar'' BALLKANIN'' ! E kjo nderhyrje ne Kosove mund te kuptohet me shume per intresa te saj sesa , qe deshiron qe ne bote te kete paqe .
    E sic mund te kuptojm tashme Ballkani dhe shtetet e saj jane vegel e Amerikaneve e jo sic kane pretenduar Ruset !

    Por, megjithat pa marr parasysh qellimin e Amerikes ne jemi falenderues per lirin dhe largimin e shkaut prej trojeve tona . Por , kete veper human kerkojm ta bej edhe me popullin Palestinez .

    Dhe ta them nje gje ne fund , ne myslimanet ne Bote jemi sikur nje'' TRUP'' , nese nje pjese e trupit semuret , kete dhimbje e ndjen i tere trupi . Une nuk e perkrah as politken e popullit palestinez , as politiken e politikaneve Shqiptare , por i i mbeshtes - perkrah te drejtat e cdo njeriu te jetoj i lire dhe ne paqe , pamvarsisht cfare feje , race , kombi etj . E mendimi im eshte nese kjo pjese e Botes nuk eshte ne paqe , e gjithe Bota nuk do te gezon paqe !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •