Shemsie Kadria, ish bosja e firës piramidale “Gjallica” po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “mashtrimit në shuma të mëdha”.
Ish- e dënuara, që u la e lirë me amnistinë e vitit 2007, është kallëzuar nga 66 vjeçarja Flutura.K, së cilës i kishte marrë hua shuma parash, në total 1 milion e 700 mijë lekë me premtimin se do t’i paguante interes 20 përqind për vit.
Në fillim ky interes është paguar, por më pas Kadria ka ndërprerë çdo kontakt me 66 vjeçaren, çka ka bërë që ajo të depozitojë kallëzim në polici.
Pas hetimit disamujor, prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal.
Por sipas gazetës Panorama, ky vendim i Prokurorisë është kundërshtuar nga kallëzuesja Flutura K. në gjykatën e kryeqytetit.
Pak ditë më parë gjykata pranoi kërkesën me argumentimin se hetimet nuk ishin realizuar të plota dhe se nevojiteshin veprime të tjera hetimore për të zbardhur krejt çështjen./TEMA
Krijoni Kontakt