Kot e mban antiplumbin zoti kryeministėr!
8 Tetor, 2012 | Postuar nė: Aktualitet,Opinion | Shkruar nga: TemA Online
Arben Manaj
Me dhimbje, por mė nė fund edhe kundėrshtarėt po ia njohin meritėn zotit kryeministėr. Po i thonė: Tė lumtė
Ndaj ėshtė e kot qė ai ka frikė dhe mban njė jelek tėrė kohėn, qė unė besoj se ėshtė antiplumb, se nuk ėshtė aq keq me lekė sa tė lajė dhe tė thajė njė jelek vetėm, edhe kur ėshtė piku i vapės dhe nuk i duhet.
Vetėdjegia e grevistit ish-tė pėrndjekur, vetėm pėr njė fraksion sekonde tė rikujton analogjinė mė shumė ėndėrruese me sy hapur sesa realitet, te zhvillimeve ne Tunizi, vend-startin e Pranverės Arabe.
Kėshtu filloi pak a shumė dhe atje; njė qytetar u vetėdogj dhe u flijua pėr tė ndezur zjarrin nė tėrė botėn arabe tė sunduar nga satrapė dhe diktatorė, nga mbretėr e autoritarė, pranverė, e cila ėshtė akoma pranverė nė Siri edhe pse kemi mbėrritur nė vjeshtė.
Ndėrsa nė Ballkan, pranvera dhe vera iku bashkė me gushtin.
Pas dy ditėsh, Shqipėria e krahasuar sforcueshėm me Tunizinė, do marri edhe statusin e vendit kandidat, edhe pse njerėzit vetėdigjen si nė Tunizi.
Nė Shqipėrinė ballkanike regjimi nuk ka formėn autoritare si nė botėn arabe, edhe pse ka ngjashmėri tė mėdha, dhe kjo pasi jemi shumė afėr kėrthizės sė Evropės dhe nė gjirin e NATO-s.
Tek ne, ėshtė njė ndėrthurje e Libisė me Azerbajxhanin, mes Rusisė sė Putinit dhe Egjiptit, mes manjatėve tė mėdhenj tė naftės dhe burrave tė shtetit gjeopolitik, si Mubaraku.
Ndaj nuk ka as pranverė, as verė, por vetėm vjeshtė integruese dhe dimėr festiv.
Ndaj kryeministri shqiptar kot e mban antiplumbin. Atij nuk i hyri gjė nė kėmbė as nė 97-ėn, kur shqiptarėt e pakėnaqur nga paratė e tyre mė tė pastrat nė botė, u zhduken brenda natės dhe ndaj shqiptarėt rrėmbyen armėt jo kundėr tij, por pėr tė shtirė nė ajėr.
Nė Vlorė edhe pse u mbush qyteti me shamizeza, atij vetėm tė fikėt i ra nė njė miting pėrpara dhjetė vjetėsh dhe tani shkon si zotni tek vila e rikonstruktuar e Mehmetit.
Atij nuk i hyri asgjė nė kėmbė as nė Gėrdec, kur u shuan 20 e ca veta, plus kunati, e as nė 21 janar kur mbetėn jetimė fėmijėt e katėr tė vrarėve!
Shpesh nė dėshpėrim analistėt dhe politikanėt e dėshpėruar ia hedhin fajin popullit, i cili edhe kur ngrihet, e ulin, siē ndodhi pas 21 janarit.
E kur duhet tė ngrihet nuk e ngrenė, siē pas Gėrdecit.
Shqiptarėt hakmerren pėr prishjen e vijės sė ujit dhe jo pėr prishjen e ėndrrės apo jetės. Nuk e njohin hakmarrjen politike.
Praktikisht, populli ose njė pjesė e madhe ėshtė e kėnaqur me kėtė Shqipėri tė drejtuar nga Berisha dhe mėnyrėn sesi shkojnė gjėrat.
Shikoni mitingjet qė bėn Berisha. Ske ku tė hedhėsh kokrrėn e mollės. Shiko kur thėrret ambasadori amerikan ACT NOW, i numėron shqiptarėt me gishtat e dorės, edhe ata qė shkojnė, janė mė shumė shokė e miq tė pėrfaqėsuesve tė OJQ-ve tė financuara.
Madje edhe opozita ėshtė konstruktive deri duke u bėrė Kurban pėr integrimin.
Pas dy ditėsh merret statusi dhe nėse nuk mė besoni, shikoni sesa vetė do mbledh Berisha ne shesh pėr tė festuar statusin kandidat.
Grevistėt e urisė do harrohen, pasi populli ka halle dhe preokupime tė tjera dhe tė ngjashme.
Dhe ndaj nuk i duhet vėnė faj popullit, i cili e meriton kėtė qeveri, pasi edhe qeveria e meriton kėtė popull, nė njė ndėrvarėsi edhe pse jo shumė tė shėndetshme nė pamje tė parė.
Kryeministri vjen nė pushtet me dy gishtat lart dhe nuk i sheh tre gishtat e tjerė tė pėrthyer, ndėrkohė e udhėheq kėtė popull dhe vendin sėrish me dy gishtat lart, por me pėllėmbėn e kthyer nga vetja dhe mund ti shoh tre gishtat e tjerė tė pėrthyer, nėse mund ta imagjinoni gjestin.
Nė fund tė fundit, nuk e di juve, por mua mė kujtohet ai Saliu tjetėr, Protopapa, tek I Teti nė Bronz, i cili i mbronte fshatarėt nga gjermani, u mbronte bagėtinė etj.
Andaj dhe nuk i thuhet Saliut tė kohės sonė, ajo qė i tha ndjesė pastė i Madhi Kadri Rroshi, Protopapes. Po sot i thuhet ajo qė i thotė Erjon Braēe: Tė lumtė prapanica
Ndaj z. Kryeministėr, kot e mban antiplumbin me kėtė popull qė tė do! Madje, kot e rrethon edhe vilėn dhe parlamentin! Edhe Enveri, a nuk vdiq nga shkaqe natyrore?
Krijoni Kontakt