Lotaria Amerikane, ja procedurat qė duhen ndjekur
Nga mesdita e 2 Tetorit, nis aplikimi i Lotarisė Amerikane pėr Programin e DV-2014 dhe pėrfundon nė mesditėn e 3 Nėntorit 2012.
Ambasada Amerikane njofton se aplikantėt mund tė plotėsojnė elektronikisht formularin e aplikimit tė llotarisė nė http://www.dvlottery.state.gov gjatė periudhės sė regjistrimit, pasi aplikimet me letėr nuk pranohen.
Aplikantėt janė tė lutur tė mos presin deri javėn e fundit tė regjistrimit tė periudhės sė aplikimit, pasi kėrkesat e shumta mund tė krijojnė mbingarkesė nė sistem dhe vonesė tė regjistrimit tė aplikimit. Ambasada paralajmėron qė tė kihet kujdes me mesazhet e mashtrimit qė mund tu dėrgohen fituesve.
Nėse ju keni marrė njė postė elektronike (e-mail) qė ju njofton se aplikimi juaj pėr programin e Llotarisė Amerikane ishte fitues dhe nė mėnyrė qė tė vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet tė dėrgoni njė shumė tė hollash (para) nė emėr tė njė personi, ju jeni viktimė e njė mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantėt fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore nė Kentucky (QKK) me anė tė postės, JO me e-mail dhe tė pėrzgjedhurve u jepeshin udhėzimet se si tė vazhdonin nė hapat e mėtejshėm tė procesit. QKK-ja nuk ju kėrkon juve tu dėrgoni para (tė holla) atyre, Ambasadės sonė, apo ndonjė Ambasade tjetėr tė Steteve tė Bashkuara tė Amerikės (SH.B.A.) me postė apo nėpėrmjet shėrbimeve si Western Union,- njofton Ambasada.
Mė poshtė lexoni tė plotė njoftimin e Ambasadės, sėbashku me pėrgjigjet e pyetjeve me kryesore qė shoqerojne aplikimin.
Cili arsim mė kualifikon pėr Programin e Vizave tė Shumėllojshmėrisė?
Bazuar nė kėrkesat pėr arsimin, i cili duhet tė jetė i barabartė me arsimin e shkollės sė mesme nė Amerikė (4 vjet, me kohė tė plotė), Shqiptarėt qė nuk e kanė mbaruar arsimin e shkollės sė mesme me kohė tė plotė nuk do tė kualifikohen pėr Programin e Vizave tė Shumėllojshmėrisė. Dėftesat e pjekurisė sė arsimit me kohė tė shkurtuar pa shkėputje nga puna, shkolla e mbrėmjes, apo me korrespondencė, pėrfshirė edhe arsimin 5-vjeēar apo programe me afat mė tė gjatė (me kohė tė shkurtuar pa shkėputje nga puna, shkolla e mbrėmjes, apo me korrespondencė), nuk kualifikohen pėr programin e Vizave tė Shumėllojshmėrisė (Llotarisė). Gjithashtu, dėftesat e arsimit profesional 3-vjeēar nuk kualifikohen pėr programin e Llotarisė sė Shumėllojshmėrisė. Edhe nėse ju e keni kryer shkollėn e mesme pjesėrisht me kohė tė shkurtuar dhe pjesėrisht me kohė tė plotė, pėrsėri kjo dėftesė nuk ju kualifikon pėr Programin e Vizės sė Shumėllojshmėrisė.
Ju keni thėnė qė unė duhet tė pėrfshij nė aplikimin tim pėr llotari tė gjithė anėtarėt e familjes. Po nėrastin kur fėmija nuk jeton me mua, ose unė jam duke u divorcuar nga bashkėshortja?
Tė gjithė fėmijėt, thjeshtėrit dhe fėmijėt e birėsuar, tė cilėt janė nėn 21 vjeē, duhen pėrfshirė nėregjistrimin tuaj pėr llotarinė, edhe nėse ata nuk jetojnė me ju. Nėse ju nuk jeni ligjėrisht i ndarė nga bashkėshortja juaj, ju duhet ta pėrshini atė nė regjistrimin tuaj pėr llotari. Mbani mend qė thjesht fakti qė emri i dikujt ėshtė pėrfshirė nė regjistrim, nuk do tė thotė qė ai/ajo ėshtė i detyruar tė marrėpjesė nė procesin e aplikimit apo tė emigrojė nė SH.B.A. Pavarėsisht kėsaj, nėse ju nuk e pėrshini njė anėtar tė familjes nė regjstrimin tuaj pėr llotari, kjo do tė rezultojė nė skualifikimin tuaj.
Ju nuk duhet tė pėrshini njė bashkėshorte tė ardhshme nė regjistrimin tuaj elektronik nė rast se statusi juaj civil nė momentin e aplikimit ėshtė beqar, sepse kjo do tė rezultojė nė skualifikimin tuaj nė ditėn e intervistės. Nėse anėtarėt e famijes suaj janė shtetas Amerikanė apo Banorė tėPėrhershėm tė Ligjshėm nė momentin e regjistrimin tuaj elektronik pėr llotari, ju nuk keni nevojė ti pėrfshini ata nė aplikimin tuaj.
Nėse unė jam pėrzgjedhur pėr Programin e Vizave tė Shumėllojshmėrisė, ku duhet ta bėj pagesėn e Vizės sė Shumėllojshmėrisė?
Ju do tė paguani tarifėn e procesimit tė DV-sė nė tė njėjtėn ditė me intervistėn tuaj zyrtare vetėm nė Seksionin Konsullor, pėrveē rastit kur ju ndodheni nė SH.B.A. Nė qoftė se intervista juaj do tė jetė nė Seksionin Konsullor tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, ju do tė duhet tė paguani tarifėn nė Ambasadė. Ju lutemi mos bini viktimė e emaileve mashtruese qė ju kėrkojnė tė dėrgoni para nėemėr tė njė individi me postė ose me shėrbime tė tilla si Western Union.
A do tė paguajė Qeveria Amerikane pėr strehimin tim nė SH.B.A., tė mė ndihmojė tė gjej njė punė, apo tė mė japė asistencė ekonomike pėr tė mė ndihmuar derisa tė pėrshtatem nė SH.B.A.?
Jo, aplikantėve tė cilėt pajisen me vizėn e DV-sė nuk u sigurohet ndonjė lloj asistence ekonomike, apo ndihmė federale. Gjithsesi, ne duam qė ju tia dilni me sukses nė Amerikė dhe tė kaloni njėtranzicion sa mė tė qetė, kėshtu qė nė disa raste ne mund tju kėrkojmė tė gjeni njė sponsor, i cili tėjetė dakord qė tju ndihmojė ju sapo tė mbėrrini. Programi i Vizave tė Shumėllojshmėrisė u ofron atyre tė pėrzgjedhurve rastėsisht njė mundėsi tėmrekullueshme pėr tė emigruar dhe pėr tė filluar njė jetė tė re nė Shtetet e Bashkuara.
Bota Sot
Krijoni Kontakt