Nese kemi besuar se Partia Socialiste do te vije ne pushtet per nje rilindje kombetare, sic thote lideri i saj, Edi Rama, sot do te mesoni se socialistet e kerkojne pushtetin vetem per te vjedhur! Nese nuk e besoni, degjoni vete numrin dy te Partise Socialiste, Eduart Shalsi, tek e tha shqeto dhe me sinqeritetin me te madh ne emisionin "Top Story" te Sokol Balles ne "Top Channel", se socialistet ndryshe nga demokratet jane mjeshtra ne vjedhje, lexojeni: "Dhe mbi te gjitha, nje premtim qe mund ta bejme qe tani, nuk do te vjedhim ne menyre kaq flagrante sa kane bere keta", - u shpreh Shalsi. Deklarate qe shokoi dhe vete drejtuesin e emisionit i Sokol Balla, i cili shtoi; "Do te vidhni me bukur?!".
Sinqeritet i Eduart Shalsit, krahut te djathte te Edi Rames ne Bashkine e Tiranes, deshmon jo vetem ate qe do te bejne socialistet nese vijne ne pushtet, por edhe ate qe kane bere me pare ne Bashkine e Tiranes per 11 vite me radhe. Deklarata e Shalsit nenkupton se ata kane qene mjeshtra edhe ne Bashkine e kryeqytetit. Nese keni iluzione lexojeni dhe nje here se cfare tha Shalsi ne "Top Channel"; "Dhe mbi te gjitha, nje premtim qe mund ta bejme qe tani, nuk do te vjedhim ne menyre kaq flagrante sa c'kane bere keta". I pari shqiptar qe u trondit nga kjo deklarate e sinqerte e Shalsit ishte vete drejtuesi i emisionit. Por nuk dihet reagimi i Edi Rames, teksa Shalsi i nxori sheshit sekretin e punes se tyre disavjecare.
Per te hedhur poshte akuzat per vjedhje, Edi Rama, ne krye te Bashkise se Tiranes, dikur thoshte. "Te shkerdhehet mamaja 24 ore dhe kur te vije puna te degjosh nje parazit. Nuk ka ne Shqiperi, asnje bir nene dhe asnje bir kurve qe te vije dhe te me kerkoje mua ne xhep leket e veta", - ka thene Rama dikur. Por sot kemi njerin qe e di. Ai eshte Shalsi qe me gojen e vet thote: "Nuk do te vjedhim ne menyre kaq flagrante".
http://www.youtube.com/watch?v=sDvXyQxpGn8#!
koha jone
Krijoni Kontakt