Njė foto interesante nga rrjeti. Ky ėshtė dėnimi i fundit me vdekje i aplikuar nė Shqipėri, varje nė nė mes tė qytetit. Kishte 8 muaj qė kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshyar ende. Dy personat nė foto janė vėllezėrit Josif dhe Dritėbardh Ēuko nga fshati Libofshė i Fierit dhe u shpallėn fajtorė pėr vrasje tė shumėfishtė nė atė qė u quajt "Masakra e Libofshės". Ngjarja ndodhi nė 29 maj tė vitit 1992 nė fshatin Libofshė kur dy vėllėzėrit hynė nė mesnatė nė banesėn e familjes Puto me qėllim grabitjen e familjes. Si pasojė ata vranė djalin e vogėl tė shtepisė sė bashku me nusen e tij, vranė babain, vranė edhe nėnėn pasi e torturuan pėr njė orė dhe nė fund e mbyllėn duke vrarė mbesėn 8 muajshe tė familjes. Plot 5 tė vdekur. Ngjarja bėri bujė tė madhe nė Shqipėrinė e asaj kohe, opinioni qytetar kėrkoi dėnim me vdekje pėr autorėt. Pas njė gjyqi prej 24 ditėsh tė dy vėllezėrit u shpallėn fajtor dhe u dėnuan me vdekje, ekzekutim me varje nė mes tė qytetit. Varja u bė me 25 qershor 1992 (siē shihet nė foto) nė mes tė qytetit tė Fierit dhe trupat u lanė tė varur deri mbrėmjen tjetėr pėr t'u parė nga turma njerėzisht qė erdhėn dhe nga qytetet e tjera.
* * *
Si u vranė nė mesnatė dy pleq, dy tė rinj dhe njė foshnjė
Sipas raportit tė shėnuar nė policinė e Fierit mėsohet se versioni i ngritur prej policisė sė Fierit ėshtė i tillė: Pak pas mesnate, kur ora shėnonte 00:45 minuta, nė banesėn e familjes Puto, autorėt kanė hyrė nėpėrmjet dhomės ku flinte vogėlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanė pėrthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanė hequr me mjeshtėri, me qėllim hyrjen nė brendėsi tė banesės pa bėrė zhurmė. Si fillim, pa kėrkuar asnjė shpjegim, vrasėsit kanė gjuajtur me njė sėpatė mbi 30-vjeēarin Agim Puto, djali i vogėl i familjes, qė kishte vetėm pak ditė qė ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar pėr afro 1 vit.
Mė pas, vrasėsit godasin po me sėpatė mbi bashkėshorten e Agimit, vetėm 25 vjeēe, e cila, sipas policisė, ka ndjerė zhurmat dhe ka dalė nga dhoma, por ėshtė qėlluar me sėpatė, duke vdekur me dorėn mbi ballė, pėr t\‘u mbrojtur nga goditja.
Autorėt, tė pakėnaqur me dy viktimat, lanė dhomėn e ēiftit tė ri qė vdiq dhe i drejtohen asaj tė tė moshuarve. Lidhin plakėn Zenepen dhe pėrleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit pėr vdekjen e tė moshuarit, ata i rikthehen sėrish Zenepes.
Policia dyshon se vrasėsit kanė ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qėllim qė ajo tė tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerė, qė familja i kishte trashėguar, si dhe kursimet e tė birit. Hezitimi i kėsaj, si dhe lėnia nė dorė tė vrasėsve e valixhes sė vetme me sende tė shtrenjta, qė babai i Zenepes kishte sjell pėrpara shumė vitesh nga Egjipti, ka bėrė qė vrasėsit ta lėnė nė grahmat e fundit tė jetės.
Qarja e foshnjės nė mėnyrė tė vazhdueshme, bėri qė autorėt tė shkojnė nė dhomėn ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikė nė qafė i pėrdrodhėn kokėn.
Agimin e ditės pasardhėse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, qė jetonte nė shtėpinė ngjitur, hyri nė shtėpi dhe u pėrball me skenėn e llahtarshme. Ai ka parė nė fillim nėnėn, qė ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirė nė korridor, ndėrsa nė tė gjithė banesėn muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatė udhės pėr nė spitalin e Fierit, rreth dy orė pas ngjarjes. Ndėrsa vogėlushja tetėmuajshe ndėrroi jetė rrugės pėr nė spital. Ekspertizat mjeko-ligjore tė asaj kohe, tė cilat janė dokumentuar tė gjitha, kanė nxjerrė se ēifti i bashkėshortėve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqėn nė vend pas goditjes. Ndėrkohė, policia saktėsoi se katėr viktimat me moshė tė madhe, pėrjashto vogėlushen tetėmuajshe, kishin shenjėn e thellė tė goditjes me sėpatė nė mes tė ballit. Kjo nuk u arrit kurrė tė shpjegohej prej organeve policore.
Qetėsimi qė erdhi prej litarit
Varja nė litar e dy vėllezėrve nga Libofsha shėnoi tė fundit ekzekutim tė dėnimeve me vdekje nė Shqipėri. Ky dėnim u kundėrshtua fort nga organizmat ndėrkombėtarė, por gjeti mbėshtetje nė opinionin vendas. Nė atė kohė kur po ndryshonte rendi shoqėror, nė tė gjithė vendin u gjallėruan dhjetėra banda kriminale, qė kryesisht merreshin me vjedhje, por qė shpesh e mė shpesh shkaktonin viktima. Masakra e Libofshės, me pamjet rrėqethėse tė vendngjarjes, tė transmetuara nga televizioni shtetėror, ishte pa dyshim mė tronditėsja qė kishte parė ndonjėherė publiku shqiptar, i pamėsuar me kronikat e zeza. Nėse pėr kėtė ngjarje nuk do tė kishte njė reagim tė shpejtė, kriminelėt nė tė gjithė vendin do tė merrnin hov. Pėr kėtė arsye, autoritetet e kohės kėrkuan nga organet e drejtėsisė, qė ishin ende tė varura nga pushteti qendror, pėr tė gjetur dhe dėnuar sa mė shpejt autorėt e krimit. Ashtu u bė. Brenda 24 ditėve gjithēka mori fund. Njerėzit qė u dėnuan me varje nė litar nuk patėn kohė tė ankoheshin. Por ekzekutimi me metodat e komunizmit, nė mes tė qytetit, pati efektin qė prisnin drejtuesit e shtetit. Krimi nė tė gjithė vendin u tulat dhe iu desh kohė tė rizgjohej.
Krijoni Kontakt