Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Xhevat Latifi

    XHEVAT LATIFI



    Xhevat Latifi, lindi mė 28 maj tė vitit 1968 nė Gjilan. Me profesion ėshtė arsimtar, ndėrkohė ka punuar edhe si gazetar i Radiotelevizionit 21 (korrespondent nga Gjilani). Ėshtė gazetar i gazetės sė pėrditshme “LAJMI ESKLUZIV”
    Me shkrime letrare fillon tė merret gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Nė vitin 1996, shtėpia botuese “Jeta e Re” nė Prishtinė ia botoi vėllimin me poezi “Vdekja kushton shtrenjtė”.
    Poezitė e tij janė tė botuara edhe nė vėllime tė pėrbashkėta tė poetėve dhe nėpėr revista tė ndryshme letrare si ”Sheshi” Prishtinė, “Drita” Tiranė , “Jeta e Re” Prishtinė e revista tė tjera tė Kosovės, Shqipėrisė dhe tė gazetave nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni.
    Nga viti 1999 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Ka marrė shpėrblime tė ndryshme tė konkurseve letrare dhe ishte pjesėmarrės i takimeve tė poetėve shqiptarė nė Shkup, 1999 dhe nė Festivalin ndėrkombėtar tė poezisė “Vjeshta 2003” nė Pogradec.
    Ėshtė baba i tre fėmijėve, jeton dhe vepron nė Gjilan.


    AFSH I CIFLUAR

    me gishtin tregues ciflohen koret e trungut
    bien mbi pasqyrė pėrshkllihen
    mė fal pėr lakuriqėsinė thonė se ėshtė e vjetėr
    sa fundi dhe fillimi
    ke ftohtė mermeri ta prekė shpindėn
    streha pikė mbi trupin tėndė vijėzon
    karnevale - via Egnatia
    pėr njė jevge tė bukur kallet kasabaja e Gjilanit
    ky harem modern me ujra-nėn-shtretėror
    ciflon diēka tė amshueshme nė botėn e rrejshme
    nėse mė fal pėr lakuriqėsinė
    do tė sqaroj nė detaje...

    MURALE ME SFOND TĖ VERDHĖ

    kurrė nuk e pata pyetur as pėr emrin
    shiste lule tė verdha verdhėsisht tė verdha
    dhe shikonte qiellin nė njė shesh tė verdhė
    me dy sy tė kthellėt shumė qiellorė
    mbante njė pallto ngjyrė kafeje
    qė nuk i shkonte hiq luleve tė verdha
    as kaltėrsisė sė syve tė saj

    pa bėrė fjalė kėrkėllisja qindarkat
    dhe doja tė mbytesha nė thellėsinė
    e syve tė saj tė lėbyrshėm

    nuk di sa zgjati ajo kėrkėllimė
    qindarkash nėn atė verdhėsi diellore
    derisa bota ime u bė dyllė e verdhė
    si lulet e saj anemike

    kurrė nuk e pata pyetur as pėr emrin
    sepse urreja atė minutė tė verdhė
    nė atė shesh tė verdhė dhe si kėshtu
    kurrsesi tė mund tė skuqesha njėherė
    para asaj verdhėsie lulesh
    tė shitėses sė luleve tmerrėsisht tė verdha

    LAJMĖSI

    Telefoni gulēoi njė zanore
    majėkoke e teposhtė
    kalėruan sumbulla djerse tė
    ftohtė
    dhe erdhi pastaj dollia
    kushedi kush kėnd e kalėroi
    nė njė seancė
    me lajmės tė dehur

    QUO VADIS?

    S’ka dert nė je ombrellė moderne
    E blerė nė qendėr tė Bernės
    nga qifuja krenare qė flet me zė tė lartė pėr alkiminė
    nuk prishė punė qė pika e kanės nė ballė tė ka mbetur
    nė hamamin e arabit plak
    qė numėron virgjėreshat nė kokrra tespihesh
    S’ka dert nė shpina jote mbėshtetet nė mure tė lagura nė tokė abstrakte
    Si tė jeshė e nėmur nga 1001 jevgjė qė shesin bestitni dhe luajnė
    polka me vallen tėnde tė dashurisė
    Ti delfin i oqeanit tė poetit tė ēmendur qė “mbrėmė fjeti me
    vjeshtėn”
    Gjumė mbretėror bėn nė shelgun e katedrales sė shėn gjergjit
    Pėr njė varg tė qartur currril shpinės 1001 herė ia lėshon sytė dritares
    Mbledhė pikat e ofshamės nė qelq pėr tė larė mėkatin e ikjes...

    POETIT QĖ SHĖRONTE SĖMUNDJE

    (A.M.M.)

    ai mė thoshte se vdekjen e kishte puthur
    dhe me dy duar epshėm ia kishte shtrėnguar gjinjtė

    ajo i kishte kėlthitur nė ninėz tė syrit
    duke i lėnė dy pikėza shpresėjete

    njė ditė vetė jeta iu bė lojėvdekje dhe pėr ēudi
    shkruante me ngjyrė krizanteme dhembjen e saj

    ai mė thoshte se vdekjen e kishte puthur

    E (PA) THĖNĖ

    ta kapė mėngėn
    shpina hieroglife
    qė nuk deshifrojnė asgjė
    dimensioni i tretė qelbet nė hije
    gjurmėt e Cezarit kullosin...

    ta kapė mėngėn
    fytyrė me shkurre e hardhuca
    shkėlqimit i ranė dhėmbėt e brishtė
    Cezari njeh vrasėsin...

    ta kapė mėngėn
    fjalėt humbin shijen
    gjurmėt pėrgatisin premierė

    PĖRSE DUHET TĖ KESH NJĖ MIK


    Njė mik duhet tė kesh qė ta njohėsh mė afėr alter egon
    Ti thuash se dhembja ka edhe vetėn e dytė
    Dhe huq mungesėn e priftit
    Qė zor se e mban sekretin e rrėfimit
    Njė mik duhet tė kesh tė mos frikohesh nga hija
    Qė tė ndjek si velo nė sfidat e kohės
    Ku mashtron veten si fėmijė lypės
    Se je tashmė burrė dhe mundesh vetes t’ia hapėsh portėn
    E miku fshehet nė petkun qė ti thurrė
    Si pezhishkė marimange me grafitin
    “jam hija jote, ik po munde”
    Njė mik duhet kesh qė tė njohėsh fluturimin e zogjėve
    Dhe kthimin e tyre nė njė stinė
    Atėherė kur lakuriqėsia mban piramidėn e keopsit
    Mbi shpinė dhe shkon pėrpjetė si sizifi
    Pėr tė kėrkuar njė pikė ku pritet njė frymėmarrje e miqėsisė
    Si krahnez thehesh nga ofshamė e tij
    Me alter egon nė ferr ke njė minutė qetėsi

    UDHĖZIME PĖR TĖ KALUAR MBRĖMJEN I VETMUAR

    Merr me vete birra mbėshtjelli me gazeta tė
    zverdhura Se kush e di ndoshta i lexon mė vonė
    Mos i numėro shishet e zbrazėta numėroji tė
    mbushurat Dhe ke kujdes me frymėmarrjen dhe gjoksin
    qė tė gulēon
    Jepi duq duhanit dhe mos shiko tavanin
    Mund tė shohėsh diēka atje lart....
    Telefonin pėrkėledhe por kėsaj here telin e
    shkyqur hudhe nė kėnd
    Numri i vjetėr kurrė nuk cingėrron nė vetmi
    Nuk ke nevojė ta dyfishosh vetminė tėnde
    Me njė “Jo” tė madhe “ik vagabond gėnjeshtar”...
    Mos ke dert nėse nuk ka rrymė ujė
    Ke dhomėn tėnde me muret qė kėtė herė do t’i
    gėlltitje Numėro tė rrahurat e orės nėse nuk ke
    harruar si bėhet kjo gjė
    Kthehu sėrish te masturbimi i parė
    Kur qaje dhe nuk guxoje ta pyesje kėnd
    Ēka nuk ėshtė nė rregull ....
    E tash duart prapa dhe ktheju gazetave
    Shiko kush ka vdekur e kush i vdekur ecėn
    Mos lexo politikė dhe mos beso se tash do tė vijė
    vdekja Ajo pėr fat sonte tė ka harruar
    Ik edhe nga kjo temė mund ta bėsh kėtė
    Hape dritaren dhe hudhi shishet e zbrazura
    Mos ke frikė nga numurat numėro yjet qė i ke parė
    tek bien Dhe dėshirat qė ke menduar se do tė plotėsohen
    Kujto puthjen e parė nė buzė dhe tė parėn herė ....
    Zhvishu lakuriq po tė duash dhe shėtit nėpėr dhomė
    Nuk ka gjė nėse ke qime ulkonje nė lėkurė Hap dritaren
    dhe ulėro si egėrsirė lagjja tė uturijė Mos kėrko ndjesė
    nuk ke nevojė tė tė kuptojnė U mbetėt vetėm ta njohin
    mbretėrinė tėnde Kjo ėshtė dhoma jote dhe ke shumė
    pėr tė thėnė Por tashmė veē tė zuri gjumi
    Pėr njė ditė tė re tė ecjes vertikale

    ARRESTI

    anemia e qiririt shihet qartė
    nga sytė e ajtur dalur duq
    shpirti i gjorė kapet nė rrjetė
    pa shpresė pėrpėlitet
    buzė e kuqėrremtė vyshket nė lutje
    klyshi i qenit kolorizon shikimin
    njeriu vizaton bardh e zi llahtarinė
    bulėzon koka e qepės nė kokė
    mbushet si stacion lakuriqėsh
    nė mesnatė barku tė tė pėlcasė
    tė vjen tė vjellur nga gjurmėt
    qė i lanė
    o Zot
    njerėzit…


    KUR ĖNDRRAT THYHEN NĖ POSTBLLOK

    1.

    mėngjesi ndez cigaren
    e prishė kafenė e hidhur
    dhe gazeta
    fotografitė e internetit me pika gjaku
    lakuriqėsia e fundshekullit nuk ka tė sosur
    nė grumbullin e kafkave grafiti
    “vetėm tė vdekur jeni tė mirė”

    LUFTA

    njė kohė e verdhė
    kaloi mbi qepallat e bardha
    u bė hije e ashtit tim
    diēka fantomike hyri nė mua
    pėshtyhet me afsh
    droēkė e verdhė
    kafshojmė gishtat
    lėpijmė shkrumin
    vdekja vjen si zonjė
    tatuazh na bėn nė shpirtra
    nė ėndėrra na e vizaton shiun
    thua ky ėshtė fundi

    4.

    sė pari i ranė telat gjemborė
    si infermierės plakė dhėmbėt
    mandej muret me thonj tė grithur
    morėn tjetėr ngjyrė
    parmakėt u kafshuan nga ndryshku ...
    mjekėt ikin me pantallonat ndėr kėmbė shpaluar
    bardhėsinė e lėkurės nga kujdestaria
    pas tij infermjerja e sapo pranuar mbulon gjinjtė
    (zatėn pėr ata gjinj qumėshtorė ishte pranuar)
    Me njė klithmė tė trishtė vazhdon mė pastaj kori
    paguajnė lirinė me alkimi qetėsuese
    Nga sirtarėt e policisė nxirret dosja kafe
    me numėr tė pėrshkėllirė Mbyllet me laps tė kuq
    procesi i hetimeve bartet ndėrsqetull
    hudhet nė kontenier
    dėshmitarėt lajnė duart nga prekja misterioze
    dhe mbyllin gojėn pėr tė mos bėrė kurrė njė pyetje

    5.

    (FLUTURIMI I PURPURTĖ)

    fluturimi i tij...
    nuk njeh stinė as temperaturė tė ajrit
    mbi krahė valėvitet kėmisha me buzėqeshje
    tė mėrdhirė
    retė marrin prekje tė butė dhe zbuten tej
    shumė larg Dielli ulet nė pėrqafim drithėrues
    mes bulevardit me trafik tė dendur
    i ikur nga pėrditshmėria
    zgėrdhin shikimet njerėzore
    (thua se nuk mund tė kuptojnė lirinė e tij)
    Stinėt ndėrrojnė e ai thinjet me gėzof tė lehtė
    dimėr e verė
    pa iu nėnshtruar revysė sė modės buzėqesh
    nė fluturim duke ikur tej
    thėrret njerėzit pėr njė monedhė euro-cent
    ta shikojnė botėn nė pluhurin e Gjilanit
    vazhdon pikimi i vesės nė qepallė
    gėnjen njerėzit se ėshtė i ikur dhe i duhen tela
    gjemborė sedativė tė infermieres plakė qė rrenė
    se do t’ia shėrojė dhembjen
    nė fluturim ikėn nga pėrditshmėria
    njerėzore... dhe e lut Zotin ta kuptojnė...

    6.

    (INTERMEXO)

    sa lehtė na therin sa lehtė
    mistershėm nė trupin tonė fusin
    bakterie viruse
    e djaj tė padukshėm eksperimentalė

    sa lehtė na therin sa lehtė

    8.

    (Kujdestarja)

    tashmė akrepi i molisur hap gojėn
    shtratit i mungon kalorėsi
    gastarja e kafes jep njė gogėsim tė plotė

    rrugėve endacakėt si hajdutė
    kėrcejnė nga vrushkulli i ujit
    qė pastrojnė rrugėt dhe tė lehurat e qenve

    lakuriqėt protestojnė abonimet
    mjeku kujdestar studion neurozat e natės
    ose brekushet me bojė krizanteme

    Imzot mbyll nga brenda katedralen
    mos futet gjumi ta vjedhė Shėn Zojėn
    reparti i natės kujdestaron akrepat

    9.

    (VJESHTĖ)

    Si ēdo herė vie infermierja tė ndėrrojė ēarēafėt
    dhe kafshon thonjėt me shikim nė mua
    Kėtė vit ka ca fije floku tė thinjur
    vitheve nė mantel ka pika tė pėrshkllira,
    njė vijė e ērregullt i vizatohet ijeve

    Mbi gjoks njė medaljon purpuri
    (nuk ia shkoq sytė)
    thonjėt si zakonisht tė prerė keq
    pėrplas dritaren ma ngritė zėrin ma shan
    perandorinė time tė fildishtė…

    mbi parmakėt e pavijonit bie shi shiringash tė kuqrremtė
    me qullen sytė...

    10.

    Erdhėn ata qė zakonisht vijnė vonė...
    pas luftės...
    pėr tė arsyetuar vonesėn shtruan mbi tavolinėn e
    vjetėr letra tė mėdha shumėngjyrshe
    E ngjyra rozė u shtri tej
    gjer nė livadhet e pakositura atje kur dikur bėnin
    Dashuri...
    shtėpisė me mure tė pėrshkėllira bukurinė ia morėn
    parmakėt shiringuar me dhembje varrimesh
    e rivarimesh gjithēka me velo tė lirisė merr shkėlqim
    tė NEONTĖ pėr pastrimin e trurit fjala mori dhenė
    e rendi u bė i gjatė pėr eksperiment tė ri...

    Xhevat Latifi - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 05-09-2012 mė 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •