Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Anastas Kondo

    ANASTAS KONDO
    (1937-1997)



    Anastas Kondo u lind nė qytetin e Kuēovės, mė 28 Nėntor tė vitit 1937. Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranės vazhdoi studimet e larta nė Shėn Petėrburg, nė Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ka punuar nė Institutin e Studimeve Gjeologjike tė Naftės nė Kuēovė, e mė pas nė Fier. Ai ėshtė njohur si shkrimtar, gazetar e skenarist i njė sėrė filmash, ndėr tė cilėt pėrmendim “Misioni pėrtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi njė ditė”, “Partizani i vogėl Velo”, etj. Gjithashtu ai ka qenė i njohur pėr krijimtarinė e tij letrare ku disa nga veprat janė vlerėsuar edhe me ēmime kombėtare. Ndėr vėllimet me tregime pėrmendim “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranė Odisenė”, “Kio”, “Njerėz dhe gurė”, “Kur zbardhi njė ditė” etj. Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave tė njohur, Anastas Kondo ėshtė autor i disa teksteve e studimeve shkencore, qė hodhėn themelet e shkencės sė Mikropaleontologjisė nė vendin tonė. Disa vjet rresht ai punoi nė drejtimin e sektorėve tė letėrsisė, kulturės dhe arsimit. Gjithashtu ka punuar si zėvendėsministėr i arsimit dhe kulturės, sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve etj.




    MĖMĖZONJA




    -Eja, o jetė, eja, jeto, eja!
    Sa herė qė mė shihte te dera e xhamisė, kėto fjalė mė thoshte. Unė isha i vogėl, njė pėllėmbė fėmijė dhe kuptimin e fjalės "jeto" e kisha fort tė cekėt. Por mua mė pėlqente se si ajo e kėndonte kėtė frazė pėr mua, se nė kėto raste unė isha jeta pėr tė. Ajo ishte plakė e madhe. Ajo kishte emėr si ēdo njeri mbi dhe, por ne muhaxhirėt e vegjėl e tė mėdhenj tė Luftės Italo-Greke tė Xhamisė Muradije nė Vlorė i thėrrisnim "Mėmėzonja". Ishte e shėndoshė, me fustan tė zi, tė gjatė deri te kyēi i kėmbės, me leshra tė thinjura, borė tė bardha, me duar tė argasura dhe me sy tė zezė, tė thellė si nata nė ėndrrat e fėmijėve.
    Ēdo gjė ishte e moēme, e stėrrnoēme tek ajo, vetėm sytė i kishte tė rinj, mė tė rinj se tė nėnės sime dhe zėrin, qė i kėndonte ēdo frazė qė thoshte. Ajo ishte plakė e gėzuar. Vetėm ajo, mė duket mua, nuk e humbi toruan as kur na u dogj fshati nga italianėt e u shpėrngulėm si nė vitet e egra tė turkut, qė tregojnė tė parėt, ca nė Tiranė e ca nė Shkodėr, ca nė Vlorė e ca nė Berat.
    Ne bėmė jatak nė xhami. Atje hanim, atje pinim, atje flinim. Plaka Mėmėzonjė kishte ngritur zjarrin jashtė mureve, se, paēka qė ishte kaure, prapė pėr tė xhamia ishte vend i shenjtė. Mbi zjarr kishte vėnė pirustinė e mbi pirusti kusinė. Unė e dija ē'ziente ajo nė atė kusi, sikur dhe nė mes tė natės tė mė zgjoje. Gjithmonė nė tė do tė kishte ose lakra tė egra, pėrkalidhe, do tė ishte gjella e tė gjithėve ato ditė, ose kallinj misri, qė ia sillnin miqtė e saj arbėr, lebėrit e Vlorės. Dhe atėherė kur ajo ziente misėr, na thėrriste ne kalamajtė, si klloēka zogjtė e na ndante kokrrat e misėrta, si gufeta tė rralla. Dhe ne dėgjonim "Eja, o jetė, eja, jeto, eja!"
    Misrin ajo e ziente pėr ne bonjakėt e botės (mua mė ishte vrarė tata), se vetė nuk kishte dhėmbė ta hante. Ajo gėzohej tek shihte si mbllaēiteshim e si pėrtypeshim ne me dhėmbėt brisk, tė vegjėl si dhėmbė peshku, si bluanim kokrrat e mėdha tė misrit tė Armenit apo tė Mesaplikut. Ajo ishte e njohur pėr moshėn e madhe dhe pėr bejtet e saj. Ajo ishte e zgjuar "si Sollomoni", thoshte ime ėmė. Unė nuk e njihja dhe as e kisha dėgjuar Sollomonin, por Mėmėzonjėn e njihja dhe e doja se kėndonte ca kėngė tė bukura e ca ligje tė rralla. Ajo ishte qė e qau fshatin tonė kur u dogj:
    "Vuno, qytet si Triesti, tė qėllon qiell e deti".
    Dhe sa herė atė e merrte malli pėr fshatin, atje nė mes tė xhamisė sė Vlorės, dėgjonim pėr Vunonė si Triesti. Asnjė nga ne nuk e kishte parė Triesten por, qė duhej tė ishte i bukur ky qytet, e merrnim me mend, pėrderisa ishte si fshati ynė. Se fshat mė tė bukur se Vunoi, para se ta digjte italiani e pastaj gjermani, s'kishte pasur e s'bėhej i dytė mė.
    Isha i vogėl dhe, pa dyshim, Eduart Lirin, profesorin e mbretėreshės Elisabetė tė Anglisė dhe shok tė Bajronit, qė kishte qenė nė fshatin tonė njėqind e ca vjet tė shkuar e kishte shkruar libėr pėr tė, nuk e kisha dėgjuar. Tani vonė, qė u burrėrova, e kam kėnduar librin e tij, ku ai thotė se fshati ynė asokohe ishte i bukur si Palermua. Ē'bėri Palermua apo Triestja. Puna ishte qė Vunoi qe mbi tė gjithė pėr bukurinė, me kullėn e Koket e atė tė Pilovoglet, me Thollon e Spiret dhe dyqanet radhė-radhė, si varg ēepelesh. Dhe sa herė kėndonte plaka Mėmėzonjė, neve na pikonte nė zemėr, na cimbiste shpirtin dhe shisnim gjithė botėn pėr atė fshatin tonė, qė ishte bėrė front i luftės, qė ishte shkretuar se vritej e pritej italiani me grekun, e ne na kishin zbuar e shpėrndarė nėpėr Shqipėri si kokrrat e misrit nė fushėn e madhe tė zezė tė Mėmėzonjės.
    Nuk mbahej mend as nga nėnat tona kur i kishte vdekur burri Mėmėzonjės. Ai kishte qėnė naft, detar nė karav dhe kishte shėtitur botėn me trabakullėn e Anagnostet. Mbase atėherė, kur ishte e re, do ta kishte parė Mėmėzonja dhe Triesten, qė e kujtonte kur i kėndonte fshatit tonė. Plaka kėndonte e ngrinte shumė kėngė, por unė isha i vogėl e shkrim e kėndim s'dija qė t'i hidhja nė letėr, kur u bėra pėr shkollė e me shkollė, ajo s'lėshonte mė hije me tė gjallėt, ajo kishte vajtur "atje te guri me vėrė, qė njė nga njė vemi tė tėrė". Po si u vra ajo, ėshtė njė histori mė vete dhe nuk rri dot pa jua thėnė, por, para se t'ju rrėfej pėr vdekjen e saj, po ju tregoj qysh i kėndonte ajo burrit tė saj naft tė detit, qė s'mbahej mend kur ishte vrarė Madagaskarit apo Kanalit tė Panamasė. Kur ishte e lodhur, dhe lodhej ajo, kur s'kishte ndonjė kalli misėr tė ziente a ksilloratė tė thatė qė tė na gostiste ne fėmijėt e tė na thėrriste "eja, jeto, eja", atėherė ne dėgjonim, tek shullėhej nė diell, anės murit tė xhamisė e tek lėshonte leshrat e saj tė bardha argjend mbi pollkėn me supe tė zeza dhe qė qante a kėndonte: "ē'mė zu Ēika nėnė vete, pėr atė burrin me derte, /mė as vjen as nuk vete, as nė stere, as nė dete".
    Dhe atje te muret e xhamisė ne dėgjonim valėt e dallgėt e detit. E ndienim erėn e malit tė Ēikės e na verbonte sytė bora nė majė, qė gremisej e binte honeve. Shikonim sorkadhen qė shkelte mbi mėndra e qė s'i dridhej as dora as kėmba. Ishte i shoqi, qė na fanepsej ditėn e jo mė natėn e trazuar nė kubenė e xhamisė sė Muradijes. Duhej dhe njė vit, qė i nipi i Mėmėzonjės tė vriste tenenten e larot e tjerė, duheshin dhe dy vjet qė pastaj tė vritej vetė nipi i Mėmėzonjės, qė ishte i bukur sa s'thuhet e trim sa s'shkruhet. Ishte ai qė, siē thoshte plaka, kishte pėr shok Ali Vezirin, qė "mori njėqind e njėzet kala dhe s'dha pėr to asnjė para". Kur u vra i nipi, atėherė ajo qau si asnjėherė nė anėt tona. "Astrit me pika tė kuqe, /trim i bukur e me huqi vrave shumė dhe tė vranė, qanė shumė, le tė qajnė".
    ...Tek rrinte Mėmėzonja rrėzė murit tė xhamisė e i bėnte hije maja e lartė e minaresė, i kėndonte vetes e mbase dhe tė shoqit:
    U plake, mike, u plake,
    u bėre dele kasape,
    u plake, o mik, dhe tinė,
    mbete si kau nė brinjė.
    Po nuk ishte akoma ajo, ashtu siē kėndonte, dele kasape, mbase mund tė ishte ai miku i saj ka nė brinjė.
    Mbaroi lufta e italianit me grekun, ne u kthyem nė fshatin e djegur dhe filloi lufta e madhe e shqiptarėve me italianėt. Ra Italia dhe erdhi gjermani. Kur erdhi gjermani, shtėpia e Mėmėzonjės, e deles sonė kasape, apo e kaut tonė nė brinjė, u bė jatak i madh i partizanėve. E gjurmuan gjermanėt plakėn dhe e panė nė Operacionin e Dimrit, tek u shpinte bukė malit shokėve tė nipit tė saj partizan. Ishte plakė e fortė, nga soji i strallit, qė e ngjiste malin mė mirė se gjermanėt. Vuri inat tė madh gjermani me plakėn dhe s'e harronte kollaj. Erdhi njė ditė qė dhjetė burra nė fshatit dhe Mėmėzonjėn njėmbėdhjetė, i zunė. I vunė pėr pushkatim. Pastaj erdhi oficeri gjerman, dha urdhėr ta largonin plakėn nga radha e burrave, kurse vetė burrat i shkuan nė plumb, u pushkatuan kėshtu dhjetė xhaxhallarė dhe vėllezėrit tanė. Kurse plakėn e hoqėn mėnjanė. Mallkoi Mėmėzonja: "Ore, tė panderė, pse mė hiqni nga deshtė me kėmborė mua delen kasape?" Por oficeri nuk pyeti pėr ē'tha plaka. E tėrhoqi bran dhe ne tė vegjlit menduam pėr njė ēast qė u meles, qė i erdhi keq atij pėr plakėn. Po ku meleset hasmi, or djem. Ne thamė: e hodhi Mėmėzonja jonė edhe me gjermanin si me italianin. Por jo. Ata e morėn dhe e ēuan nė shtėpi tė saj, atje nė Skutara, te brinja e Skuret, nga ku ka dalė ai fisi i dėgjuar i Skuret, e fundit e tė cilėve ishte plaka jonė. E futėn nė shtėpi tė saj plakėn. E lidhėn pas materėve tė derės. Dhe graria britėn: "O korba, e mbėrthyen si Krishtin, orėzezėn. "Pastaj gjermani i hodhi benzinė shtėpisė dhe i vuri flakėn dhe atėherė dėgjuam prapė zėrin e saj qė kėndonte kėngėn e Thanas Vajės: "Gjak e dhjamė mė kullove, por dot besėn s'ma ndėrrove". Nė tė vėrtetė kjo s'ishte kėngė mė pėr Thanasin, por ishte kėngė pėr tė.
    Gjermanėt nuk morėn vesh ē'ishte ajo kėnga e saj, nuk e dinin ata qė dhe nė vdekje ajo u thoshte atyre qė s'ndėrrohet dot besa e shqiptarit, plak a i ri qoftė ai, pėr jetė tė jetėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •