Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shefqet Tigani

    SHEFQET TIGANI


    Shefqet Tigani u lind nė Pejė nė 1945. Studimet e larta i ndoqi nė universitetin e Tiranės nė Fakultetin Histori-Filologji, nė degėn Gjuhė shqipe dhe letėrsi. Ka punuar pėr 25 vjet mėsues nė fshatrat e Vlorės dhe nė qytet. Ka botuar librat me tregime dhe novela: "Mrekullia e diellit","Mjegulla e ēarė", "Burimi i Valit", "Jeta nėn diell", "Zėra nė dy dete", "Tregime tė zgjedhura", "E diela e plagosur". Ėshtė hedhur nė qarkullim libri i ri me tregime "Kėmbė druri". Sot jeton Tiranės dhe Vlorės. Vėrtetė u lind nė Pejė, por Shefqeti u rrit nė Vlorė, mė saktė, nė Skelė. Sė bashku mbaruam shkollėn e mesme “Halim Xhelo, nė tė vetmen maturė tė saj. Shefqeti ka qenė gjithnjė njė njeri qė i pėlqente tė meditonte i vetmuar. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme i doli e drejta e studimit pėr gjeologji, tė cilėn e braktisi dhe arriti tė regjistrohej nė Histori Filologji. Me krijimtarinė e tij cilėsore arriti tė bėhet njeri nga pėrfaqėsuesit mė nė zė tė tregimit shqiptar.



    FLAMURTARI




    Nė betejėn qė qe zhvilluar disa ditė mė parė, i ishin vrarė babai dhe tė tre vėllezėrit. Kishte mbetur i vetmi mashkull i fisit tė tij. Duke qėndruar nė llogore, pranė flamurit, tė cilin e kishte ngulur mbi njė ledh, kujtoi shumė gjėra nga fėmijnia dhe familja, kujtoi gjėmat, ējerrjet e faqeve tė grave dhe kullėn e tij tė braktisur.
    E kujtoi mirė atė mėngjes kur ishin nisur nga shtėpia, tė katėr vėllezėrit me babanė nė krye. Ata ecnin duke lėnė pas kullėn. Nė kullė nuk kishte mbetur asnjė pushkė. Pushkėt e familjes ishin nisur tė shpėrthenin atje ku ishin mbledhur burrat nė luftė. Babai kishte thėnė se njė armik i egėr dhe i pangopur kishte dalė nė Veri dhe donte tė hynte nė tokat tona, nė kullat, nė fustat e grave. Atij pėr njė ēast i ishte kujtuar bajlozi i legjendave dhe kishte menduar se duhej tė bėhej njė Gjergj Elez Alia dhe ta shpėtonte vendin prej atij bajlozi. Ai nuk paskėsh dalė nga deti, siē thoshte legjenda, por nga toka dhe ēudia mė e madhe ishte se ai paskėsh dy kokė tė mėdha e tė hatashme, qė kėrkonin tė pėrlanin toka.
    Kishin rrėmbyer armėt, kishin lėnė pas kullat dhe ishin zbrazur shumė armė mbi kokėn e bajlozit qė donte tė pėrlante toka. Pėr ta ato toka ishin po aq tė shtrenjta sa dhe kullat, fėmijėt dhe jeta e tyre.
    Nė betejėn e fundit, tė zhvilluar disa ditė mė parė, i ishte vrarė babai me tė tre vėllezėrit. I kishin ardhur shumė luftėtarė pėr kryeshėndosh, por ai s'kishte gjetur ngushėllim. Kishte filluar tė urrente bajlozin dhe t'i donte edhe mė shumė ato toka.
    U dėgjuan tri herė jehona e njė briri dhe kjo donte tė thoshte se duhej tė mblidheshin nė kuvend krerėt udhėheqės tė luftėtarėve. U ngrit dhe shkoi drejt njė shpelle, me njė kuba tė lartė, e cila mbante brenda mbi njėqind luftėtarė. Ata ishin mbledhur tė gjithė nė gjysmėmugėtirėn e shpellės dhe ngjanin si copa kėrcunjsh tėrė nyje, tė prerė nė njė pyll tė madh, tė dendur, shumėshekullor.
    U ngrit baca dhe i tha qė ta linte luftėn dhe tė kthehej nė kullė; kulla e tij kishte dhėnė katėr burra dhe ata nuk donin qė tė ikte edhe jeta e atij djali. Ajo ishte njė kullė qė duhej tė pėrtėrihej pėr kohė tė tjera.
    - Njė kullė luftėtarėsh nuk duhet tė mbetet pa luftėtarė - tha baca.
    Nėpėr shpellė u dėgjuan murmurirna dhe fjalė aprovimi.
    - Babai mė solli pėr tė luftuar. Nė qoftė se u vra bashkė me vėllezėrit. e mi, kjo do tė thotė se unė duhet tė luftoj edhe pėr ta - tha djali.
    Burrat e kuvendit u shtangėn e s'dinin ē'tė thoshin. Ishte njė heshtje e rėndė. Nga gryka e shpellės dėgjoheshin jehonat e erėrave dhe tė shtėna tė largėta. Kudo bėhej luftė. Ai pa atė copė qiell qė shfaqej para grykės sė shpellės. Ishte njė qiell me re tė zeza, tė ngarkuara me elektricitet, qė davariteshin e pėrlesheshin me njėra-tjetrėn. Ishin kohėra tė vėshtira.
    - Ne nuk duam tė shuhet fisi juaj. Ne duam qė ai tė shtohet dhe tė rritet mbi kėtė tokė, prandaj kėrkojmė qė ta lėsh luftėn - tha baca.
    Djali nuk dėgjonte.
    Atėherė prej atyre tė kuvendit u ngrit njė luftėtar. Ai tha se, fundja, djali le tė rrinte nė luftė, por tė mos ishte flamurtar Le tė rrinte prapa dhe ta kishin kujdes burra tė regjur me luftėn. Djali i pa me vėmendje burrat e kuvendit. Ata dukeshin tė bukur e hijerėndė nė madhėshtinė e tyre, me mustaqe tė dendura dhe qeleshe qė s'di pėrse atij iu dukėn si fragmente kėshtjellash tė fuqishme. Kaloi duart nė fytyrėn e tij tė njomė dhe lėmoi mustaqet e holla, qė sapo kishin filluar t'i nxinin nėn hundė. Dikur edhe ai do tė kishte mustaqe tė dendura dhe do tė dukej po aq hijerėndė dhe madhėshtor sa edhe ata.
    - Jo, - tha djali - unė do tė eci nė rrugėn e babait. Ai ishte flamurtar. Edhe unė s'do ta lėshoj flamurin nga dora.
    Burrat e kuvendit u vėshtruan sy mė sy me njėri-tjetrin.
    Ishte e kotė tė merreshin me fjalė me atė djalė. Atė nuk do ta bindnin fjalėt. Duhej menduar dhe gjetur diēka mė bindėse dhe mė tronditėse se fjalėt.
    Atėherė u ngrit ai qė tė gjithė e thėrrisnin «bacė». Ai baca tha se nuk duhej tė merreshin mė me fjalė. Kishte ardhur koha qė tė kishte pak fjalė dhe shumė veprime. Nė tė gjitha ēėshtjet, pak fjalė! Pastaj baca tha se do tė ishte prijės dhe flamurtar ai burrė, tė cilit do t'i qėndronte nė njėrėn degė tė mustaqes njė krehėr i hekurt, i rėndė. Burrat vėshtruan njėri-tjetrin nė mėnyrė aprovimi, pastaj vėshtruan tė kėnaqur djalin sikur deshėn t'i thoshin se ai qė ishte vullneti i tyre, nė njė farė mėnyre do tė bėhej. Atėherė baca thirri dhe njė luftėtar, i solli krehrin e hekurt dhe tė rėndė. Djali vėshtronte tė gjithė burrat dhe atė krehėr tė rėndė. Pėr burrat nuk ndiente armiqėsi. Ai i donte ata. Pėr atė krehėr tė rėndė ndjeu menjėherė diēka tė pėrzier me trishtimin dhe ankthin, diēka qė i mbillte dobėsi dhe pasiguri. Mendoi se edhe ai ēast dobėsie dhe pasigurie do tė kalonte.
    I pari e provoi baca. Ai kishte mustaqe tė mėdha, tė zbardhura nga thinjat dhe tė zverdhura pranė fejeve tė hundės nga nikotina e asaj llulle, tė cilėn e hiqte me nge nė kohėn e pushimit dhe tė ēlodhjes. Krehri u zhduk dhe humbi midis atyre qimeve tė dendura, por ato s'patėn forcė ta mbanin. Krehri ra pėrdhe. Djali e pa veten ngushtė dhe u skuq e u drodh nga diēka e papėrcaktuar. Vėshtrimet u kthyen nga ai. Kuptoi se ishte shumė i ri pėr t'u matur me mustaqet e dendura tė burrave tė kuvendit. Asnjėherė nuk kishte treguar kujdes pėr to dhe nuk i kishte parė me aq vėmendje, si ato ēaste, Pėr tė mustaqet ishin simbol i forcės sė burrave dhe diēka e shenjtė pėr ata qė i mbanin. Asnjėherė nuk ishte munduar tė vėshtronte dendėsinė dhe llojet e tyre. Shikonte me vėmendje dhe mundohej tė pėrcaktonte me hamendje se nė cilat mustaqe tė atyre burrave do tė qėndronte ai krehėr i rėndė. Prova e parė, mė e vėshtira, kishte kaluar.
    Ai nuk duhej tė largohej nga lufta. Nderi i babait dhe i fisit nuk e linte tė ikte, edhe pse kishte mbetur i vetmi mashkull. Burrat kėrkonin qė ai tė largohej nga lufta. Ai nuk do tė ikte. Kishte shumė arsye qė tė mos ikte. A mund tė largohej ashtu i pėrzėnė, duke lėnė pas gjakun e babait dhe tė vėllezėrve, vetėm se kėrkonin tė pėrtėrinin njė fis? Ē'do tė bėnte fisi nė tokėn e kafshuar dhe tė pėrgjakur?
    Nga gryka e shpellės, vinin hera-herės jehonat e largėta tė luftės, hingėllimat e kuajve dhe britmat e shfrenuara tė luftėtarėve. Tė gjitha kėto ia bėnin mė tė afėrta gulēimet e klithjet e atij bajlozi qė donte tė pėrlante toka. Ai ishte rritur duke pėrtypur nė vend tė ushqimit pėrralla dhe legjenda tė treguara nga gjyshet dhe gjyshėrit, ishte mėsuar tė ėndėrronte dhe ta donte atė qė ishte e mirė, e guximshme, trime dhe tė urrente ato forca tė egra qė u nxirrnin punė atdhetarėve. Ato forca i shfaqeshin herė si bajlozė, herė si kuēedra, herė si gjigantė.
    Edhe tani qė ishte rritur, armikun e shihte si njė bajloz. Ky ishte mė i rrezikshėrn nga ata qė kishte dėgjuar se pėrlante toka. Dhe i gllabėronte ashtu siē i gjente pėrpara, me gjithė pyje, shkurre e driza, me gjithė arat e mbjella me drithėra. Bajlozi kėrkonte tė jetonte nė barkun e tij. Si mund tė ishte jeta nė barkun e njė bajlozi?! Ndjeu pėshtirosje dhe tė dredhura tmerri, kur e mendoi kėtė.
    Duhej tė luftonte edhe ai.
    Ai e mbėrtheu fort nė duar atė krehėr dhe sytė i shkėlqyen nga njė dritė, tė cilėn luftėtarėt nuk ia kishin parė kurrė. Ngriti dorėn me atė krehėr tė rėndė dhe e shpuri atje ku kishte mustaqet. Tė ishte i marrė ky djalė? Ai e pa me sytė e tij se si ra ai krehėr i rėndė prej mustaqeve tė dendura tė bacės. Ē'kėrkonte ai?
    Ata panė pas pakė se gjaku po i binte rrėke mbi buzėt, nėpėr gojė dhe po i rrėshqiste, nėpėr mjekėr deri nė thellėsitė e kraharorit. Pėr ēudi ata panė se ai krehėr i rėndė dhe i hekurt kishte qėndruar atje ku ishin mustaqet e tij. Krehri ishte i pėrgjakur ashtu si dhe gjysma e fytyrės, duke filluar nėn buzėt dhe kuptuan se ai krehėr ishte ngulur thellė nė mishra. Mė pas ata kuptuan edhe diēka tjetėr, qė donin ta thoshin me zė tė lartė, kuptuan se Shqipėrisė kurrė nuk i kishin munguar burrat dhe me djem tė tillė toka s'kishte pėr t'u ushqyer kurrė.
    Atėherė Baca lėvizi nga vendi, iu afrua djalit dhe e rroku nė gjoksin e tij tė fuqishėm prej plaku.
    - Ji pra prijės dhe flamurtar – i tha baca dhe vėshtronte nga ata qė ishin nė kuvend. U tundėn kokat e tyre tė rėnda dhe gjithēka ishte vendosur.
    Heshtja ishte e gjatė, e madhėrishme. Nga gryka e shpellės vinin zėrat e luftėtarėve.

  2. #2

    Shefqet Tigani - tregim

    SHEFQET TIGANI



    PULĖBARDHAT



    Ndodhia e atij mėngjesi ishte e frikshme.
    Kishte dalė tri herė nga palmeti duke lėnė aty brenda gėrhimat e shokėve dhe afshim mbytės. Era e detit: e ngrohtė, e athėt, e lagėt. Vetėm, lagur nga vesa, i pėrkulur, u jepte rremave pėr te llampat e zhytura nė ujė. I ngrinte njė e nga njė, vėshtronte lėvizjen e gjallesave dhe i ulte prapė. Ishin katėr, tė plota, hėnore, ndjellėse e mashtruese. E bėri tri herė kėtė punė gjatė natės duke hamendėsuar sasinė e peshkut. Nata kishte qenė e thellė dhe e qetė
    Pasi kontrolloi llampat, u kthye nė palmet dhe fjeti me njėrin sy, se tjetrin e mbante hapur nė pėrgjim. Deti e ka pabesinė nė thellėsi tė barkut. I shpėrqėndruar, pėrkėdhelur nga flladi, pėrvėluar nė diell, je shtrirė nė guvertė dhe i gėzohesh qetėsisė sė paqtė kur, pėr dreq, anija lėkundet, llokoēiten ujėra, mbi Karaburun rri nderur njė ré e bardhė, nė dukje paqėsore, por e rrezikshme. Ėshtė pikėrisht Lulja e Shirokut. Duhet tė lėvizėsh menjėherė, tė kėrkosh njė gji pėr t'u mbrojtur se, shumė shpejt, deti do tė ndėrrojė ngjyrė, faqja e lėmuar do t'i rudhet, dallgėt do tė ngrihen furishėm pėrpjetė dhe do nis tė ulurijė duke nxjerrė nga barku papėrtypur gjithė ligėsitė. Bėhet i rrezikshėm aq sa tė lėkundet burrėria.
    Me syrin e hapur e ndjeu qė agu ishte afėr. Bėri tė ngrihej, kur ja, zilja e palmetės e drodhi me tingėllimė djalli. Kapedani urdhėroi tė ngrihen tė gjithė. Ashimi del nė guvertė, e merr petromaksin nė duar dhe me shkathtėsi ulet nė sanall. E mbėrthen nė mbajtėsen e hekurt rrethore, lidh tubat me depon e benzinės dhe e ndez. Lėvizjet i bėn pa fjalė. Nuk dėgjon ē'thonė shokėt; nuk flet, por shtyn rremat ngadalė nga njėri lėmsh drite tek tjetri.
    Kur u krye rrethimi, ishte akoma mug. Qė larg dėgjohej krakitja e pulėbardhave. Ato ia behėn me tė shkrepur agu. Nga vinin, ku i kishin foletė, sa kishin fluturuar pėr tė ardhur deri aty? Tė panumėrta, hileqare, tė hedhura, tė urishme, klithnin ngjethshėm brenda rrethimit. Ashimi i vėshtron me kureshtje dhe vihet nė mendime se si jetojnė ato shpesė mbi det. Mishin e kanė tė fortė, qelben kėrmė e peshk bashkė, mendoi. Nė direkėt dhe kavot e anijes, peizazhi qiellor ėshtė i mbushur me to. Nė ēdo gjueti janė tė pranishme. Ashimi nuk i do, se janė rrėmbyese, hileqare, tė pangopura e mosmirėnjohėse. Megjithatė nė det nuk bėn dot pa to. Deti pa pulėbardhat do tė ishte i njėllojtė dhe pajetė. Ato e mbushin detin me zėra dhe e orientojnė njeriun drejt tokės. Ku duket pulėbardhė, toka ėshtė pranė.
    Erdhėn atė mėngjes pa pritur, mizėri tronditėse. Njėzet vjet nė det nuk kishte parė kaq shumė nė njė rrethim. Dhe sa tė uritura dukeshin, tė zhdėrvjellta dhe agresive. Rrethi i tapės u mbulua nga trupat e tyre puplorė. Zhytnin sqepėt duke rrėmbyer peshkun qė guxonte tė hidhej lart. Edhe brenda rrethimit kishte aq shumė, sa nuk dukej uji. Zhyteshin dhe dilnin. Sa ngrihej njėra nė ajėr, tė tjera ia rrėmbenin atė qė kishte nė sqep. Kur ndonjėrės i shpėtonte peshku, nuk arrinte tė binte poshtė; suleshin nė tufė pėr ta rrėmbyer. Pa drojtje, mbushnin anėt e filit dhe bashit tė sanallit. Te kiēi nuk guxonin nga nxehtėsia e petromaksit. Sa afroheshin aty, ktheheshin tė trembura.
    Ē'tė jetė kjo? Nuk i kam parė asnjėherė kaq tė uritura, mendoi Ashimi.
    Njė pulėbardhė i qėndroi nė sup, kur pomponte depon e benzinės. E ndjeu peshėn dhe lėvizjen e saj tė egėr, por nuk e largoi nga trupi. Ajo e mallkuara e ēukiti nė qafė, nėn vesh. Ashimi u rrėnqeth, i dhembi, hodhi duart pėr ta kapur, por fluturoi dhe u ngatėrrua nė mizėri. Ah, deri kėtu jo! Domethėnė punėt nuk janė mirė qė kur e ēukitėn dhe e pėrgjakėn nėn vesh! Dorėn e ndjeu tė lagur nga gjaku. Nuk e shihte dot anijen, aq e dendur ishte perdja e pulėbardhave: lėvizėse, kobndjellėse, uluritėse, grykėse deri nė babėzi. Nėpėr lėvizjen fluturake sajoheshin hije, copėra fytyrash qė nuk ngjasonin me asgjė. Te anija po mblidhnin tratėn. Bėnin aq zhurmė ato tė mallkuara sa nuk dėgjoje veē krahė qė pahiteshin furtunshėm dhe klithma egėrsie.
    Dy pulėbardha e sulmuan; njėra e ēukiti nė kokė. I dhembi po e mblodhi veten. Luajti krahėt pėr t'i trembur. Edhe i trembi. Pastaj rrėmbeu njėrin nga rremat dhe qėlloi ato qė ishin brenda nė sanall. Njėrėn e goditi dhe ajo ra e plagosur nė ujė, tė tjerat fluturuan dhe u pėrzien me mė agresivet e grabitėset. Qenka thėnė tė vdes mbi sanall, i shqyer nga sqepinjtė e kėtyre tė mallkuarave, mendoi Ashimi.
    - O Borak! Boooooraaak! - thėrret Ashimi sa ka nė gurmaz.
    - E more,ēfarė ke! - flet rėndė Boraku, kapedani i anijes.
    - Shikon ē'po bėjnė me mua?! Do mė shqyejnė, - thotė Ashimi.
    - E shoh, po ē'tė bėj! - thotė zvarrė-zvarrė Boraku.
    - Nxirre atė pushkė dhe qėllo tė tremben.
    - Mirė, do ta nxjerr, - thotė Boraku zėshuar, plogėt, sikur tė mos shihte asgjė.
    Ishte e pamundur tė rrije nė sanall. Si t’u shmangej fluturimeve mbi krye, pranė fytyrės, mbi shpatulla, te kėmbėt? Uleshin kudo mbi sanall pa u trembur. Tani edhe rrema nuk po i hynte nė punė. Po tė vazhdonte gjatė, rrema do t'i thyhej dhe me se tė rremonte? Po bėheshin gjithnjė e mė agresive. Tė shpuarat nė kokė dhe te nėnveshi i dhimbnin dhe i pėrcėllonin. Kot tė merrej me petromaksin dhe depon e benzinės. Drita kishte vėrshuar plotėsisht dhe trata nuk qe mbledhur akoma. Mėngjesi po sillte nga brigjet e afėrta panumėri pulėbardhash tė tjera, po aq tė egra e tė uritura. Aty afėr nuk kishte anije tjetėr. Vetėm njė dukej shumė larg, gati-gati e padukshme, si hije, sepse ato tė nėmurat ia kishin zėnė pamjen pothuaj. Kaq shumė, o zot, kaq shumė! Nuk ėshtė ogur i mirė ky, mendoi Ashim Hyzoti duke e ndjerė veten tė sulmuar, tė braktisur, tė rrezikuar. Nuk e zuri rremėn me dorė. Petromaksin e la tė fikej. U ul pranė fenerit, u mbėshtoll kokekėmbė me mushamanė e zezė, e vjetėr edhe ajo, e konsumuar, sepse Ashim qyqari, dhe peshkatarėt e tjerė qyqarė, mushamatė dhe ēizmet e reja qė u jepte ndėrmarrja, i shisnin pėr tė pirė ndonjė gotė nė portet e qyteteve ku qėndronin nė mote me furtunė. Mbledhur kruspull, duke mbuluar gjithēka qė ēukitet, e la veten nė dorė tė asaj qė mund tė ndodhte. Me vullnet dhe me forcė asgjė nuk mund tė bėnte. Si tė luftonte dhe ē'armė tė pėrdorte kundėr kėtyre shpendėve tė uritura qė sqepojnė dhe duan gjak njeriu!! Ky tė jetė fundi? - pyet veten Ashim Hyzoti i dridhur dhe i ēarmatosur. Kokėn e kishte vėnė nė mes tė kėmbėve pėr tė mos parė asgjė. U dėgjuan dy tė shtėna arme qė e drodhėn dhe e lėkundėn nė sanall. Pulėbardhat nuk deshėn t'ia dinin. Ato do ta kryenin qėllimin e tyre, domethėnė gėlltitjen e gjithė peshkut qė gjendej nė tratė. Pastaj, kur tė mos kishin mė ē'tė gėlltitnin, do t'i suleshin Ashimit, do t'ia shqyenin mushamanė, pėr t'i hyrė brenda mishit dhe kockave.
    E ngritėn nga sanalli tė alivanosur. Te nėnveshi dhe nė majė tė kokės gjaku ishte mpiksur. Ashim Hyzotit i ishte marrė goja, nuk bėnte gėk dhe rrinte i tulatur. E ngritėn nė krahė dhe e shtrinė nė shtratin e tij nė palmet. Fol, Ashim, i thoshin, fol, ē'tė gjeti?! Duke iu dridhur nofullat mezi nxorri tri fjalė tė dridhshme qė shprehnin veē kob:
    - Mos mė keq!
    - Lėre se i vure vulėn, - tha Boraku duke ngjitur shkallėt pėr nė guvertė. - Hajde djema, bėni neto anijen, - sokėlliti.
    Nė bandėn e anijes nuk kishte kokėrr peshku. Edhe me tratėn do tė kishin shumė punė pėr ta qepur, kur tė ktheheshin nė mol.
    Anija ēante faqen e pėrndritur tė detit.

  3. #3

    Shefqet Tigani - tregim

    Shefqet TIGANI





    MĖ FAL PĖR LEPURIN, SHPIRT!




    Tė ka hyrė lepuri nė bark, nuk di se ē'thua!, mė tha. Mirė, i thashė, mė ka hyrė lepuri nė bark...ashtu ėshtė...sipas teje nuk di ē'them, por tė lutem, mos rri nė ballkon. Dėgjon ē'bėhet?! Plumbat qė hidhen nė qiell, ku bien vallė?!
    Atje jashtė, tek dy ngrehinat e mėdha tė italianit qė prodhon kafe pėr eksprese, dėgjoheshin tė shtėna papushim. Vetimat e tė shtėnave e dridhnin gjėmshėm qelqnajėn e ballkonit.
    - Moj, eja kėtu brenda!- E ngrita zėrin deri nė klithmė. Ē'ke, more burracak me lepur nė bark, tha ajo. Hyri nė dhomėn e ndenjes e shprishur nė fytyrė. Bobo, ē'bėhet atje tek italiani. Qėllojnė nga tė gjitha anėt. Nuk e kanė me italianin, por me vetveten, me njeri-tjetrin, i thashė. Naaa, mos del, i thashė teksa po hapte prapė derėn e ballkonit. Atėbot qelqnaja kėrciti, kėrciti dhe kapaku i teneqtė i sobės elektrike mbėshtetur pas
    murit. E pėrplasi derėn e ballkonit e lemerisur. Dridhej. Mua mė ka hyrė lepuri nė bark?! Fol, mua mė ka hyrė lepuri nė bark?- thashė. Mos fol, Mujo, po ngrehu! Nė dhomėn e gjumit, shpejt!
    U bėmė njė trup qė dridhej e fėrgėllonte. Mujo, ky qytet qenka ēmendur. Mirė qė nuk i kemi fėmijėt kėtu!- tha ajo. Nėn jorgan, nuk po ndjenim tė ngrohtė, veē dridheshim. Mbanim frymėn e dėgjonim ē'bėhej jashtė banesės sonė. S'kuptohej nga vinin: tė shtėna armėsh tė mprehta, tė ngjirura, kollitėse, gjėmuese. Mujo, mė fal pėr lepurin, tha. Frymėt tona po gjenin ritėm. I putha gushėn, sytė, mollėzat e faqeve, mjekrėn. Nė rregull, i thashė, tė gjitha kėto a tė bindin se tė kam falur? Kishe tė drejtė, kur unė kujtoja se tė ka hyrė lepuri nė bark, tha. Nuk ėshtė punė lepuri. Njė plumb qorr mund tė hyjė deri kėtu nėn jorgan, thashė. A flemė tani? Nuk isha i sigurt nė mund tė flinim, megjithatė ia pėrmenda tė fjeturit. Jashtė, kėtė natė... kushedi ē'bėhet! E ke mbyllur derėn me ēelės, pyeti ankthshėm ajo. Po, i thashė, poshtė edhe lart, tė flemė tani?!
    Edhe qyteti, i lodhur nga tė shtėnat e lloj-lloj armėve, kishte rėnė nė qetėsi tė thellė. Ajo po flinte si asnjė natė tjetėr; qetė, pa fishkėllima. Unė nuk flija, por pėrgjoja qetėsinė e trembshme tė qytetit.
    U dėgjuan trokitje tė forta nė derė. Ajo u drodh dhe u ngjit pas meje. Mbanim veshė trokitjet, zėrat: doktor, o doktor, hape, hape! E dimė qė je nė shtėpi. Unė jam njė ndihmėsmjek mikrokirurg nė poliklinikėn e qytetit, por tė gjithė mė thėrrasin doktor. Bėra tė ngrihem, por ajo u ngjesh mė fort pas meje. Rri, mos lėviz, tha. E hodha jorganin pėrtej dhe u ngrita. U ngritedhe ajo. Shkova tek dera. Ajo pas meje. Kush ėshtė?! Nuk ishte zėri im. Na duhesh, doktor. Shpejt dhe pa fjalė.- tha kėrcėnues zėri prapa derės. Mos dil, thoshte ajo pranė meje, pashqitshėm. Nuk mė linte tė lėvizja. Tek dera trokitja dhe fjalėt u bėnė mė tė vrazhda. Do tė nisnin pas pak sharjet e pista, e dija. Lėviz, shkėrdhatė, ē'pret, apo ta shqyejmė derėn! Prisni, u thashė, prisni sa tė vishem! Mos harro ēantėn, thanė po aq vrazhdė, po pa fjalėn shkėrdhatė. Dihet si u vesha. Ajo mė shtrėngohej nė qafė. Dridhej, ponuk qante. Shpejt, ***, nuk pret puna! Tjetri po jep shpirt! Mujo, mos ik! Ėshtė natė! Cilėt janė kėta?! Si mund t'u besosh?! Mos ik, tė pėrgjėrohem, mos ik! Si tė mos iki? Tė rri me ty? Ata janė tek dera. Si tė iki, si tė mos iki me ta, njėsoj jemi tė rrezikuar. Ata janė tek dera, thashė dhe ktheva ēelėsin nė bravė. Nuk arrita t'i shoh; njėri mė mori ēantėn nga dora, dy mė pėrfshinė, duke mė hedhur diēka tė ndohtė nė kokė... Nuk pashė si zbritėm shkallėt, nė ē'maqinė hipėm, ē'lėvizje bėmė, veē ndjeja qė mjeti shukej nė gropa, mė merreshin mendtė dhe mė vinte pėr tė vjellė. Nuk bėra as gėk as mėk, sepse ishte e kotė. Tė bėhet si tė jetė thėnė. E mblodha veten, ēuditėrisht mė kaploi njė qetėsi terri, nė trurin tim nuk kuakte asnjė bretkocė, asnjė bulkth nuk bulkthonte, nuk xixėllonin yje, nuk shkrepte asnjė mendim. Isha i mpirė. Zot, qenkam i humbur! Diku do tė mė gjejnėkufomė tė shprishur, pa sy, pa gjymtyrė, kokėn nė njė gropė pisllėqesh dhetrupin nė kazanhedhurinash. Ndonjė mund tė ma njohė kryet, pa syzet pėrhershme, me bashkun e flokėve tė zbardhur nė ēaēkė. O, oh, si kryet edoktor Mujos, do tė thoshin. E dinim tė humbur! Po trupin ku do ta ketė? Aiqė do tė gjente trupin do tė mė njihte nga rrobat: more kėto pantallona sitė doktor Mujos! Unė, i ngrati, njė ndihmėsmjek mikrokirurg nė poliklinikėqėndrore tė qytetit, me njė pagė modeste, nuk mund tė ndėrroja shumpantallona gjatė vitit: tė dimrit, dy palė tė trasha; tė verės, dy palė tholla. Laj thaj ato, tė pėrhershmet, me tė cilat qenė mėsuar tė mė shihnin. Prandaj nuk ėshtė ēudi qė ta njohin trupin tim nga pantallonat. Nė ditfestash a tė kremtesh vishja tė vetmin kostum qė nga martesa me Merin. Dukej njė udhėtim pa mbarim, i tejzgjatur, pa dritė, me dridhma. Nė tė dhjetėn e sekondės e mendova Merin mes lotėsh dhe ulurimash. Na ndanė, na ndanė kur duhet tė ishim bashkė! Ku po mė ēojnė?! Qyteti bluante nėpėr dhėmbė emrat e kapobandave qė terrorizonin, qė vinin gjoba dhe grabisnin njerėz duke i vrarė. Ishte njėri nga ata, vetė kapobanda. Robėn ma hoqėn nga koka, kur u gjenda para tij, nė dhomė. Sytė i shkrepnin flakė. Krahun e djathtė e kishte tė zhveshur, tė pėrgjakur, tė maisur. Asgjė nuk kuptoje nė sytė e tij. Dhembjen e kishte zhytur nė drogė dhe wisky. Tė dyja ishin mbi tavolinė: pluhur i bardhė mbi njė fletė celofani dhe shishja e wiskyt pėrgjysėm. Erdhe, doktor, tani fillo nga puna. Plumbin e kam nė krah. Kocka nuk mė dhemb, mishi mė dhemb; mė ėshtė ėnjtur, e shikon. Fillo nga puna, doktor dhe nxirre plumbin.
    Po mė vinte zemra nė vend, tė rrahurat po mė zbrisnin. Ji gjakftohtė, pėrdore saktė e pa t'u dridhur duart pincetėn dhe majėn e bisturisė, nxirrja plumbin me sa mė pak dhembje, dėgjon(?!), i thashė vetes. Derr i droguar, derr i pirė, shfryva nė mendje, pa dhėnė shenjė nė fytyrė. Nxorra nga ēanta ato qė mė duheshin, bėra gati shiringėn dhe agen. Ē'po bėn, doktor? Njė anestezi lokale, tė ndjesh sa mė pak dhembje, i thashė. Lėri ato, drejt e nė mish, nxirre plumbin, se nuk kam mė durim, tha kapobanda. Pa anestezi mė dridhen duart, nuk kam bėrė ndonjėherė, veē nė plagė tė lehta, thashė. Sytė e mi flisnin, por ata nuk kuptonin. Ata nuk dinin tė shihnin nė sytė e njeriut. Mora nė dorė bisturinė dhe pincetat. Kriminelė!- uluriti humbshėm qenia ime. Hapja mishin me bisturi dhe futja thellė e mė thellė pincetėn. Gjaku i mbuloi krahun. Ai kėrciste dhėmbėt, por zė nuk nxirrte. Prit, tha.
    Nuk ishte ēasti pėr tė pritur. E futa pincetėn mė thellė dhe e kapa plumbin. Duro, i thashė. Ē'tė duroj, mor bir kurve! Mbaroi... Kaq ishte, thashė. E nxorra plumbin dhe e hodha nė tavolinė. I pėrgjakur dhe i zi, dukej si njė krimb. Kapobandės i ra tė fiktė, por e pėrmėndėn duke i vėnė nė hundė shishen e wiskyt. Sa erdhi nė vete, piu gjysmėn e asaj qė kishte mbetur. Kafshė, thashė me vete. Mė mirė qė nuk dinin tė shihnin nė sytė e njeriut! Po tė dinin do ta kisha patur punėn keq. Ēojeni doktorin nė shtėpi, tha dhe i ra prapė tė fiktė. Po kėtė herė nuk ia vunė shishen e wiskyt nė hundė. E lanė tė pėrmendej vetė, ndėrsa unė ia pastrova plagėn, ia mjekova dhe ia fashova. Ishte nė tė fiktė a nė gjumė? E ēova me mend nė ferr, nė mes tė flakėve dhe ulurimave ku duhej tė ishte soji i tij. Pas tri ditėsh duhet mjekuar plaga, thashė. Mirė, doktor, ia bėjmė vetė, tha njėri prej tyre. I mblodha sendet e mia dhe i futa nė ēantė. Askujt, pėr kėtė qė bėre dhe qė pe kėtu, tha po ai qė foli pakparė. Tunda kryet, por nė ēast mė
    rrasėn rrobėn e ndohtė, m'i mbluan sytė dhe mė nxorrėn jashtė. Mjeti u nis. Ku po mė ēojnė?! Tani do mė vrasin, mendova, do mė hedhin diku qė tė mos ma gjejnė as kryet as trupin. Hamendje tė mbrapshta mė mundonin.
    Nė kalendar shėnohej zgjatja e ditės dhe shkurtimi i natės. Nė tė vėrtetė ditėt tkurreshin frikshėm, ndėrsa netėt, tė errėta e pa mbarim, bymeheshin gungajshėm.
    Te shkallėt e pallatit ma hoqėn rrobėn nga kryet. Doktor, mbylle gojėn, ndryshe pėr tė zezėn tėnde, mė tha nė vesh njėri prej tyre. Ikėn tinėzisht siē erdhėn. Aq i hutuar isha, sa nuk pashė si ikėn, nuk pashė as mjetin e tyre si humbi nė brinjė tė pallatit. I ngjita shkallėt zorshėm. Ndalesha ēdo kat tek parmaku dhe vėshtroja xixėllima dritash nė largėsi, atje ku ishte ultėsira mė e frikshme e qytetit, me shtėpi pėrdhese dhe rrugė me
    gropa. Atje tė kem qėnė?! Ē'rėndėsi ka ku kam qėnė?! Rėndėsi ka ku jam. Po ngjis shkallėt e pallatit tim. Kjo do tė thotė qė jam gjallė, kjo do tė thotė qė duhet ta shqyej nga kujtesa ē'ka ndodhur...
    Sipas orės qė trokiste nė pulsin tim, agimi nuk ishte larg, por asnjė shenjė e tij nuk dukej nė qiell. Ngrita kryet. Atje ku doja tė ishte qielli, dukej blozė e ngrirė njėtrajtshėm, pa masė, pa pikėzime yjesh, humnerė. Si nė ēdo
    zbardhje tė njė dite tė re, afshi i agimit nuk ndjehej. As gjelat nuk kėndonin! Mund tė ketė agim pa kėngėt e gjelave?- pyeta vetmevete.
    Sė fundi trokita nė derėn e shtėpisė sime. E hapi pa pyetur dhe mė pėrfshiu duke qarė dridhshėm me gulēe ngashėrimash. E tėrhoqa dhe e mbylla derėn me ēelės. Mujo, shpirt, mė fal! Nuk e mendoja kaq keq, pa tė thosha se tė ka hyrė lepuri nė bark. Mė fal pėr lepurin, shpirt!
    Hymė nė shtrat, shtrėnguar pas njeri-tjetrit, nė pritje tė agimit qė s'po vinte.

    Tiranė, janar 2002

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shtator 2008)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    andi..meqe je vlonjat shpjegoju kalamaqerve ketu disa shprehje e fjale te vecanta qe i dine peshkataret e vlonjatet qe njohin detin.. qe i di dhe ti..por qe shumica nuk i dine..

    tregimet ishin te bukura..
    pse vlonjat eshte tigani?

  5. #5

    Pergjigje

    Po, une nuk kam punuar peshkatar, ato i di tregimtari i shquar vlonjat Sh.Tigani (ka pas punuar dikur ne peshkim).

    Shefqet Tigani (sic e thote edhe ne biografine e tij), ka lindur ne Peje, Kosove, por eshte rritur dhe edukuar ne Vlore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •