Teuta Gjunkshi, bashkëshortja e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, rezulton aksionere në një nga kompanitë private që ushtrojnë aktivitetin në biznesin e kromit. Kjo bëhet e ditur në deklaratën e pasurisë së Gjunkshit, i cili sqaron se veç pagës së tij, burim kryesor të të ardhurave ka edhe atë të bashkëshortes, për të cilën thotë se është aksionere në firmën “Mutafci-Dragon shpk”. Ndërkohë zv/Shefi i Shtabit, Sandër Lleshi, i cili u përfol dhe si kandidat për postin e Presidentit të Republikës, bën të ditur se disponon një automjet në vlerë rreth 19 mijë euro, shumë për të cilën sqaron se ka marrë kredi. Kolegu tjetër i tij, Zyber Dushku, vetëm si komandant i Brigadës së Europës-Juglindore (SEEBRIG) rezulton të ketë përfituar gjatë vitit të kaluar shumën prej 12.900 euro. Kurse nga ana tjetër zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu rezulton se si burim të të ardhurave të tij për vitin që lamë pas të ketë patur edhe shitjen për skrap të dy automjeteve në pronësi personale. Në deklaratën e pasurisë së drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shyqyri Dekavelli ajo që bie në sy është fakti se të gjithë të afërmit e tij janë të punësuar në shërbimet inteligjente. Konkretisht bashkëshortja e tij është punonjëse në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, njwri nga dy djemtw punon në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe tjetri jurist në ministrinë e Brendshme. Drejtori i Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të import-eksportit të mallrave ushtarake, Erald Dervishi rezulton sa kaq një nga zyrtarët më të pasur të ministrisë së Mbrojtjes. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2011, ai bën të ditur se disponon një apartament me sipërfaqe banimi 178 m2 në komunën Farkë me vlerë totale 140 mijë euro. Ai sqaron se “të ardhurat për kryerjen e kësaj pagese burojnë nga shitja e një garazhi 30 m2 dhe shuma e mbetur pas shitjes së dy apartamenteve në qytetin e Durrësit në pronësi të prindërve”. Nuk dihet periudha kur e ka blerë apartamentin por Dervishi bën të ditur se vitin e kaluar ka paguar dhe shumën e mbetur të kontratës së blerjes.

Ekrem SPAHIU
(Zv/ministër i Mbrojtjes)
Ndryshimet
- Para cash të përfituara nga kursimet
Vlera 1.600.000 lekë
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.632.000 lekë
- Paga e bashkëshortes (Laborante tek Arkiva e Shtetit)
Vlera 396.000 lekë
- Qeraja mujore e ambienteve
Vlera 1.440.000 lekë
- Shitja për skrap e dy automjeteve
Vlera 200.000 lekë
- Paga e vajzës (Specialiste në MTKRS)
Vlera 817.200 lekë
- Paga e vajzës (Asistente në UNDP për integrimin e viktimave ndaj minave)
Vlera 520.000 lekë

IVA SPAHIU (vajza)
- Blerje autoveture Ford Fiesta
Vlera 4.000 euro

ZANA XHUKA
(Zv/ministër i Mbrojtjes)
Ndryshimet
- Dy depozita klienti tek Intesa San Paolo Bank
Vlera 816.095 lekë
Vlera 8.354 euro
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.547.438 lekë
- Pensioni i babait
Vlera 37.772 lekë
- Pensioni i nënës
Vlera 22.169 lekë
Detyrimet
- Kredi për blerje apartamenti
Vlera e shlyer 216.329 lekë (pa shlyer 4.057.623 lekë)
- Kontratë porosie apartamenti, Fshati Qesarakë, Dajt
Vlera 32.262 euro

ARBEN IMAMI
(Ministër i Mbrojtjes)
Të ardhurat
- Nga paga si ministër i Mbrojtjes
Vlera 1,699,432 lekë
- Nga paga e bashkëshortes pedagoge në Akademinë e Arteve
Vlera 1,044,000 Lekë
- Nga aktviteti bashkëshortes si piktore dhe kuratorë
Vlera 30,268 Euro
Detyrime
- vazhdon shlyerja e kredisë për banim
Për tu shlyer Vlera 2,985,765 lekë

XHEMAL GJUNKSHI
(Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA)
Ndryshimet
- Pakësim në llogarinë bankare Credins Bank
Vlera 188.674 lekë
- Shtesë në llogarinë bankare Credins Bank
Vlera 1.370.270 lekë
- Aksione në “Mutafci-Dragon shpk” në emër të bashkëshortes
Vlera 5.000 lekë (dhurim nga ortakët e shoqërisë)
Të ardhurat
- Paga + dieta
Vlera 1.306.175 lekë
- Paga e bashkëshortes
Vlera 525.793 lekë
Detyrimet
- Kredi bankare në Raiffeisen Bank
Vlera e shlyer 198.000 lekë (pa shlyer 2.768.289 lekë

ARIAN STAROVA
(Zv/ministër i Mbrojtjes)
Ndryshimet
- Kursime nga të ardhurat
Vlera 1.000.000 lekë
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.700.000 lekë
- Paga e bashkëshortes (diplomate në ambasadën shqiptare në Londër)
Vlera 13.000 euro
Detyrimet
- Pagesë vjetore për shlyerje kredie ndaj Credins Bank
Vlera 1.700 euro

ERALD DERVISHI
(Drejtor i AKSHE)
Ndryshimet
- Paguar shuma e mbetur (diferenca) e kontratës së blerjes së apartamentit të banimit, me sip. 178 m2, në kompleksin e banimit “Rezidenca Kodra e Diellit”, Selitë, Komuna Farkë
Vlera totale e apartamentit 140.000 mijë euro (Të ardhurat për kryerjen e kësaj pagese burojnë nga shitja e një garazhi 30 m2 dhe shuma e mbetur pas shitjes së dy apartamenteve në qytetin e Durrësit në pronësi të prindërve)
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.152.000 lekë
- Pjesëmarrja si kryetar i Komisionit të Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse dhe Fishekzjarrëve për përdorim civil
Vlera 126.000 mijë lekë
- Shpërblim i Vitit të Ri
Vlera 9.000 lekë
Detyrimet
- Kredi tek Raiffeisen Bank në shumën 1.000.000 lekë
Shuma e shlyer 76.000 lekë

DORINA DERVISHI
(Bashkëshortja)
Ndryshimet
- Paguar këstet përfundimtare të blerjes së autoveturës model “Citoren C 3”
Vlera 2460 Euro
Të ardhurat
- Paga si asistente e Departamentit të Farmacisë pranë “Albanian University”
Vlera 893.216 lekë
- Paga si drejtuese teknike pranë farmacisë “Lori & Geri”
Vlera 240.000 lekë

ZYBER DUSHKU
(Zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA)
Ndryshimet
- Blerë makinë e përdorur Ë.Polo
Vlera 6.000 euro
Të ardhurat
- Paga për periudhën janar-korrik 2011 si Komandant i Brigadës së Europës-Juglindore (SEEBRIG)
Vlera 12.900 euro
- Paga për periudhën gusht-dhjetor 2011 si zv/SHSHP
Vlera 450.000 lekë
- Dieta si komandant i SEEBRIG dhe zv/SHSHP
Vlera 1.500 euro

SANDËR LLESHI
(Zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA)
Ndryshimet
- Paga e tij dhe e bashkëshortes
Vlera 20.000 lekë (shtuar nga deklarimi i mëparshëm)
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.392.000 lekë
- Paga e bashkëshortes (mësuese)
Vlera 408.000 lekë
Detyrimet
- Kredi 5.000.000 lekë tek Raiffeisen Bank marrë nëpërmjet ministrisë së Mbrojtjes (ende nuk është blerë shtëpia)
Vlera e shlyer 335.835 lekë (pa shlyer 4.000.000 lekë)
- Kredi leasing për një autoveturë Honda pranë Credins Bank në vlerën 18.550 euro
Vlera e shlyer 4.023 euro (pa shlyer 14.753 euro)

YLLI ZYLA
(Ish-shefi i SHIU)
Ndryshimet
- Kursimet tek Raiffeisen Bank
Vlera 35.409 lekë
- Blerje autoveture KIA nga bashkëshortja nga e cila ka paguar 8 mijë euro dhe pjesën tjetër kredi
Vlera 12.000 euro
- Blerje toke arë në Armath Manëz sip. 2900m2
Vlera 1.203.600 lekë
- Pakësim i gjendjes cash
Vlera 820.000 lekë
Të ardhurat
- Paga
Vlera 840.000 lekë
- Paga e bashkëshortes (specialiste në brigadën e mbrojtjes rajonale)
Vlera 330.000 lekë
- Të ardhura nga biznesi privat i bashkëshortes
Vlera 1.320.000 lekë
- Të ardhura nga ambiente personale të dhëna me qera nga bashkëshortja
Vlera 780.000 lekë
Detyrimet
- Kredi në USD tek Intesa San Paolo Bank
Vlera 2.268 USD (pa shlyer 17.792 USD)
- Kredi në USD tek Intesa San Paolo Bank
Vlera 1.224 USD (pa shlyer 10.902 USD)
- Kredi në USD tek Intesa San Paolo Bank
Vlera 1.740 USD (pa shlyer 16.417 USD)
- Kredi në euro tek Raiffeisen Bank
Vlera 504 euro (pa shlyer 3620 euro)

SHYQYRI DEKAVELLI
(Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar)
Ndryshimet
- Shtesë në depozitën në Intesa San Paolo Bank
Vlera 500.000 lekë (interesi për një vit, i gjithë sasisë së depozituar, është 295.000 lekë)
- Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës në Raiffeisen Bank
Vlera 700.000 lekë
Të ardhurat
- Paga
Vlera 1.465.000 lekë
- Paga e bashkëshortes (punonjëse në SHIU)
Vlera 460.000 lekë
- Paga e djalit (jurist në ministrinë e Brendshme)
Vlera 516.000 lekë
- Paga e djalit (punonjës në SHISH)
Vlera 624.000 lekë
- Paga e vajzës (punonjëse në City Park- Mercator)
Vlera 400.000 lekë
Vlera 320.000 lekë
Detyrimet
- Kredi në Raiffeisen Bank
Vlera e shlyer 284.400 lekë (pa shlyer 3.093.600 lekë)
- Kredi e marrë nga Vajza në Tirana Bank për apart. 2+1, detyrim i filluar nga viti 2006
Vlera e shlyer 360.000 lekë (pa shlyer 563.000 lekë
- Kredi konsumatore e marrë nga djali tek Raiffeisen Bank
Vlera e shlyer 132.000 lekë (pa shlyer 14.000 lekë)
http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=120156