Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Rreth flamurit te perbashkuar me nje deshir dhe nje qellim.
Jam krenar se jam Shqiptar se shqiperia eshte Shqiptaria.
Aty ke nenshkrimi im, kliko "Si ta vendos nje avatar" dhe do te shkosh direkt e tek tema me shpjegime per kete fenomen.Postuar më parë nga Mirush
Fleminderit per udhezimin tend.
A mund te me tregojsh se si mund ta vendos nje fotogrfi timen ne profilin tim. ju lutem me tregoni kur te keni kohe te lir. thanks.
Pershendetje.
ASD
alt + 137 --> ë
alt + 135 --> ç
alt + 0203 --> Ë
alt + 128 --> Ç
Per nje filxhan kafeje shtypni ctrl + alt + del
Edi
Drin më lejo të përdor këtë tutorial të mrekullueshëm në faqën time ku "patjetër" do të duhej të përdoreshin këto...
Fjala më shumë është për screenshots...ato foto do të më shpëtonin një kohë të madhe (për mua), andaj shpresoj se më autorizon për përdorim.
Të përshëndet Rrapi.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rrap Cungu : 19-04-2003 më 05:12
Të lumtë edspace...në të njëjtën kohë isha duke shtypur ato që ti shkrove...andaj e ndryshova se ti ishe pak më i "shpejt"...hahaha
të përshëndes
Ja dhe harta e tastierës në shqip.
Butonat që ndryshojnë nga tastiera e anglishtes jane theksuar me ngjyrën e verdhë.
Vini re që mungojnë butonat
[ < ] [ > ] [ ~ ] [ ` ]
Fotografia më poshtë është përgatitur në windows xp.
Edi
Siç e shikoni më lart, ndryshimet midis tastierës amerikane me atë shqiptare janë shumë të vështira për të mësuar. Me pak modifikime të kompjuterit ky proces mund të lehtësohet shumë dhe i vemti ndryshim është funksioni i butonit ALT të djathtë.
Për të shtypur
ë mjafton të shtypni alt + e
ç mjafton të shtypni alt + c
Ë mjafton të shtypni alt + shift + e
Ç mjafton të shtypni alt + shift + c
Kombinimet më lart përdorin alt e djathtë.
ALT e majtë nuk ka asnjë ndryshim nga tastiera amerikane.
Duke përdorur këtë mënyrë nuk është nevoja të ndryshoni midis gjuhëve të kompjuterit sa herë që doni të shtypni anglisht apo shqip. Ndryshimi bëhet vetëm njëherë dhe pastaj është në dorën tuaj që të mësoni gishtat me alt+e, alt+c, alt+shift+e, alt+shift+c.
Shënim: Metoda e shpjeguar më poshtë është testuar dhe punon vetëm në windows xp.
1- Shkarkoni skedarin e bashkëngjitur tastiere.zip
2- Bëjeni unzip dhe do shikoni dy file
tastiere_shqip.reg
KBD0.dll
3 - Klikoni dy herë mbi tastiere_shqip.reg dhe shtypni ok në mesazhet që u jep windowsi.
4 - Kopjoni (copy/paste) KBD0.dll në dosjen c:\windows\system32\
5 - Shkoni në start > settings > control panel > regional and language options.
6 - Zgjidhni tabelën Languages në krye të dritares.
7 - Shtypni butonin Details
8 - Shtypni butonin Add...
9 - Në kutinë e input languages zgjidhni English (United States)
10 - Në kutinë e Keyboard Layout zgjidhni Anglisht/Shqip dhe shtypni Ok.
11 - Shtypni Ok ose Apply në të gjitha dritaret që hapët.
12 - Bëjeni Restart kompjuterin
13 - Sigurohuni që keni zgjedhur tastierën Anglisht/Shqip dhe provoni kombinimet më lart.
Tani duhet të shikoni shkronjat ë, ç, Ç, Ë
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 19-04-2003 më 16:03
Edi
Hmm Drini, per mua qe smarr vesh nga computerat do jete cik e veshtire, po pa problem se po pyes A. PaCim
Drini!
Kjo që ke bërë ti është e barazvlefshme me mundin titanik të rilindasve tanë për të ruajtur gjuhën!
Je gjigand! Dhe ju miqt e mij të shkëlqyeshëm si Edspace, orion Durrahu, Asgjë Sikur Dielli jeni fantastikë!
Ju përqafoj me zemër!
Agimi
Pune e mrekullueshme,ju lumte dora dhe mendja.
Une vertete nuk kam probleme shqetesuese me shqipen por secili ka nevoje te konsultohet,te sigurohet per ndonje pasiguri.
Flm per informacionin.
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Drini plako jam shume i ikesituar, keja me lejon te shkruaj tamam ne gjuhen Shqipe, kisha sume frike qe ne mergim do krijohej nje dialekt i ri dhe do ndryshonte gjuha shqipe nga menyra se si shkruhet dhe shqiptohet....po kjo me jep kurajo te re.....duhet ta perhapim fjalen......une per vete do provoj sa te kem mudesi.
Drini mua me punon kjo ne te tera programet por kur provoj te postoj ne forum, ikoni kthehet ne anglisht automatikisht dhe nuk me lejon te bej ndryshime.....por ne programet e tjera punon mire
A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche
Shumë interesante kjo temë Drini. Për fat të keq nuk kam PC në shtëpi për të bërë modifikimet në tastjerë.
Më duket me vlerë puna jote sepse vë re gjithmon e më shumë që po harrohet shkrimi i gjuhës shqipe nga shqiptarët që janë pak në kontakt me të (sidomos moshat shumë të reja) dhe kjo më duket se vjen edhe prej anashkalimit që i bëhet kti fakti kur ndodhemi përpara tastjerës dhe për lehtësi e shpejtësi e shtrembërojmë gjuhën tonë .
Kombinimet që përdor unë për shkronjat Ç,ç,Ë,ë janë :
Ç=Alt+128
ç=Alt+135
Ë=Alt+1235
ë=alt+137
Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
SOT AS TRUPI IM SME NXE.
Drini shum flm vlla edhe un e bëra modifikimin që jam munduar ta bëj prej kohesh shum shum falemiderit
Tropojan Virus
ooh. ajo që ka bërë edspace një herë ishte fantastike fare sepse nuk është e nevojshme të mësosh vendosje të re të disa tasteve. shumë faleminderit të gjithë juve.
wow është me të vërtet fantastike
Unë nuk e përdor tastierën shqipe për shkak se më huton me ndërrimin e shumë tasteve nga tastiera eanglishtes. Sidomos me Y edhe Z. Por unë përdor një program me të cilin e rregulloj tastierën si të dua unë. Kështu që shkronjat Ç dhe Ë i kam vendosur në vend të kllapave të mesme. Pra më ka mbetur rutina e tastierës së anglishtes por tash me shlronjat shqipe.
shum bukure vllezer vetem per para.......
Faleminderit Drini,
Tani do te shkruajmë dhe Ë & Ç tona te dashura.
Ne fakt eshte Ç = Alt0455Postuar më parë nga greendrag
Ë = Alt0459
ë = Alt0235
ç = Alt0231
Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!
Merrni një tastjerë (clavier) në frëngjisht dhe aty keni shkronjën ç gati. Kurse për shkronjat ë, Ë janë shumë thjeshtë :
ë - shift + ¨ + e
Ë - shift + ¨ + E
Për Ç : alt + 0199
Këto janë për programet që nuk janë word. Në word ju mund të krijoni një shkurtim (raccourci), psh për "ë" unë kam vendosur "&" dhe ndërrimi bëhet direkt gjatë shtypjes. Duhet programuar tek word kjo.
Kaq di unë.
Krijoni Kontakt