Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Eqerem bej Vlorės

    moderator..po e gjete temen e meparshme per Eqerem bej Vloren bashkangjitja kte tani meqe nuk e gjeta dot. qe te mos behen shum tema per te njejten.. ceshtje..


    ---------

    panorama

    -


    Xhevahirėt e zhdukur tė Eqerem bej Vlorės


    ZoomBookmarkSharePrint

    Afife Vlora Frashri ėshtė vajza e vogėl e Safa Vlorės, tė birit tė Syrja bej Vlorės e vėllait tė Eqerem bej Vlorės. Afifeja, e kthyer pėr pak kohė nga Austria ku jeton prej 22 vitesh, tregon pėr ato pak vite jetese me babain, largimin e tij, xhevahiret e
    TTė flasėsh a shkruash pėr cilindo pjesėtar tė familjes Vlora do t'i bashkėngjisėsh medoemos njė Vrionas. Fėmijėt e tė dyja familjeve krijonin lidhje martesore njėri me tjetrin, nė mėnyrė qė pasuria e tė dyja palėve tė mbetej aty pėr aty, sado qė mė vonė, kur krerėt e shtėpisė morėn rrugėt e kurbetit, jo nė tė gjitha rastet u mor vesh fundi i tyre. Prandaj edhe sot, shumė vite pas vdekjes sė paraardhėsve, as fėmijėt nuk dinė se ē'ėshtė bėrė me pasuritė e baballarėve. Madje nuk dinė as se si ka qenė e si kanė jetuar nė vitet e fundit tė jetės. Hafife Vlora ėshtė njė tjetėr "trashėgimtare" e mbiemrit Vlora, ndėr tė paktėt e mbetur tashmė. Mė shumė sesa jetesėn nė njė shtėpi beu, siē ishin Sarajet e Vlorės, Afifeja kujton jetėn e mėvonshme, pėr shkak tė moshės fare tė vogėl qė kishte asokohe. Kujton ecejaket qė i duheshin tė bėnin shtėpi mė shtėpi 7 femrave, pėr tė mbijetuar pas largimit tė babait tė saj, Safait dhe Eqerem Vlorės drejt Italisė. Tė dy ata kishin lėnė nė Shqipėri gratė bashkė me fėmijėt, 5 vajza. Asnjėrit prej tė dyve nuk iu pėrmbush dėshira pėr tė pasur njė trashėgimtar. Edhe pse lindėn dy djem nė atė familje, nuk arritėn tė jetonin.

    Dy motrat, Afife Vlora dhe ( dajthtas) Merjem Vlora Toptani

    Me kulturėn e traditėn e trashėguar nga familja e saj, Afifeja, bashkė me tė shoqin, Tanush Frashėrin, qė sapo ka botuar librin e tij "Ali Kėlcyra, shėnime pėr historinė e Shqipėrisė', kanė marrė hijen, butėsinė dhe mėnyrat e njerėzve qė prej 22 vitesh tashmė jetojnė jashtė kufijve, nė Austri. Nė ardhjen e tyre tė pėrkohshme mundėm tė flasim gjatė, pa pasur mundėsinė qė tė dėshmojmė edhe nėpėrmjet fotografive jetėn e tyre tė dikurshme, meqenėse kanė ē'kanė, ndodhen nė shtėpinė e tyre jashtė.

    Pėr aq sa mund ta kujtoni fėmijėrinė nė "Sarajet e beut", si ka qenė?

    Unė kam qenė shumė e vogėl dhe nuk kam kujtime fort tė kthjellėta nga ajo kohė, por mund tė them qė pa dyshim ka qenė njė jetesė me rregulla tė tjera. Dikujt fati i jep ndihmė tė madhe duke i dhuruar njė pozitė e influencė. Edhe jetesa, standardi apo tė gjitha tė tjerat janė pasojė e tyre. Sado qė kur pėrmbyset gjithēka janė pikėrisht njerėzit e pushtetshėm qė e pėsojnė, siē ndodhi nė rastin e familjes sonė.

    Pėr shembull, cilat ishin rregullat ndryshe?

    Gjyshi, Syrja Vlora, qė kishte absolutisht drejtimin e familjes, ishte mjaft i rreptė. Meqenėse kėrkoni njė shembull, mund t'ju pėrmend se nuk i lejonte femrat e shtėpisė tė shkonin nė plazh, nėse tė tjera nuk kishin shkuar mė parė. Nuk duhet tė ishim ne pra nismėtaret. Megjithatė, as pa shkuar nuk rrinin. Organizohej me kėtė rast paria e grave pėr tė bėrė njė shėtitje nga plazhi, merrnin rrobat e banjės me vete dhe quhej kėshtu sezoni i hapur. Opinioni thyhej, nuk ishim ne qė e kishim ēelur, shkonim pas tyre.

    Pra kujdesej qė me ceremonialet apo kodet e vetėvendosura nė heshtje tė ishte i kujdesshėm...

    Po, pėr ēdo gjė. Edhe nė raste festash kombėtare, pėr ta pėrforcuar edhe mė tepėr kėtė konkluzion, dėrgonte djemtė, qė tė vizitonin njerėzit nėpėr shtėpi pėr t'i uruar. Nė krye tė tri ditėve, kur urimet kishin mbaruar, fshatarėt vinin e kthenin vizitat.

    Meqenėse kuptoj se nuk paskėsh pasur diferencime prejardhjeje, a ishit edhe ju fėmijėt tė pėrfshirė me gjithė tė tjerėt, luanit rrinit me to?

    Po, gjithmonė. Ne ishim 5 vajza, unė me dy motrat dhe dy vajzat e xhaxhait, Eqerem Vlorės. Motra ime pėr shembull kishte qejf qė tė merrte shpesh shoqe tė flinin nė shtėpinė tonė dhe kjo gjė ndodhte shpesh.

    Babai juaj nuk ka qenė aq i pėrfshirė dhe as aq i dėgjuar nė veprimtaritė e familjes sa xhaxhai...

    Po, ėshtė e vėrtetė, ka ndodhur kjo qė nė fėmijėrinė e tij. Ka qenė djali i fundit dhe gjyshja e ka pėrkėdhelur mjaft. Kur u rrit, babai u pėrpoq ta ndryshonte kėtė gjė, duke e ēuar pėr studime nė Modena tė Italisė nė njė shkollė ushtarake, t'i shėrbente si njė farė disiplinimi, por nuk ia arriti. Nėse keni lexuar, edhe nė librin e kujtimeve Eqerem Vlora thotė se, nėse rrjedha e familjes do tė kishte vijuar normalisht, babai do tė kishte qenė njė administrator i mirė, sepse nė pjesėn politike ai nuk pėrfshihej.

    Megjithatė, pavarėsisht njė farė tėrheqjeje karakteriale, ishte edhe ai nė brendėsi tė veprimtarisė, materialisht e konvertuar, tė pasurisė sė familjes...?

    Po, sigurisht, gjithēka qė bėhej, e bėnin tė gjithė bashkė. Tė gjitha blerjet, pasurimi i koleksioneve tė vyera tė trashėguara, antikuarėt, xhevahiret. Kishin 25 sahate antike floriri qė u shitėn, koleksione armėsh, pistoleta tė punuara me argjend e tė dekoruara me gurė tė ēmuar..., bibliotekėn e pasur qė besoj keni dėgjuar tė flitet. Gjyshi ishte pėrpjekur shumė ta pasuronte, mė tej edhe fėmijėt e tij. Kishin blerė sė fundi edhe bibliotekėn e njė ministri austro-hungarez, i cili luante bixhoz e kishte nevojė pėr para.

    Ē'u bė me to pas largimit tė tyre nė Itali nė '44-n?

    Atė pjesė qė ishte nė shtėpi, ne i futėm nė njė bodrum, ndėrtuam njė mur qė t'i mbyllnim, por sigurisht qė u hap e u mor gjithēka. Pastaj xhevahiret, babai me xhaxhain i morėn me vete. Sado qė punonin, ato i shėrbenin edhe pėr tė jetuar, sido qė tė ishte pagesa nuk mund tė mbulonte tė gjitha nevojat. Pėr mė tepėr qė babai nuk ishte aq aktiv sa Eqeremi, qė ishte gjithė kohės nė marrėdhėnie pune akademike. Tė dy ata punonin nė Rai, por babai im mė pak.
    Di qė pas largimit, sado qė nė distanca tė largėta kohore, ju keni pasur komunikime, me pseudonime ose jo. Pėrveēse pėr tė pyetur pėr pėrkujdesje shėndetėsore, a flisnit pėr kėto pasuri?

    Komunikimet ishin tė pakta dhe, siē mund ta merrni me mend, ishin gjithnjė tė censuruara. Letrat vinin 2-3 muaj me vonesė, imagjinoni se sa nė sitė kalonin. Megjithatė, nė vitet e fundit tė jetės, pas vdekjes sė xhaxhait, im at i ka dėrguar letra nuses sė tij, hallės Nexhat (Bebi) gjithashtu. E kanė vėnė nė dijeni se Eqeremi i pat marrė me vete xhevahiret nė Vjenė, ku jetoi e punoi vitet e fundit nė shtėpinė e vajzės sė tezes, Hana Kėlcyrės.

    Me ē'pseudonim i dėrgonte letrat babai?

    Emri i tij i letrave ishte Paola Bravo.

    Atė kohė askush, sado qė mund tė vihej nė dijeni, nuk kishte mundėsi tė merrej me to, por mė pas a mundėt?

    Jo, sigurisht qė jo, qė nė vitin '64 e deri pas '90-s, kur mund tė bėhej diēka, kishin kaluar aq shumė vite sa nuk u gjend mė asgjė.

    Ē'u bė me ju pas largimit tė babait? E kujtoni ndarjen me tė?

    Po, ėshtė njė nga momentet e asaj kohe qė kujtoj mė qartė, sytė e tij tė pėrlotur, kur mė mbante nė krahė dhe dėshirėn time aq tė madhe pėr t'i shkuar nga pas. Natyrisht qė nuk mundja. Qė pėrpara largimit tė tyre ne u transferuam nga Vlora nė Tiranė, shkuam tė jetonim pėr pak kohė te shtėpia e vajzės sė hallės, Shasha Libohova, vend ku sot ėshtė Ambasada e Vatikanit apo Nunci Apostolik. Prej kėtu ruaj disa kujtime, njė herė qė jam sėmurur dhe qė mė mbanin nė njė dhomė tė veēantė. Meqenėse u hidhėrova shumė, pėr tė mė zbavitur im atė realizoi njė projektim me diapozitiva pėr tė mė kėnaqur. Po aty kam edhe kujtimin e hidhur tė vdekjes sė gjyshes, aty kam pirė ilaēet e saj e kam shkuar nė spital me urgjencė, deri nė transferimin e radhės. Pėr ku? Pas ikjes sė dy vėllezėrve, dy motrat bashkė me ne fėmijėt, sepse nusen e xhaxhait e kisha njėkohėsisht teze (tė dyja bija tė Sali Shqipe Vrionit. Meqenėse gjyshi i Afifes merrej shumė me librat, i vendosėn mbiemrin Shqipe), u vendosėm nė shtėpinė e djalit tė tezes sė babait, Shefqet Libohovės, aty ku ėshtė kalaja e sotme, te kinema "Millenium". Nuk mund tė jetonim mė te shtėpia e hallės, meqenėse ishte shumė e madhe dhe ne ishim vetėm femra.

    Prej aty ju nxorėn apo bėtė lėvizje tė tjera?

    Po, prej aty. Erdhi njė karrocė e madhe me policė qė rrethuan tė gjithė shtėpinė, qėndronin nė ēdo dhomė tė ruanin se mos merrnim diēka me vete, dhe na nxorėn pėrjashta pa marrė as rroba pėr t'u ndėrruar. Ishim krejt vetėm pa pasur ku tė shkojmė. U drejtuam pėr nė Hotel Internacional me njė bebe me vete, vajza e Eqeremit, e vogla ishte vetėm nėntė muajsh, dhe s'kishim as me ēfarė ta ndėrronim. U gjend poshtė dhomės qė na dha njė familje, e cila na ndihmoi.

    Pėrveē policėve, a ishte dikush nė krye pėr t'ju larguar nga shtėpia?

    Ishte Haxhi Lleshi, por vetėm hyri e doli. La gruan e tij, e cila u pėrpoq tė na ndihmonte, duke na thėnė tė merrnim ndonjė gjė me vete, por qė nga ana tjetėr nuk ishte e mundur prej policėve. Ata hapėn murin, ku kishim mbledhur gjėrat e familjes dhe i morėn, pavarėsisht se hapėn gjithēka tjetėr nga dyshimi se mos ishin tė fshehur babai me xhaxhain. Pas kėsaj kohe nisėn rrugėtimet tona sa nga njėra shtėpi nė tjetrėn, derisa pėrfunduam nė Kavajė. Me ēfarė jetonit? Nė Kavajė punonte nėna me tezen, qepnin, qėndisnin, bėnin pajat pėr vajzat e reja, punė tė tilla qė prej tyre i trashėguam edhe ne. Sikundėr shumė vajza shqiptare tė asaj kohe. Unė me motrėn dhe kushėrirat shkonim nė shkollė, natyrisht deri nė gjimnaz, nuk mund tė shkonim mė tej. Njerėzit nė Kavajė na kanė trajtuar shumė mirė, pavarėsisht imazhit qė mund tė kishim, janė sjellė shumė mirė me ne. Unė kam qėndruar nė Kavajė pėr 16 vjet. Mė pas u martuat? Po, dhe mendova se gjėrat do tė ndryshonin, por nuk ishte e thėnė tė ndodhte kėshtu. Tim shoq, Tanush Frashėrin, e dėrguan nė Vlorė pasi pėrfundoi studimet nė universitet, e pas Vlorės, kur sapo ishim transferuar nė Tiranė, u gjend befasisht, ēuditėrisht, i arrestuar pėr agjitacionpropagandė, ligj qė asokohe mund tė dėnonte e kapte kėdo pa shumė justifikime. Qėndroi pėr pesė vite nė Spaē, ku unė shkoja e vizitoja ēdo njė muaj pėr 5 vite. Tashmė jetoja edhe unė, duke punuar me zanatin e marrė nga ime mė. Pas daljes nga burgu domosdo qė e mbajtėn larg arsimit dhe e vunė tė punojė si punėtor. Po babai juaj kur vdiq? Nė vitin 1969, 5 vite pas vdekjes sė Eqeremit.

    Edhe ai ishte transferuar nė Vjenė?

    Jo, babai qėndroi nė Itali, shkoi nė Vjenė vetėm kur i vdiq i vėllai pėr ta varrosur dhe u rikthye nė Itali, ku vdiq nga njė ngatėrrim zorrėsh.

    Kur patėt mundėsi tė dilnit, keni shkuar nė varrin e tij? Po, patjetėr, kam shkuar 2-3 herė e kam vizituar varrin e tij. Si u larguat nė Vjenė? Nė vitin 1990, ditėt e fundit tė dhjetorit, pas ambasadave, u larguam me dokumente nėpėrmjet ndihmės sė njė kushėrirės time qė jetonte jashtė, nė Vjenė. Me ēfarė merreni aty? Im shoq shkruan, punon vazhdimisht. Unė pėrpiqem ta ndihmoj me sa mundem, duke lexuar gjithė ēfarė mė kėrkon, duke i dhėnė mendime e duke i bėrė korrektura. E pėrveē mirėmbajtjes sė shtėpisė, lexoj libra pėr shumė orė tė ditės. Ėshtė njė gjė qė mė ka pėlqyer gjithmonė ta bėj.


    (Edhe sot qė kemi ardhur tė bisedojmė me Afife Frashėrin, megjithėse janė orėt e para tė mėngjesit e sipas regjimit ajo sapo duhet tė ishte ngritur, sytė vazhdon t'i ketė pak tė lodhur e tė pėrgjumur nga leximi qė ka bėrė njė natė mė parė, deri nė orėt e para tė mėngjesit. Vepron thuajse ēdo ditė njėsoj, pavarėsisht kritikave qė i shoqi ka filluar t'i japė, pse mosha nuk ėshtė mė ajo e para.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-06-2012 mė 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •