Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Në '80-ën donin të më ekzekutonin se dashurova vajzën e ambasadorit italian

    Ernest Tushe: Në '80-ën donin të më ekzekutonin se dashurova vajzën e ambasadorit italian

    » Dërguar më: 20/06/2012 - 11:51

    Nga Fatos Veliu

    Ishte viti 1978. 18-vjeçari Nesti Tushe, student i vitit të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, teksa stërvitej në fushën e basketbollit të ekipit "Studenti", u njoh me vajzën italiane Karla Sferlazzo. Karla ishte vajza e vetë ambasadorit italian, Xhuzepe Sferlazzo. Miqësia e tyre arriti te dashuria e fortë, lidhje e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë opinionit të kryeqytetit të asaj kohe. Kjo dashuri mori edhe miratimin e familjarëve të të dyja palëve. Familjarët e Karlës, si dhanë pëlqimin e tyre, e paralajmëruan djaloshin se kishin frikë mos atij i ngjiste gjë me Sigurimin e Shtetit, të cilin ata e njihnin mirë, ndërkohë që vetë studenti Tushe, i siguroi se atë dhe familjen e tij s'kish si ta prekte kush, për faktin se ishin familje intelektualësh dhe se ishin familje e respektuar nga sistemi. Në të vërtetë do të ndodhte e kundërta, duke e pësuar pikërisht si e kishte parashikuar ambasadori Xhuzepe Sferlazzo. Familja e djaloshit, para se të jepte përgjigje, e bëri prezent faktin në Drejtorinë e Degës së Punëve të Brendshme, për të cilin, ndryshe nga sa priste, iu përgjigjën pozitivisht. Por më mbrapa, do të ndodhte edhe një çudi tjetër, që Nesti nuk e kishte parashikuar. Kjo kishte të bënte pikërisht me ardhjen e vajzës italiane për vizitë në shtëpinë e tij, ku ngeli e shokuar kur pa se aty gatuhej në banjë dhe se mungonte që nga lavatriçja dhe deri te frigoriferi, - se nga ata nuk konceptohej dot mungesa e tyre. Kaq do të mjaftonte që në shtëpi të zbarkonin orenditë elektronike të ambasadës italiane. Por dalja e Nest Tushes në bulevardin, duke pasur përkrahu vajzën e vetë ambasadorit dhe veshje të lakmuara nga rinia kryeqytetase, do të përbënte një shqetësim të madh për sistemin dhe administratën e lartë politike të shtetit, të cilët vendosën të vepronin me urgjencë. Kështu, në nëntorin e vitit 1980-ës, 20-vjeçari Nest Tushe e pa veten në hekurat e Burgut 313 të kryeqytetit.
    Por, si do të vijonin akuzat e tmerrshme mbi djaloshin e njomë, të cilat kishin vetëm një qëllim: Ekzekutimin e padiskutueshëm të tij në tunelet e Dajtit. Ishin plot 11 muaj hetuesì e tmerrshme, me arrogancën, terrorin dhe prapaskenat e paimagjinuara, ato që do të ndërtonin mbi të, akuzat e "tradhtisë së lartë ndaj atdheut dhe popullit", dhe "agjent i shërbimeve të huaja sekrete". Ishte një ndërhyrje e fuqishme e Haki Toskës, ajo që do ta shpëtonte në të vërtetë nga plumbat e sigurtë djaloshin, i cili do ta ngryste jetën në minierat e Spaçit, duke punuar me këmbët e lidhura me zinxhir, për mëkatin e shenjtë të dashurisë që kishte guxuar. Këto dhe të tjera, në intervistën e tretë të vetë Nesti Tushes, në shkrimin e mëposhtëm, të këtij numri të "Gazeta Shqiptare".

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Zoti Tushe, megjithëse e cituam disi momentin e arrestimit tuaj në vitin 1980, sërish për të rikujtuar lexuesin e gjerë do të doja ta përsërisnim edhe një herë momentin e arrestimit tuaj. Ju kujtohet hollësisht?

    Patjetër që më kujtohet. Madje sikur ka ndodhur dje ajo ditë pasi është dita më e zezë e jetës sime. Atë ditë si kisha dalë gjatë me Karlën po përcillja atë për në shtëpi që ishte në ambientet e ambasadës italiane, saktësisht ka qenë 11 tetori i vitit 1980. Ora ka qenë aty tek 21:00 apo 21:30. Rreth kësaj kohe ka qenë. Unë kisha një biçikletë në dorë dhe po ecja në këmbë duke mbajtur prej krahu Karlën. Ishim të lodhur se kishim lëvizur shumë atë ditë. Kur shkuam tek ambasada që saktësisht ndodhej aty ku sot është ambasada amerikane, pash që në cep të murit në drejtim të universitetit ishte një makinë tip "FIAT 135".
    Nuk më ra shumë në sy sepse ishte normale pamje e tillë ku makinat e Sigurimit të Shtetit rrinin rreth ambasadave të huaja. Kështu që nuk i vura shumë rëndësi dhe as që më shkonte mendja se ajo makinë kishte ndenjur aty për të pritur mua. Gjithsesi si çova Karlën tek dera dhe refuzova ftesën e saj për të shkuar brenda, mora rrugën e kthimit ndërkohë që pas meje u mbyll dera e madhe e ambasadës kur kishte kapërcyer pragun Karla. Unë vijova të ecja i qetë për në drejtim të shtëpisë duke mbajtur në një dorë timonin e biçikletës dhe duke medituar me vete. Nuk vonoi shumë dhe dola para vilës së ambasadorit francez. Në atë moment pash që erdhi me shpejtësi vetura 'Fiat' e cila njihej nga ne në atë kohë që ishte e sigurimit. Ndaloi dy metra para këmbëve të mia ndërkohë që sa u afrova u hap dera dhe prej andej dolën dy persona të cilët mu drejtuan:
    - Nest Tushe?
    - Po - u thashë.
    - Ku po shkon?
    - Në shtëpi - u thashë.
    - Do të vish me ne - ma kthyen në mënyrë disi urdhërore.
    Unë e ndjeva menjëherë që ishte kurdisur diçka shumë e rëndë dhe instikti më bërtiti të bëja rezistencë sa të mundja.
    - S'kam punë me ju, unë do të shkoj në shtëpi. Juve as ju njoh dhe as kam qejf të njihem. Jam në punën time.
    Mirëpo ata si në kor dhe duke mos e ngritur zërin ndërkohë që nuk përdorën forcë, por që edhe tregonin imponim më thanë:
    - Hyr në makinë shpejt se nuk kemi kohë. Do të bëjmë disa sqarime.
    Në këtë çast njëri prej tyre më mori pa pyetur biçikletën ndërkohë që një tjetër më kapi nga krahu dhe më tregoi derën e hapur të makinës. Kjo skenë ka qenë vetëm punë çastesh se mund të mendosh se ishin minuta të tëra. Ata nuk përdorën dhunë, por ishin urdhërues. Gjithsesi në atë kohë nuk bëhej fjalë të mos zbatoje porositë dhe urdhrat që të jepnin njerëzit e shtetit. Unë në këto çaste e pash veten në makinë brenda ndërkohë që personi tjetër më mori biçikletën duke e quajtur të sekuestruar. Atë biçikletë për kuriozitetet nuk ma kanë kthyer asnjëherë, madje as kur dola nga burgu.

    Sa vjeç ishit saktësisht në atë moment që u arrestuat?

    Kam qenë 19 për të shkuar 20. Pra për pak muaj mbushja 20 vjeç. Me Karlën ishim njohur që në verën e 78-ën ndërsa tani në fund të 80-ës kur kishim të lidhur për më shumë se një vit e gjysëm po më hidhnin prangat. Kur hipa në makinën që të përshkova u mbyllën dyert e saj dhe menjëherë mori shpejtësi skëterrë duke përfunduar në qelitë e burgut 313. Rrugës ata nxorën prangat dhe më thanë të zgjatja duart para duke mi prangosur ato ndërkohë që më komunikuan se për tradhti të lartë shtetërore në emër të popullit isha i arrestuar.

    Të çuan në qeli?

    Ç'qeli ore. U futa në pak minuta në ambientet e burgut 313. Unë të them të drejtën nuk dija fare se ku ndodhej burgu. Nuk kisha të bëja fare me të dhe se kisha shkuar ndonjëherë ndër mend se do të përfundoja brenda tij.

    Por lidhja me një vajzë të huaj nuk të kishte trembur se një ditë mund ta pësoje?

    Por duke qenë adoleshent dhe duke qenë i panjohur me sistemin unë dija një gjë se po nuk ia kishe me hile shtetit tënd edhe ai nuk të prekte. Por, kisha qenë i gabuar. Unë doja të isha korrekt dhe nuk po bëja ndonjë gjë të fshehtë dhe se nuk kisha bërë as gjë kundër shtetit tim. Pastaj çfarë mund të bëja unë djalosh i vitit të parë të Ekonomikut. Edhe të isha agjent sikurse më detyronin për 11 muaj që të pranoja për se mund të bëhesha agjent dhe çfarë kisha në dorë të tregoja unë. Ishte një tmerr i vërtetë.

    Atë natë të futën në qeli menjëherë?

    Ç'qeli mor, ç'qeli. Atë natë unë e kam gdhirë në këmbë pa u ulur në as një moment në karrige. Më çuan menjëherë në dhomën sekrete të hetuesisë dhe futën në të një farë Koço Josifi që ishte vetë kryetari i hetuesisë së Tiranës si dhe një farë Dhimitri që emrin nuk dua t'ia përmend sepse ky Dhimitri më ka marrë mua në hetim dhe se ky ishte më i poshtri që më ka shkatërruar dhe më ka masakruar. Por unë dua të qëndroj korrekt me etikën time që të mos ia bëj publik mbiemrin ndërkohë që ai e di vetë ashtu si dhe të gjithë kolegët e tij të hetuesisë së asaj kohe. Ky Dhimitri që thua ti, i cili ishte tërësisht i zi dhe vetëm gjak njeriu nuk kishte në damar, si një egërsirë e vërtetë më komunikoi një lumë akuzash të cilat më shokuan.

    I mban mend?

    Edhe në gjumë të më çosh i kujtoj pa hapur sytë akoma. I mbaj mend se jo vetëm ajo natë që unë e gdhiva nën forcën e grushteve dhe të shkelmave, por edhe për 11 muaj të tërë hetuesi jam qëlluar dhe jam detyruar për të pranuar ato akuza nga ai hetuesi i tmerrshëm i hetuesisë së Tiranës që quhej Dhimitër të cilin nuk besoj se ka tiranas që nuk e njeh. Mua fillimisht mu komunikua se kisha konsumuar akuzën e përmbledhur në Neni 44 / G dhe Neni Nr/ 44 / Gj, të cilat së bashku përmblidhnin atë të agjenturës, "Tentativë Arratisje dhe Tradhti e lartë ndaj Atdheut".

    Thatë se atë natë e gdhitë dhe për 11 muaj të tjerë u mbajtën në hetuesi nën terrorin e dhunës dhe të sakrificave. Çfarë pyetje ju bënin në lidhje me këto akuza?

    Nuk numërohen. Do të qeshësh po të të kujtoj disa prej tyre.
    Kështu ai Dhimitri i pashpirt dhe një poshtërsirë e vërtetë më pyeste ndër të tjera:
    - Kujt ia jep të dhënat sekrete që siguron?
    - Me kë ke kontakt?
    - Ku i merr letrat dhe kujt ja çon?
    - Sa lekë merr nga padronët e tu?
    - Ku i çon lekët që të japin?
    - Kë paguani tjetër?
    ……………….
    - A e njeh Ibrahim Kubatin dhe Edip Ohrin?

    Këta janë emra ish-ushtarakësh të lartë të asaj kohe, çne me kësisoj pyetje?

    Po ça të them ore. Ata ishin ushtarakë të lartë të cilët sa ishin arrestuar atëherë me shumë bujë, por ç'më lidhte mua studentin e vitit të parë të ekonomikut me ta. Unë as i kisha njohur dhe as i kisha dëgjuar ndonjëherë. Edip Ohri për shembull kishte qenë komandanti i përgjithshëm i aviacionit shqiptar dhe që kur ishte shkarkuar unë kisha qenë aty te 16 apo 17 vjeç, ndërkohë që i kishin arrestuar pak para meje. E ku dija unë për ta. Madje që të besosh ka ndodhur një episod që është disi për të qeshur. Kur jam liruar nga burgu dhe pas viteve '90 më kanë dhënë mundësinë të punoja në disa lloj punërash si të privilegjuara si të thuash, ndër të tjera kam punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty kam qenë drejtues i gazetës ushtarake, organ ky i Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa isha në një kohë kafeje vjen një njeri i moshuar që mbahej në forcën e një bastuni. Një miku im më prezantoi se ai ishte ish-komandanti i aviacionit shqiptar për një periudhë më se më 20-vjeçare. Unë u shtanga. Kishte kaluar plot 30 vjet nga koha që mua më qëllonin dhe më masakronin në qeli duke më thënë se çfarë merrja dhe jepja nga Edip Ohri ndërkohë që për herë të parë unë po e shikoja tani pas kaq vitesh të rrëzimit të komunizmit.
    E çfarë i thatë?
    Menjëherë i thash:
    - Po ku je o Edip Ohri se kam ngrënë 11 muaj dry nën emrin tënd. Shyqyr që të njoha dhe të takova se do të vdisnim pa u takuar. Po ku je ore i uruar se dhe bukën e fukarait të kishe ngrënë nuk do të të kishin mëkatuar aq shumë sa unë brenda qelive të tmerrshme.

    Kur juve ju pyesnin dhe ju qëllonin për të pranuar fajin apo për të nënshkruar, e pranonit një gjë të tillë?

    Të them të drejtën që të jem shumë i sinqertë me ty dhe lexuesin është se unë nuk thashë asgjë se nuk kisha çfarë të thosha se me atë dru që haja vështirë se mund të rezistoja pa thënë ndonjë gjë. Ai që se ka provuar atë që kam provuar unë s'ka si të besoj. Ishte një masakër e vërtetë. Nuk të kursenin as kokën dhe as fytyrën. Nuk e di, por vetëm njerëz ata nuk mund të ishin. O zot! Nuk dija gjë mor burri i dheut. Nuk kisha çfarë të tregoja. Natën e parë për shembull më kanë rrahur deri afër mëngjesit sa u lodhën. Isha vetëm një fëmijë përball tyre, që rrezik isha me fëmijën e tyre në moshë. Por ata s'donin të dinin, qëllonin ku të mundnin dhe me se të mundnin. Vetëm afër mëngjesit si u lodhën shumë më lanë për të më kaluar në qeli. Aty nëse mund ta quaj gjumë, por se di nëse më zuri apo jo por kam pushuar nja dy orë.

    Ju vendosën me rrobat që ishit?

    Nuk të thash këtë hollësi se mendova se nuk është e nevojshme, por më hoqën lidhëset e këpucëve dhe rripin e pantallonave. Por ky avaz ka vazhduar përditë ku më merrnin natën dhe ditën. Para dite apo mbas dite. Një herë apo dhe dhjetë herë në 24 orë.

    Po nga familja çfarë bëhej?

    Në familje sekuestruan çdo gjë. Kanë bërë një terror të jashtëzakonshëm dhe se ajo u etiketua si një familje e padenjë për pushtetin popullor dhe si një familje që kishte rritur një agjent dhe një armik të rrezikshëm të popullit dhe atdheut. Vëllain, Edin, që e kisha mjek e çuan në fshatrat e Burrelit. Me prindërit unë nuk kisha as një kontakt dhe nuk dija se çfarë bëhej. Prindërit për herë të parë i kam takuar vetëm pas 13 muajsh si u arrestova dhe u dha vendimi i formës së prerë. Atë moment nuk do ta harroj kurrë se ishte vetëm emocion dhe qarje. Nuk dija dhe nuk flisja dot as një fjalë pasi vetëm qaja. Oh zot çfarë ditësh tmerri. O zot çfarë emocioni që kam kaluar në ato çaste sa që thash se më pushoi zemra.
    Madje më e bukura ishte se nuk do të mjaftonin këto lloj akuzash që më kishin rezervuar të cilat më çonin pa as një diskutim drejt pushkatimit të menjëhershëm në tunelet e Dajtit, por më akuzuan edhe për bombën e famshme të hedhur ato ditë në ambasadën Jugosllave, fakt të cilin ju tashmë e njihni.

    Kush të akuzoi për të?

    Më ka akuzuar Feçorr Shehu?

    Direkt Feçorr Shehu?

    Drejtpërsëdrejti ministri i Brendshëm, Feçorr Shehu. Ka ardhur në qelinë time dhe më tha:
    - Na trego se si është punë e bombës në ambasadën Jugos-llave. Kush e ka organizuar atë dhe se kush ka qenë i përgatitur për një verim të tillë. Ç'të të them kishte çmenduri.

    Si i përgjigjeshit juve?

    Unë i betohesha sinqerisht se nuk dija gjë, por e pamundur të të besonte njeri. Ata donin të pranoje vetëm ato që thonin ata se ndryshe nuk kishe shpëtim. Pas mohimit pavarësisht se s'kishe për të treguar gjë vijonte druri e shkelmi si dhe shkopinjtë barkut.

    Dhe si vijuat më tej?

    Më mbrapa kam mësuar se përse u bë ajo kthesë e papritur e hetimeve mbi mua. Kur dola nga burgu kam mësuar se familjarët e mi kanë shkuar në atë kohë te Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, dhe i kanë kërkuar që të ndërhynte në çështjen time pasi isha krejt i pafajshëm.

    Kishit lidhje me Haki Toskën?

    Kishim një lidhje të largët familjare dhe njiheshim mirë, por që mund të mos e merrte përsipër. Por, ndodhi mrekullia. Haki Toska u irritua nga çfarë kishte ndodhur me mua. Jo shumë për faktin e arrestimit se sa për hullinë ku kishin futur çështjen time që më kishin planifikuar për të më ekzekutuar. Ai ka marrë telefonin dhe ka prerë numrin e Koço Josifit, i cili siç ta thashë ka qenë kryetar i hetuesisë së Tiranës.
    Kur Koço Josifi kishte ngritur receptorin Haki Toska i kishte thënë me një ton kërcënimi të paimagjinueshëm:
    - Dëgjo këtu Koço Josifi. Atë djalë që ke arrestuar dhe po e mban prej muajsh në hetuesi unë e njoh që foshnjë dhe e di se sa i rrezikshëm është ai për atdheun dhe partinë. Prandaj po të them se në rast se qëndrojnë ato që t'i e akuzon unë do të kërkoj i pari që të ekzekutohet pa asnjë hezitim ashtu siç ekzekutohen tradhtarët e kombit por në rast se ndodh e kundërta Koço Josifi do të kesh të bësh me mua. Do të përgjigjesh deri në një për këtë abuzim detyre.

    Reagoi?

    Pas kësaj Koço Josifi u tremb dhe mua me të vërtetë më ndryshoi akuza e parë. Fillimisht më kanë lënë gjashtë muaj pa pyetur fare. Pastaj më kanë thërritur dhe më kanë thënë se akuzohesha për agjitacion e propagandë në dëm të sistemit tonë shoqëror dhe kundër pushtetit popullor, akuzë kjo që vërtetohej me denoncimin që kishin bërë sipas tyre shokët e kursit në universitet. Kuptohet se një akuzë e tillë ishte për të justifikuar atë që më kishin mbajtur në hetuesi. Madje edhe në gjyq më kanë thënë se isha agjent dhe tradhtar, por po i shpëtoja asaj kauze se nuk e kishin vërtetuar dot. Pra, sipas tyre ishin të bindur se unë isha armik i atdheut tim dhe agjent, por nuk kishin mundur ta vërtetonin prandaj po më akuzonin për agjitacion e propagandë.

    Nga ishin të bindur?

    Edhe këtë e mësova më vonë si dola nga burgu. Kur panë zhurmën e madhe që bëri ambasada italiane pas arrestimit tim dhe protestën e vetë babait të Karlës, ata forcuan bindjen se vetëm agjent mund të isha unë dhe harronin faktin se si mund të mos interesohej ai kur kishte vendosur të më jepte vajzën. Madje babai i Karlës uk ishte thënë se e kam dhëndër dhe nëse nuk e doni ju unë po e marr në Itali, por unë kërkoj daljen e tij të menjëhershme nga burgu ku e keni plasur. Kur kishte parë mosreagimin e strukturave, ai kishte vendosur të jepte dorëheqjen duke i dërguar mesazh vetë Enver Hoxhës, të cilit i thoshte se protestonte të punonte si diplomat në një vend të tillë që ishte vetëm i zi dhe se do t'i kërkonte Ministrisë së tij të Jashtme të bënte legalizimin e dorëheqjes së tij të parevokueshme. Kështu që nisur nga kjo mua më thuhej në gjyq që ishin të bindur se unë isha agjent dhe tradhtar pavarësisht se nuk ma vërtetonin dot prandaj do të më dënonin për akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Kjo do të thoshte se kisha shpëtuar mrekullisht nga ekzekutimi, gjë që kishte ardhur siç dhe ju shpreha pas ndërhyrjes së Haki Toskës.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Zoti Tushe. Kur u zhvillua gjyqi juaj për mëkatin e madh që kishit bërë duke dashuruar vajzën italiane që ishte vetë e bija e ambasadorit të asaj kohe në Tiranë?

    Siç ju shpjegova dhe në intervistat e kaluara unë bëra plot 11 muaj hetuesi të tmerrshme ku i jam nënshtruar në mënyrën më barbare dhunës dhe torturave çnjerëzore. Hetuesia ime ka vijuar që orën e parë si jam arrestuar në mbrëmjen e 11 nëntorit të vitit 1980 dhe deri në 15 janar të vitit 1981 kur dola në gjyqin e famshëm. Ju fola gjatë nga intervista e numrit të kaluar, por po jua përsëris prapë se emri im ishte siç e dini në listat e njerëzve më të etiketuar të kohës. Nuk e vija në dyshim se teksa shikoja si më trajtonin dhe si më akuzonin që po përgatitej vetëm ekzekutimi.

    Jeni i bindur për këtë që thoni apo po i hiperbolizoni disi për të bërë rolin e heroit?

    Që të jem i sinqertë unë këtë e dyshoja se po përgatitesha për dënimin maksimal. Por këtë bindje e forcova edhe për sa mësova kur dola nga burgu. Së pari, ju them se kuptova absolutisht se përgatitesha për tu ekzekutuar për faktin se më thuhej vazhdimisht kjo gjë nga hetuesit. Aty më thuhej se më priste plumbi dhe se do ma shtypnin kokën si të gjarprit se isha tradhtar i lartë i atdheut dhe popullit dhe se isha një agjent i regjur që punoja dhe kisha punuar kundër interesave të larta të vendit tim. Ç'të të them budallallëqe të paimagjinueshme. Madje më thonin se unë isha mpleksur edhe me grupin e ushtarakëve ku më përmendnin emra gjeneralësh dhe kolonelësh të arrestuar që si kisha dëgjuar ndonjëherë dhe jo më t'i takoja. Mendoje vetë kur kupton se çfarë do të bënte një 20-vjeçar që paskësh qenë agjent i regjur dhe se kishte dashur të shkatërronte shtetin vetëm se kishte bërë hatanë e madhe dhe se kishte trokitur në zemrën e një vajze që ishte e huaj në vendin tonë. Ndërsa kur dola nga burgu mësova atë që kishte bërë Haki Toska për të më mbrojtur. Këtë e lidha me momentin kur pas gjashtë muajsh më lanë pa më marrë në pyetje dhe në fund më futën agjitacion e propagandën për të mos thënë se më morën kot.

    Çfarë kishte thënë Haki Toska?

    Megjithëse jua tregova në intervistën e parë, por jua përsëris sërish që Haki Toska kishte marrë në telefon Koço Josifin që në atë kohë ishte shefi i Hetuesisë së Tiranës dhe i kishte thënë se nëse qëndronin të gjitha ato që thuheshin për mua, vetë ai dhe njerëzit e mi që ishin të lidhur fuqishëm me interesat e mëdha të popullit dhe të atdheut për faktin se ishim familje patriotësh, do të më ekzekutonin me dorën e tyre por nëse qëndronte e kundërta dhe nuk vërtetoheshin për sa më pyeste për ato 11 muaj në hetuesinë e tij do të kishte të bënte me vetë atë, pra me Haki Toskën. Pas kësaj Koço Josifi ishte trembur për kërcënimin që ju bë nga zyrtari i lartë i shtetit të cilin e njihnim mirë se kishim një lidhje familjare me të, hoqi dorë nga akuzat ekstreme. Ai u tremb sepse më mirë se kushdo e dinte ai që unë isha i pafajshëm dhe se ai me Dhorin po më ndërtonin rrjetin e montuar.

    Kur dolët në gjyq?

    Ishte janari i vitit 1981. Në datat 15, 16 dhe 17 është zhvilluar gjyqi im i famshëm. Ishte e turpshme. Po e them prapë që ishte shumë e turpshme që zhvillohej ai gjyq me ato lloj akuzash vetëm se unë kisha guxuar të dashuroja dhe se s'kisha bërë asgjë në dëm të popullit dhe atdheut tim. Ishin tre ditë gjyq special që vinin pas 11 muajsh hetuesie.

    Më thuaj se nga kush përbëhej trupi gjykues?

    Gjyqtar ka qenë Urim Bejleri. Prokurore ka qenë Vito Gjebro, e cila duhet të pranoj se ka qenë shumë e poshtër dhe se ishte e tmerrshme që mbartte një mllef të pafre gjatë procesit të gjykimit të cilin nuk e kuptoja se nga i vinte pasi me mua dhe familjen time nuk njihej fare, por siç dukej ishte ai zelli i tepërt dhe dëshira e madhe për të akuzuar tmerrësisht.

    Kishin ardhur prindërit në gjyq?

    Çfarë prindërish mor burrë, kush i linte prindërit. Ai ishte një gjyq me dyer të mbyllura se mos dilnin sekretet e mëdha gjatë gjykimit tim si njeri i agjenturave. Ato ishin maskarallëqe që nuk i mbante dot arsyetimi njerëzor. E kupton ti që në atë sallë ishte një 20-vjeçar që ishte arrestuar 28 vjeç dhe akuzohej edhe për kohën që kishte qenë 17 vjeç se kishte qenë edhe në funksion të ushtarakëve në përpjekjet për minosjen e pushtetit popullor. Madje më përmendin emra me të cilët truri i çmendur i tyre kishin sajuar se kisha bashkëpunuar. Njëri prej këtyre emrave që unë jua kujtova edhe në intervistën e parë ishte ish - komandanti i aviacionit shqiptar, Edip Ohri. E bukura është se për herë të parë unë me Edip Ohrin jam takuar vetëm para pak vitesh kur kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes. Pra, që të kalojmë tek situata e gjyqit, ai ishte me dyer të mbyllura. Unë djaloshi që s'kisha vënë brisk në faqe isha personazhi homerian që kisha dashur të tronditja botën. Prindërit e mi dhe askush tjetër as që bëhej fjalë që të mund të afroheshin edhe tek dera. Ndjehesha shumë fajtor karshi prindërve që isha i sigurt se nuk kishin ngelur pa ndëshkuar dhe pa u etiketuar si familje tradhtarësh ndërsa ata kishin hallin tim të madh sa që nuk i zinte gjumi as natën.
    Për tre ditë me radhë aty përmendej një maskaradë e pafre. Mi hoqën akuzat e agjenturës dhe tradhtisë të cilat sipas trupit gjykues as që e diskutonin se isha i tillë, por që nuk kishin mundur t'i vërtetonin.

    Si ishin të bindur dhe i hoqën nga akuza?

    Duket si paradoks, por po të them se të mos kishte ndërhyrë madje me forcë Haki Toska dhe të kishte kërcënuar Koço Josifin duke i thënë ndër të tjera se më kishte njohur që kur kisha qenë foshnjë, ato akuza nuk do të më ishin hequr pavarësisht se nuk i vërtetonin dot se s'kishte si t'i vërtetonin. Pra, tani që ishin hequr mu deklarua zyrtarisht se ato akuza binin për faktin se ata nuk kishin arritur t'i vërtetonin dot pavarësisht se ishin absolutisht të bindur se unë isha një agjent i poshtër dhe një tradhtar i ndyrë i atdheut dhe se kisha tentuar të arratisesha disa herë. Ç'të të them, poshtërsira që logjika njerëzore nuk i bën dot, por nuk e di se çfarë duhet të kenë qenë ata tipa. Sipas tyre nuk ishin të qetë që nuk po më çonin dot para skuadrës së pushkatimit. Pas kësaj, ngeli dënimi për agjitacion e propagandë dhe burgimi që duhet të bëja mu dha ta bëja në Spaç.

    Pra u përcaktua në vendim që ta bënit në Spaç?

    Po. Në vendim ishte e përcaktuar që dënimi i rreptë të kryej në Spaç të Mirditës. Vetëm pas vendimit unë mund atë takoja prindërit e mi. Ishte e tmerrshme. Nuk e përmbaj veten dot edhe tani kur pashë prindërit matanë hekurave të sportelit të dhomës së takimeve. ( Përlotet dukshëm dhe fillon të fshijë sytë me shami). O zot, filloi qarja nga të dy krahët e hekurave. Unë po qaja me dënesë ndërsa edhe ata nga ana e tyre nuk e mbanin dot veten. Sado që babai mundohej të bënte burrin dhe të duruarin e tradhtonin ndjenjat prindërore që shikonte të birin pa kurrfarë faji të drobitur dhe torturuar me duar të prangosua.

    Sa kishit pa i takuar?

    Plot një vit e një muaj, pra 13 muaj kur unë nuk isha mësuar të rrija asnjë ditë larg tyre ndërkohë që ishte dhe stresi në mes se mos dënohesha me vendimin ekstrem. Unë siç të thashë e ndeja veten shumë përgjegjës për atë dramë që iu kisha shkaktuar ndërkohë që mësova se im vëlla, Edi, të cilin e kisha mjek ndërkohë që vijon të jetë një pediatër i njohur në fushën e mjekësisë, e kishin caktuar në një fshat të Burrelit. Nuk të flas dot për atë moment. Kush nuk e ka provuar nuk mund ta kuptojë as një herë madje as ta imagjinojë. Mirëpo kur bashkohej ndjenja time e fajit se çfarë u kisha bërë unë atyre dhe ajo që ata ndjenin për mua që do të përfundoja si i burgosur politik. Ata më thonin që të mos mërzitesha se do të kalonin vitet se ja ç'ishin tetë apo dhjet vjet.
    Thatë se pati protestuar edhe familja e vajzës italiane me të cilën ishit dashuruar?
    Ata protestuan dhe kërkuan lirimin tim të menjëhershëm. Ambasada kishte bërë namin prandaj edhe më thonin në gjyq se e dinin shumë mirë që unë isha armik dhe se kisha tentuar disa herë të arratisesha etj etj. Madje ata kishin thënë se donin të lironin dhëndrin dhe se po nuk e doni ju ne do ta marrim me vete. Por kur u dha vendimi dhe panë që unë u dënova rëndë ambasadori që ishte vetë babai i Karlës sime, protestoi duke ikur familjarisht gjë të cilën jua shpjegova edhe nga numri i kaluar. Ai deklaroi se nuk pranonte të punonte në këtë vend të zi. Dhe iku menjëherë familjarisht duke rezervuar në Ministrinë e Jashtme italiane aktin e dorëheqjes nga detyra e ambasadorit në Shqipëri.

    Dhe nuk morën kontakt me ju në as një moment?

    Vetëm në kohë të demokracisë kur unë shkova në Itali sepse atëherë as që bëhej fjalë. Madje për kuriozitet po të them edhe një detaj se telefonin tim e hoqën nga shtëpia që familja e ambasadorit kur të merrte të mos dinte asgjë për mua.

    Çfarë numri keni pasur e mbani mend ?

    E mbaj edhe në gjumë po të më pyesësh. Ka qenë numri 52 33 se kanë qenë katërshifror atëherë. Atë numër ia kanë dhënë një punonjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila nuk denjonte as tu përgjigjej kur e merrnin nga Italia në telefon. Unë i di shumë mirë dhe emrin, por nuk dua t'ja bëj të ditur në shtyp tashmë se veproi shumë gabim prej instruktimeve që i kishin dhënë padronët.

    Pse çfarë bënte ajo?

    Familja e Karlës ishte në stres ashtu si dhe familja ime. Ata nuk dini se çfarë bëhej me mua. Nuk dinin ku dhe si të informoheshin. Të vetmen adresë që kishin në dorë ishte numri im i telefonit që i kisha dhënë Karlës të cilin e kërkonin rregullisht. Por më vonë mësova kur u takova me ta pas viteve '90 se ndërsa Xhuzepja arrinte të kapte telefonin që donte sa ngrihej receptori dhe dëgjohej italisht e ulte menjëherë dhe nuk denjonte as të jepte një shpjegim të vogël, madje qoftë dhe pak njerëzor.

    Juve vijuat burgun në Spaç?

    Në tmerr thuaj. Aty unë kam ndjerë dhe kam parë vdekjen me sy. Aty vdisje pa problem dhe se çante kokën njeri. Ishte miniera e pasiguruar e bakrit ku ne punonim që nuk donte të dinte kush dhe se sa vdisnin e për faj të kujt vdisnin madje nuk ndërprisnin as punën por ndërsa hiqnin trupin e të vdekurit dërgonin dy të dënuar të tjerë dhe e varrosnin. Jo vetëm kaq, por nuk njoftonin as familjen e cila mund ta merrte vesh edhe pas shumë kohësh si ishte varrosur sepse ligji ishte që familjarët nuk kishin të drejtë ta merrnin në shtëpi në rast se i vdekuri nuk kishte përfunduar dënimin të cilin duhej ta përfundonte dhe i vdekur. Edhe unë jam takuar një herë me vdekjen. I kam dhënë dorën dhe më dha leje të largohesha prapë në jetën që jetoj. Pra nuk e di se si ju mbush mendja të ikte pa më marrë.

    Pse si ndodhi?

    Kam rënë në tunel nga një lartësi prej 38 metrash. Por, fati e deshi të ngjallesha sërish pas disa kohësh. Fati që munda të jetoj sërish mendoj se ka qenë pesha shumë e lehtë e trupit tim të drobitur dhe të rraskapitur.

    Si vijoi jetë tuaj pas daljes burgu?

    Fillimisht duhej të paraqitesha çdo ditë në drejtorinë e Tiranës ku të firmosja prezencën time pasi kisha dalë si njeri i rrezikshëm. Me një fjalë funksionoja si i internuar. Fillova punë në Ndërmarrjen e drurit "Misto Mame" falë mbështetjes së madhe që mora nga drejtori i saj Tahir Minxhozi me të cilin kishim një miqësi të fortë familjare.

    Dhe si u lidhët sërish me familjen e Karlës?

    Ndërsa dola nga burgu fillova të shkruaja pothuaj çdo javë në drejtim të Italisë. Më kujtohej në mjegull një adresë që më kishte dhënë ajo kur kishim qenë të dashuruar.

    E mbani mend tani?

    Via "Bruno Bozi", Nr/ 47
    "Casteglone Del Lago"
    Peruxha, Italia.
    Pra unë dërgoja një herë në tre ditë apo një herë në javë një letër në adresë të Karlës. Nuk dija se çfarë kishte ndodhur me të. Më kishte marrë malli jo vetëm për të por edhe për prindërit e saj të mrekullueshëm të cilëve unë u kam thërritur që atëherë "Mami" dhe "Babi".
    Këtë e kam bërë me një dëshirë shumë të madhe sepse ata siç edhe ju dëshmova bënë shumë për mua dhe të tillë u treguan edhe kur u rivendosën lidhjet.

    Dhe kur u takuat?

    Ka qenë janari i 1988-ës kur ndërsa kisha dërguar me qindra kartolina apo letra siç duket nuk iknin tutje, shikoj te dera katër kartolina të cilat dukeshin që larg se vinin nga jashtë. Si u kishte shkuar letra ime ata më kishin dërguar menjëherë dhe se nuk kishin harruar të shkruanin as numrin.
    Pas kësaj u lidhëm në telefon. Pastaj shkova unë menjëherë. Ishte koha që filloi liberalizimi. Më ka thërritur menjëherë ambasada italiane dhe më kanë thënë të siguroja pasaportën dhe të nisesha menjëherë në Itali pasi ishte interesuar vetë ish - ambasadori dhe se më priste në shtëpinë e tij. Ata i respektojnë njerëzit që ikin nga detyrat dhe s'janë si ne që i përdhosim. Kështu bëra shkova aty dhe kam ndenjur disa muaj.

    Karlën e takuat?

    Karla ishte martuar dhe mu bë shumë qejfi që kishte krijuar një familje shumë të mirë gjë që pata mundësi t'i njihja pa hipokrizi. Në familjen e Karlës unë isha një mik si djali i shtëpisë së tyre dhe jo më si dhëndër. Hallet dhe historia që kishim kaluar na kishin skalitur dashurinë e madhe me dy familjet. Tashmë siç e shikon ka zbritur këtu në Tiranë pas plot 35 vjetësh vetë vëllai i Karlës, Antonio. Ai siç e shikon pritet nga gjithë familja ime kryesisht nga ima vëlla Edi që tashmë është mjek i njohur në pediatri, por edhe nga dy djemtë e mi ku njëri e ka emrin pikërisht nga e ëma e Karlës dhe madje jo vetëm se është vendosur nga ajo, por ka emrin e saj se quhet Leco. Siç e shikon Antonio është shumë i gëzuar madje e shpreh si një fëmijë dashurinë e madhe që ka për neve dhe për Tiranën ku ka pasur familjen e tij. Karla më ka marrë në telefon kur do të nisej Antonio dhe më ka thënë ta mbaja mirë dhe të mos harroja t'i bëja fotografi edhe në vendet ku neve kishim pasur takimet tona të dikurshme, por sidomos aty ku ata kanë jetuar me qira. Unë e sigurova se nuk do ta zhgënjeja se me zor prisja edhe unë që ta kënaqja vëllain e saj siç më kishin mundësuar ata mua kur kisha shkuar në Itali.

    (Antonio nga ana e tij vijon të shprehë emocione të jashtëzakonshme për faktin se ndodhet pranë Nestit që është mik i veçantë i familjes së tij. Madje kur mësoi praninë time si gazetar nuk mundi ta përmbante gëzimin që e mbërtheu dhe filloi të fliste me pasion për atë që ka ndodhur dikur në familjen e tij pas arrestimit të Nestit).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    historia e ketij djali e meriton nje film..
    po kush ta beje..

    harxhohen miliarda dallers per te bere fima me motive te sajuara..
    ska pes leka te behet film per kte ngjarje kaq dramatike..

    ka tall ko.qet enveri dhe me shtetin italian..
    ciu miu ska bere ministria italiane.. qe e ka ditur mire kte ngjarje..
    tv italian kurrre nuk guxoj ta denonconte regjimin enverist..
    edhe se i dinin mire se cpo ndodh..
    per nje cop dashuri.. torturohet e burgoset nje djal i ri..
    dhe italia..peqelepe bllokqenerise..

    mund ti thosh diplomati italan.. diplomatit shqiptar qe shkonte ne ambasad italane me nje cant ku kish pasaportat e kulishve te bllokut qe varavingoseshin sa ne itali e france.. ne vitet 80-ta..
    perse ke ardhur signor zalua..
    kam ardhur ti vini nga nje vizo-vule ketyre pasaportave te njerzve tane se do shkojne ne itali apo paris..
    patjeter do u a veme vizo vulen..por.. ku eshte ai ragazzi.. qe ra ne amore me qiken e ambasadorit tone?
    non lo so do thosh zalua..
    mir pra shko e pyeti shefat e tu e pastaj eja..
    dhe.. me bisht nder shale zalua te ramizi.. keshtu ashtu me thene..hm..
    aloooo.. ambasada franceze..
    po..
    ambasada italane jam..
    fol si eshte puna.. mësje..
    puna eshte se po erdhen ata m.uterit e ministris jashtme te shqiperis per te marre vulaviza te ju per nexhmije e bllokqena mos i jepni pa na dhen shpjegime per nje djal qe e kan burgosur..
    mo e dhiskuto o taljano..nuk ta prish tyjan.. do thosh.. ose..do duhet te thoshte frengu.. dhe ..
    keshtu e me tjera metoda do ti tregonin regjimit idiot te enverit se.. nuk do ju shkoj kunglli mbi uje forever..

    por skan car bi.then fare..
    e lan kte popull te skllaverohej..50 vjet..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Njerez mbase juve e dini tena jepni shpjegime, mbase nuk eshte edhe tema e duhur , por kam nje dileme dhe nuk di ke te pyes.
    Im ate ka qene oficer dhe nga vitet 80 81 e hoqen nga partia , e zhveshen si shpreheshin njerezit atehere , edhe sot e kesaj dite nuk e di arsyen per se, isha e vogel dhe sa here e pyesja babin pse ai me thoshte nga qe nuk kishte bere mire ca llogari, gaboi ne matematike. Atehere shume persona i zhveshen , shprehja qe perdorej dhe i detyruan me pas te punonin ne minieren e kamzes.
    Sot im ate nuk eshte qe ta pyes dhe as mamaja nuk di te me pergjigjet.
    Cfare ndodhi ne ate kohe ????
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne vitet 80 ta oj marije me y.. ka pas ca pastrime ne ushtri si kudo..

    ti nuk di gje..
    as mami yt sdi gje..
    megjithate ju qe nuk dini gje ju shoh shpesh tek komentoni per at kohe qe ju nuk dini gje.. e kur nuk dini per ate kohe asgje..ju.. nuk mund te thoni gje as per kte kohen sot.. sepse ju mungon referimi..

    nuk e kam vetem me ty por me krejt ata lejfena qe zhurmojne ketu..

    qe thua ti marie..
    shpesh jan bere pastrime ne ushtrine e asaj kohe..

    jo pastrime teritori apo oborri..as pastrim ushtaresh..
    pastrohej ushtria nga armiqte..
    dmth disa oficere shpalleshin armiq te partis e nga qe shpalleshin armiq te partise automatikisht shpalleshin dhe armiq te shtetit e te ushtrise.. dhe menjihere i jepeshin hetuesise e denoheshin nji pjes me pushkatim.. disa me burgje e internime ose me pune ne koperativa ferma ose nshn-era apo miniera..
    po a ishin ata armiq?
    te siguroj me 125% se as babi yt as tjeret qe e hengren me keq skan qen armiq e as e kan ditur nga bie armiku..
    babi yt ka qen me fat..
    sic duket nuk ka qen shum oficer madhor..
    pra jan mjaftuar ta cojne puntor miniere..
    ne mezez ose krrabe ose valias.. se kamza ska miniere..

    pra me nxjerr qymyr guri..

    pse e ka ngren yt ate..
    ate e di mami deri diku por ka pasur frik athere te te sqaroj ty se mund te flisje ne kopesht ndonje llaf dhe mami ka pas frik se shoqet apo zyshat mund te raportonin..

    babi yt mendoj se e ka ngrene..
    1-ose se binte krushqi ose farefis me ndonji nga oficeret madhore qe e hengren athere shum keq..
    2-se mund te ket then pa dashje ndonje fjal..si psh.. sme besonet o thoma.. se eshte armik hito cakua apo petrit dumja..
    3-se ndoshta ka punuar ne ndonje repart ushtarak ku mund te ket ardhur shpesh ndonje nga armiqte e partise..

    psh mos ka punuar tek kuajt e lazaretit ne rrap trish.. e aty ka ardhur dhe petrit dumja..

    qe ti biem taman..trego nga ishte babi yt me origjine.. thuje dhe fshatin..
    ne cilin repart ose lloj arme sherbente.. babi..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-06-2012 më 08:16

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e qe thua ti marie..

    na vlora qenka babi me origjine..
    hmm...

    ish nje kohe.. qe laberia.. kish ne biro.. nja 4 a 5 antar biroje.. psh hysni kapon.. manush mufitin myftiun ne fakt por qe un per humor u a nderroj emrat disave.. kadri hazbiun.. e ca tjere rreth birose e nen biro..
    aso kohe enveri i mbante afer leberit ne biro e me an te tire u a kinte mamate ca te tjerve..psh korcareve.. te koci xoxes apo shkodranve te tukut apo tiranasve te beqirit me balluke..

    mirpo erdh nje kohe qe dhe keta nuku i duheshin më..
    mbasi hysniu vdiq.. kadriu mbeti jetim..
    manushi si manushi servil e bindur..

    i erdhi radha mehmet sheh malla-kastriotit.. qe te shkonte ne g te semes..
    per te cuar mehmetin ne g te semes enveri qe kish filluar te pllanifikoje ramiznë si trashegimtar te fronit.. e perdori ca dit te ngratin kadri.. e mbasi mbaroj me mehmet ziun.. i futi dhe nje shkelm bithve kadriut..

    besoj e ke pare pllenumin ne video..

    mirpo.. gjat viteve kur laberia sic thash kishte shum antar ne biro e shum generalla ne ushtri e shum ne sigurim e shum neper ministrira.. gjysma e laberise u ben oficera..
    ish i vshtir shati e lopati ne koh te enverit oj qik..
    te duhej te coheshe ne 3 te mengjezit.. e te mbrrije ne sektor ..psh ne aren ku do prashitej misri ne 4 te mengjezit.. e ne 4 e gjisem brigadieri ndante detirat.. e ne 5 duheshe te kishe filluar prashitjen.. e qo pune benej deri ne 5 te darkes.. e pastaj zvarre zvarre ne 6 te ishe ne kasolle.. e pastaj te haje nje cop buk te zeze apo misrri tip gurë.. ose tullë.. e qe te te shtriheshe ne minder e te te zinte gjumi.. qe perseri ne 3 te coheshe me "ballin lart e duar plot"..nga fitorja ne fitorje..
    kete e dinin leberit.. keshtuqe me an te shokut hysni.. qe ishte i dyti mbas enverit e aty aty me mehmetnë.. i than kaplloqes.. ore.. le te punojne ne bujqesi keta lalucerit .. e ne me mire i bejme kalamaqerit oficera..
    rrog po..kepuce e rroba po.. fasule e oriz po..pa para dmth.. e bejme sikur na digjet xhani per envernë pa duam te behemi oficere te mbrojme birone e partine.. me tonen..besnikerinë..

    keshtu pra u beti gjysma e laberise oficera..
    mirpo kte pune e dinte enveri..
    se enveri nuku qe si saliu qe ja shkon nen mustaqe miun.. taku ngjelo apo bamir topthi.. e nardo ndokthi..
    enveri i kish syt cakerr..
    veshet po e po.. dhe e dinte se gjisma e ushtrise ishin nga fshatrat e vlores..

    pra kur u a beri gropen leberve .. kadriut me shoke.. e me pare pajos e me von hitos e halimit e heqimit.. ai e mendoj dhe kete..qe shum leber nuku do i vij mire qe u a hoqa biroistet leber e i futa birucave..
    pra do ket pakenaqsira nder oficeret laberorë..
    dhe me liste ne dore ata qe merreshin me pastrim teritorin.. gerrmonin se.. ku jan e sjan kushot e ketyre qe qeruam kte radhe..
    ne se kan detira me rendesi.. psh jan oficere ne artileri.. e mund te na godasin ne pabesi.. enverin duke pire kafe ne shtepi.. (fantazia e tyre keshtu u thosh) .. hajde ti zbojme nga qo ushtri.. disa ne burg disa ne fermo puntori apo miniera e nshn-i..

    pra keshtu ndodhi..

    po qe te kuptoc ti me mire keto qe te shkruajta lexoji me xhaxhane ose dajon.. se vet nuku kupton gje..
    ata pasandaj do te ta shkoqisin me mire punen..

    marie me fal se perdora nje inf tenden qe me dhe ne mp..

    po pa qeder eshte no probllemos..

    dydrinasi le te me bej oponencen ne se kam folur mire apo keq..

    .

    shembull..

    takoj nje dizaj ish oficerin lab.. petrit mam....

    u ulem e pim nje kafe..
    keshem vite pa u pare..
    po me tyjan o petrit cpaten i thash..
    ke qenur oficer shembullor e djal shum atdhetar..
    e more zenun me tha..
    bera gjithato vite burg athere ne koh te enver ramizit..
    sic e di me tha un jesh koomanant.. (se leberit nuku thon komandant.. ) I NJE REPARTI USHTARAK ARTILERIE..
    e di i thac se andej vidhnim rrush kur jeshem kalamaqer..
    e qe the ti tha e sthe asgjë.. me akuzuan muan se gjoja kisha planifikuar se do qelloja me top vilen e enverit ne bllok te pllazhit durres kur enveri te vinte aty per pushime..
    e ma rrasen nja 12 vjet tha burg.. po shyqyr erdhi demokracia e duallem..
    ti gezoc i thash ditet e demokracise .. dhe u ndam plot mirkuptim..

    keshtu ..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-06-2012 më 02:51

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e qe thua ti marie..

    na vlora qenka babi me origjine..
    hmm...

    ish nje kohe.. qe laberia.. kish ne biro.. nja 4 a 5 antar biroje.. psh hysni kapon.. manush mufitin myftiun ne fakt por qe un per humor u a nderroj emrat disave.. kadri hazbiun.. e ca tjere rreth birose e nen biro..
    aso kohe enveri i mbante afer leberit ne biro e me an te tire u a kinte mamate ca te tjerve..psh korcareve.. te koci xoxes apo shkodranve te tukut apo tiranasve te beqirit me balluke..

    mirpo erdh nje kohe qe dhe keta nuku i duheshin më..
    mbasi hysniu vdiq.. kadriu mbeti jetim..
    manushi si manushi servil e bindur..

    i erdhi radha mehmet sheh malla-kastriotit.. qe te shkonte ne g te semes..
    per te cuar mehmetin ne g te semes enveri qe kish filluar te pllanifikoje ramiznë si trashegimtar te fronit.. e perdori ca dit te ngratin kadri.. e mbasi mbaroj me mehmet ziun.. i futi dhe nje shkelm bithve kadriut..

    besoj e ke pare pllenumin ne video..

    mirpo.. gjat viteve kur laberia sic thash kishte shum antar ne biro e shum generalla ne ushtri e shum ne sigurim e shum neper ministrira.. gjysma e laberise u ben oficera..
    ish i vshtir shati e lopati ne koh te enverit oj qik..
    te duhej te coheshe ne 3 te mengjezit.. e te mbrrije ne sektor ..psh ne aren ku do prashitej misri ne 4 te mengjezit.. e ne 4 e gjisem brigadieri ndante detirat.. e ne 5 duheshe te kishe filluar prashitjen.. e qo pune benej deri ne 5 te darkes.. e pastaj zvarre zvarre ne 6 te ishe ne kasolle.. e pastaj te haje nje cop buk te zeze apo misrri tip gurë.. ose tullë.. e qe te te shtriheshe ne minder e te te zinte gjumi.. qe perseri ne 3 te coheshe me "ballin lart e duar plot"..nga fitorja ne fitorje..
    kete e dinin leberit.. keshtuqe me an te shokut hysni.. qe ishte i dyti mbas enverit e aty aty me mehmetnë.. i than kaplloqes.. ore.. le te punojne ne bujqesi keta lalucerit .. e ne me mire i bejme kalamaqerit oficera..
    rrog po..kepuce e rroba po.. fasule e oriz po..pa para dmth.. e bejme sikur na digjet xhani per envernë pa duam te behemi oficere te mbrojme birone e partine.. me tonen..besnikerinë..

    keshtu pra u beti gjysma e laberise oficera..
    mirpo kte pune e dinte enveri..
    se enveri nuku qe si saliu qe ja shkon nen mustaqe miun.. taku ngjelo apo bamir topthi.. e nardo ndokthi..
    enveri i kish syt cakerr..
    veshet po e po.. dhe e dinte se gjisma e ushtrise ishin nga fshatrat e vlores..

    pra kur u a beri gropen leberve .. kadriut me shoke.. e me pare pajos e me von hitos e halimit e heqimit.. ai e mendoj dhe kete..qe shum leber nuku do i vij mire qe u a hoqa biroistet leber e i futa birucave..
    pra do ket pakenaqsira nder oficeret laberorë..
    dhe me liste ne dore ata qe merreshin me pastrim teritorin.. gerrmonin se.. ku jan e sjan kushot e ketyre qe qeruam kte radhe..
    ne se kan detira me rendesi.. psh jan oficere ne artileri.. e mund te na godasin ne pabesi.. enverin duke pire kafe ne shtepi.. (fantazia e tyre keshtu u thosh) .. hajde ti zbojme nga qo ushtri.. disa ne burg disa ne fermo puntori apo miniera e nshn-i..

    pra keshtu ndodhi..

    po qe te kuptoc ti me mire keto qe te shkruajta lexoji me xhaxhane ose dajon.. se vet nuku kupton gje..
    ata pasandaj do te ta shkoqisin me mire punen..

    marie me fal se perdora nje inf tenden qe me dhe ne mp..

    po pa qeder eshte no probllemos..

    dydrinasi le te me bej oponencen ne se kam folur mire apo keq..

    .

    shembull..

    takoj nje dizaj ish oficerin lab.. petrit mam....

    u ulem e pim nje kafe..
    keshem vite pa u pare..
    po me tyjan o petrit cpaten i thash..
    ke qenur oficer shembullor e djal shum atdhetar..
    e more zenun me tha..
    bera gjithato vite burg athere ne koh te enver ramizit..
    sic e di me tha un jesh koomanant.. (se leberit nuku thon komandant.. ) I NJE REPARTI USHTARAK ARTILERIE..
    e di i thac se andej vidhnim rrush kur jeshem kalamaqer..
    e qe the ti tha e sthe asgjë.. me akuzuan muan se gjoja kisha planifikuar se do qelloja me top vilen e enverit ne bllok te pllazhit durres kur enveri te vinte aty per pushime..
    e ma rrasen nja 12 vjet tha burg.. po shyqyr erdhi demokracia e duallem..
    ti gezoc i thash ditet e demokracise .. dhe u ndam plot mirkuptim..

    keshtu ..

    .
    Me beso por kam qeshur e kam lotuar nga keto fjale, qe me te drejte ja ke drejtuar anetares ne fjale dhe permes saj te gjithe atyre qe jo per faj te tyre nuk dijne shume te verteta nga ato qe kane ndodhur ne Shqiperi!

    Ka faj shume te madh shoqeria jone pasdiktatoriale, qe nuk ka arritur te denoncoje te kaluaren, jo vetem per te lehtesuar plaget e shqiptareve, por me shume per t'ju treguar atyre qe nuk e kane perjetuar ate kohe!

    E kaluara kur denoncohet ajo sherben si qetesim shpirteror dhe si nje mesim per te sotmen dhe per te ardhmen.

    Shqiptareve u duhet nje brez qe e denon te kaluaren, qe ndahet me te keqen e sotme dhe qe mendon per nje perspektive me mentalitet europian per te ardhmen.

    Personalisht te falenderoj shume!

  8. #8
    mos eshte gje dhe babai yte ktu mi Marya ?


  9. #9
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Shqiptareve u duhet nje brez qe e denon te kaluaren, qe ndahet me te keqen e sotme dhe qe mendon per nje perspektive me mentalitet europian per te ardhmen.

    Personalisht te falenderoj shume!
    ne pergjithesi shqipot i shofe te pa interesuar qe ta lexojne mire te kaluaren e kombit te vet,qofte per mire e qofte per keq,dhe te marrin mesim nga ajo gje.

    ktu ben pjes edhe kjo periudha e katilave sadista enverist,ku mund ti dalloni edhe sot se sa te etur jane per ta rikthy ate sistem e ate mentalitet dhune e hakmarrje,nga femijet e niperit e mbesat e zhabat e tyre.

    ne qe skemi jetuar ne shqiperi per ate kohe, dhe qe i lexojme keto marrezira e krime njerzore qe jane ber,na shterron gjaku e na behet mishi kokerr,e ju qe i keni perjetu vet ne lekuren tuaj,5 minuta dhe nuk begenisni te ndegjoni e shikoni me gjate.

    kete gje politikanet e sotcem horra e batakcinj e dine shume mire,se sa memorie e ndiesi ka ky popull per ate kohe,sepse ju o "popull" e keni mendjen vetem ke leku ke dallaverja ke mashtrimi ke servilizmi e ke pallimi,dhe jo nga ndergjegjesimi e marrja mesim nga e kaluara,aspak e larget.

    pikerisht per kte,brari eshte hero per kte forum,jo si militant partiet,por si nje enciklopedi e gjalle.

    mesoni e studioni sa te doni neper shkolla e fakulltete,por kte shkollen e zhbirilimit e te berit hesap mire per ato 1001 problemeve qe ka jeta,kete pak kush e arrin ta mesoje!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Brari , po qe paske te drejte ti , tani po ekuptoj pse gjithe dajat , 5 dhe xhaxhallaret te gjithe ishin oficera dhe profesore ne shkollen e bashkuar edhe kusherinjte, kur vinin ne vizite vinin me uniforma dhe behej shtepia si repart ushtrie edhe pallati ishte i ndertuar nga oficeret dhe vetem nga ata banohej, bo cfare kohe.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    marije..

    nje pietje kam..

    piete mamane...

    o ma.. kur babi iku nga ushtria dhe e cuan ne miniere.. a vinin vizit perseri kushot tane oficerë..?

    apo e rrallluan.. apo fare nuku na vizituam?

    me intereson kjo se ka vlera historike..sepse un e bej historin nga.. deshmit originalle te njerzve..

    me te pietur gjen stambollin..

    pra me te pyetur njeri jatrin..bejm historin e vertete te shqiperise..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    Brari , po qe paske te drejte ti , tani po ekuptoj pse gjithe dajat , 5 dhe xhaxhallaret te gjithe ishin oficera dhe profesore ne shkollen e bashkuar edhe kusherinjte, kur vinin ne vizite vinin me uniforma dhe behej shtepia si repart ushtrie edhe pallati ishte i ndertuar nga oficeret dhe vetem nga ata banohej, bo cfare kohe.
    Te pakten keta se braktisen babin tend si partia, apo u rralluan pak nga pak dhe hyrje-daljet?
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pallatin e kan ndertuar ushtaret jo oficeret o marie..

    oficeret kan banuar aty..

    normalisht qe oficeri ka nevoj per shtepi..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po ka patur raste o Brar qe nese doje shtepi te duhej te punoje si punetor pa pagese ne ndertimin e pallatit. Nejse kjo vlente vetem per popullin e thjeshte.
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka pasur o mije.. por oficeret nuk kan punuar ne kte menyre..

    ne ndermarrjet prodhuse ishte ky rregull.. i pashkruar..
    puntor ose kuadro te ndermarrjeve punonin ne ndertim pallati.. pa pagese..

    por nje shef mbante shenim oret qe kishte punuar sejcili..

    dhe kur behej ndarje e apartamenteve te pallatit merrej parasysh gjendja e nevojtarit.. plus dhe se sa kishte ore pune ne liste..

    oficeret kan marre shpi nga shteti komiteti ministria ose komanda.. por vet ata nuk kan punuar..

    zakonisht punonin ushtaret e ustallaret por dhe ndonji inxhinier qe punonte ne ushtri.. kuptohet si drejtues punimesh..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •