Pershdetje te gjithe tifozeve te futbollit Shqiptar. Siē te gjithe po e shohim nga dita ne dite, futbolli Shqiptar po kalonj nje tranzicion me hapa teper te ngadalte. E njejte si rruga qe ndjek Shteti Shqiptar per reformat dhe integrimin Europian eshte edhe rruga qe ndjek futbolli Shqiptar per te penetruar ne futbollin profesionist europian. Rruga eshte shume e gjate dhe teper e mundimshme. Kjo ndikohet nga shume faktore, por faktoret kryesore, sipas mendimit tim, jane mosekzistenca e asnje lloj politike per zhvillimin e futbollit kombetar, nga asnje qeveri qe nga fillimi i pluralizmit e deri ne keto momente. Injektimi i disa njerezve nga jashte, pa lidhje me futbollin, ne organet vendimemarrese te ketij sporti kaq popullor, te cilet kane patur si pikesynim kryesor kthimin e ketij sporti ne biznes (ne te shumten e rasteve me manovra te neveritshme) si dhe kane zhvilluar ne menyre shume shume te shpejte korrupsionin ne kete sport kaq popullor, aq sa mund te them se korrupsioni ne futbollin Shqiptar ne teresi eshte i njejte me korrupsionin ne sistemin e drejtesise.
Shohim cdo dite te flitet per arbitra te korruptuar, trukime ndeshjesh, leshime, blerje e shitje e lloj lloj gjerash, por masat e mare jane 0. Gjithcka kalohet pa i kushtuar aspak rendesi. Shohim gjithashtu stadiume te dhunshme, arbitra qe plagosen (kjo dhe per faj te vete ketyre te fundit, qe behen pjese e pazareve dhe pale me dashakeqesit e ketij sporti), shohim disa pseudozyrtar qe pasketaj na dalin neper konferenca shtypi dhe tallen me tifozet ne mbare vendin duke na thene perralla te cfaredolloji. Ne vendin tone shikon gjykime, mendime e justifikime nga me te pallogjikshmet per fajtoret. Psh, me vjen ndermend nje rast, kur ne nje stadium ishte share ne kor arbitri kryesor i ndeshjes e loja nuk ishte nderprere (ashtu si e kerkon rregullorja e FSHF, UEFA apo FIFA), e ne fund nje nga zyrtaret pergjegjes doli e tha qe arbitri nuk na paskes moter?! Kjo ishte tej ēdo imagjinate te mundeshme. Ne futbollin tone gjithashtu gjen paradokse te pafundme ne vendimet qe qeveria e futbollit mer. Po mar shkas nda ndeshja Skenderbeu-Flamurtari, ku pritesit, dhunojne e gjakosin zyrtarin e ndeshjes (arbitrin ne kete rast) dhe denohen me disa ndeshje jashte fushe si dhe me gjobe, ndersa Flamurtari denohet me -3 pike per pasivitet ne fushen e lojes. Nderkohe qe rregullorja thote qe duhet nderprere menjehere ndeshja. Atehere mua me lind e drejta te pyes, po Pasiviteti i FSHF per qindra raste ku ajo akuzohet nga klubet e ndryshme per nderhyrje te saj ne fiksim ndeshjesh, perse nuk denohet? A eshte kjo FSHF qe duhet tu pergjigjet sportdashesve, te cilet jane pjesa kryesore perse ky sport ekziston, per te gjitha akuzat qe ngrihen per ndeshje te caktuara? Ajo jo vetem qe nuk e ben kete per ēdo ndeshje qe citohet si e trukuar, por nuk ben transparence as per ate qe shihet ne driten me diell dhe qe te gjithe e dine. Ajo madje nuk ben transparente as faktet qe UEFA dergon ne FSHF per ndeshjet ku ka dyshime te forta se jane te trukuara. Plot 3 raporte ka derguar deri me tani, por asnje hap nuk eshte ndermarre per hetimin e tyre nga FSHF. Por nuk eshte vetem FSHF fajtorja e madhe. Kur diēka shitet do te thote qe ka bleres. Atehere duhen identifikuar kush eshte i interesuar per te blere? Sepse ky lloj bleresi eshte nje konsumator i keq i ketij sporti kaq delirant per njerezit ne mbare boten. Ky lloj bleresi, eshte nje si nje virus ne nje trup te shendoshe, dhe nese kete virus nuk e lufton, ai atehere do te perhapet ne te gjithe trupin e madje mund te rrezikoje dhe vdekjen.
Perveē ketyre, nje problem tjeter tejet shqetesues jane marredheniet lojtar-klub si dhe trajnjer-staf teknik-klub. Ne Shqiperi ndodh qe lojtaret te mos paguhen per muaj te tere me rradhe, e kur ata ngrene zerin per kete gje, perjashtohen nga klubet, diskriminohen e hidhet balte mbi to vetem e vetem se ata kerkojne nje te drejte te tyre. Kontratat ne Shqiperi me futbollistet Shqiptare pothuajse nuk respektohen fare. Krejt e kunderta ndodh me lojtaret e huaj qe vijne ne Shqiperi, marrin rroga marramendese ne krahasim jo vetem me lojtaret Shqiptar por dhe me lojtaret e kampionateve si Maqedonia, Mali i Zi etj, pavaresisht se keta te fundit jane kampionate shume here me te forta e prestigjoze se kampionate yne. Pra, lojtaret Shqiptare jane te diskriminuar ne krahasim me te huajte qe vijne ketu. Krejt e kunderta ndodh ne te gjitha kampionatet e huaja. E per ta vertetuar kete, po sjell si shembull pagat e disa lojtareve tek Futboll Klub Vllaznia, ku nje 30 e ca vjecar Malazez, qe deri me tani sa e kam pare une nuk ben ndonje lloj diference ne loje me lojtaret vendas, perfiton 3.500 Euro ne muaj, ndersa nje i ri mjaft premtues, qe cilesohet talent dhe qe pritet shume prej tij, perfiton vetem 30.000 leke ne muaj. Madje nje tjeter akoma me i ri, konkretisht Abaz Karakaci, vetem 19 vjec, nuk mer pothuajse asgje, vetem ndonje shperblimi. Kjo eshte e papranueshme dhe e patolerueshme dhe nuk e ndihmon aspak futbollin Shqiptar. Permenda Vllaznine, por kjo gjendje eshte ne te gjitha klubet e tjera te kampionatit tone.
Ne te gjithe kete shkrim, nuk permenda asnjehere termin "Superliga Shqiptare", pasi nuk ma ben goja ta them e as gishtat ta shkruaj nje gje te tille, kur shoh gjithe keto probleme, qe ne 99% te tyre shkaktohen me dashje nga ata qe qendrojne ne krye te futbollit Shqiptar. Me duket shume paradoksale emri Superlige, per nje lige qe eshte pak te themi amatore, ku nuk respektohen futbollistet, rregullat e lojes e per me teper nuk respektohen ata per te cilet ekziston ky sport, TIFOZET.
Gjithashtu tashme kemi dhe nje problematike qe u shfaq gjate ketij sezoni te fundit. Kthimi i klubeve ne Shoqeri Aksionere. Kjo ndodhi me nje shpejtesi marramendese dhe pa asnje lloj konsultimi. Shume investitore qe kane investuar per vite me rradhe
Duke pare te gjithe kete problematike, mendova te hap kete teme te re, ku te sjellim analiza nga gazetare te ndryshem sportive, vendime nga komisione te ndryshme, dyshime apo fakte qe mund te disponoje secili nga ne. Pra, me pak fjale te meremi ne teresi ne kete teme me problematiken e shumellojshme te futbollit Shqiptar. Sa me shume jehone ti behet nje problemi te caktuar, aq me e madhe do te jete vemendja rreth ketij problemi.
Krijoni Kontakt