qkam u bo kishte disa zera se ne rrethinen e kumanoves jan par grupe shqiptaresh te uniformuar sa qendron kjo e vertet kjo infortmat
qkam u bo kishte disa zera se ne rrethinen e kumanoves jan par grupe shqiptaresh te uniformuar sa qendron kjo e vertet kjo infortmat
Topalli: Shkupin e çliruan shqiptarët, reagojnë maqedonasit
Publikuar: 05.04.2012 - 10:45
Shkup, 5 prill Kryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli në fjalimin e saj të mbajtur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mes të tjerash ka thënë se Shkupin të parët e kishin çliruar shqiptarët, kurse Shkupi, Dibra dhe Manastiri ishin bërë qendra të lëvizjes shqiptare.
"Ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 1844, kur 10 mijë kryengritës në udhëheqjen e Dervish Carës e kishin çliruar Shkupin dhe shtruan kërkesën për autonomi. Nga kjo kohë, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave të lëvizjes shqiptare për çlirim, raporton “Zhurnali”. Lëvizja patriotike shqiptare është zhvilluar paralelisht me kryengritjen maqedonase të Ilindenit në 2 gusht 1903, ku në Manastir ishte përkrahur edhe nga popullata shqiptare, e cila ishte aktive për krijimin e republikës së Krushevës, ku Këshilli i udhëhequr nga shqiptari Vangjel Dino ishte përbërë nga përfaqësues të maqedonasve, shqiptarëve dhe vllehve", tha Topalli.
Megjithatë kundër kësaj deklarate të nxehtë, kanë reaguar historianët maqedonas. "Ajo që e flet Topalli është thjesht politikë dhe jo shkencë. Kryengritësit as që e kanë çliruar Shkupin, as që ka pasur 10 mijë ushtarë, as që ka pasur kërkesë për autonomi. Këto pohime të Topallit nuk janë në asnjë dokument turk, ose të shkresave diplomatike franceze ose britanike", theksojnë historianë maqedonas për TV "Kanal 5" që nuk kanë pranuar të flasin publikisht.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është zyrtarja e parë nga Shqipëria e cila i prek këto tema të cilat shpeshherë kanë qenë temë e debateve ndërmjet historianëve maqedonas dhe atyre shqiptarë në Maqedoni.
Sipas historianëve maqedonas Shkupi është qytet i maqedonasve dhe Republika e Krushevës është vetëm angazhim i kryengritësve maqedonas dhe që atëherë datojnë rrënjët e Maqedonisë si shtet.
Pohimet e Topallit konsiderohen edhe si një përgjigje direkte diplomatike ndaj enciklopedisë maqedonase e cila shqiptarët i quajti njerëz të egër të cilët kanë zbritur nga malet në këto troje dhe janë ardhacakë.
http://kohaditore.com/index.php?page=1,15,94367
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Fjalimi i Topallit nxiti reagimin e historianëve
Vlerësimet e kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Kuvendin e Maqedonisë për rolin e shqiptarëve në periudhën e sundimit osman dhe çlirimin e Shkupit në vitin 1844 nga 10 mijë kryengritës shqiptarët të udhëhequr nga Dervish Cara kanë shkaktuar reagime të ndryshme jo vetëm në media të caktuara, por dhe në mesin e historiatët shqiptarë dhe maqedonase. Katerina Todorovska nga instituti i historisë maqedonase konstatimet e Topallit i cilëson si politike ndërsa propozon që për të gjitha çështjet e disktueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptare.
“Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptar pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Derish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike”, tha Katerina Todoroska, historiane.
Por, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.
“Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjerje vet histroriografia maqedonase vet dokuemetet e forin ofisit, ato franceze, vieneze, të gjitha flasit për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,... në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine e cila argumenton se në Shkup në atë periudh e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptar Shkupin”, deklaroi Skender Asani, historian.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë ka vlerësuar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë gjithë periudheve të historisë kanë qenë të mira dhe me qëllim çlirimin e tyre nga sundimet e ndryshme. Lidhur me kryengritjen e Dervishë Carës më 17 maj 1844, ja çfarë ka deklaruar Kryeparlametarja Topalli.
“Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1884, 10 mijë kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtarë”, deklaroi Jozefina Topalli, kryetare e parlamentit të Shqipërisë. Gjyltene Rexhallari
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/125045.html
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Fjalimi ishte i drejt i Jozefina Topallit dhe i kot është reagimi i Maqedonasve,sepse faktet ekzistojnë në dobi të Kryeparlamentares Shqiptare..
Nuk ka historiane sllavo-maqedon . Nuk ka shkrimtare sllavo-maqedon . Nuk ka pasur luftetare sllavo-maqedon .
Te ashtuquajturit shqkrimtare sllavo-maqedon e kishin kryere shkollen pra se te lindin.
Nuk munde te mbrojshe nje histori te klonuare ,duke e perbuzur nje histori reale .
Grafite “Vdekje shqiptarëve” në Shkup
Në periferi të Shkupit janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë “Vdekje për shqiptarët”.
Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës. Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe lokalitete tjera.
Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse.
Lagja Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete tjera.
INA
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt