52 km larg qytetit tė Kozencės nė rajonin jugor tė Italisė, Kalabri, ndodhet qyteza e San Caterina Albanese-Picilia. Me kėtė emėr njihet nė hartat e guidat turistike italiane por qė rastis ta lexosh shumė pak herė nė tabelat rrugore tė autostradės Salerno-Reggio Calabria. Njė nga daljet e kėsaj autostrade, drejtimi Tasia, tregon se ėshtė rruga e duhur pėr tė mbėrritur nė tė. Pas disa kilometrash reklama e njė fotografie gruaje, veshur me kostum tradicional popullor, me duar mbi ije e me vėshtrimin bujar tė njė zonje shtėpie uron mirėseardhjen nė katundin Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia. Kėshtu e quajnė vendalinjtė prej shumė shekujsh. Janė tė gjithė arbėreshė vendosur mbi kėtė kodėr 472 metra mbi nivelin e detit, qė shtrihet midis pllajės sė Esarit e pėrroit tė Ricorsolit. Kostumi tradicional qė stolis gruan nė posterin mikpritės buzė rrugės, prej gjashtė shekujsh ėshtė i pranishėm nė ēdo shtėpi. Ēdo banor i tė kėtij katundi ka veshjen e tij popullore, e pandryshueshme nė ngjyra e qėndisje qė nga fundi i shekullit tė XIV me ardhjen e familjeve tė para shqiptare, kur Ballkani u pushtua nga Turqit. Nė ditė dasme, nė Festėn e Valles, tė Shėn Nikollės e Shėn Pantalliut, veshjet blu tė grave, stolisur me qėndisje nė ngjyrė floriri e jelekė tė kuq mbi gjoks mbushin sheshin e katundit e rrugicat e tij tė ngushta. Shtėpiat janė karakteristike si tė njė qyteze malore, tė larta 2-3 nivele e ndodhen fare pranė njėra-tjetrės, me shkallė tė jashtme qė tė ēojnė nga njėri kat nė tjetrin. Tė gjitha prej guri e nė tė njėjtėn ngjyrė gri, qė vitet i kanė veshur nuancat e saj tė errėta e herė tė murrme nga lagėshtira.
Janė orėt e para tė pasdites, mbretėron qetėsia e po tė mos ishte lehja e zhurmshme e njė qeni e zėri i njė gruaje qė vinte nga njė shtėpi diku rrotull, mund tė besoje se ishe njė qytezė e pabanuar. Rrugėt janė tė shtruara kudo me kalldrėm e njė ballkon i lartė sa njė gjysėm robi rrethon nė pjesė-pjesė kėtė katund duke ofruar panoramėn pėrqark qė do e kish zili piktori i ēdo epoke. Nė fillimin e njė rrugice, mbi njė ndėrtesė, mbi njė kishė gjėnden tabela informuese tė shkruara tė gjitha nė dy gjuhė, italisht e shqip: Municipio-Bashkia, Via-Udha, Chiesa- Qisha (kisha). Nė qėndėr tė Shėn Katerina Arbėreshė- Picilia, ndodhet pallati dukal i Sanseverinos, familja e fundit feudale qė drejtoi kėtė qytezė deri mė vitin 1806. Pranė tij ngrihet selia e bashkisė ndėrtuar mė 1976.
Ndėrtesat kryesore tė kėsaj qyteze, ato mė tė lartat e mė tė bollshmet nė sipėrfaqe mbulohen me piktura murale qė tregojnė historinė, zakonet e traditat e banorėve tė saj. Mbi fasadėt e jashtme tė njė pallati duke zbukuruar e pėrfshirė pothuajse tėrė katin e sipėrm tė tij ėshtė piktura e valles arbėreshe. Gra tė kapura dorė mė dorė, me kostumin popullor kėrcejnė nė rreth e evokojnė mbi gur njė nga traditat mė tė forta kombėtare tė tė gjithė arbėreshėve tė Italisė, Vallen. Pak mė tutje mbi murin e njė ndėrtes tjetėr ėshtė piktururar Heroi ynė Kombėtar Skėnderbeu me qėndrimin e tij stoik mbi kalė. Piktura e njė momenti nga jeta e pėrditshme, ku dy gra qėndisin e njė burrė i bie fizarmonikės i fal pallatin mbi tė cilin gjėndet, por dhe ambientit pėrreth natyrshmėrinė e njė jete qė realisht nė ato ēaste mungon. Duke ecur nė veri tė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia, gjen Kishėn apo siē ėshtė shkruar mbi tė Kisha Shėn Nikolla i Madh e ndėrtuar nė stilin barok, kurse mė tutje akoma Kisha e Shėn Pantalliut. Nė hyrje tė njė rrugice tabela Udha e Bukura Pamje tė kuriozon ta ndjekėsh. Kėnaqėsia qė ofroi fundi i saj me panoramėn e qytezave pėrreth tė mbuluara nga pyllėzimi e atmosfera mistike e natyrės, justifikon denjėsisht emrin e rrugės.
Udha e Frangjisė Ndon Sartori qe dhe objektivi fillestar i kėtij udhėtimi. Quhet e tillė pasi aty gjėndet shtėpia e lindjes sė At Francesko Anton Sartori, apo i njohur nga vendalinjtė si P. Ndon Sartori. Nė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia konsiderohet njė hero kombėtar. Figura e tij ėshtė e njohur dhe nderohet nė tė gjitha katundet arbėreshė tė zonės. Shkrimtar e njė artist poliedrik i rėndėsishėm nė kulturėn arbėreshe tė 800-ės. Intelektual i rafinuar kontribuoi nė historinė e letėrsisė arbėreshe. Ka lėnė nė trashėgimi njė sėrė dorėshkrimesh qė nuk janė botuar ende, disa tė tjera e kanė njohur botimin kohėt e fundit. Flasin mbi aktivitetin e tij nė debatin politik tė kohės, devotshmėrinė ndaj njerėzve tė thjeshtė, mendimin autentik e liberal. Me njė impenjim social e edukativ At Sartori u frymėzua nga komuniteti i tij e provoi tė shkruajė nė tė gjitha gjinitė letrare, vargje, novela, romane, melodrama etj. Ėshtė autori i dramės sė parė shqiptare e titulluar Emira dhe e publikuar pjesėrisht tek Fjamuri i Arbrit i De Radės. Subjekti i kėsaj drame ėshtė ambientuar nė Shėn Katerina e flet pėr historinė sentimentale midis dy tė rinjve e evokon historinė e njė ngjarje tė ndodhur nė rrethinat pranė mbi ekzekutimin e disa banditėve. Ai ėshtė autor i njė sėrė kėngėsh arbėreshe, pėrrallash, rapsodish popullore, kėngė fetare qė interpretoheshin nė ditė festash. Pati meritė nė krijimin e fjalėve tė reja, madje nė njė ese tė tij shkruan mbi krijimin e njė alafabeti tė ri nė gjuhėn shqipe. Risia e penės e kontributit tė tij nė letėrsinė arbėreshe e nė ndryshim nga romantikėt e epokės qe se i kėndoi popullsisė arbėreshė jo se si ishin e ēfarė ishin dikur, por ashtu siē i shihte e u frymėzonte ai nė ato vite. Kjo ėshtė dhe merita absolute e artit tė Ndon Sartori-t.
At Francesko Anton Sartori lindi nė Shėn Katerina Arbėreshė, Picilia mė 16 shtator 1819 e vdiq San Giacomo di Cerzeto nė1894.
Poezi - Trimi Vasha e Ajri
At Francesko Antonio Santori
Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.
Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,
kur te lulezonje molla,
si kish vasha kryethit.
Trimi: Mė dėrgo ti ajrin !
Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.
Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,
kur tė lulėzonjeė ulliri,
tė mė siellė ullinjt e zėzė,
si kish vasha syzit.
Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dergonj.
Vallja: Mbe tutjč ndė verėt,
kur tė lulėzonjė thana,
si kish vasha hundėzėn.
Trimi: Mė, dėrgo ti ajrģn !
Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.
Vallja: Mbė tutjč ndė verėt,
kur tė lulėzonjė shega,
tė mė sjellė shegėn e kuqe,
si kish vasha faqjen.
Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim se t'e dėrgonj.
Vallja: Mbė tutjė ndė verėt,
kur tė lulėzonjė girshia,
tė mė sjellė gjėrshinė e kuqe,
si kish vasha buzėzėn.
Trimi: Mė dėrgo ti ajrin!
Vasha: Qetu, trim, se t'e dergonj.
Vallja: Mbė tutjč ndė verėt,
kur tė lulėzonj ftoi,
tė mė sjellė ftuan e bardhė,
si kinsh vasha gjirthin.
Kėnga e Brumit
At Francesko Antonio Santori
Se ti vashėza hadhjare,
me mbė shpi t'ėm' e tėt atė,
sa hadhjare edhe dėlirė,
ēė mė ngjeshėn ata brumė,
ngjeshe fort e ngure shumė.
Bėn kuleēė e m'i dėrgo
gjithė gjirivet mbė shpi,
gjithė gjitonėvet mbė derė,
tė t'mburonjė buka ndėr duar,
tė tė shtohen ditėt e mira,
te t'zbardhet ajo jetė
pjot me dritė e me hare
si e bardhėz je ti vetė.
E kur njė bir tė ketė ajo zonjė,
mė ju rritėt e ju bėftė trim,
me defugen nder duar
e me shpatėzėn ndė brest.
Pra nd'amahjit m'e dėrgoftė
sa t'i priret mbė shpi
me hie pjot e me argjėnd,
e turkeshėzėn m'i sjelltė
per hare tė gjitonisė.
Se njė vashėz kur tė ketė,
mė ju rritėt e m'i pastė hje,
m'e martoftė dymbėdhjetė vieē
e pastė miell e mė bėftė kuleēė,
e paste tri nore kriate
t'i kujdesjėn nga menatė
bijt'e shpin' e asajė zonjė.
Nga Drama "Emira"
At Francesko Antonio Santori
Akti i dytė- Skena e parė
Kallonjeri ruan dhent e kėndon:
U mose prapa t'erdha - Pėr male, laka e kronje, Ndėr lume e nder pėrronje - E kudo vajte ti. Kur ndėjte skemandilin Tė bardhė e u t'e kondrepsa Me botė - e u t'e nxėrrepsa - E mė kanoseshė ti. Kur mbjedhur fjetė te mėni - Thesin e rrukulise Tek ara e m'e xarrise - Se tė bėje dėme ti. U tė pé; e pra te kroi - Kur aq ėmbėl kėndonje E mallin dreq zbulonje - Ēė mė ke ndė zėmėr ti...
Kallina (me delet): Kush ėshtė ky sinjalląt ēė kendon si dhisapģt?
Kallonjeri: Kalline! O sa ditė ka ēė sė tė pe, Kalline!
Kallina: Ēė ke tė bėsh me mua ti, ēė kėrkon tė mė shohėsh?
Kallonjeri: Se kam u mall.
Kallina: Po jo u pėr tij.
Kallonjeri: Dhe poka mban atė mėri ēė mė buthtove, kur tė parėn herė tė hapa zėmrėn?
Kallina: Mos u jam ndo njė ré e shtitur nga era, ēė ndėrroqet nga njėmend? Nge t'ė thashė se mė mos m'i ben ti kėto xhuta, se u s'jam gruaja ēė do ti. E nga njė pra, ēė mund'ajo tė pritė nga ti ?
Kallonjeri: Gjithė mirat e mallit e tė pėlqiemet ēė pret nje kopilė cila mbashket me njė trim.
Kallina: Mbaji pėr tji! u s'i dua kėto te mira. U jam e lerė ndė njė shtėpi me kė se mund'kushqihet gjaku yt edhe nd'isha u e llavur njera te' t'doja. Po te ky pėnxier mos qėndro fare.
Kallonjeri: Alimonņ ! ashtł e ngurėt je?
Kallina: E ngurėt mė se shkėmbi "Sanda-Veneres".
Kallonjeri: Mos fjit ashtu se m'pjasėn zėmrėn.
Kallina: Ngė tė fjas fare, se marr e vete pėr fanė tim.
Kallonjeri: Jo, Kallinė, rri njetėr thėrrimėz.
Kallina: Ēė tė kėnduome ! Ēė pėrtendon nga u, tashi ēė tė thashė dreq se ngė tė dua ? Nėng tė dua e s'mund tė t'dua.
Kallonjeri: Tė thom se qeva nd'markąt Samark, shita ca rikaz e tė bjeta kėtė skemandil mundashi, njė anak, njė parėz vėthė e njė unazė.
Kallina: Mua kėto shėrbisė? Qellja ndo njij dosje: vėthė, unaza e skemandile! Sa tė mė shihin kėto mėma e tata, kesh tė vjohsha pėr sė gjalli ndė varr.
Kallonjeri: Njota si janė tė bukuriz: pa shih ndė dita t'i zgjidhja.
Kallina: Tash ēė nėng i dua, ēė kam i shoh tė bėnjė?
Kallonjeri: Sa tė shohė ndo se kanė o s'kanė hje ngrah njėj kopilje...
Kallina: U s'dua tė vė ngrah meje stoli ēė s'jane timet.
Kallonjeri: U per tij i bjejta, mirri.
Kallina: Se tė shihje si dukeshin mbal meje? Dua tė t'jap kėtė gust. Em kėtu vėthtė pėrpara; prana anakėn e skemandilin; pėstaj unazėn. Shohemi nde mund' tė tė nxier ngrah u sot.
Kallonjeri: Majde ! Si t'kane hjė! mė fllagėn ndė gji si ndė pasiqir. Me shėndet! Mbaji, mbaji. Njota ikėtin rikazit. (i shtėlohet pas).
Kallina: U nėng i dua ! Zaji, zaji. Popo! iku. Zjarmi im! ndė mė paft njeri me kėto stoli ngrah. E zeza u ku vete e ngulem? Sh'ajo Emira. T'i shehinj njize...
Emira: Kalline, ti ishnje ? Ngė tė njoha persellargu. Di u si m'u fjandakse me njė skemandil tė kuq e tė kalthėr xhimłzashi.
Kallina: Tė bėtėtin sytė, motėrm. Kush m'e jip mua njė skemandil tė kujllortur, tata o m'čma? Popo! si u ngarkove rėnde mė shkarpa! S'ke fare kujdes tė gjellės sate.
Emira: E s'di se kam tė prirem pameta? qėndruom pa zjarm ndė shtėpi, me kėto net kshtu tė giata e tėtimėme si bėnjėn. Gadhurja e di se na spovisi; val kemi pak; tata pati sinahijin e kollėn me gjashtė ethe e pat' tė shėrbinja u pėr dy herė, si s'kishnja adhet. Ver edhe se mbremanet tuortim njera kur kenduon gjelat e te hollat patetin te na bejin drite.
Kallina: Ec moterm, ec, mos do te prehesh. Rri ashtu me ate barre ngrah.
Emira: Vete se kam keq pres. Rri mire!
Standard
Krijoni Kontakt