Postuar më parë nga
Ikballe
Ztr. Dilo njëherë duhet ta kesh parasysh se në të gjitha burimet sunite është përdorur termi Shija, që nga koha e profetit. Shia donë të thotë PASUES , shijat janë pasues të Kuranit dhe profetit Muhamed së bashku me familjen e tij EHli Bejtit. Në një rast Profeti i thotë Aliut, ja Ali këta janë shijt ( pasuesit) e tu,... Dihet të gjithë nuk e kanë pasuar Aliun, sepse e kanë zgjedhur Halifatin në mënyrë demokratike, gjersa Profeti e zgjodhi Halifatin- Imamtin në mënyrë Teokratike, dhe 71 ditë para vdekjes së tij ai i tha " men kuntu mevla fe hadha Alijun mevla" Kush më ka pasur mua pirjës pas meje e keni ALiun prijës..
Të gjitha këto mospajtime në mesin e muslimanëve janë dalur ngase ne e kemi lëshuar trungun, " Kitabullah ve itretu Resul" _ ta ndiqni Librin e Zotit dhe Familjen e Pejgamberit" ,, nderkaq sunitete e e larguan " Familjen e Pejgamberit " dhe e bënë " Kitabullah ve suneti resulilah " ( rrugën e Zotit dhe sunetin e Pejgamberit" ... Po hajt po themi se suneti i Pejgamberit po e ndjekim, po a nuk është sunet vepër e Pejgamberit hz. Fatimja vajza e tij, e dhëndri i tij që në asnjë moment të jetës nuk e la vetëm Pejgamberin S.a.a. që profeti e mëroi me emrin Ali, në shpell ishte i vetmi Aliu që e pasoi 40 ditë me radhë, i binte bukë e ushqim .. në asnjë luftë nuk e ka vetëm, etj etj .
Jo jo, problemi është se sunitëtë me hadithe kanë bërë masakër, e korruptime të mëdha dhe kanë ndejkur sunetin e sahabëve, shokëve të Pejgamberit s.a.a. se po ta kishin ndjek sunetin e Pejgamberit, nuk ia kishin mbytur vajzën e tij, nuk ia kishin mbytur, Aliun në namaz, nuk ia kishin, helmuar Imam Hasanin ( nga gruajae tij Xhadija, Nuk ia kishin mbytur Imam Husejnin në Qerbala, e mbytën Aliun duke dëgjuar Muaviun, e mbytën Husejnin në Qerbela duek dëgjuar jezidin Halif.
ja disa emanete të mëdha që dha profeti për Ehli Bejtin e ndoshta do ti kuptojmë më mirë vlerat e kësaj Familje Profetike që ishte e pashembull ishte hyjnore e pamëkate ashtu siq tha Allahu në Kuran surja Ahzab ajeti 33.
“Çdokush që më do mua, vajzën time Fatimen, djemtë e tij Hasanin dhe Hysejnin, dhe burrin e saj Aliun, në Ditën e Kiametit do të jetë bashkë me mua dhe në gradën e njëjtë”.
“Në Xhenet do të hyjmë së pari unë, Aliu, Hasani dhe Hysejni, dhe pastaj trashëgimtarët tanë. Mbas tyre do të hynë gratë tona. Ata që na donë neve do të hynë bashkë me neve Xhenet, duke qenë në anën tonë të djathtë dhe të majtë”.
“Më erdhi një engjëll dhe më përgëzoi: Vajza jote Fatimja është prej grave më të lartësuara ndërsa djemtë e saj Hasani dhe Hysejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit”.
“Ai që i shpallë luftë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit, ai ka shpallur luftë mua”.
“Po ju përkujtoj për dënimin e Allahut për shkak të sjelljeve tuaja ndaj Ehli Bejtit”.
“Yjet i shërbejnë njerëzve si orientim për të mos u humbur në det. Ehli Bejti im është orientim për njerëzit që të mos bien në kundërshtim njëri me tjetrin. Nëse një fis arab e kundërshton Ehli Bejtin tim, atëherë ai fis dhe të gjithë ata që i ndihmojnë atij fisi do të bëhen prej grupit të shejtanit”.
“Betohem në Allah se ata që nuk na duan, Allahu i Madhëruar do t’i fus në Xhehenem”.
“Askush nuk mund të krahasohet me Ehli Bejtin”.
“Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si shehid. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes i falur. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si ai që ka bërë tevbe (pendim). Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes me shkallën e imanit të përkryer. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, engjëjt e vdekjes Munkeri dhe Nekiri, do ta përgëzojnë me Xhenet. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të hyjë në Xhenet sikur nusja kur hynë në natën e parë të martesës. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, nga varri i tij do të hapen dy dyer për në Xhenet. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, ka vdekur si Ehli Synnet vel xhemat.
Nës e shikoni me kujdes këtë video do të kuptoni se pse muslimanët janë në grindje mes veti sepse janë duke e ndjekur Islamin e korruptuar nga Emevitet e Abasitët që e ndëruan shumë nga Islame suke qenë pasues të Muaviut e Jezitit të mallkuar.
Krijoni Kontakt