Pa punë, pa shpresë jam ulur mbi bordurë
Pranvera s’do të vijë, ndonse është mars…
Në xhep një pasaportë të virgjër, pa një vulë
Kjo rrugë e ambasadave sa e trishtë…pret një faks(!)
Tiranë 2003, bulevardi brinjë dalë
Më tej degjoj i trembur një ulërimë
Dhe kursi i dollarit tërbohet si i marrë
Dikush më erdhi pranë më tha:- a do një Petidinë?..
Fytyra të trishtuara dhe sy pa horizont
Gazetat më të krisura që kurrë s’thonë të vërtetën
“gjahtarët” kapardisur në Benza Vagabond…
unë psherëtij dhe them: - o Zot të dhje-vsha jetën!
Më tej shkon pispillosur një ishmiss Albanija
që rri e pret një shans, bile ia fut dhe vetes…
dhe kjo Vejushë e Drogës, si filli në tespija
përpiqet që të futet në “Ethet e se Premtes!”…
Krijoni Kontakt