Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    ore shoku qe noli ka vlera jam dakort...

    po qe e beri shqiperine te njohur eshte pak si e ekzagjeruar

    po te thuash qe punoi per shqiperine
    Se a mos deshte me te pru naften nga arabia?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bellami...

    ka vite qe ne forum eshte sqaruar ceshtja..shen naum..

    pra eshte hedhur ne berllog ajo pallavra e ppsh-se se zogu shiti e fali troje..

    ti do duhej ta kishe lexuar se te kemi djal me kulture..

    shko e hidhi nje sy ne forumin perkates.. sqarimeve qe ka bere njeri nga diplomatet e shquar te shtetit zogist.. i cili me fakte bindese tregon se cfar lufte e sakrifice ai dhe bashkpuntoret e tij bene.. qe te arrijne ne favor te shtetit shqiptar marrveshjen.. qe shqiperise ti bashkoheshin krahina e kreshnikve tane.. theth e kelmend.. qe ish lene jashte kufijve tane.. e si shkembim tu jepej manastiri i naunit..i cili manastir edhe se formalish ju la shqiperise nga nderkombetaret de facto ( me qitap nderkombetar kjo) do mbetej gjithmon nje "vend i shenjte" per kishen sllavo serbo makedono bullgare.. ku ata..pra kleri i tyre do ishte ne fakt zot i atij manastiri..

    e saper revolucion e kunder revolucion.. po ja fut po.rdhes..

    nuku kish kunder revolucion..por ri -kthim i legales i se ligjshmes..

    zogu u ri-kthye i miratuar nga populli i cili e pa se anarkizma noliste nuku qe per tu pasur zili..perkundrazi na coj prapa..
    sikurse e di mire ti bellami se causherizma ne gjirokaster tepelene berat lushnje e vlor 97-te.. ishte nje hata.. qe e din mire nena e zan caushit e nenat e tjera toske se cfar i solli..
    e mbi te gjith e di ti o belami..qe i pe me sit e ti.. ore djale vetull zi.. qe lajthit nga i her.. ne histori..

    ..

    duaje nolin si nje nga sjellsit e medhej te kultures e literatures boterore.. por ne ato anet e tjera.. mo bej tifo kot..


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-01-2012 mė 06:55

  3. #13
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bellami...

    ka vite qe ne forum eshte sqaruar ceshtja..shen naum..

    pra eshte hedhur ne berllog ajo pallavra e ppsh-se se zogu shiti e fali troje..

    ti do duhej ta kishe lexuar se te kemi djal me kulture..

    shko e hidhi nje sy ne forumin perkates.. sqarimeve qe ka bere njeri nga diplomatet e shquar te shtetit zogist.. i cili me fakte bindese tregon se cfar lufte e sakrifice ai dhe bashkpuntoret e tij bene.. qe te arrijne ne favor te shtetit shqiptar marrveshjen.. qe shqiperise ti bashkoheshin krahina e kreshnikve tane.. theth e kelmend.. qe ish lene jashte kufijve tane.. e si shkembim tu jepej manastiri i naunit..i cili manastir edhe se formalish ju la shqiperise nga nderkombetaret de facto ( me qitap nderkombetar kjo) do mbetej gjithmon nje "vend i shenjte" per kishen sllavo serbo makedono bullgare.. ku ata..pra kleri i tyre do ishte ne fakt zot i atij manastiri..

    e saper revolucion e kunder revolucion.. po ja fut po.rdhes..

    nuku kish kunder revolucion..por ri -kthim i legales i se ligjshmes..

    zogu u ri-kthye i miratuar nga populli i cili e pa se anarkizma noliste nuku qe per tu pasur zili..perkundrazi na coj prapa..
    sikurse e di mire ti bellami se causherizma ne gjirokaster tepelene berat lushnje e vlor 97-te.. ishte nje hata.. qe e din mire nena e zan caushit e nenat e tjera toske se cfar i solli..
    e mbi te gjith e di ti o belami..qe i pe me sit e ti.. ore djale vetull zi.. qe lajthit nga i her.. ne histori..

    ..

    duaje nolin si nje nga sjellsit e medhej te kultures e literatures boterore.. por ne ato anet e tjera.. mo bej tifo kot..


    ..
    Nikolla Pashiēi, si politikan kariere ishte njohes i mire i rrethanave shqiptare. Faktikisht ai kishte nenshkruar Marreveshjen me Esat Toptanin, poashtu Nikolla Pashiēi ishte edhe mbeshtetesi kryesor i "Republikes se Mirdites" (1921) te shpallur nga Gjon Markagjoni si kryetar, Anton Ashiku minister i puneve te jashtme, Prenk Lleshi minister i luftes dhe Zef Ndoci minister i brendshem! Ne vitin 1921, Nikolla Pashiēi ishte minister i jashtem i Jugosllavise!


    Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" ishte truri i levizjes se armatosur per ēlirimin e Kosoves dhe trojeve shqiptare te shkeputura ne vitin 1913. Ky Komitet perbehej nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Kadri Prishtina, Bedri Pejani etj. Qellimi primar i Jugosllavise ishte ta shuante kete Komitet dhe rezistencen e armatosur!

    Per kete shkak, Jugosllavia duke shfrytezuar situaten ne cilin Zogu gjindej i arratisur, ne nje situate shume inferiore, arriti ta veje ate para nje akti te kryer, qe permes tij t'i arrinte qellimet e veta per ta shuar levizjen ēlirimtare. Nuk munguan rezultatet dhe pikerisht derisa Ahmet Zogu qendronte ne Beograd, aty kahe fundi i shtatorit te vitit 1924 u vra Azem Bejta njeri nder organizatoret e levizjes se armatosur, per t'u vrare me vone edhe Bajram Curri dhe Hasan Prishtina qe ne listat e Beogradit ishin te denuar me vdekje!

    Nikolla Pashiēi, si sekretar kishte Aleksander Markoviēin, nje jurist dhe njohes i mire i rrethanve shqiptare. Aleksander Markoviē, per dy vjet me radhe ishte edhe sekretar dhe keshilltare i pare i Perfaqesise se Jugosllavise ne Shqiperi! Per ata te cilet i kane lexuar meomaret e Aleksander Markoviēit, eshte e qarte si dita qe eshte dite dhe nata qe eshte nate, se Marreveshja Pashiē-Zogu eshte nje realitet!

    Ne vitin 1924 ne Jugosllavi pati nje krize qeveritare. Nikolla Pashiēi kaloi ne opozite per disa muaj. Ne pushtet erdhi Ljubomir Davidoviē, pasiqe kishte bere nje aleance me disa deputet te Bosnjes dhe Kroacise! Gjate kesaj periudhe disa mujore qe Nikolla Pashiēi nuk ishte kryeminister, ai ishte i autorizuar nga Qeveria se bashku me Aleksander Markoviēin te merrej me Ahmet Zogun, pasiqe procesi i nisur duhej te perfundonte! Nikolla Pashiēi, perseri brenda vitit 1924 u emerua Kryeminister dhe Zogu marshoj drejt Shqiperise ne kohen e pushtetit te Nikolla Pashiēit!

    Ne meomaret e Aleksander Markoviēit nder te tjera thuhet:" Ne, ne emer te Qeverise i akorduam Zogut 105.000.000 milion dinare, topxhinje dhe topa, ushtare te Vangjelit (bjellogardiste-verejtja ime) pushke dhe municion te bollshem. E takuam Zogun disa here ne Hotelin "Bristol" dhe aty gjithnje kishte shume gazetare te interesuar. Cana Begu ishte nisur per ne Gjakove. Na vijne lajme te mira, sepse shume njerez pranojne te paguhen dhe te marshojne ne Shqiperi".

  4. #14
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Bjellogardiste te Vrangelit ne Shqiperi ne vitin 1925, ku nga pas shihet xhamia e Sylejman Pashes!


    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=104

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    peshkatar..

    ka dal nje liber ..kujtimet e ekrem bej vlores.. qe ju a pj.erdh gjith fallcifikatoreve pallavrat perfshire ketu dhe pallavrat me azem e hasan.. qe i prodhoj sigurimi i ramizit te ajetit haxhi.. dikur kur nuk po e duronte ppsh-ja ecjen e kosoves.. e donte me cdo kusht ta shihte nen zinxhira te tenkut serb..
    dhe ja arriti suksesit me ndihmen e ju lpkisto-enveristave.. e sllobo tankistave..

    ekrem bej vlora i sqaron bukur ngjarjet e figurat..

    ne lidhje me komitetin ti jo pa qellim ke ven ne liste te parin mafiozin hasan e te dytin.. banditin azem..
    ne fakt kryetar ishte atdhetari i ditur hoxh kadri prishtina.. nen kryetar hysni curri.. e drejtor i gazetes se komitetit sali nivica e sekretar i komitetit bedri pejani..

    eshte e vertet se ki komitet ishte shpirti i perpjekjeve per shpetimin e kosoves.. sic eshte e veretet se pikerisht hasani ishte sabotator i ketij komiteti.. e azemi nje vegel e felliqur e hasanit qe hidhte pushk andej nga e pagonin.. duke shkaterruar levizjen komite kryengritese..
    portretin e azemit e ka ba rapsodi drenicak.. athere kur skish lind djallezia e mashtrimit..
    e rapsodi kendoj keshtu.. dhe sja luan topi vertetsine..

    azem bejta azem galica..
    ta pau sherrin tan drenica..

    sikurse ju a pa sherrin tan drenica.. atyre shokve tu.. mashtruso-komunikataxhijve te rognerit..

    ..

    nxirrini milionat or shoqa.. se i ka pague diaspora per kosov e jo per allatet tuaja..

    moret vesh a jooo..
    kosoven e cliroj dhe e shpetoj dhe e pamvaresoj Klinton Bleri.. e jo ju kulisha enveri..
    se me pallavren kinse ju e cliruat.. ju milionat dojc-euro dallers.. ne xhepat tuj i privatizuat..

    ..













    sa per ahmet zog .. e vrangela.. jan pallavra qe ju ngecin nder tela..
    zogu hyri ne shqiperi pa asnji pushke..sepse vet popolli e mirpriti..

    dhe ai diti..
    te bej shtet..
    shtet demokratik e simpatik..

    ..

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėrvjetori i njė Titani

    Mė datėn 6 janar ishte 130-vjetori i lindjes sė Fan Nolit, kėtij kolosi tė kulturės shqiptare. Pėr tė kuptuar vlerėn dhe rėndėsinė e kėsaj figure tė papėrsėritshme tė panteonit akoma tė pandėrtuar shqiptar duhet tė hedhėsh vėshtrimin mbrapa pėr tė parė se ē’trashėgimi dhe kulturė politike shqiptare kishin para tij. Nėse gjatė njė bisede me Konicėn, Noli dhe Konica nuk kishin se me ēfarė tė krenoheshin pėrveēse njė konservatorizmi mjeran, sepse kultura politike dhe shoqėrore ishte varfėr pėrpara tyre, sot ne kemi mundėsi qė sa herė flasim pėr nocione tė tilla tė sjellim ndėrmend figurėn e kėtyre dy kolosėve, por veēanėrisht tė Fan Nolit pėr veprėn e gjithanshme tė tij. Emri i tij Theofan (gr. shfaqja e Zotit) shėnjoi mesa duket nė mėnyrė tė pashmangshme dhe shfaqjen e tij nė qiejt e trazuar tė ringjalljes sė kulturės dhe politikės shqiptare. I dėshiruar dhe i anatemuar, i pėrgėzuar dhe i hidhėruar gjatė jetės, fati i tij nuk mund t’i shpėtonte fatit tė gjithė atyre qė kanė pasur si qėllim tė jetės sė tyre idealizmin se njė ditė Shqipėria do tė bėhet. I nderuar thellėsisht pas vdekjes nėpėr pėrvjetorė por i nderuar shumė pak nė kulturėn urbane tė qyteteve tona, sot monumenti i tij qėndron i strukur nė njė shkollė qė mban emrin e tij, si pėr tė dashur pėr ta fshehur, kurse njė palo bust tek Akademia e Shkencave qė e paraqet mė tepėr si boksier sesa si mendimtar, nuk mund t’u japė brezave tė rinj vizionin e gjerė tė kėtij njeriu qė shtrihej qė nga pėrkthimi dhe interpretimi i Biblės dhe ungjijve, e deri te jeta dhe muzika e Bethovenit, nga krijimi i Kishės Autoqefale Shqiptare e deri tek pėrkthimi i Shekspirit, Servantesit, Bodlerit etj. I drejtė pėr sė drejtė dhe i pakompromis pėr tė vėnė para idetė e tij ėndėrronte qė tė sillte pak “Amerikė” nė Ballkanin e trazuar nga qiejt e urrejtjes dhe dredhisė, nga masakrat dhe shpagimet e mėrive tė vjetra. Por fatkeqėsisht shumė pak e kuptuan shqiptarėt!
    Iu duk i ēuditshėm, si i rėnė nga qielli kur u thoshte se pasuria nėntokėsore qė gjendej nė tokė tė bejlerėve u pėrkiste tė gjithėve dhe shteti do bėnte mė tė mirėn pėr ta shitur e pėr tė pėrfituar tė gjithė. Iu duk i pafuqishėm ky njeri qė thoshte qė do t‘u jepte tokė dhe ndėrsa fuqitė e Vrangelit dhe bateritė serbe rrihnin kryeqytetin pėr tė sjellė Zogollin, ai luante klarinetė dhe lutej qė “fali Zot se s’dinė se ē’bėjnė”. E deshėn shumė pak fqinjėt se do t’u vinte kufirin tek thana, ndaj u bėnė tė gjithė bashkė me Pashic, Musolin e qeveritarė grekė pėr tė mos e njohur e pėr ta pėrmbysur. Mirėpo kėtė mėri tė fqinjėve, ata tė tjerėt qė kishin rendur nė Beograd nga zemėrimi popullor i vrasjes sė Avni Rustemit e quanin “legjitime”, politikė tė drejtė dhe sukses tė tyre. E cilėsuan aventurier, sepse kėrkonte tė sillte qytetėrim dhe barazi nė njė vend qė s’kish ndryshuar pėr qindra vite me radhė. Gėzonin dhe fėrkonin duart qė ai s’i njihte dredhitė e vogla orientale tė mėsuar nė oborre pashallarėsh dhe qė u jepnin pėrparėsi qė pushtetin e tyre ta shisnin pėr pėrparim. Disa historianė e quajnė sot kėtė gjė, zotėsi tė kundėrshtarėve tė tij, zgjuarsi qė buronte nga natyra e tyre popullore. Nė fakt nuk ėshtė ēudi qė prej shekujsh nė Shqipėri adhurohet i ligu dhe hileqari, qė ka mundėsi tė ta hedhė dhe poshtėrojė sesa vizionari dhe misionari qė mundohet tė mbjellė farėn e ndryshimit. Fati i personazhit tė quajtur Plug tė Konicės nė “Katėr Pėrralla nga Zuzulandi” ka ndjekur gjithmonė fatin e idealistėve nė Shqipėri.
    Gjithsesi Fan Noli s’u mėrzit kurrė me vendin e vet e mbeti fisnik deri nė palcė. E deshi Shqipėrinė mė shumė se vetja dhe pėrherė i vinte keq pėr teatrin mizerabėl qė kishin ndėrtuar “dallkaukėt” dhe “kopukėt” dhe “turmat pa tru”. I paepur vazhdoi tė kulturonte veten dhe kombin e vet me pėrkthimet dhe letėrsinė qė krijonte, duke u dhuruar shqiptarėve vargje tė mrekullueshme dhe vepra tė klasikėve i bindur se njė ditė fjalimi i Mark Antonit te “Jul Qesari” do tė kuptohej nga brezat qė vinė. Ndjekjet e atyre qė s’e deshėn e pėrndoqėn deri nė Amerikė, ku hapnin fjalė se peshkopi qė kish synuar reforma nė vendin e vet ishte Peshkop i “kuq”, njė akuze qė i tejkalonte dhe pėrndjekjet e Komisionit MacCarthy dhe qė shumė “studiues” tė sotėm i pėrsėrisin herė pas here si “pafajėsisht” pėr tė baraspeshuar traktatet e bashkėpunimit me tė huajt qė nėnshkruan tė tjerė. Nė gjithė kėtė vorbull dizinformacioni qė kujdesen herė pas here ta lėshojnė nė opinionin publik, asnjė nuk kujtohet pėr veprėn e tij madhore qė ėshtė uzurpuar dhe pėrēudnuar. Pak mė tutje shkollės nė Tiranė qė struk monumentin e tij ndodhet ngrehina e papėrfunduar e Katedrales sė Tiranės, nė tė cilėn ashtu si dhe nė kishat e tjera ortodokse nė Shqipėri, mesha do tė mbahet nė mė tė shumtėn e rasteve greqisht, njė gjuhė qė Fan Noli u shkollua, e adhuroi si studiues por dhe ia hoqi statusin e privilegjuar kishtar, pasi mė parė u shpjegoi shqiptarėve me punėn e tij titanike se Zoti i kuptonte lutjet e tyre dhe nė shqip. Kur e pyesnin sa ishte gjallė se cila ishte vepra e tij mė e madhe, ai gjithnjė pėrgjigjej themelimi i Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, edhe pse vepra tė tjera tė tij ishin po aq tė mėdha nė kulturėn shpirtėrore dhe materiale tė shqiptarėve. Ndaj nėse vėrtet shqiptarėt dėshirojnė qė ta nderojnė kujtimin e tij, nuk ėshtė nevoja qė tė dėrgojnė buste deri nė Ibrik Tepe, sepse nė fakt pasardhėsit e tij jetojnė nė Evro tė pėrndjekur nga i famshmi traktat i shkėmbimit tė popullsive qė bėnė mes tyre “allerfiat” grekė me “burazerėt” turq nė vitet ‘20, as simpoziume dhe dhėnie emri tė tij institucioneve, por respektimi i kanonit kishtar tė Kishės qė ai themeloi dhe me pėrzgjedhjen e njė kleriku shqiptar nė krye tė saj. Kjo ėshtė sfida e shoqėrisė shqiptare dhe e klasės politike qė guxon dhe pėrdhos amanetet e shtrenjta tė njė prej krijuesve tė Shqipėrisė, sepse ėshtė pėr tė ardhur keq qė ata etėr paskan mbetur tė ngratė pa bij, apo ndoshta kėta tė sotmit janė bij tė adaptuar qė vuajnė nga kompleksi i etėrve?
    Pak kohė mė parė, qeveria republikane shqiptare pėrcolli me nderime pretendentin pėr fron Leka Zogu pėr nė banesėn e fundit, njė gjest fisnik, pavarėsisht kundėrshtimeve qė mund tė ketė nė opinionin e gjerė. Fan Noli ka vdekur prej kohėsh, eshtrat e tij, sipas rregullave klerikale, qėndrojnė gjithmonė pranė Katedraleve ku shėrbyen ndaj s’mund t’i kthejmė nė atdhe, por tė paktėn t’ia fillojmė nderimet nga testamenti i tij, kombėtarizimi i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Dorian Koēi

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anėtarėsuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    bravo Albo ....hera e par qe jam dakort me dicka qe poston ...aman o burre se me ate t-rarin po me vinte me vjell me ato qe thote

  8. #18
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit

    Shkrimin e botoj nė nderim tė personalitetit tė madh tė kombit shqiptar, Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit, mik i shtrenjtė i gjyshit, babait dhe xhaxhait tim.

    Petro Luarasi

    Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit


    Theofan Stilian Noli (6.1. 1882 – 13. 3. 1965) kryeministėr i Shqipėrisė pėr disa muaj, themelues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, veprimtar demokrat, dijetar, poet, pėrkthyes e historian, pėrfaqėson njė nga personalitetet mė tė shquara tė kombit shqiptar.
    Tė pėrmallur pėr kujtimin e tij, njė grup besimtarėsh ortodoksė kėrkuan qė tė mbahej njė meshė nė katedralen e apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės. Episkopi Nikolla e pranoi kėrkesėn dhe mesha u mbajt nė datėn 13 mars, paradite, me njė pjesėmarrje tė gjerė atdhetarėsh shqiptarė, besimtarė tė tė gjitha feve, tė ardhur nga Tirana, Elbasani, Korēa e Shkodra, me intelektualė tė qytetit tė Durrėsit, pėrfaqėsues tė shoqatave, etj Merrnin pjesė Episkop Nikolla, Arkimandrit Kozma Prifti, Atė Spiro Tola, Atė Spiro Qosja, Atė Asti Beshiri, etj.
    Tė pranishmit u ftuan edhe nė njė takim miqėsor ku foli Episkopi Nikolla me hierarkė tė tjerė tė katedrales , disa nga pjesėmarrėsit si dhe u recituan disa poezi tė imzot Nolit. Mesha dhe takimi u pėrshkruan nga njė nderim e mirėnjohje e thellė ndaj veprės sė tij tė paharrueshme, jo vetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale shqiptare, por edhe mbarė kombit shqiptar. Pjesėmarrėsit ndjeheshin tė kėnaqur qė pas kaq kohėsh u realizua nė Katedrale njė pėrshpirtje pėr kėtė personalitet tė shquar. Mė pas pėrfaqėsues tė kishės ortodokse dhe tė pranishmit shkuan tė shohin mbetjet e kishės sė Shėn Spiridonit si dhe biseduan mbi rrezikun e shembjes qė i kanoset selisė sė dikurshme tė Mitropolisė.
    Theksoj qė u ndjeva i mjerė pėrpara rrėnojave tė Kishės Legjendare, portikut tė mykur dhe portės sė kalbur, nė atė vend tė bekuar ku ka meshuar pėr pesė vjet edhe Fan S.Noli. Madje atje nuk kishte as edhe njė pllakė pėr bė ( dikush na sqaroi se ajo qe vendosur andej nga bulevardi, ku syri nuk tė kapte asnjė dėshmi trashėgimie historike?!) Me kėtė rast njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse, me pikėllim na sqaroi se punėt qenė edhe mė keq, pasi vetė selia qendrore, nė krah tė gėrmadhave tė kishės , ku dikur jetonte e punonte Kryepeshkopi i Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, hirėsia e tij Fan Noli, po shtegtonte mbi gjurmėt e simotrės mė tė vogėl. Ky thesar fetar e historik na zotėrohej nga dy familje hallexhinjsh tė cilat shteti, nuk paskish qenė nė gjendje t’iu gjente tjetėr banesė qoftė edhe pėr hir tė ligjit pėr mbrojtjen e vlerave tė tilla madhore. Mu kujtuan histori tė ngjashme objektesh tė ēmuara tė rrėnuara nė pėrpjekjen e dėshpėruar qė tė ndryshojė diēka pėr mė mirė.
    Edhe njė tjetėr dėshmi: Nė vitin 1965, dy vjet pas ndarjes nga jeta tė Fan S.Nolit, erdhi nė Shqipėri zėvendėsi i tij At Artur Liolini i shoqėruar nga klerikė tė tjerė. Ai i deklaroi popullit e qeverisė shqiptare se Fan Noli ia kishte lėnė si amanet qė kishėn e Shėn Spiridonit nė Durrės ta mirėmbanin e ta rregullonin mirė. Nuk kaluan as dy vjet dhe qeveria ia vuri kazmėn. Tashmė nė demokraci nė ish-oborrin e kishės famėmadhe ndrit krenare njė ndėrtesė moderne qė nxjerr mė nė pah rrėnojat e nxirrosura tė memorjes sonė historike dhe skamjen e ndėrgjegjes sonė kombėtare!
    (Vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #19
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    (vijon)

    Petro Luarasi
    Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit


    Gjithsesi u kėnaqa pa masė nga ky aktivitet pėrkujtimor : Hiresia e tij Fan S.Nolit, edhe pse i vdekur, na bashkoi pa dallim feje ne nipėr e pasardhės atdhetarėsh tė shquara ku pėrmend si shembull z.Gjon Kaēorri , z.Ali Korēa, z.Perikli Jorgoni, me tė cilėt kam dalė nė fotografi. Ne ndjemė njė gėzim akoma mė tė madh sepse me hierarkėt ortodokse shqiptare, nė ambjentin e Katedrales se apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės, u bashkuam natyrshėm rreth flamurit tonė kombėtar. U ndamė nga njėri-tjetri me urimin qė tė takohemi pėrsėri me ngjarje tė gėzueshme dhe arritje mė tė mėdha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Uffff o zot i madh shqiptaret kane meritu qeverite qe kane pas. KU mendja djallezore e Zogut, ku mendja e kollosit te madh Nolit.
    Brari akoma do baben .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •