Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 61
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    3 Prill
    Kam bere nje hap te veēante e te guximshem ne jete: jam dashuruar me nje vajze te nje kombesie tjeter. Ajo eshte nje serbe, qe me duket se ka zbritur nga qielli dhe ndryshon aq shume nga te tjeret. Te pakten, keshtu me duket mua... Se sa do te vazhdoje kjo, nuk e di...

    8 prill
    Sot, ne mengjes, Bujari, nje miku im, qe ndoshta dinte marredheniet e mia me Ljuban, pa fshehur deshperimin, me tha: "Ti Sadri, vellai im, kerkon t'u tregosh te tjereve se nuk i perket kesaj bote, ku jetojme, po asaj qe do te vije? Por a do te vije nje kohe tjeter, me te vertete?"
    "Natyrisht, per ata qe flene s'ka per te ardhur kurre", iu pergjigja dhe ai s'me foli me. Ne zemren e njeriut paska edhe zona te erreta e ne nuk e dime? Por fjalet e mikut tim m'u futen thelle ne mendje: "Kujdes vella..., ka raste qe dashuria dhe vdekja qendrojne fare prane..."
    Te jete ky edhe nje rast per mua?! Zoti le te me ndihmoje!

    9 Prill
    Sot, profesori serb, ne oren e historise na tha se njerezit kane lindur per te qene te barabarte, keshtu ndodh edhe te ne. Por gjate gjithe historise ligjin e kane bere me te fortet... (Per te shtypur te dobetit?) Kete profesori yne nuk e tha. Dhe une nuk e kuptova ē'donte te thoshte.

    10 prill
    Te ne, ka raste qe kur dy njerez zihen e qellojne me gure njeri-tjetrin, te tjeret heshtin. Por kur mesojne se dy te rinj dashurohen, sidomos kur s'jane te nje kombesie, u hedhin gure prapa kraheve. Per ta thuren intriga, thashetheme, armiqesi. Ja pra, qe edhe dashuria ngjallka urrejtje.

    11 prill
    Perseri Miljutini nuk po me le te qete. Po studioja me vemendje shenimet "Mbi semundjet infektive", kur ai, pa trokitur fare, i dha shkelmin deres e u gjend ne dhomen ku edhe flinim. Se bashku me te do te hynin ne dhome edhe avujt e alkoolit. Dukej qe kish pire. Fytyra i kish marre ngjyren e manushaqes e syte' i ēakerdisnin! Ndenji si nje statuje e heshtur para nesh, pastaj u shtri mbi krevat, ashtu siē ishte veshur, pa hequr as kepucet. Nxori nga xhepi gazeten "Borba" e nisi ta lexoje me ze te larte:

    "Degjoni, degjoni ēka shkruar Dushan Mugosha... Degjoje edhe ti, me kupton?..." Dhe e perqendroi veshtrimin tek une. "Ja, ja ēfare thote: "Kosova eshte Serbi...""
    Nuk e shoh dot kete fytyre... me eshte neveritur. Desha t'i jepja nje grusht ballit, por...

    13 prill
    Gjithnje kam menduar se dashuria te bashkon, ajo nuk te ndan. Me jane dukur si fjale te urta e te shenjta ato thenie. Po ne bote paska njerez te mire e te keqinj. Me ke te ndahemi? Me ke te bashkohemi? Ja, Ljuba eshte nje njeri i mire. Kete ma thote zemra. Une e di se ka edhe zemra qe gabojne. Po une, si te tjeret, kam edhe dy sy qe shikojne, kam edhe nje mendje qe gjykon.
    Ta kem pare Ljuban vetem me syte e zemres? Jo, jo, se mendja me thote qe s'kam gabuar. Ajo eshte me e mira e shoqeve. Nese ndodh ndryshe, atehere nuk ka faj syri, kur mendja nuk shikon...

    15 prill
    Sot eshte e diel, e diela e shetitjeve. Ne rruge m'u shfaq fytyra e Shemshedinit. Ai njihet nga te gjithe si pianec e sherrxhi. M'u duk i akullt e mizor, kur tha: "E, te pelqen serbja e bukur...?"
    Nuk dija ē’pergjigje t'i jepja. Ta shaja? Ai kete kerkonte. Ta godisja me grushta? Kete nuk e beja dot, aq me teper faqe njerezve.
    - E, nuk m'u pergjigje, si duket, te pelqen!
    Kur m'u afrua, ndjeva avujt e alkoolit, ish i dehur. Te tjeret thoshin per Shemshedinm, se ish kokekrisur e gojendyte. Dhe nuk u pelqente te hynin ne biseda me te. Thuhej se i ati punonte ne nje nga ato zyrat misterioze te Skupshtines, dhe per kete krenohej. Por ai krenohej edhe me veset e tij. Dhe kjo per ne, perbente nje rrezik te dyfishte. E pashe me keqardhje e perbuzje kete' njeri qe ka marre fund. Dhe ai me pa, me ate fytyren e verdhe si te nje te vdekuri. Dhe u largua duke shfryre nga goja disa fraza te pakuptimta.

    17 prill
    Sot, Ljuba me tregoi se nuk ndihej e qete. Se naten shikonte endrra me vrasje. Burimi i tyre, sipas saj, ishte ndofta edhe diskriminimi, burgosjet e vrasjet qe u beheshin shqiptareve. Dhe me pyeti, ashtu papritur: "Si ka thene ai poeti juaj? "Bukuria qe vret"? Po, po, edhe ketu te ne, "bukurite" vrasin". Do te me perseriste keshtu, fjalet e Migjenit, qe une ia kisha permendur kohe me pare.
    Naten, kur shtrihej ne shtrat per te fjetur, Ljuba shikonte endrra te frikshme. Ajo bente gjumin e lepurit... Te jete kjo dhe nga frika qe ka per mua? Se mos me ndodh ndonje gje e keqe? S'di ēte them...! Une asaj i kam treguar vetem per nje gje: se jam shqiptar, se e dua gjuhen e nenes dhe krenohem se kam gjak shqiptari. Mos valle ketu qendron rreziku? Sidoqofte, une jam ai qe jam. Nuk mund te ndryshoj dot...

    19 prill
    Ne Prishtine, prej kohesh ka filluar e vazhdon nje fushate e eger ēmendurie. Fushata e nderrimit te emrave. Te gjitha tabelat e shitoreve, restoranteve, shkollave e rrugeve, qe jane ne gjuhen shqipe, zevendesohen me te tjera, ne gjuhen serbe. Te duket sikur sunduesit na thone: "Ketu eshte e gjitha Serbia!" "Serbia mbi gjitheēka". Mos duan qe edhe ajri, edhe uji te mbajne ere Serbi?!...
    - Mos u ēudit, vella, - me tha Safeti, njeri nga shoket e mi. - Ata nuk e kane per turp, qe edhe diellin e henen t'i pagezojne nje dite me emra serbe".
    Dhe flasin per liri e barazi!...

    20 prill
    Kam degjuar te thone: "Ruhuni nga Shemshedini! Ai eshte spiun!" Une pyes veten: "Pse t'i kete hyre kesaj rruge te felliqur? Ndoshta per para? Apo se i urren ata qe s'i ngjajne? Ndoshta edhe per shkaqe te tjera, qe dihen e nuk dihen..."
    Shikoj, se shume prej nesh, i druhen takimit me te. Kane filluar ta shperfillin. Dhe, shperfillja per njeriun eshte fyerja me e madhe qe i behet. Megjithate, Shemshedini nuk don t'ia dije. Ai futet midis shkollareve per te degjuar ēfare thone e ēfare bejne. Detyra e spiunit, si instikti i kafsheve grabitqare. Ajo ndjek gjahun, ne fshehtesi e ne mjegull. Dhe kur e kap, i thith gjakun, i bluan dhe eshtrat.
    Spiun - nje emer i neveritshem.
    Te kete te tille edhe prej nesh, shqiptareve?!...
    Por shpesh mendoja se ne pyllin e ēmendurise se jetes, Ljuba shikonte edhe filizat qe do te lindnin, e qe do te ishin krejt ndryshe nga ata qe shikonte perdite ne rruget e Prishtines, e qe i ngjallnin neveri. Shpresa e saj, me bente edhe mua me shprese...

    21 prill
    Jam i detyruar qe shenimet e mia t'i mbaj fshehurazi... Gjej kohen me te volitshme..., atehere kur e di qe asnje sy njeriu nuk me shikon, e shkruaj. Ditarit i kam ngjitur kapaket e librit "Historia e semundjeve". Por ne qofte se do te ma kuptojne, me piu e zeza! Sot, ne mengjes mora vesh se ai shkollari qe u grind me nepunesin e regjistrimit te popullates para nja dy javesh per ceshtjen e kombesise, qenka perjashtuar nga shkolla!

    22 prill
    Sot, ne Prishtine dielli shkelqen. Koha eshte ngrohur mjaft. Ne kodrat perreth, ne rruget dhe kopshtet, pranvera ka derdhur pa kursim te gjitha ngjyrat e saj. Eci rruges e mendjen e kam atje: Perseri ajo ka filluar te me buzeqeshe embelsisht... Ajo diqka do te me thote dhe ja, buzeqesh! Por ajo m'i ka thene te gjitha. E ka thene se "me don..." E se une i kam shprehur te njejten gje. Nuk eshte vajze e keqe, Ljuba. Ka nje trup te gjate e te lidhur mire. Floket geshtenje i bien mbi supe. Nuk di, por me" duket se eshte vajza me e mire e shkolles.

    24 prill
    Ljuba sa vjen e behet me e bukur. Sot ka veshur nje triko te holle ne ngjyre te kuqe dhe nje fund stofi te zi (megjithese UDB-ja nuk i shikon me sy te mire ata qe vishen me ngjyrat e flamurit shqiptar), por ajo s'do t'ia dije. Fytyra i shkelqen nga gazi. Here-here shikon nga une duke buzeqeshur. Dhe une i buzeqesh. Tani po e kuptoj qe Ljuba ma ka rrembyer zemren. Ne portat e zemres sime ka filluar te trokase vrullshem dashuria. Ne rrugen "Bratstvo-Jedinstvo" te porta e Ljubas u ndame duke shkembyer te puthuren e pare. Nga larg na shikonte hena... me ate syrin e saj te zbehte. Shikonim njeri-tjetrin dhe buzeqeshnim te gezuar.


    ..............
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    5 maj
    Une kam miqesi me ate vajzen serbe me sy te bukur. Vetem miqesi?... Pse, kush mund ta ndaloje kete?! E di, ketu askush nga ne, nuk i do serbet. Veq serbet e duan njeri-tjetrin. Po Ljuba me duket ndryshe. Ne mos qofsha naiv, kete e kam provuar, me mendimet e saj, me qendrimet e saj, qe perbuznin paragjykimet. Kam pare, qe edhe disa te tjere, prej taneve jane miqesuar me vajza te kombesise tjeter. Te rralle jane, por e kane bere nje gje te tille. Ata kane shkuar edhe me tej... Jane dashuruar, martuar e lindur femije. Kete e kane bere per karriere? Per te shmangur perbuzjen qe kane serbet per ne shqiptaret? Apo per diē tjeter? Nuk e di. Une nuk nisem nga motive te tilla. Mua me ka drejtuar thjesht ndjenja e dashurise njerezore. Dhe, pse te kem frike? Per keto "dashuri te ndaluara" dikush paska thene se:

    "Dashuria dhe vdekja rrine afer njera-tjetres".
    Te jete e vertete kjo? Zoti le te me gjykoje...!

    6 maj
    Jemi ne prag te provimeve. Ne dhomen tone drita qendron e ndezur gjer ne mesnate. Miljutini shpesh nxjerr koken nga ēarēafi e shfryn:
    - Akoma s'paskeni fjetur... derra, - na thote dhe mbulon koken perseri me ēarēaf. Shoku tjeter i dhomes, Radisllavi, buzeqesh, ndersa une nuk i pergjigjem fare... Mendoj me vete: "S'ka rendesi fyerja... ka rendesi kush te fyen... Dhe njeriun qe te fyen e njohin te gjithe..." Largoj mendimet e keqija qe kam per te dhe perqendrohem ne kapitullin "Fiziologjia e njeriut".

    8 maj
    Mbas mbarimit te ores se pare te mesimit, me lajmeruan se me kishte ardhur babai. Babai?! Si eshte e mundur?!... Nga salla dal me rrembim ne oborr. Nje burre i veshur me rroba te trasha e me nje qeleshe te bardhe ne koke, i mbeshtetur te muri, shikon nga une. Fytyra i eshte dobesuar aq sa nga larg mund t'i dallosh eshtrat e nofullave dhe zgavrat e syve. Nga spitali te kete dale? Perse s'me kane shkruar... I hidhem ne qafe, e perqafoj fort dhe syte me mbushen me lot. Ai mbeshtet koken ne supin tim, si te ishte i vogel e kishte nevoje per ate, mbeshtetjen time.
    - Ēka te ka ndodhur, babe?
    - Asgje, asgje... - me thote, me nje veshtrim te ndrojtur.
    Rreth nesh u mblodhen mjaft shkollare. Dikush peshperiti: "I paska ardhur katunari, katunarit", - dhe peshtyu pertoke. Ishte Miljutini, u bera gati ta qelloja me grushta m'u ne fytyre, por nje dore me mbajti. "Lere te poshtrin. Ikim baba... ikim qe ketej".

    Eshte e para here qe largohem nga mesimi. Sidoqofte, ata e moren vesh qe me ka ardhur babai. Ishim ulur me babane ne kafene "Dallmacia" kur ai me tregonte me ze te ulet ato qe i kishin ndodhur. "Sapo me liruan nga burgu, ku njezet dite e net me torturuan e perse... per nje leter qe na dergoi Bardhyli nga Shqiperia... Nejse... kemi lind per te vuajtur". Me erdhi keq per babane. Por thelle ne veten time ndjeja si me zgjohej urrejtja per ata... per ata qe nuk na quajne njerez si te tjeret.
    Qe te gezonte nenen, motrat dhe vellezerit, babai u nda nga une shpejt dhe mori rrugen per ne katund.

    9 maj
    Ka disa jave qe ne Fakultetin e Drejtesise se Beogradit u arrestua nje djale nga Peja. Midis studenteve e nxenesve kosovare ka dite qe qarkullon nje leter qe ai ia dergon nje shoku te tij qe nga qelia e burgut. Ata e quajne Bujar, kurse emri i shokut, te cilit i dergon letren eshte fshire... Kuptohet pse eshte bere nje gje e tille. Kjo leter, fshehurazi me ra ne dore edhe mua. Me pelqen ta shkruaj tekstualisht ne ditar. Ēfare force burrenore dhe ē'shpirt te zjarrte pasqyron ajo leter...!

    Burgu i Prishtines

    I dashur...

    Siē do ta kesh marre vesh, mua me arrestuan. Por kjo eshte vetem parathenia e tragjedise sime. Torturat...torturat..., qe nga mengjesi e gjer ne mbremje... dhe nganjehere, qe nga mbremja ne mengjes... Ja, ē'prov' te veshtira eshte duke perballuar zemra ime. Te kujtohet, kur lexonim bashke: "Si u kalit ēeliku"?!

    Sigurisht qe e sjell nder mend ate frazen qe ne e nenvizuam dy here me laps te kuq: "Mesohu te jetosh edhe atehere kur jeta behet e padurueshme...!" Po, keshtu jam duke vepruar. Ne zjarrin e torturave ata s'bejne gje tjeter veē asaj qe bejn kudhra dhe ēekani me hekurin. Ata me kalitin, kalitin trupin..., mendjen..., zemren time...!

    Me vjen keq vetem per nje gje... qe s'do te me japin mundesi t'i them publikisht pikepamjet e mia. Per te gjithe ata qe s'jane te ndershem, i vetmi faj i im eshte ai, qe jam shqiptar, qe kam lindur ne trojet tona nga prinder shqiptare, qe flas gjuhen shqipe. Akuzat e tjera, se jam "irredentist", "terrorist"e "shqiptaromadh" etj., s'kane asnje rendesi. Por ne kete mbreteri-erresire, une jam i sigurt se qofte dhe nje shkendije drite, ka per te ndriquar me ne fund te verteten.

    Mbreme me thane: "Prano kombesine turke, kerko te shkosh ne Turqi dhe ne do ta leshojme pasaporten!" Serbet duan te na shporin..., ata duan te me lene pa atdhe.

    Si thua ti, i dashur..., (ketu nje dor' e kujdesshme ka fshire prape emrin e tij) une te tradhtoj atdheun?! Jo, kete s'kam per ta bere kurre...!E di qe vdekjen s'e kam kerkuar, por ne qofte se ajo qendron e heshtur ne grykat e pushkeve te udbasheve, apo ne litarin e Iyer me sapun, ne qofte se ajo do te me vije..., mua s'me mbetet gje tjeter, vecse ta pres ate ballehapet, me trimeri..., ashtu sic e kane pritur prinderit dhe gjysherit tane. Nuk di, por kur njeriu lufton per nje ēeshtje te madhe... i duket sikur s'ka per te vdekur kurre! Keshtu po ndodh edhe me mua.

    Thuaju shokeve, i dashur..., thuaju se Bujari, qe e deshte aq shume jeten, perpara vdekjes nuk do te trembet! Nje mije te shtrenguara duarsh, me dashuri

    18 prill 1957 Bujari

    Te nesermen, qe pa gdhire, ate e kishin pushkatuar.


    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    19 maj
    Sot, ne mesdite u gjindem ne nje skute te oborrit te shkolles. Ishim kater kosovare nga ata qe gjithkush do te thoshte se "jane shoke te beses". Diskutonim per historine e te pareve tane dhe fatin e Kosoves. Njeri na solli ne kujtese mbledhjen e Bujanit. Ajo eshte organizuar ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Dhe pati perfaqesues edhe te udheheqjes serbe edhe te shqiptareve ne te dy anet e kufirit. Dikush tha: Ju nuk e dini ē’vendim i rendesishem u mor ne Bujan? me siguri qe nuk e dini. Ai mbahet i fshehur. Per te nuk flitet... dhe me sa duket eshte harruar..."

    Te them te verteten, une diēka dija..., kisha degjuar se atje, ne Bujan, ishte vendosur qe pas Ēlirimit, Kosoves i lihej e drejta per te vetevendosur. Do te qendronte me vete, nen Jugosllavine, apo do te bashkohej me Shqiperine? Por as njera dhe as tjetra nuk ndodhi. Serbet i tradhtuan kosovaret. Kosova me dhune e mashtrime mbeti nen sqetullen e Serbise. Dhe nen shtypjen e saj!
    Biseduam mes vedit per kete te vertete. Dhe doemos qe e quajtem veten me fatkeqet e botes.
    - Fatkeq? Po a nuk eshte fati ne duart tona? - tha me gjysme zeri S-ja.

    Nje tjeter shtoi:
    "Ē'te bejme? Nuk i bihet murit me koke."
    Atehere Lirimi, nje djale i zgjuar dhe energjik, do te thoshte:
    "Edhe muri mund te rrezohet, sado i larte dhe i forte qe te duket... Por duhet..."
    I shtrenguam doren njeri-tjetrit dhe u larguam.

    20 maj
    Mbrerne nxenesit e gjimnazit te Tetoves shfaqen ne kinema "Vllaznia" dramen "Lulja e Kujtimit". Kinemaja ish mbushur plot. Ne radhet e para kishte me shume' nxenes shkolle. Une rrija me Ljuban, aty nga mesi. Mbarimi i ēdo akti pritej me duartrokitje. Mua me dukej sikur Ljuba duartrokiste me shume se te tjeret. Por kur fundi po afrohej e ne skene aktoret nxoren flamurin e Shqiperise, ne u ngritem ne kembe, duartrokitjet s'kishin te mbaruar. Ne mes te entuziazmit, dikush thirri: "Rrofte Shqipnia!".

    Salla oshetiti nga brohoritjet. Shikoje fytyra te perlotura!
    Nga prapa skenes fshehurazi, nje oficer i UDB-se urdheroi ndalimin e shfaqjes. Dhe ne na erdhi keq qe nuk e pame fundin e saj. Ajo nuk do te shfaqej as te nesermen, megjithese ne reklame ishte shpallur se do te shfaqej dy dite rresht. Sic. duket, ketu te ne urdhri i UDB-se anulon gdo ligj. Sidoqofte, ajo ish nje mbremje qe s'kemi per ta harruar.

    22 maj
    Ne minieren e Goleshit (qe gjendet jo shume larg Prishtines) pardje pati nje katastrofe. Uji dhe balta qe shperthenin nga te gjitha anet, ngjeshen ne thellesite e tokes trupat e 23 minatoreve kosovare! Kush e ka fajin per kete?! Te gjithe ngrejne supet e shikojne me dyshim.

    23 familje mbeten ne pike te hallit. Njerin nga bijte e familjeve te mjera e kemi ne kursin tone. Muhedin e quajne. Ka dite qe nuk thote asnje fjale, veē ul koken mbi bange e qan... Sot, ai shkoi te drejtori dhe i tha ta linin te lire, se nuk do te kthehej me ne shkolle, por do te shkonte ne fshatin e tij ne Golesh per te punuar. Kish nje familje prej 7 frymesh, te gjithe femije te parritur, perveē memes se tij, qe ndodhej prej tre muajsh e semure ne shtrat. Drejtori i dha leje te largohej, por shoket ate nuk e lane. Midis nxenesve shqiptare te internatit u shpall nje fushate per te ndihmuar familjen e Muhedinit. U caktua nje kuote e permuajshme prej 20-50 dinaresh, ku secili do te ndihmonte sipas mundesive. Qysh sot i dorezuam atij 6800 dinare. Megjithese, ne pergjithesi jemi te varfer, ne beme nje detyre te madhe. Sot e kuptova me se miri ēdo te thote solidaritet.

    23 maj
    Se bashku me disa shoke te shkolles morem pjese ne nje koncert nate me muzike xhazi. Ishte e para here qe une pranova te shkoja atje, megjithese koncerte te tilla jepen ēdo jave. Ēfare pamje! Orkestrantet dridheshin sipas ritmit, spektatoret ulerinin, duke imituar saksofonet. Pas pak nisen kercimet. Disa kercenin me damat, te tjeret vete ose me karriget... Kudo shikoje fytyra te ekzaltuara. Njerezit s'dinin ē'te benin; therrisnin me te madhe, qanin e qeshnin, ishin te dehur nga muzika.

    U beme gati te iknim, ku perpara na doli Shyqyriu, nje shok qe ka lindur ne nje fshat te komunes Ferizaj.
    - Si keshtu? Do ikni, kur qejfi po arrin kulmin?
    - Nuk na pelqen nje kulm i tille, - tha Ljuba ne menyre te prere!
    - Me falni drugarice, por me sa po kuptoj une, ju nuk e njihni muziken e vertete, - u pergjigj ai i skuqur ne fytyre e vazhdoi: - Nje njeri i madh nuk e ka thene kot qe "Muzika duhet te ndezi zjarrin e shpirtit te njerezve". Po, po, te ndezi zjarrin e shpirtit..., dhe ja, shikoni..., shikoni si jane ndezuar atje flake, - thirri ai dhe fluturoi ne krahet e turmes, qe tundej e lekundej si e dehur. Dolem jashte. Hena sapo nxori koken te "Kodrat e Germise". Ajo na mbuloi fytyren me driten e saj te zbehte.

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ....

    4 qershor
    Sot, pasdite, se bashku me nje grup shokesh te tjere shkuam drejt e ne sallen e gjyqit. Ishte nje gjyq "kunder terroristeve", sic thuhej. Dhe kurioziteti na ēoi atje. Gjyqi ish i hapur per kete, madje ishin vene nje mori shpalljesh te medha, sensacionale: "Merrni pjese ne gjyqin kunder spiuneve te ardhur nga Shqiperia!"
    Te akuzuarit ishin tre, dy prej tyre pleq, e tjetri djale i ri. Njezet milice te armatosur kishin rrethuar "diversantet" dhe sallen per te "mbajtur rendin". Prokurori ne aktakuzen thoshte qe ata kishin hyre ilegalisht ne Jugosllavi te derguar me detyra te posacme nga ana e zbulimit shqiptar. Keto detyra, sipas prokurorit, konsistonin ne mbledhjen e informatave me karakter ushtarak, ekonomik e politik, vecanerisht per krahinen autonome te Kosove-Metohise.

    "Dhe te pandehurit, siē pranoi vete hetuesi, per gjashte muaj rresht e kane kryer nje sherbim te tille", perfundoi prokurori. Nderkaq nisen pyetjet. Nje nga anetaret e gjyqit pyeti Xhavit Muhametin, per te cilin u tha se ishte kryetar i grupit, qe te pergjigjej nese mbante mend kur ishte futur si diversant ne Jugosllavi. Xhaviti, nje burre i gjate, me koke te qethur, u ngrit ne kembe:
    - Ka nja njezet dite, zotni kryetar!
    Ne salle shperthyen te qeshura.
    "Njezet dite?! Prokurori tha se kishin gjashte muaj", - peshperisnin ata qe mbushnin sallen.
    - Pushoni!
    Nje zile e forte vendosi perseri qetesine.
    - Le te pergjigjet Hamit Qesja! - Shpejt e shpejt perpara trupit gjykues doli nje djale qe mund te ishte jo me i madh se njezetyjegar.
    - Thuaj, i pandehur! Sa kohe kini qe jeni futur ne Jugosllavi?
    - Kena xhashte muaj, zotni kryetar, - u pergjigj ai, pa marre fryme, si nje nxenes shkolle qe e ka mesuar permendesh mesimin. Por nderkaq u ngrit perseri ne kembe Xhaviti. Ai plaku me koke te qethur, c/kerkon te thote, valle?!
    - Me falni, zotni kryetar, une s'e kuptova pyetjen... Ne kena gjashte muaj qe kena ardh si..., si... diversante ne Kosove!
    Kesaj radhe dikush qeshi me te madhe, por nje nga milicet e kapi per krahu dhe e nxori jashte. Pyetjet vazhduan...
    - Cila ishte detyra jote si kryetar grupi?!
    - Une...? Une kesha per detyre me vra udheheqes te qeverise. Me mbledh informata, me..., me u thane kosovareve te vrasin edhe ata..., kisha detyre me sabotu..., me n’gjall pakenaqesi ndaj udheheqjes, Qeverise...
    - Ku te kapen dhe kush te kapi, i pandehur Xhavit, - pyeti perseri kryetari.
    - Mue me kapen ke po vija nje bumje, njatje ke Milicia... Populli me kapi..., njashtu...! Mire, - tha ai pavetedije sikur te donte te pyeste kryetarin "Mire u pergjigja?".
    - Ulu, ulu!
    - Pyetje te tjera ka?
    - S'ka! S'ka..., - peshperiten anetaret e trupit gjykues.
    - Per deshmitare ka nevoje?
    Prokurori nderhyri: - S'ka nevoje per deshmitare, ēdo gje eshte e qarte...! Ketu kemi te bejme me nje spiun te regjur qe eshte vene ne sherbim te Sigurimit Shqiptar.
    - Te dale i pandehuri, Haxhi Serjani, - thirri kryetari.

    Me nje hap te matur e te sigurte doli perpara trupit gjykues nje burre rreth te pesedhjetave... Ai i hodhi, s'di pse, nje veshtrim salles, pastaj koke ulur qendroi perpara kryetarit.
    - Betohesh se do te thuash te verteten!
    - Betohem se do te them vetem te verteten, -perseriti i pandehuri. - Une kam ardhur ketu, -vazhdoi ai, pa i lene kohe trupit gjykues per pyetje, - i derguar nga zbulimi shqiptar.
    Qellimi im ka qene qe te ngre ne kembe kosovaret... kundra serbeve, malazezeve, jugosllaveve, ne pergjithesi. Por njitash e kam kuptuem sa i gabuem kam qene...!
    Nderkaq, ne salle filloi nje zhurme e madhe.

    Tre-kater veta e kishin njohur ate...
    "Ky nuk eshte diversant nga Shqiperia. "Ky nuk eshte Haxhi Serjani... por Haki Berisha..., po, per bese, e kam nga fshati dhe i njoh dhembe e dhemballe... Ai ka punuar edhe ne UDB, po besa..., e njoh mire...!
    "I pandehuri" ktheu koken ne menyre kercenuese ne drejtim te atij qe foli.
    - More..., more qe nga ana e anes, qe nga e kane
    prure ketu per t'i bere gjyqin?!
    "Sigurisht ketu s'e njeh kush!", - vazhdoi nje tjeter.
    Shperthyen perseri te qeshura e zhurma nga njera ane dhe nga ana tjeter te thirrurat e kryetarit...
    Tringellimi i ziles dhe kercenimet e miliceve me ata te cilet shkaktuan "turbullimet".
    S'kaluan as pese minuta, kur kryetari u ngrit ne kembe:
    - Per shkak te sekreteve shteterore, qe paraqesin deponimet e te pandehurve, gjyqi do te zhvillohet me dyer te mbyllura, - thirri me sa fuqi qe kish ai.
    Salla u boshatis shpejt e shpejt. Milicet e bene detyren siē duhej. Ne mbremje radio "Beogradi" dhe radio "Prishtina" dhane lajmin mbi zhvillimin e gjyqit ne Prishtine, kunder nje grupi diversantesh te ardhur nga Shqiperia, si dhe protesten e qeverise jugosllave, drejtuar qeverise se RPSH-se. Po ate mbremje, une, per here te pare, i tregova Ljubas per permbajtjen e nje flete te ditarit tim. Bente fjale per dashurine tone dhe jeten ne shkolle. Ajo me tha se ne frazen time duket talenti i shkrimtarit te ardhshem. Por une mendoj ndryshe. Kam besim se nje dite shkrimet e ditarit tim (po shpetuan te gjalla), do t'i sherbejne te vertetes...

    Prishtine, 13 qershor
    Ka disa dite qe s'me hiqet nga mendja salla e gjyqit me ata te tre "terroristet" shqiptare. Me gjithe ngarkesen e madhe te provimeve, ka qaste te tera qe perqendrohen edhe atje... Pyes veten: "Pse te jene katandisur kaq keq disa prej "taneve", sa te shesin hapur nderin dhe te turperojne familjet? Per dinare? Per te shpetuar koken nga nje rrezik i kurdisur? Apo qe nuk e dine qe jane shqiptare e nuk e duan Kosoven? A, jo, jo, kete te fundit, nuk e besoj. UDB-ja e di ku mbeshtetet. Ajo gjuan te dobetit, frikacaket, te pamoralshmit dhe i ve ne sherbim te saj. Dhe kesi njerezish, sado te rralle, ka edhe midis nesh. Po tashti c/do te behet me ta? Nuk thone kot: "limonin e shtrydhur e hedhin per toke". Dhe ata, "qente e lidhur", kete fat do te kene. Ndoshta do t'i mbajne disa vite ne burg me pagesen e premtuar, por edhe mund t'i syrgjynosin larg, per te mos ua pare me njeri rytyren e degjuar zerin.
    Por mund edhe t'i vrasin! Ata tashme jane "karta te djegura", pa vlere. Mjere ai njeri qe ua shet te huajve nenen e vet!

    Prishtine, 15 qershor
    Dje, pasdite dola rrugeve te Prishtines, dola i vetmuar per te marre pak ajer. Ne nje vend ku ka pak pune, si te ne, doemos qe ka shume njerez rrugeve e kafeneve. Dhe "puna" me e preferuar per ta jane thashethemet, hamendjet per ditet qe do te vijne e padyshim edhe shpifjet per njeri-tjetrin, duke mos perjashtuar shperthimet e mllefeve. Njerezit ne grupe te vogla bisedonin me ze te ulet si ne nje marshim funeber. Para meje ecnin dy te rinj. Kur befas njeri prej tyre, nje djalosh me trup gjigandi, me sy te ndezur nga urrejtja, uleriti: "Titoja?... Edhe Titoja ka gjynahet e veta...!

    " E thirrura e tij ne gjuhen shqipe, beri qe njerezit te kthejne koken drejt tij. Ne ēast dy civile, qe duhet te ishin te Milicise, a UDB-se, e rrembyen per krahesh. Njeri i vendosi edhe prangat ne duar. Djaloshi u mundua te ēlirohej, pastaj diēka mermeriti... Fytyra i ishte bere flake e kuqe. Ndersa shoku i tij u thirri udbasheve: "Lereni! Nuk e shikoni qe eshte i dehur...?!" I dehur? Aq me keq... Alkooli i nxjerr perjashta, ato qe fsheh mendja... bertiti njeri nga civilet e me pas shtoi:

    "Po ti, shoku i tij je? Ec perpara...!" Dhe i hodhi krahun. Duke ēare permes turmes ata dolen ne rrugen qe' ēonte ne godinen e Milicise... Njerezit nisen perseri te pershperisnin: "Mire ua bene, nuk e dine qe Titoja nuk shahet?..." "Po ai djali, nuk shau, tha se..." "Shau, si nuk shau...!"
    - E, e, me mire lereni kete bisede, apo doni ta pesojme edhe ne?
    - Ta pesojme, thua, vetem per nje fjale goje...?
    Ate nate e kalova me trishtimin e fatit te mjere te dy djelmoshave shqiptare, qe s'dihet nese do t'u shpetonin torturave ne qelite e burgut...

    Prishtine, 16 qershor
    Shpesh kam pyetur veten time: Cila eshte prejardhja jone, cilet jane te paret e mi? Dhe historia ka treguar se jemi nga fisi ilir i Dardaneve. Kete e tregojne edhe rrenojat e Ulpianes (qytet antik i Dardanise, 10 km, ne juglindje te Prishtines), permendur qysh ne shekullin II te eres sone. Po iliret kane pas qene shtrire edhe ne trojet e tjera qe pershijne Shqiperine e sotme, Maqedonine, Malin e Zi e vendbanime ku banojne shqiptare. Dhe prape kam pyetur veten: Pse kemi mbetur kaq te rrudhur e te cunguar?

    Dikur, qysh ne lashtesi, ne kemi qene vetem nje fis e nje race? Por, ne librat zyrtare shkruhet se "jemi te ardhur". "Te ardhur" ne trojet tona? Mirepo guxo te thuash te verteten, se... te denojne si "shqiptaromadh", "irredentist", "armik". Thuhet se ne bote ka me shume te vdekur se te gjalle. Po ketu, te ne, numri i te vdekurve shtohet, po the qe jam shqiptar!

    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 08-12-2011 mė 16:58
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    Prishtine, 17 qershor
    Sot L. me beri nje propozim te ēuditshem: "Ketu nuk jetohet! Te ikim...! Te arratisemi ne ndonje vend tjeter!", me tha, duke fshire lotet. "Ēfare t'i kete ndodhur, mos edhe ata te shtepise, kane nisur ta sulmojne?"... Ajo qe me dukej e pamposhtur, tanime kish nisur te thyej. Ishte e lodhur dhe e rrenuar. Te tille s'e kisha pare asnjehere L-ne.

    E pyeta dhe m'u pergjigj me te njejtat fjale: "Ketu nuk jetohet, ti nuk e kupton?..."
    "E kuptoj, e kuptoj, po ky nuk eshte shpetimi yne. Te leme vendin ku kemi lere, prinderit, shoket, miqte?! E ēfare do te fitojme, vetveten, dashurine tone? Por per dashurine e lumturine e te tjereve, nuk na intereson?" E kuptova se vajzes qe doja, po i flisja me fjale te medha, si nje filozof, prandaj i thashe me thjesht: "Jo, jo, kjo s'ka per te ndodhur. Nuk e le Kosoven, une. Ketu do ta ndertojme lumturine tone...!"

    Ajo me degjonte me vemendje e ne fund i leshoi nja dy fjale:
    "Keshtu mendoj edhe une, por, jam shume e merzitur dhe nuk i duroj dot ato qe thone per ne. Ah, sa e merzitur jam...! "Pasthirma e L-se me tronditi. Kur u ndame, perqafuam njeri-tjetrin fort, si per te larguar mendimet e keqija e per t'u qetesuar, sadopak.

    18 qershor
    Provimet... Provimet, na kane mbyllur brenda. Jashte dalim rralle dhe jeten e shikojme nepermjet dritareve. Nganjehere mblidhemi koke me koke, kjo ndodh sidomos ne mbremje, e bisedojme. Perse bisedojme? As vete nuk e dime. Ne shkollen tone ka te rinj te moshave te ndryshme: gjashtembedhjete, tetembedhjete, madje edhe njezeteshtatevjeēare.

    Shkaqet e ndryshme kane bere qe keta te rinj te ndryshem, me mosha te ndryshme, te mblidhen brenda ketyre mureve te larta, te heshtura e shpesh edhe te zhurmshme. Ka nxenes "te vonuar", qe shkollen e kane filluar, si thone ne "pranvere te pleqerise". Keta, ne pjesen me te madhe, jane nga ata qe lufta e fundit i la jetime. Femijeria e tyre u zvarrit ne pune te renda per te siguruar buken e gojes.

    Dje, ne stacionin e trenit, ne Fushe-Kosove kam pare njerez te rreckosur. Qe se largu dukeshin qeleshet e tyre te bardha, qe leviznin me shpejtesi sa ne nje vend ne rjetrin. Ata shtynin njeri-tjetrin me berryla, me supe, me ē'te mundnin, vetem e vetem qe te arrinin sa me pare valixhet e renda qe zbrisnin nga treni. "Hamalli, druzhe, hamalli!..."dhe rrobat e tyre ēike-ēike dhe buzet e tyre te plasaritura
    jane pasqyr e ejetes. Hamalli?... hamalli..., druxhe..., hamalli!

    Ata jane kosovare..., jane prinderit tane. Per ata punet jane te caktuara: Te ēelin kanale, te nderin doren e lypesit dhe t'u mbajne valixhet zoterinjve...! Jo ka edhe mė, te enden neper Jugosllavi, per te punuar atje ku ka nevoje dhe nevoje ka atje ku djersa shitet per asgje! Dje, ne stacion te trenit..., si nje lemsh i trashe qe s'kaperdihet, me mbeti ne fyt trishtimi.

    Deri kur keshtu?!...

    23 qershor
    Ata u perjashtuan nga shkolla. Ishin tre. Te tre kosovare. Me i madhi prej tyre ish njezet e gjashte vjec, dhe me i vogli shtatembedhjete. Profesoresha e gjuhes serbe ne provimin e djeshem u dha te treve nota pakaluese. Dhe ata i derdhen ne pijetore dinaret e fundit... u dehen me konjak. Kur erdhen ne konvikt ishin bere si te xhindosur, s'kish zot t'i mbante. Sot i perjashtuan nga shkolla. Me erdhi te qaja, te ulerija per fatin e tyre, por kuptohet me lot nuk zgjidhen hallet tona... Ata ishin tre; te tre bij te Kosoves martire, qe eshte e etur per drite, por driten ia kane zene...

    Prishtine, 25 qershor
    Bota te ne gjithnje po behet me e keqe, ne vend qe te behet e mire. Me ka mbetur ne mendje ajo qe me thoshte nje dite babai: "Vetem vdekja, mor bir, te ben te mos shikosh me, as vuajtjet e fatkeqesite e tua dhe as ato te te tjereve... Por, ja qe, na duhet te jetojme..." Nuk e di pse shprehet ai keshtu. Ndoshta pse jeta per te po i afrohet fundit, apo sepse nuk e perballon dot e i ishte merzitur? Gjithsesi, ata qe na drejtojne, nuk duan qe ne te flasim e te shfryjme zemerimin tone. Ata duan qe ne te jemi te heshtur, si te vdekurit, pa fjale, si guret, te thate, si druret e modern, qe pritet te rrezohen pertoke. Vetem ata qe na drejtojne flasin, flasin ne mbledhje, ne gazeta, ne radio...
    E thone se Jugosllavia eshte "vendi me i mire ne bote", se "Kosova eshte djepi i Serbise se lumtur, te lulezuar...!" E ne, si femije, qe tundemi ne "djepin e Serbise"...

    Prishtine, 26 qershor
    Provimeve po u afrohet fundi. Mund te gezohem qe te gjitha lendet i kam dhene shume mire. Por nuk ndodh keshtu me mua. Nganjehere me pushton nje ndjenje e keqe. Me vjen t'i bej cope-cope librat. Perse me duhen, kur nuk e ke te sigurt vendin e punes? Por prape mendoj: "Librat jane dritare per te pare boten..." Kjo fraze e shkeputur nga librat, me ben te stepem. Per te gjitha te keqijat qe shikojme, nuk eshte faji i librave, por... Dhe ne nuk jemi fajtore te jetes se keqe, por viktima te saj.

    Prishtine 10 korrik
    Kam marre rrugen e fshatit. Korriku ka ardhur me dite te nxehta, aq sa jam i detyruar qe here pas here te ēlodhem ne hijet e pemeve. Kam nje ore qe udhetoj me valixhen time te ndertuar krejt me dru ahu, qe rendon per kiamet. Bari ka filluar te zhuritet dhe zogjte fluturojne duke endur me pertaci ne hapesire krahet e lodhura. Provimet mbaruan.

    Me Ljuban u ndame sot ne mengjes. Ajo me percolli me sy te perlotur dhe me porositi t'i shkruaja letra nga fshati. Eci rruges por mendjen e kam atje. Ēfare ben ajo tani? Per te dhjeten here e nxora nga xhepi fotografine e saj... E veshtroj dhe me duket se malli me shtohet. Por nje shqetesim i turbullt shoqeron dashurine time. A do ta doje babai serben time te' bukur?! Eshte viti i fundit i shkolles dhe s'di ē'te bej:

    "T'ia them, apo mos t'ia them?!

    .......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 09-12-2011 mė 16:17
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ....

    11korrik
    Kaloi nje jave ne fshatin tim, midis prinderve, ne gjirin e ngrohte te familjes. Babai me do shume dhe ka kaq besim te mua. Dje heret ne mengjes me ftoi te futeshim ne qilarin e shtepise. Atje ai kish fshehur nje "maunxer" te Turqise dhe nje revolver "Valter" gjerman.

    - T'i tregova keto t'i dish vetem ti, mor bir, se ndofta nje dite mund te te sherbejne, - me tha ai, duke me pare drejt ne sy.
    - Po, baba, - i thashe, - ato duhet te na duhen dhe do te na sherbejne patjeter.
    Disa here kam pyetur veten: "Ē'eshte pushka qe nganjehere njeriu i gezohet kaq shume? Nje cope metal? Nje trup i vdekur, pa jete?"
    Sidoqofte, shpesh ajo i ka hapur rrugen e jetes.

    Prishtine, 17 korrik
    Ljudmillen, ate serben e bukur, e paskan perdhunuar. Dhe lajmi ka marre dhene. Kush ta kete' bere kete poshtersi? "Shqiptaret, kush tjeter? Ata jane te zote per kesi punesh...! Ata vjedhin, vrasin e perdhunojne!..." "...Duhet t'i shporrim ata..." Dhe urrejtja ndaj shqiptareve, do te shfaqej perseri ne ēdo shtepi, ne rruge e kudo ku mblidheshin serbet. Po vajza, ne Milici, kish deklaruar, se autoret e ketij krimi, ishin dy djelmosha serbe, ajo kish dhene edhe emrat e tyre...
    Por, gjersa te merrej vesh mire e verteta, do te duhej kohe. Kurse tani ajo qe dihej ishte njolla e zeze mbi fytyrat e atyre qe nuk jane fajtore. Kaq shume te na urrejne? Deri ketu te arrije poshtersia?

    Prishtine 18 korrik
    Ketu, ne fshat, ka dite kur sundon heshtja, nje heshtje e zymte qe ngjall frike. Po ka edhe dite bisedash te gjalla, interesante, qe te terheqin. Pleqte tregojne per vitet e tyre te rinise, te rinjte kerkojne t'u gezohen diteve qe jetojne e shfryjne nga zhgenjimi, se jane larg diteve te enderruara. Kurse njerezit e moshes se mesme hamendesojne, se si do te jete pleqeria e tyre. E mire, apo e keqe?
    Eshte e ēuditshme se te gjithe flasin si filozofet. Kerkojne te zbulojne ca te verteta, qe eshte e veshtire te zbulohen. Dhe doemos, qe nuk jane ne nje mendje. Nje vend qe ecen e s'dihet ne ēfare rruge shkon, eshte i mbushur me te papritura.

    Po ndiqja bisedat e bashkekatundareve te mi, kur nje i panjohur per mua, me beri shenje t'i afrohesha. Pastaj, si u sigurua se nuk do ta degjonte njeri, me peshperiti: "Shiko djale, ki kujdes, se je ne listen e atyre qe ndiqen!"... I thashe se s’kam bere asgje te keqe.

    - Kete e di, por... ki kujdes...! - Perseriti i panjohuri dhe u largua. Pas pak, dikush nga miqte e mi, do te me thoshte se ai nuk ishte "i panjohur", por njeri i "atyre". Sidoqofte, s'ishte aq i keq... Gjithe diten sot kam pyetur veten time: "Qenkam ne listen e zeze? Po ai, pse ma tregoi?"

    25 korrik
    Sot mora nje leter nga Ljuba. Ajo me shkruan se mezi i shtyn ditet. Pret qe sa me shpejt te takohemi ne Prishtine. Dhe une rri e mendoj per te. Nen hijen e kumbulles, ne barin e zhuritur prej te nxehtit, kam kohe te sjell nder mend bisedat e shumta, fjalet me kuptimin e tyre, ashtu siq i kam degjuar nga goja e saj, por edhe te tjerat qe nuk i kam degjuar, i kam marre me mend. Dhe u kam dhene shpjegimin ashtu si kam dashur, ose nuk kam dashur... Shpesh, Ljuba me eshte dukur kureshtare. Ajo kerkon te futet thelle ne te fshehtat e mia. Se kujton qe ruaj te fshehta. Dhe perpiqet, qe edhe permes fjaleve te mjegullta, te zbuloje "Cili jam ne te vertete", "Me ē'shoke kam lidhje". Athua te mos me kete njohur fare?! Kjo me ben te dyshoj. Po prape e kam hedhur pas kraheve ēdo fije dyshimi. Nje vajze qe tashme eshte bere krejt e imja, ka te drejte te kerkoje me shume. Te futet edhe ne deshirat e enderrimet e mia, pertej cakut te dashurise. Se jeta i ka te gjitha. Dhe nje dite do te me thoshte: "Jeta ime eshte ne duart e tua, Sadri...!" Po une nuk do t'i thosha kurre te njejten gje. Si? Jeta ime, jeta e nje burri ne duart e nje gruaje?!... Jo, jo! Te jete kjo nga forca e zakonit? Nuk e di. Dhe Ljubas nuk ia kam treguar te gjitha ato qe fsheh mendja dhe zemra ime. Vetem nje dite, kur isha pushtuar nga nje ndjenje e fuqishme, kur isha i dehur nga dashuria, i tregova asaj, se mbaj edhe nje Ditar e se i pata treguar disa rreshta dashurie per te. Vetem kaq. Te tjerat, s'kane ē'i duhen. Dashuria nuk eshte vetem fjale, por edhe prove. Ato "te tjerat" le te mbeten aty ku jane, ne faqet e fletoreve. Ndoshta ne nje dite tjeter, mund te dalin ne drite. Kjo dite mund te jete e larget, por do te vije...

    28 korrik
    Mbreme s'me zuri gjumi tere naten. Si ndodhi kjo? As vete s'di si ta shpjegoj.
    Erresira e mbremjes sapo kishte mbuluar pyllin dhe kodrat perreth, kur ne fshat u degjuan ulerimat, ulerinin grate, ulerinin femijet. Dhe qente s'pushonin se lehuri.

    Babai doli te porta dhe une e Liridoni vrapuam ne rruge. Askush s'e dinte se cili ish ai qe po e sillnin te shtrire mbi nje derrase te gjere. Ata qe e shoqeronin therrisnin e benin zhurme te madhe. Viktima kish disa ore qe nuk ndjente se ē'behej perreth tij. Nga goja, gati e shqyer, vazhdonte t'i rridhte gjak, gjaku i rridhte edhe nga zgavrat e syve te nxjerra me thike e te hedhura s'dihet se ku...! Ai s'kishte asnje lecke ne trup e asnje shenje qe mund ta bente te njohur ne tere ate grumbull njerezish. Dhe ne te gjithe u grumbulluam rreth kufomes per te mesuar kush ishte dhe pse e kishin therur aq barbarisht. Por, siē dukej, te verteten e dinin vetem lisat e pyllit dhe gjethet e barit, qe u skuqen aq pa pandehur mbreme, ne te perenduar te diellit.

    Dikush thirri: "Mjaft me te qara, silleni me ne drite, se nuk e shohim fare...!" Pese-gjashte llamba ia afruan atij... qe me shume i ngjante nje mishi te therur sesa nje njeriu. Nenat perpiqeshin te largonin femijet qe te mos i kapte tmerri, kurse njerez te tjere vazhdonin te vinin. I gjithe fshati kish rrethuar kufomen....
    Cili te jete valle? Ashtu si e kane copetuar, zor ta njohe edhe e ėma.

    - Drite! Afroheni driten!

    Nje grua e re me nje shami te bardhe ne koke shikonte si me ankth. Ajo iu afrua fytyres se mavijosur te te vrarit... e shikoi me kujdes e me sy te shqyer ēdo pjese te trupit: koken e pergjakur, duart e perdredhura dhe kur i levizi kemben e djathe, ne te vetmin vend, te cilin gjaku nuk kish mundur ta mbulonte, ajo pa nje shenje te shkaktuar nga nje goditje kali qysh ne vegjeli. Gruaja e re e njohu ate dhe klithi me te madhe: "Demir..., Demir i shpirtit..., si te paskan bere keshtu, mor Demir...!

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ....

    Ajo shikoi edhe nje here me sy te zgurdulluar turmen qe e rrethonte dhe perseri nisi te therrase:
    - Demir, Demir..., po femijet kujt ia le, mor Demir...!"
    Dy femije te vegjel si dy qengja qanin dhe e mbanin nga fustani nenen e tyre... Por ajo s'donte t'ia dinte me, as per femijet dhe as per ata qe perpiqeshin ta largonin nga kufoma dhe ta ēonin ne shtepi. Njerezit peshperisnin si neper dhembe: "I shkreti djale..., si e pesoi!" Aty nga mbasditja ate e kishin thirrur me telegram te gjendej ne zyrat e keshillit krahinor ne Prishtine... Dhe ja, ai u nis, madje pa u pershendetur me te shoqen. Ne rruge e theren me thika dhe kufomen ia gjeten ne pyll... te futur ne thes.

    - Kush do ta kete vrare?! ...
    - Asnje s'guxon te permende emrat e vrasesve, perveē te shoqes, asaj gruas se re me shami te bardhe qe ka arritur ne gjendje ēmendurie....

    - Ata me vrane Demirin..., ata te UDB-se!

    Mbreme s'me zuri gjumi tere naten... Vertitesha ne shtrat dhe fytyra e gruas se mjere s'me hiqej nga mendja.

    5 gusht
    Mbremjeve, megjithese te lodhur nga puna e rende, na eshte bere zakon te bisedojme per ato qe degjojme diten... Dhe ka aq "lajme te reja" dhe ka aq gjera per te diskutuar, sa qe babai nganjehere gulēon se foluri... Jane perhapur lajme se ne male qarkullojne diversante te ardhur nga Shqiperia. Madje, disa zera peshperisin se "shqiptaret" i kane zhdukur pa lene asnje gjurme, ose i kane therur me thika mbas shpine ata te mjeret njerez..., qe deri tani nuk u jane gjetur as eshtrat. Edhe per ate burrin qe na e sollen te copetuar ne fshat para nje jave, qysh ne fillim u tha se e kane vrare "shqiptaret", por e shoqja nguli kembe:

    "Demirin tim ma kane therur udbashet dhe milicet," - therriste ajo.
    Ka disa dite qe gruan se bashku me femijet e shperngulen nga fshati me pretekst se do ta kuronin ne nje spital.

    Eshte e qarte se fjalet mbi "barbarite e shqiptareve" i perhapin njerezit e UDB-se... Ata thone se shqiptaret e ardhur nga Shqiperia i vrasin njerezit e thjeshte pa asnje pergjegjesi naten dhe u zhdukin edhe eshtrat.
    Te ulur prane babait, kur motrat e vellezerit flinin, mbreme, une dhe nena degjuam edhe nje ngjarje qe na rreqethi. Ne fshatin fqinj, me te cilin na ndan vetem kodra e zhveshur, matane pyllit me lajthi, UDB-ja kish rrembyer nje djale te ri qe mund te ishte njezet e pese, a njezet e gjashte vjeē.

    Kur drita ende s'kish lindur dhe kur e shoqja e atij djaloshi bashke me femijen e vogel njevjecar, benin gjumin e mengjesit, nje grup civilesh te armatosur, te shoqeruar nga milice, e thyen deren e shtepise, gruan e re ashtu sic ishte te pergjumur e perplasen ne oborr dhe kerkuan te tregonte ku ndodhej i shoqi. Pas pak, e hodhen ne oborr sikur te ishte nje thes me pleh edhe vjehrren e saj.

    Te dy grate s'dinin se si t'u pergjigjeshin. Atehere nje nga civilet shtrengoi dhembet: "Si, nuk e dini?! Nuk e dini qe ai u arratis per ne Shqiperi? Dhe ty, moj bukuroshe, nuk te tha asgje?! Merreni ate!" -urdheroi nje nga civilet qe duhej te ishte oficer. Ne oborr e vjehrra shkulte floket e zbardhur nga vitet, ndersa femija kishte gajasur se qari e rrinte habitur praptas me fytyre te kthyer nga qielli.

    Kur e pa femijen te shtrire ne oborr, gruaja u sul ne drejtim te saj. I ēoroi me thonj, i kafshoi me dhembe ata qe e mbanin nga duart dhe si nje shqipe e plagosur rende i permblodhi fuqite e fundit e ra gati permbys, duke futur ne gjoks njomzakun e saj.
    Te shtena automatiku u degjuan: nje' veture erdhi e qendroi fare afer gruas. Ate e ngriten kater-pese veta dhe mezi e futen brenda dyerve te vetures. Gruaja per asnje minute nuk e leshoi nga dora femijen... Ajo e kish shtrenguar fort... e kish rrafshuar gati ne gjoksin e saj..., saqe kur hyri ne veture, femija beri perpjekjet e fundit.

    Ai dha shpirt... Por gruaja e re nuk kuptonte asgje, vazhdonte ta mbante fort femijen dhe shikonte me kercenim burrat e armatosur me automatik. Ne veture futen edhe vjehrren... Vetura ecte ne drejtim te panjohur. Dikush hapi ēelesin e radios dhe tingujt e nje kenge serbe buēiten... Vetura ecte..., ecte..., por gruaja s'e leshonte nga dora, madje i ledhatonte koken femijes se vdekur... Per fatin e metejshem te tyre, ne fshat, nuk erdhi me asnje lajm...

    9 gusht
    Sot, u ngrita me heret se ditet e tjera. Shtepite e pergjumura te katundit jane zhytur ne mjegullen e hirte mengjesore, mollet qe sapo kane filluar te skuqin faqet dhe deget e pyllit me lajthi duken si te lodhura e te mpira. Po ja, doli "kokearti" diell. Rrezet e tij shperndahen..., shperndahen ne kodra..., fusha, shtepia. Nder gjethet e barit bulojne kokrrat e arta te veses. Kemboret ndihen diku..., hapen dritaret, perjashta tyre gjelberon bari.

    - Miremengjesi vellaēko, dite e mire sot, eh?! "Dite e mire sot... mengjes i bukur," - mermerita une. Ne kodra kaqubet jeshilojne, e rreze fshatit rreshqet lehtazi lumi. Aty-ketu ne deget e pemeve cicerojne zogjte. Fushave femijet nisen vrapin per te mbledhur kallinj gruri.

    - Miremengjesi, vellaēko... dite e mire sot? E mire eshte dita po..., por kur vjen mbremja, kur i shoh ata te kthehen nga puna me buze te plasaritura nga vapa, me fytyre te dobet e te nxire nga dielli, te lodhur, te derrmuar..., atehere... atehere...
    Ata vijne bashke me erresiren e mbremjes dhe duke perkulur kokat futen brenda kasolleve dhe shtepive gjysme te shembura. Ata jane njerez si gjithe te tjeret..., por njerez qe punojne e s'gezojne ato qe prodhon djersa e tyre. Ata jane njerez si gjithe te tjeret..., por duket sikur jetojne e punojne vetem per te tjeret... Keshtu te jete ndertuar bota jone, valle?!

    I bukur eshte katundi yne mengjeseve, kur rrezet e diellit shkelqejne mbi lume, kur gjelberimi vesh kodrat e pyjet. Por mbremjeve, kur banoret kthehen nga arat ne shtepi..., kur i shoh ata njerezit e gjakut tim, qe ecin duke iu marre kembet..., e gjithe bukuria shembet perpara syve te mi.

    10 gusht 1957
    Ndoshta ai diēka te rendesishme desh te shkruante te nesermen, prandaj qysh nje dite me pare shenoi ne ditar edhe daten 10 gusht 1957. Por ajo mbeti, ashtu siē e shkroi dora e tij: "10 gusht 1957". Nden kete date asnje fjale tjeter nuk u shkrua mė. Ate dite Sadrine e kishin arrestuar.

    Muret e qelive te burgut te Prishtines u bene flete te reja te nje ditari te ri, qe ai s'mundi ta shkruante dot... Ato mure do te ruanin shenimet e jetes se nje te burgosuri politik. Shenimet e shkruara me gjakun qe skuqi dyshemene prej betoni me gjakun qe ngriu ne zgavrat e syve, me gjakun qe rrodhi nga balli, ne gjoks, ne toke... Dhe kjo do te ndodhte pa kaluar veēse disa muaj...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 11-12-2011 mė 10:52
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ......
    KREU I PESTĖ


    Njė letėr e padėrguar


    Burgu i Prishtines, 15 tetor
    Sadriut i kish mbetur peng ajo qe nuk i kish treguar te atit per dashurine me Ljuban. Fshehtesia e marredhenieve me serben e bukur e torturonte edhe tani qe gjendej ne "kafazin e hekurt" te UDB-se. Por, pse s'i kish thene asgje me pare babait te vet, me te cilin duheshin aq shume? Sadriu u ngjante atyre trimave, qe s’kane frike nga vdekja, por qe frikesohen shpejt, per te fshehtat e zemres se tyre. "T'i thosha babait atehere? Ai do te me mallkonte me fjalet: "Ti s'je me biri im..." Dhe do te ma mbyllte deren pergjithmone... Edhe ne gjume do te ulerinte: "Djali im me nje serbe? Jo, jo, ai s'eshte me i imi...!" Le te shkoje ne djall!..."

    Keshtu do te me thoshte babai, atehere, sado qe e fshehta s'mund te mbetet perhere e fshehte, e pazbuluar..." Ja pse tashti, kur e ndjente se po i keputej filli i jetes, Sadriu mendoi t'i shkruante nje leter babait. Po ēfare t'i shkruante? Te shfajesohej, se dashuria me Ljuban ishte e rastesishme, e pamenduar mire? Apo t'i thoshte se ajo ishte nje vajze e rralle, qe nuk u ngjasonte serbeve e qe e deshte shume, ashtu si i ishte rrenjosur ne mendje? Apo t'i thoshte' ate qe i therte ne zemer: Ljuba, ndoshta pa dashje, u be varri im?

    Po t'i tregonte babait te verteten e hidhur, ai do te vdiste nga deshperimi. Mosha e renduar, semundjet dhe pikellimi i madh, do t'ia merrnin jeten. Prandaj, Sadriu qendronte ne qeli i heshtur, por ne koke i vershonin mendime te turbullta: Te shkruaj, apo te mos shkruaj? Kjo enigme duhej zbuluar.

    Disa fjale, peshperiti, disa fjale per prinderit, per ata qe me sollen ne jete. Le te jene fjalet e fundit. Fjale dashurie e ngushellimi, por edhe pendese per gabimin e pare dhe te fundit ne jete. Do t'u kerkonte edhe falje. Por do te theksonte se vdekja e tij do te sherbente si nje- mesim i mire per te tjeret... Dhe ndoshta nuk do te harronte, ate qe ishte kryesorja per te, te thoshte se idete dhe lufta e tij, qene bashkuar ne ato te "djemve te lirise", qe e donin jeten, por me shume donin Kosoven.

    Tani e kish kuptuar se dashuria per Ljuban ishte si nje pike e vogel uji, ne detin e dashurise se madhe. Dhe per kete dashuri te madhe, prej kohesh ishte gati te jepte jeten. Dhe letra ne prag te vdekjes do te perfundonte me fjalet: "Me beso, baba, kam mbetur biri yt, me gjak shqiptari, te kerkoj bekimin!"

    Dhe Sadriu u ngrit nga dyshemeja prej ēimentoje, ku ishte shtrire, por kembet mezi e mbanin... Me syte e pergjakur nga plaget, kerkoi nje leter dhe nje laps. Po ku t'i gjente? T'u lutej gardianeve t'ia sillnin? Midis tyre pat njohur nje milic, qe ishte shqiptar. Por edhe atij nuk mund t'i besonte...

    Ecte duke u mbajtur ne muret e qelise. Perseriste me vete fraza te shkeputura betimesh, lutjesh, faljesh, shpjegimesh e premtimesh. Do te ishin keto, te thenat e fundit te nje djaloshi kosovar, masakruar padrejtesisht nga barbaret... Po tani ishte vone..., teper vone..., ja pse te thena te mbeten deshira te patreguara, ne nje leter te paderguar. Befas u degjuan tringellimat e ēelesave ne deren e hekurt te qelise. Ushtuan te thirrurat: "ēohu kriminel, ne pyetje!" Dhe Sadriu beri te ngrihej ne kembe, me syte nga dera, por me mendjen te babai.


    Ditar brenda ditarit


    Prishtine, 6 korrik 1957
    Une nuk e dija qe edhe Ljuba mbante ditar. Ishte nje nga' ato netet e magjishme te qershorit, kur ne stolin e nje lulishteje, te perqafuar me njeri-tjetrin, ajo do te me peshperiste te veshi.

    - Ti, Sadri nuk e di qe ke hyre, jo vetem ne zemren time, por edhe ne fletoren e nje ditari... Kam filluar te shkruaj per dashurine tone...
    - Ti mban ditar? Ditar mbaj edhe une, - i thashe me nje ze te mbytur. Pastaj do te pendohesha, pse t'ia tregoja nje te fshehte timen qe e ruaj aq fort. Megjithate, kjo ngjalli kureshtjen e te dyve.

    - Kam qejf ta lexoj ditarin tend, - me tha Ljuba, e entuziazmuar. - Dua te di ēke shkruar per mua... E lexoj brenda nates... Te betohem se do te ta kthej menjehere...! Une refuzova me pretekstin: "Nuk e kam perfunduar! Dhe, kur ta perfundoj ditari do te jete i yti, qe te te mbetet si nje kujtim i bukur..."

    Dhe Ljuba nuk kundershtoi. Veē te nesermen do me sillte ditarin e saj. Ishin dy fletore te lidhura bashke, nen nje kapak jeshil, ku shkruhej: "Fletorja e shenimeve". Edhe sot nuk e kuptoj, pse e beri ajo kete "dorezim te menjehershem" e pa kerkesen time. Ndoshta, per te treguar se me deshte shume e ishte e sinqerte me ato qe me thoshte? Apo qe te me forconte besimin se do te ishte perjete e imja e s'kishte per t'u ndare sikur "toka te shembej e dielli te shuhej", sikurse thoshte shpesh. Por, nje gje me beri te mendohem. Duke me dhene ditarin, Ljuba me tha:

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    "Te lutem, ruaje me kujdes, se po e zbuloi ndokush, na piu e zeza!" Dhe enigmen e kesaj shprehjeje do ta mesoja, kur nisa te lexoj ditarin e saj. Ja disa nga fletet e tij:

    Prishtine, 8 prill
    Sot vendosa te mbaj ditar. A thua se nxitje per te eshte bere dashuria ime per engjellin kosovar, S-ne? Mundet. Zemra ime eshte mbushur me kaq dashuri, endrra te bukura e shprese, saqe ato s'mund te rrijne te mbyllura brenda vetes sime. Kerkojne te dalin. Dhe ja, le te zene vend edhe ne faqet e ketij ditari. Nje dite, kur te jem bere nene me femije, ndoshta do t'u rikthehem ketyre fleteve, per te pare si ishte rinia dhe dashuria ime ne kohe te veshtira. E do te ēmallem me vetveten.

    Po ē'eshte dashuria? Per kete kane folur e shkruar shume. Ja, keto dite perfundova se lexuari nje liber. Dhe me terhoqi vemendjen edhe kjo fraze: "Ata qe s'kane dashuruar kurre, nuk dine asgje per dashurine! Ajo eshte mahnitese, te mundon, por edhe te jep lumturi..." Me keto fjale, me duket se shkrimtari, ka thene gjithe te verteten edhe te dashurise sime.

    Prishtine, 10 prill
    Sa e lumtur jam! Ne mbremjen e sotme folem me S-ne per te ardhmen tone. Iu betuam njeri-tjetrit. Po pse te mos e them, isha une ajo qe iu betova se do te isha e tija, per gjithe jeten. Dhe e putha e para. Kur erdha ne shtepi, me dukej vetja me krahe. Sa pashe mamane, iu hodha ne qafe dhe e perqafova, sa desh e rrezova pertoke. Nisa te flas, te qesh e gezuar. Dashuria me kish ndryshuar... Nuk isha me Ljuba e pare, e qete, e matur...

    Aq entuziaste isha, sa qe mamaja nisi te dyshoje:
    - Ē'te kete ndodhur me ty, moj vajza ime? S'te kam pare te tille ndonjehere?!...
    - Asgje mama, asgje. Dhe prape e perqafova. Thone qe femrat me pervoje, e kane te mprehte nuhatjen. Te miren dhe te keqen, sidomos te femijet e tyre, e pikasin te parat, sado e fshehte qe te jete.
    - Ē'te ka ndodhur, me thuaj, se sonte te ka rene nje nur i veqante!

    Dhe mamaja me hodhi nje veshtrim hetues! Kurse une iu pergjigja prape: "S'me ka ndodhur asgje e veēante, veē asaj qe profesori me lavderoi perpara te gjitheve. A s'eshte per t'u gezuar?..." ē'eshte e verteta, kjo edhe kish ndodhur, por kish ndodhur edhe nje gje tjeter, me e madhe, qe une nuk mund t'ia tregoja... Dhe, ne vend te fjaleve, nepermjet fytyres se qeshur e disa veprimeve, do te tregoja se isha e lumtur, shume e lumtur..."

    Prishtine, 18 prill
    Sot, me erdhi per vizite ne shtepi, shoqja ime Ilica. E kam shoqe te vegjelise dhe jemi dashur shume me njera-tjetren. Biseduam gjate e per shume gjera. Biseduam edhe per dashurine. Kur ajo, papritur, me tha: "Keto dite kam degjuar nje histori interesante, ti nuk e di? Disa vajza 17-18-vjeēare kane vendosur te
    mos martohen".
    - Pse, - e pyeta, - kane ndonje shkak?
    - Po, ja, thone se duan te jene te lira..., nuk e durojne pushtetin e burrave. Dhe, me mire jeten e murgeshave, sesa skllaverine e burrave.

    - Ato e kane fjalen per martesat e imponuara, pa dashuri?
    - Jo, jo, per ēdo lloj martese. Martesat te kufizojne lirine. Keshtu thone, po ti Ljuba, ēfare ke vendosur, dua te them, ē'mendon?
    Peshperita me veten time frazen: "Ē'ke vendosur?" dhe m'u turbullua mendja. Mos valle Ilica ka degjuar per dashurine time me S-ne dhe ja tani kerkon te dije, nese do te martohem me te, apo...

    E ēuditshme! Ketu te ne, te gjithe pergjojne, te duken sikur edhe guret kane sy e veshe... Jane ca sy te neveritshem, qe edhe gjumin s'te lene ta besh te qete.

    Prishtine, 20 prill.
    E quajne S. Jam gati ta shpall perpara gjithe botes: "Une e dua ate marrezisht". Po te tjeret ē'do thone? Do thone se "kosovaret jane njerez te keqinj", se "ata nuk i duan serbet, po duan Shqiperine e madhe", se "jane te eger", "te prapambetur", "vrases", "budallenj" etj... Ne fakt keto fjale i kam degjuar me veshet e mi. Por nuk u besoj.

    A nuk eshte S-ja kosovari, qe do nje serbe? Per mua ai eshte me i miri i me te mireve. I them keto, sepse me ka erresuar syte dashuria? Apo kam ndryshuar aq shume sa te mos njoh vetveten dhe te tjeret? Keto edhe ndodhin tek ata qe dashurojne, te pakten keshtu thuhet. Guximi te ben qe te mos e shohesh greminen. Kur i sjell nder mend keto, tmerrohem. Naten me zgjojne endrrat. Por prape qetesohem. Zhgenjimet i le prapa. Perpara shoh nje qiell te ndritshem e nje toke plot lule, dhe mua me duket sikur udhetoj e lumtur me njeriun qe dua. Eshte lumturia qe ka mbjelle ne zemren time nje djale i pashem, truplarte, me shpirt te paster si qelqi, me mendime te bukura. Une e njoh mire ate, e kam vezhguar per nje kohe te gjate.
    Dhe me" ka hyre thelle ne shpirt e ne zemer. Thone se kjo eshte nje "dashuri e ndaluar". Por thone gjithashtu, qe "dashurite e ndaluara", jetojne pergjithmone... Zoti qofte me mua...!

    Prishtine, 25 prill
    Drejt meje po vershojne kercenimet dhe bashke me to edhe urrejtja. Dje Rada me tha ne rruge: "Moj budallaqe, a nuk kishte Serbia per ty nje djale serb?" Rada edhe vete eshte e dashuruar. Ajo do nje djale boshnjak. Dhe krenohet me te, paēka se S-ja im, eshte me i mire, me i pashem e me i zgjuar. Mos valle e gjithe kjo ndodh nga xhelozia?

    Jo, jo, nuk e besoj. Ka diēka tjeter ne mes. Vajzat serbe mund te dashurohen me cilindo, veē me shqiptaret, jo. Ata qenkan te huaj, megjithese kemi lindur ketu, ne te njejten toke.

    Sot, dezhurni i shkolles me dha nje leter. Ishte anonime. Derguesi nuk e pati guximin te shkruante emrin e tij. Dhe ky, "njeriu pa emer", me shkruante: "Ti, moj fodulle, kerkon te na perziesh gjakun, qe e kemi te paster? A ke menduar cilet do te jene femijet e tu? Ata do te jene pjella e krimineleve. Si serbe qe jam e qe te dua, te them: Hiq dore sa me shpejt nga kosovari. Pasojat mendoji vete...!"

    Nuk e fsheh, qe fjalet e letres pa emer, me tronditen, por edhe me revoltuan. Ne shkolle dhe ne organizaten e rinise na kane mesuar se "lufta kunder fashizmit i ka bashkuar e vellazeruar popujt e Federates sone, i ka lidhur edhe shpirterisht". Se "ne jemi nje vend i lire dhe lirine duhet ta gezojne te gjithe..." Mos valle, kur thuhet "te gjithe", perjashtohen vetem shqiptaret? Keto qendrime mua me ēuditin. Babai im ka qene antifashist, partizan i Titos.

    Partizan ka qene edhe babai i S-se, madje ai edhe eshte plagosur ne Lufte. Ata ishin bashke kunder fashisteve, kurse ne, femijet e tyre, pse u dashka te jetojme te ndare? Keshtu mendoj une, mbase e kam gabim, por kam pare qe pas Ēlirimit edhe jane dashuruar e martuar ēifte te kombesive te ndryshme, serbe, kroate, boshnjake, rome, sllovene. Midis tyre ka pasur edhe shqiptare. Te rralle kane qene, por ka pasur. Tashti ndodh ndryshe. Urrejtja sundon mbi dashurine. Shqiptaret veēohen edhe ne pune edhe ne jeten e perbashket.
    "Ata duhet te shporren!" - keshtu thone serbet.

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 12-12-2011 mė 18:02
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    Prishtine, 27 prill
    Sapo isha kthyer nga shkolla ne shtepi, dhe si zakonisht, iu afrova mamase qe ta perqafoja. Kur ajo me shtyti. Ishte egersuar. Turfullonte neper shtepi, bertiste. Nuk e kisha pare asnjehere ne gjendje te tille, as ne kohen e ēapkenlleqeve te femijerise. As ate dite kur kisha marre ne dore gershe'ret e kerkoja te qethja macen, pa ditur se ajo do te me gricte me thonjte e saj te mprehte.

    "Ti, vajza ime e zgjuar, bukuroshja ime e dashur (ishin keto epitete me te cilat me perkedhelte shpesh e qe tashti me to me ironizonte). Ti, kerkon te nxish jeten tende dhe tonen? Merr moj, ke te duash, po kosovarin, ku e gjete?"
    E kuptova menjehere nga i kish ardhur terbimi. Dikush do t'i kete folur per dashurine tone... Iu afrova perseri ta perqafoja duke buzeqeshur e t'i jepja te kuptonte se asgje e keqe nuk kish ndodhur ne jeten time, se mund te ishte ndonje ngaterrese, keqkuptim etj... Por, mamaja, ne kulmin e zemerimit do te me thoshte:

    "Mos m'u afro, po na, lexoje...!" Dhe me leshoi mbi tavolinen e bukes nje leter. Ishte e njejta leter qe kisha marre dite me pare, me te njejtat fjale, me te njejtin shkrim, pa emrin e derguesit. Dhe fjalet kercenuese per mua, kishin mberritur edhe ne familjen time...

    - Nuk ke kuraje te flasesh, e...? Folme, e do ate kosovarin, apo...? - Shfryu perseri mamaja, duke shperthyer ne lot. S'dija si t'i pergjigjesha, veēse i tunda koken ne shenje pohimi. Dhe ajo kuptoi se vajza e saj kish rene ne kthetrat e nje "katundari", "te eger", siē thuhej edhe ne leter dhe mbuloi koken me te dy duart, duke qare... Me kishte vajze te vetme dhe per te une isha si nje yll i bukur qe s'duhet te shuhesha aq papritur.

    Ne ditet qe do te vinin, kur do te mesonte se dashuria ime per S-ne nuk mund te shuhej nga fjalet e lotet e saj, mamaja do te heshte e psheretinte... Dhe do te me shikonte duke shprehur hidherim e keqardhje, ashtu siē dine te bejne nenat per femijet e tyre qe i duan shume...

    Prishtine, 5 maj
    Kam pritur prej ditesh nje 'beteje" me babane. Por ai hesht, sikur te mos kete ndodhur gje e te mos di asgje. Sigurisht qe mamaja i ka folur per dashurine time. Por ai pse s'me bie ne sy, pse hesht? Te them te drejten, kjo heshtja e tij me torturon.
    Nganjehere mendoj:
    Mos valle babai ka zgjedhur ndonje rruge tjeter per te bere te mundur ndarjen me S-ne? Dhe rruget jane te shumta: kurthe, intriga, denoncime per faje te pabera... Gjera te tilla ndodhin shpesh te ne. Dhe keshtu, qete e qete, pa zhurme e konflikte, problemi zgjidhet paqesisht.
    Por, prape e kundershtoj kete mendim. Them: babai im nuk eshte njeri i tille. Se ai e di qe po te ndodhe nje gje e keqe me S-ne, ai ka per te me vrare edhe mua. Per kete i kam folur gjate mamase, madje i kam thene: "Vetem vdekja me ndan nga S-ja..." Sidoqofte, babai sillet me mua njelloj si me pare. Kushedi, ndofta i yjen keq e nuk do qe te ma lendoje zemren. Keshtu besoj dhe keshtu qofte!

    Prishtine, 10 maj
    Eshte mesdite. Me S-ne e kemi lene te takohemi ne mbremje, pasi te studioja diēka nga libri i "Farmakologjise". Eci neper faqet e librit e me behet sikur mbi to me shfaqet fytyra e tij. Dashuria te beka te hedhesh gjithēka prapa, vec ate qe do kerkon ta kesh perpara syve. Kete ndjenje trishtimi ma ushqen ndoshta edhe libri qe kam mbi tavoline. Ai eshte i mbushur me data dhe emra te veshtire, te nje gjuhe te huaj e te vdekur, siē eshte latinishtja.

    Ne djall te veje... Perplasa librin mbi tavoline dhe u hodha mbi krevat. Nisa nga enderrimet qe s'me ndahen: Po ai ēfare eshte duke bere tashti? Sigurisht qe studion. Studion me syte ne liber e mendjen tek une? A, sikur te ndodhte me te vertete keshtu! Ēfare po me thote mendja. Mos valle, vetem dashuria eshte e vetmja gje qe i duhet njeriut ne jete? Po studimet, po puna, po profesioni, nuk na duhen? Jo, jo, S-ja, mendoj se di t'u kushtoje kohen e duhur te gjithave, pa nenvleftesuar asnjeren.

    Prandaj, per mua eshte djali me i zgjuar qe kam njohur. Sidoqofte, me behet ta them se ai e ēmon shume dashurine tone, e ushqen si ushqen era zjarrin qe digjet. Para ca ditesh, S-ja me lexoi vargjet e nje poezie. Ai nuk me tha se kush e kish shkruar, por une e ndjeva se ajo ish shkruar per ne te dy:

    "Ne nje bime kane ēelur dy bisqe te rinj,
    Kane ēelur ashtu, prane e prane,
    Bryma do t'i thante qe te dy,
    Por rrėnjė e forte te dy i mbane..."


    Poezia ishte e gjate dhe e gjitha nuk me kujtohet, vetem dy vargjet e fundit, s'mund t'i harroj dot:

    "Bisqet nje dite
    do t'leshojne burbuqe,
    Sa e shkrete do dukej toka,
    pa keto lule te kuqe."


    Perfundova se perserituri ne mendje keto vargje dhe veshtrova oren. Kish ardhur koha qe prisja. Nxitova te vishem, qe te fluturoj per te takuar ate...

    Prishtine, 13 maj
    Mbreme isha per darke te tezja ime, Varvara. Sa hapa deren e shtepise e ajo hapi krahet: "Po ku ke humbur, moj ēupe? Harrove se edhe une te kam rritur?" Ē'eshte e verteta, tezja me ka dashur shume e qe femije kam pasur nga ajo kujtime te mira. Kur lozja, po te vritesha pak, do te ishte ajo qe do te perlotej: "Bu, bu... m'u vra vajza," e do te me mirrte ne prehrin e saj per te me qetesuar. Prandaj e kisha si nene dhe dashuria per te, gjithnje ka qene e madhe. Po kisha disa muaj qe s'kisha shkuar ne shtepine e saj e tashti shprehej e permalluar. Me beri nje darke me te gjitha te mirat, sikur une te mos isha mbesa e saj, por nje mysafire e rralle dhe e nderuar.

    Po beheshim gati te flinim. Me percolli gjer te krevati im e aty me hapi nje bisede, qe ishte e papritur per mua. E filloi me anes e anes:
    - Moj ēupe, a ke menduar ndonjehere per veten tende? - me tha, duke me veshtruar drejt e ne sy. Ishte nje veshtrim hetues e pervelues.

    ........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....
    - Patjeter qe kam menduar, moj teze, si s'kam menduar, - iu pergjigja pyetjes se saj te papritur.
    - Jo, po..., se tashti je e rritur, dhe... A ke menduar mire?
    I buzeqesha, e perqafova, duke i peshperitur:
    - Po ti pse s'ma thua troē, si eshte puna?
    - Te thashe, s'je me e vogel, je e rritur dhe ...
    - Keshtu besoj dhe une, jam e rritur...

    - E rritur, e rritur... Po t'i pyesesh vajzat e moshes tende, keto fjale te thone. T'i thone edhe atehere, kur papritur gjenden ne mes te dallgeve te detit e per te shpetuar kerkojne nje fije kashte, por eshte e pamundur te shpetojne.
    E kuptova qe tezja ime e mire, dinte gjithēka per mua, por e kishte te veshtire te me fliste hapur. Tanime "beteja", nga shtepia ime, ishte transferuar ne shtepine e tezes. Me ne fund edhe ajo e hodhi "bomben":

    - Ti, me gjithe mend e do ate... kosovarin? Si, me te vertete do te martohesh me nje te panjohur?
    - Kush ta tha, moj teze, se ai eshte i panjohur? Une e njoh mire ate, ne studiojme se bashku, ne nje shkolle.
    - E njeh katundarin qe ka ardhur nga...
    - Katundari? Po, katundar ka qene edhe im ate... Edhe ai erdhi nga malesia e pas ēlirimit u vendos ne Prishtine... Ē'te keqe ka kjo?
    - Oh, ti paske ndryshuar shume, moj bije dhe une s'po te njohe me...!
    Ndenji disa sekonda e heshtur e perseri tezja vazhdoi, por me nje ton te bute qe shprehte trishtim e keqardhje:

    - Ti nuk do ta marresh ate... Ke bere ē'ke bere, tashti ktheji krahet. S'eshte per ty, ai...!
    Ja, te zgjedhim ne, kater, pese djem te mire e t'i zgjidhe njerin.
    Ti je yll, kush s'te merr ty...!
    Tezja po me ēonte drejt mesjetes, marteses me mbleseri...Shkembeva me te edhe ndonje mendim tjeter, por isha e sigurt qe nuk do ta bindja dot se S-ja qe une kisha zgjedhur ishte me i miri i djemve e se me te vdekja do te me ndante...

    Ate nate fjeta midis endrrave qe me shqetesonin. Hera-heres zgjohesha e psheretija:
    "Oh, sa e veshtire qenka te dashurosh ne kohen tone..."
    Ne mengjes, putha tezen time, me nje ndjenje te thelle dashurie, duke kujtuar se ajo mbetej per mua nje njeri i mire. I thashe vetem: "Mos u shqeteso per mua!" Dhe mora rrugen ne drejtim te shkolles, ndersa ajo te pragu i deres, me doren gjysme te ngritur lart, me pershendeste. Ndoshta ne ato ēaste ajo mendonte, se mbesen, qe e deshte aq shume, e kishte humbur...

    Prishtine, 14 maj
    Me S-ne, sa here qe takohemi, puthemi. Natyrisht, fshehtas, jo ne' sy te njerezve. Po te ndodhte kjo haptas, do te degjonim sharje e kercenime. Se, ndersa per njeri-tjetrin, ne ishim te dashuruar, te fejuar, per te tjeret konsideroheshim te huaj, qe s'kane asgje te perbashket, as fene, as racen dhe as kombesine.

    Megjithate ne putheshim. E kjo perbente edhe nje akt marreveshjeje, se e donim njeri-tjetrin e, se nuk do te ndaheshim kurre. Dikur kam degjuar shprehjen: "Mos jep puthje pa dashuri!". Mirepo, shoqja ime, Ljudmilla, nje dite me thoshte: "Une kam puthur shume djem, por asnjerit nuk i kam thene: Te dua... kam puthur ashtu, kot, sepse asnjerin nuk kam dashur..." Keto te jene ato... "puthjet pa dashuri?..." E ēuditshme mund te duket per Ljudmillen, por me mua ndodh krejt ndryshe. Une puth ate qe e dua, e dua ta kem perhere brenda zemres sime.

    Prishtine, 16 maj
    Ne shtepine time nuk ka as paqe dhe as lufte. Jemi si dy ushtri, secila ne llogoret e veta. Kjo eshte nje gje qe kuptohet. As babai dhe as nena nuk e permendin me lidhjen time me S-ne. Ndoshta, sepse e dine qe s'kane per te arritur qellimin e tyre. Fjalet e mia me tezen, patjeter qe u kane shkuar ne veshe. Dhe une, tezes i fola prere: "Vdekja me ndan nga ai..." Tashti prinderit e mi, me sa duket, cdo gje ia kane lene kohes, ajo le te veproje! E, Zoti mbase ben dicka...

    Prishtine, 18 maj
    Sot i tregova S-se per letrat anonime, per biseden me mamin dhe tezen. Babai tregohet sikur s'di gje, por jam e bindur se edhe ai di gjithcka. "S., te me falesh, qe po te tregoj me kaq vonese, por me kupto drejt, nuk desha te te merzisja..." Ia thashe keto fjale S-se, po thelle ne shpirt ndieja nje shqetesim qe me mundonte.
    - Ata e kane marre vesh te gjithe, - mermerita e brengosur.
    - Po, patjeter qe do ta merrnin vesh, dashuria jone nuk eshte nje monedhe qe mund te fshihet ne xhep. Dhe per kete je e merzitur?
    - Boll, besa...! Po ato fjalet e tyre ne letra anonime, si mund te durohen?
    - Duro, duro, se ke per te degjuar edhe me shume. - Dhe S-ja buzeqeshi, si per te me thene se ēdo gje, sado e keqe qofte, kalohet me gjakftohtesi e durim.

    Pastaj, ngjarjet e hidhura me fjalet e zymta nuk i permendem me tej.
    Ne mbremje vone u ktheva ne shtepi. Desh te lexoja diēka nga librat qe me rrinin prane, por mendja nuk me punonte. Prisja diten qe te shikoja perseri S-ne, veē takimet me te me ngjallin buzeqeshjen.

    Prishtine, 8 qershor
    Sot, me lindi deshira te shkruaj pak fjale per nenen dhe per babane tim. Jane ata qe me sollen ne jete e qe i dua aq shume. Nena ime ēmohej ne rinine e saj per bukurine (shoqet me thone se i kam ngjare asaj). Ka nje zemer te bute qe thyhet lehte. Por i pelqen puna. Eshte e duruar dhe e perqendruar. Ka punuar per shume vjet daktilografiste ne zyrat e drejtorise se Komunales. Dhe shoqet e duan dhe e respektojne.

    Me nenen kemi qene si dy shoqe te mira, vecanerisht, kur kuptoi se une isha rritur. Ndoshta aty nga mosha 14-15-vjeēare. Por nuk pertonte, qe me tonin e saj te bute, edhe te me keshillonte. Dhe fjalet e saj, qe me kane mbetur nder mend jane: "Kujdes bije, se je vajze e mire e bota eshte e keqe...!" Kurse babai eshte nje tip tjeter: Eshte i mbyllur, por i prere. Po tha nje mendim, duhet ta zbatosh, ndryshe zemerohet. Nuk e fsheh se me te jam mburrur, sidomos, kur u thosha shoqeve se ka qene partizan, ka luftuar".

    Po kam degjuar se shoket i kane ngjitur nofken "Bredhacaku", ngaqe ne rruge ecen duke bredhur. Po ka edhe nje zakon tjeter, bredh nga nje pune ne nje pune tjeter. Iken vete, sepse nuk e ze vendi, apo e transferojne, diku per me mire e diku per me keq, kete s'kam arritur ta kuptoj. Ne fillim ka qene nepunes i Skupshtines, pastaj inspektor ne rezervat, ne Prishtine, me vone eshte marre me tregtine, tani se fundi, na thote' se punon ne nje pune te mire, po se ku, as ai nuk tregon dhe as une nuk e kam pyetur.

    Babai per mua gjithnje ka qene i dashur, ndoshta edhe pse perendia i fali vetem nje vajze. Por perkedhelite i ka pasur te rralla. Ai eshte nje njeri serioz dhe e ēmon edhe seriozitetin te te tjeret. Jam e bindur qe kur ka degjuar per dashurine time me S-ne, eshte revoltuar, ndoshta edhe me ka mallkuar. Po tani pse hesht? Pse ben sikur s'di gje? A thua se ne heshtje i eshte nenshtruar fatit? Apo dikush tjeter ne fshehtesi loz rolin e tij? Ditet e muajit te ardhshem, ndoshta do te hedhin drite edhe per qendrimin e tij. Le te presim...!


    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ....


    Prishtine, 11 qershor
    Une gjuhen shqipe e mesova qysh e vogel. Prane nesh banonte nje familje shqiptaresh. Por ka tre vjet, qe jane larguar e s'dihet ku banojne. Kam degjuar se kane ikur te farefisi i tyre ne Turqi. Dhe, te them te drejten e kam ndjere mungesen e tyre, sidomos te dy vajzave te asaj familjeje, qe i kisha bere, jo vetem shoqe, por edhe motra. Po pse u larguan nga Prishtina? Ata te gjithe kane lindur ketu. Ndofta edhe per shkak se nuk duronin dot fyerjet e kercenimet. Familja mbante mbiemrin "Hoxha".

    Mirepo, kish prej atyre, qe kur i shikonin ne rruge i ngacmonin: "Juve jeni fis e gjak me ate, "te madhin e Shqiperise"?" Kete ua thoshnin edhe femijeve, paēka se ata nuk u pergjigjeshin. ē'te benin, te nderronin emrin? Mos valle keshtu kishin per te jetuar te qete? Edhe kesaj s'i dihej... Dhe iken. Po nuk harroj se prej vajzave kosovare, kur loznim e argetoheshim, mesova te flisja shqip. Mirepo dje,

    Radosllavi, me beri nje pyetje te quditshme: "Ti shpesh flet shqip", me tha.
    - E ke fjalen se flas shqip me kosovaret? Po keshtu merrem me mire vesh me ta. Pastaj, ē/te keqe ka kjo? Edhe ata flasin serbisht....
    - Mire, mire, - shfryu me nje ton te larte, Radosllavi. - Mire, se nje dite do te behesh edhe shqiptare... Sigurisht qe te pelqen, e...?
    I ktheva shpinen, se edhe ne serbet, ne serbisht, nuk po merreshim vesh me njeri-tjetrin....

    Prishtine, 12 qershor
    Une nuk i njoh te gjithe shoket e S-se, dhe ai nuk me flet per ta. Por edhe une nuk e pyes. Druhem mos dyshon e me thote: "Ē'ke qe pyet, ja ku me ke, a s'te mjaftoj une?" Kjo do te ishte e rende per mua. Megjithate njoh njerin prej tyre. E quajne Nairn. Eshte nje djale truplarte edhe ai. Me ka thene se eshte bere vella me S-ne. Kane pire gjak nga njeri-tjetri. Nje zakon i lashte ky dhe nje shenje besnikerie. Me Naimin jemi takuar se bashku disa here. Ai eshte i heshtur e fjalet i ka te pakta. Flet me teper per nenen e tij qe e ka te semure e qe i duhet te zbrese nga nje fshat i larget per t'u vizituar ne Prishtine, sepse atje s'ka mjek. Pastaj, vazhdimin e bisedes e perqendron te mesimet. Eshte student i vitit te dyte ne Institutin Pedagogjik te Prishtines, e si? thote, e ka te veshtire se i mungojne mjetet financiare, ngaqe eshte i varfer...

    Po me ka bere pershtypje durimi e guximi i tij. "Njeriu qe i futet nje pune, na thoshte nje dite Naimi, duhet ta kryeje ate, pa ju friguar veshtiresive, keshtu eshte edhe me shkollen." Mirepo te ne, ka nga ata qe hyjne ne shkolle per qejfe e per nam. Kjo ndodh me teper me femijet e njerezve me poste e ofiqe, qe ne ēdo rast e kane te siguruar jeten.

    Dje, S-ja me foli me admirim per Naimin. "Eshte nje djale i rralle, me tha, shikon shkollen dhe punet e veta. Une e dua fort ate. Dua Kosoven e brenda saj te kam edhe ty, L. A s'mjafton kjo?" Dhe me hodhi duart ne qafe e me perqafoi.

    Prishtine 13 qershor
    Sot, pasdite na ēuan te lapidari i nje deshmori. E quajne Darko dhe 15 vjet me pare ra ne lufte kunder fashisteve. Ishte mjek dhe ne si te mjekesise na takonte ta nderonim te paret. U vendosen kurora dhe u mbajten fjalime patriotike. Eshte nje gje shume e mire, qe te ne kujtohen e nderohen ata qe kane dhene jeten per lirine e te gjitheve. Por me beri pershtypje peshperitja e nje djali: "Ne bejme mire qe nderojme ata, te vdekurit, se per te gjallet, s'kujtohet njeri.,.!" Dhe djali uli syte perdhe. Te ishte ky nje provokim, apo mallkim? Kete nuk e kuptova.

    Prishtine 16 qershor
    Sot eshte e diel, dite pushimi. Me S-ne nuk kemi lene takim. Dje isha me rrufe dhe kisha vendosur ta kaloja diten e mbyllur ne shtepi. Po nuk me rrihej. U ngrita nga shtrati e dola ne rruge. Me dukej sikur perpara do te me dilte Ai. Ecja e menduar ne ato rruge e tek ato qoshka, ku jemi takuar se bashku. Po ai nuk dukej gjekundi. Kushedi ku ndodhet?! Me torturon mendimi: Ne keto Qaste, a me sillte nder mend mua? Eshte e guditshme, por ne ?do hap qe hedh, une jetoj vetem me te dhe per te... Mos po e teproj? Jo, aspak. Brodha tere rruget e Prishtines e nuk e takova. U ktheva ne shtepi e derrmuar. As buka nuk me hahet. Dua te fie, por gjumi nuk me ze.

    Prishtine, 18 qershor
    Shpesh me del perpara nje fytyre e panjohur, misterioze, eshte fytyra e erret e njeriut pa emer, qe kohe me pare me dergonte nje leter anonime. Ai me kercenonte: "Hiq dore nga shqiptari, se...!" Q'te bejme, kjo eshte bota jone...! Na mesojne te heqim dore nga dashuria per njeri-tjetrin... Te fshehim vetveten...? Te bejme ashtu si nuk na thote mendja dhe zemra?.... Kjo s'ka per te ndodhur kurre! Megjithate, e ndiej shqetesimin e atij kercenimi te kobshem... Gojet e liga nuk pushojne, por, a duhet te pushoje jeta e njerezve qe duhen? Thone qe pushtetit te fatit duhet t'i perulesh, por harrojne se njeriu ka pushtetin e vet edhe mbi fatin. Dhe jeta ndertohet e drejtohet nga njeriu.

    Prishtine, 22 qershor
    Une jam 18 dhe S. 20. Thone se keto jane vite te nje moshe te bukur, vite te rinise e dashurise. Dhe, pse te mos e them, jane edhe pragmartese. Dhe une e kam vendosur: pas nje kohe edhe do te martohem. Do te bashkohem perjete me S-ne, qofte edhe sikur ai te jete ne Hene. Po si e perfytyroj martesen time?... E veshur krejt me te bardha, me nje karafil te kuq ne dore. Ne dhomen e thjeshte nuk duhet te mungojne lulet e shumta ngjyra-ngjyra dhe qirinjte e ndezur. Dhe dasmorete jene edhe nga "ne", edhe nga "ata". Dhe te kendojme e te kercejme se bashku. Q'po them keshtu? Mos jam ne enderr? A do te ndodhe pikerisht keshtu?

    .........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ....
    Prishtine, 23 qershor
    Sot ne mengjes, Jovanka, "mbreteresha e thashethemeve", siq e therrasin, duke buzeqeshur tinezisht me tha: "Ti, moj bukuroshe, ke prekur nje' trendafil e ke nisur t'i marresh ere atij. Po, a nuk e di se trendafili ka edhe gjemba?...
    Me hipi gjaku ne koke, se e kuptova ku e kishte fjalen. Megjithate e mblodha veten e i thashe: "Proverbi qe me permende thote: "Kujt i pelqen trendafili, nuk u frikesohet gjembave!"" Dhe i ktheva shpinen "shoqes" sime cinike.

    Prishtine, 24 qershor
    Dashuria per S-ne shpesh ka bere qe tek une te ngjallet urrejtja! Kam filluar te urrej te gjithe ata qe perbuzin e fyejne dashurine tone. Eshte urrejtje qe lind nga dashuria?!... Per shume gjera te ēuditshme qe ndodhin te ne, kam shume per te thene, por... Zoti me mbajti gojen!...

    Prishtine, 25 qershor
    Dje, ne mbremje u takova me S-ne. U magjepsa nga shoqerimi me te e nga fjalet e tij. Por ne nje ēast merzie nuk e di as vete pse i thashe: "Me beso S., nganjehere me vjen keq qe jam serbe..."
    - Te vjen keq qe je serbe? - m'u pergjigj buzagaz, -Po ēdo te thoshin ata qe jane rome, apo zezake?
    Dikur kam degjuar nga nje miku i babait tim, pjesemarres ne Lufte. Ai thoshte se lufta kunder fashizmit, sig pohohej atehere, do te na bashkonte me njeri-tjetrin, do te fitonim te drejtat tona, do te ishim te lire... Por, a ndodhi vertet keshtu? Dhe shprehte haptas zhgenjimin. Dhe per kete fajin ua vinte, me te drejte, serbeve.

    "Ata na konsiderojne "te ardhur", ne tokat qe jane tonat, na quajne armiq... Por, keshtu do te vazhdojme, me armiqesi gjithe jeten? Duke shpallur edhe "dashurite e ndaluara"?! Dashuria nuk eshte mekat. Kete e thone gjithe njerezit e ditur. Dhe keshtu duhet te jete, apo jo?..."

    S-ja lexon shume libra, studion shume. Dhe keto fjalet e tij, me ngrohen zemren. Ai vertet eshte nje djale i zgjuar e fort i ditur. Megjithate, ne jeten tone shpesh shfaqet urrejtja, si nje perbindesh i tmerrshem, qe s'dihet nga kush e kur do t'i pritet koka.

    Prishtine, 26 qershor
    Ka disa muaj qe kam filluar te provoj per te qene poete. Thone, qe vajzat e moshes sime, shkruajne vargje, kur bien ne dashuri. Keshtu ka ndodhur edhe me mua. Ja, sapo m'u kujtuan vargjet e nje poezie qe e kam shkruar kohe me pare per vete dhe per ate qe dua marrezisht. Por edhe per nje tjeter, per njeriun misterioz qe me gjurmon. I ndiej hapat e tij pas hapave te mia, edhe ne rruge, edhe te shtepia.

    "Seē me dhemb ne gjoks, nuk e di,
    Ēdo gje eshte shkruar nga Perendia,
    Dhimbjen valle ta kem nga nje shpirtzi,
    Qe si hije e erret ndjek hapat e mia...?

    Eshte i eger, vrastar, ku di une,
    Me pergjon ndoshta dhe kur fie,
    Emer te urryer ka: spiun,
    Zemren te gezohet, nuk ma le
    Sepse une nje djale forte e dua,
    Ndonese thone se s'eshte i gjakut tim,

    Por, une s'pyes te tjeret ē'thone per mua,
    Koken te ma vene ne gijotine.
    Sy dhe zemer kam te dashuria,
    Ata le te cmenden nga ligesia."

    Kur i perfundova keto vargje, te them te drejten, edhe u dridherova nga frika, se mos u bien ndonje te ligu ne dore, e pastaj... Por prape mendova: "Do ta ve friken ne gjume, qe te mos zgjohet... E te mos me shqetesoje. Por, a do te mundem?..."

    Prishtine, 27 qershor
    S'me ka pelqyer kurre te merrem me politike. Po me ka takuar keto dite te gjendesha ne nje grup te rinjsh qe bisedonin per ēeshtje te ndryshme. Ishin te gjithe' serbe. Dhe mendoja se do te kishin mendime te njejta. Po nuk ndodhi keshtu. Dikush tha se jeta jone mund te ishte me ndryshe, me e mire... Por tjetri e kundershtoi: "Ti po na ben politiken e atyre qe s'na duan? Ne per kete jete kemi derdhur gjak..." Dhe fjala ra edhe te dashuria. "Keni degjuar? - pyeti njeri, dhe perseriti: - Keni degjuar qe ndonje nga vajzat tona eshte dashuruar me ndonje shqiptar?" "Kemi degjuar, kemi degjuar", - u pergjigjen se bashku dhe hodhen veshtrimin nga une. Nuk e di sesi u gjenda ne ato ēaste: e turbulluar, e merzitur, e revoltuar, por nuk e hapa gojen.

    Megjithate, dikush tha: "Pse, ē'te keqe ka per ne, dashuria e tyre? Ne fillim nuk e kuptova nderhyrjen e atij djali "te guximshem" me fjalet "Ē'te keqe ka?..." Po me vone e kuptova se ai kerkonte t'i hidhte zjarr benzines. Dhe biseda u be vertet e zjarrte:

    - Keto vajza duhen vrare...!
    - Jo, jo... ato duhen rrjepur te gjalla!
    Dhe me ne fund, nje djale me pamje e gjeste prej fodulli, i vuri kapakun bisedes: "Ato nuk jane serbe, ato duan shqiptaret, se duan Shqiperine, politikes se saj i sherbejne. Ja, kjo eshte tradhti qe duhet denuar..."

    Pastaj sundoi heshtja, nje heshtje e zymte, tmerronjese. Po une, a duhet te rrija pa folur? Shigjetat e urrejtjes ishin drejtuar thelle ne zemren time. Dhe ngrita zerin: "Po ne, jemi apo s'jemi te gjithe njerez? Djem, ju po i ngrini mure dashurise". I thashe shpejt e shpejt keto fjale e nisa te largohem, shoqeruar me zhurma cjerese e sharjet e atyre, njerezve te mi, qe tani me dukeshin te huaj, teper te huaj... Por rruges mendoja edhe per pasojat e shperthimeve qe do te perplaseshin mbi mua, ne ditet qe do te vinin. Mos isha treguar e guximshme me teper nga ē’duhej?

    Si t'ia bej une e ngrata qe keta, vellezerit e mi te nje gjaku, gjithnje e me shume po behen me te larget per mua. Nganjehere me duket se shume prej tyre nuk ngjasojne as me qente, te cilet dallohen per dashuri e besnikeri ndaj njerezve, kurse ata urrejne, urrejne ēdo dashuri njerezore.

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    ......

    Prishtine, 28 qershor
    Ne Prishtine ka shume lule, por edhe shume plehra. Dhe une e shoh ate ne dy pamje. Njera me ngjall dashuri e gezim e tjetra trishtim e plogeshti. Kur mendoj se ketu jeton e ne rruget e saj ecen "dielli im", S-ja, Prishtinen me vjen ta fus te gjithe ne zemren time... Por, kur kujtoj se "plehrat" me zene rrugen, merzitem shume. Ē'te bej, te nderroj rruge? Kjo s'ka per te ndodhur... Prandaj, me mire te udhetoj, duke pasur "diellin" me vete...

    Prishtine, 29 qershor
    Mbreme, i thashe Sadriut: "Me thuaj nje here me ze te larte: "Te dua"... dhe une, me ze te larte do te te them: "Jam e jotja"... Le ta degjojne te gjithe"... Ai buzeqeshi: "Pse, ti dyshon?" me tha. Pastaj me perqafoi, duke me peshperitur te veshi: "S'ka rendesi nese e degjojne apo jo te tjeret, mjafton qe zerin tone ta degjojme ne te dy, edhe keshtu, me fjale te qeta". Ne kete fletore te intimiteteve te mia, ato qe kam shkruar, mund te shuhen e harrohen. Por nga zemra ime s'ka per t'u larguar e shuar fytyra e zeri i njeriut qe dua. Dhe me ndodh, kudo qe gjendem, ne shtepi, ne rruge te tezja e te te afermit e mi, qe fytyra e Sadriut te me shfaqet, aq sa qe harroj ku jam. Humbas ne mjegullen e enderrimeve. "Ej, hutaqe, me tha nje dite' tezja, ku e ke mendjen, nuk e degjon se per ty po flasim?... Apo e ke mendjen te mesimi?" "Te mesimi, sigurisht", i thashe me gjysme zeri.

    "Dielli", qe kam brenda vetes, shpesh me ben te harroj veten dhe te tjeret. Thone qe dielli ka edhe rreze pervelonjese, por une shoh vetem driten e tyre, qe me bejne te ndihem e lumtur.

    Prishtine, 30 qershor
    Edhe pak dite e ne do te ndahemi. Eshte nje ndarje nga pushimet e veres. Sadriu do te shkoje ne fshat, te familja e tij, e une do te mbetem ketu, ne Prishtine. Zakonisht, nxenesit i presin pushimet me gezim, por me mua ndodh e kunderta. Ai iku per pak kohe. Por kete kohe une e llogaris sikur te jene vite te tera.

    Nganjehere me ngjan se i dashuri im, ka shkuar ne nje vend te larget, shume te larget, sa qe s'kam per ta takuar me. Eshte padurimi qe lind nga dashuria. E kjo me ngjall trishtim.

    Dy njerez qe jetojne per njeri-tjetrin, nuk e pranojne ndarjen, as per nje ēast.

    I kam dhene Ditarin tim, qe ta lexoje e mbaje per vete.
    Ndoshta aty ka per te pare fytyren time e ka per te degjuar zerin tim...

    * * *

    Prishtine, 11 korrik
    Sapo e mbarova se lexuari ditarin e L-se. Nuk e fsheh se ndihem i lumtur. Ajo, edhe ne fletet e ditarit, mbetet nje vajze e dashur dhe e zgjuar, ashtu si e kam menduar une. Ketu gjeta shume gjera te dobishme, gjeta edhe veten time, por gjeta edhe mendimet e ndjenjat tona, qe i kemi te perbashketa. L-ja ka shkruar, sikur ato fjale t'i kisha shkruar edhe une. Gje qe tregon se ne jemi te njejte dhe te pandare.

    Kur lexoja per dallget e jetes se saj, mendoja se ato dallge me kishin perfshire edhe mua. Ndonjehere me dukej se per te keqijat qe i jane kanosur vajzes, fajtor isha une. Por e kundershtoja veten: Jo, as L. dhe as une nuk jemi fajtore. Ne jemi viktima te nje shoqerie te semure. L-ja shkruan aq bukur per dashurine e saj ndaj nje njeriu qe do. Te njejten gje kam bere edhe une. Cilin prek e demton nje dashuri e tille? Zoti u dhente mend atyre qe u mungon... Por, kur ēmenduria eshte kolektive, edhe Zoti e ka te veshtire...!

    Ditarin e saj e kam futur brenda ditarit tim. Le te rrine se bashku, duke ushqyer me dashuri njeri-tjetrin...!

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    KREU I GJASHTĖ


    Vajza qe banonte ne shtepine nr. 72

    Mbremjeve gjithmone ne nje ore te caktuar, ne rrugen "Bratstvo-Jedinstvo", nga shtepia Nr. 72, dilte nje vajze ezmere me trup te larte e me floke geshtenje, qe i derdheshin mbi supe. Ajo nuk ecte, por te dukej sikur zvarritej si nje hije dhe mundohej qe veshtrimet e njerezve te mos arrinin gjer ne fytyren e saj. Mbasi kalonte xhamine e Sulltan Muratit ne qender te Prishtines, vajza merrte kthesen nga e djathta. Pastaj, si sigurohej qe s'po e ndiqte njeri, vazhdonte rrugen me tej midis shtepive te vjetra e gjysme te shembura, humbiste ngadale gjersa arrinte ne deren e prapme te nje rrobaqepesie. Ketu vajza merrte fryme thelle e me doren e djathte do te trokiste tri here ne dere, dera do te hapej dhe ajo do te gjendej e ulur kembe mbi kembe ne nje kolltuk te vjeter.

    Ajo bisedonte atje me ze te ulet koke mbi koke me nje burre per nje ore e me shume, dhe perseri kthehej per ne shtepine e saj Nr. 72, duke pershkuar tani nje rruge tjeter.

    Vjeshta kish ardhur... Moti gjithmone ish i keq... Rete uleshin gati mbi oxhaket e shtepive dhe shirat s'kishin te mbaruar. Rruget prej kalldremi te Prishtines te merzitnin me ate balten e tyre te imet.

    Por vajzes ezmere ia kishte enda nje mot te tille... Ajo e deshte shume vjeshten, vjeshten me shira te vazhdueshme, kur njerezit bridhnin me vrap per te mos u lagur.

    Ndoshta nje mot i tille e ndihmonte ne misionin e saj. Nje mision qe ndoshta dikush ia kish imponuar.
    Mbremjeve me shi te vjeshtes, vetem nje sy i kujdesshem mund ta shikonte ate te veshur me nje pale ēizme te gjata lekure e me jaken e mushamase te ngritur lart gjer te veshet. Ajo humbiste pertej perdes se mjegulles, te shiut dhe te erresires se mbremjes dhe hynte atje te dera e prapme e rrobaqepesise. Askush nuk e dinte s'e ketu ish nje nga qendrat e fshehta te UDB-se per t'u takuar me agjentet e saj.
    - Si, deri tani s'ka treguar asgje?!

    E prishi ajo heshtjen e para.

    - Po..., po..., asgje, - peshperiti ai mendueshem.
    Ajo bisedonte me njeriun, te cilit nuk ia kishte pare kurre fytyren. Dinte qe ate duhet ta therriste me emrin Zvjato. Sa per moshen, pamjen e fytyres, te gjitha keto, ajo mundohej t'i kuptonte nga zeri, nga te qeshurat qe i shperthenin ashtu papritur, dhe nga te perqendruarit e veshtrimit tek ai, pikerisht atehere, kur ai ndizte shkrepesen e thithte cigaren... por edhe ne keto raste ne driten e zbehte te cigares, ajo mund te dallonte vetem syte..., ca sy si ne te shpelare dhe hunden e vogel pak si te shtypur. Ne dhome sundonte erresira. Nje erresire e dendur qe te merrte frymen. Qepenat e dyqanit, nga ku mund te depertonte ndonje fije drite, ishin mbyllur me leter katramat.

    Ata qendruan nje cope here pa i folur njeri-tjetrit; ajo ulur kembe mbi kembe mbi kolltuk, ai ne karrige duke mbeshtetur berrylin ne tavoline. Ne dhome kish edhe nje krevat te vogel portativ. Dikush duhej te flinte aty naten. Ajo beri nje hap tutje, u ul ne krevat. Ne erresire ai e ndoqi me kujdes.

    - Vete shefi e ka pyetur, e kane torturuar mjaft,
    por ai hesht si gur varri. Te gjithe jane ēuditur me te.
    Ti nuk po me degjon drugarice? A, po..., harrova; te erdhi keq per te fejuarin e shoqes tende, - qeshi ai duke zgjatur doren ne drejtim te saj e duke i ēikur lehte gjunjet.

    - E,.., e,.. dashuria e saj e solli "te fejuarin atje", ne "shtepine e te vdekurve".
    - Ju me duket se thate qe ai ka heshtur si varri...! Si eshte e mundur..., fotografine e Ljubas ia kane treguar?
    - Sigurisht qe po.
    - Dhe nuk tha gje?
    - Asgje! Diēka murmuriti me nervozizem...
    - Po letren e lexoi? - pyeti perseri vajza.
    - la lexuan, ne fillim nuk besoi te ishte e shkruar nga dora e saj, por kur ia afruan, e njohu shkrimin, diēka tha neper dhembe.

    Ajo u mendua pak, perseri pyeti:

    - Mos duhet ta ballafaqoni me te? Ndoshta keshtu ka per ta treguar ku e ka fshehur ditarin..., ndoshta, keshtu do te detyrohet te pranoje edhe qenien e tij ne organizaten "Besa Shqiptare", ndoshta keshtu do te tregoje gjithcka..., gjithcka, - shqiptoi ajo me ze te ulet, por e bindur se keshtu i sherbente misionit te saj per te cilin ish betuar si nje serbe e devotshme ne ndihme te atdheut e per kete shperblehej jo pak. - Si thua? -pyeti Ilica.

    - Oh, tani eshte vone...! Ka dy dite qe Sadriu ka humbur ndjenjat. Ai nuk eshte as i gjalle e as i vdekur, e dashur Ilica, - tha ai duke e permendur per here te pare emrin e saj. Dhe lehte-lehte rreshqiti si hije e zeze e u ul ne krevatin portativ, fare afer vajzes. Kjo ndodhte, sidomos, kur ai i peshperiste asaj prane' veshit "sekrete te rendesishme te punes se tyre" dhe atehere ata ndienin frymemarrjen e njeri-tjetrit.

    - Ilica..., une nuk te kam treguar ty dicka me rendesi... Degjo...! Organizata "Besa Shqiptare" u zbulua.
    - Si? U zbulua?
    - Po..., po...! Ne te benin pjese 16 studente kosovare. Nje pjese e tyre ishin studente te fakulteteve te ndryshme te Shkupit e te Institutit Pedagogjik te Prishtines, njeri madje ishte student ne Beograd.

    E quanin Bujar... Thone se nga burgu, s'dihet me cilin, ky Bujari u ka derguar shokeve nje leter, qe eshte bere si te thuash "Kurani i kosovareve". Te mos harrojme se ka disa muaj kjo pune.

    - Dhe ēu be me te?
    - Ai u pushkatua...
    - Po per Sadriun, doli qe ishte anetar i organizates "Besa Shqiptare"?
    - pyeti Ilica, duke iu afruar me prane.

    - Jo, jo, per ate s'doli asgje! Ne gjyq te gjashtembe-dhjete anetaret e organizates nuk e nxoren emrin e kryetarit te tyre... Te gjashtembedhjetet deklaruan se ishin kryetare. Keshtu qe gjyqi i denoi te gjithe njesoj, me nga 25 vjet ne Goli Otok. Dhe te gjithe keta na moren te keqen drugarice.

    Dhe ai ashtu si papritur hodhi doren ne gjoksin e beshem te vajzes, pastaj e mbertheu fort nga supet duke bere qe buzet e tij te mbeshteteshin fort ne ato te Ilices, e cila beri nje levizje mospranimi, pastaj heshti, duke menduar se i kishte thene te gjitha.

    Ajo u ngrit si me pertese, rregulloi me duar ashtu ne erresire floket dhe u be gati te dilte, por ai e kapi per krahu:
    - Ilica, une per pak harrova fare...!
    - Per cfare? - shqiptoi ajo.
    - Shefi te ka ngarkuar nje detyre te rendesishme, ti e kupton, duhet gjetur ajo letra e Bujarit. Tani me siguri ajo qarkullon dore me dore... Ti je shoqja e Ljubas... dhe kosovaret nuk do te druhen nga ty. Ata duhet te kene besim te ty, - tha Zyjatoja duke i perkedhelur shpatullat.

    - Oh, ta dish ti si me shikojne ata.
    - Kush?
    - Kosovaret, kush tjeter! Qe kurse filluan shkollat dhe moren vesh se Sadriun e kane arrestuar, me duket sikur te gjithe veshtrimet e tyre me ndjekin kudo.

    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 17-12-2011 mė 19:00
    Dhuro shumė...e prit pak!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....

    Ja, une sot jam ketu ne vend te sigurt, por zemra me thote se syte e tyre me kane pare. Oh, s'jane nje' e dy, por me dhjetera sy..., me qindra sy, qe me duket sikur ndjekin ne heshtje hapat e mi e qe duken si goje qe duan te flasin, te thone diēka, por s'munden.

    - Mjaft dhe ti me keto pershkrime poetike! Shoket tane te qendres e dine qe je trimereshe, kurse ti na u trembke e nga kush pa, nga ata qelbaniket... Ai nxori nga xhepi nje zarf me kartemonedha:
    - Na, eshte rroga e muajit!
    - Mire pra..., do te perpiqem, - tha Ilica me pertese dhe iu drejtua deres.

    Po ne mendje i vershuan mendime nga me te ndryshmet. "Keta duan qe edhe une te behem kurban i tyre." Dhe para syve i dilnin perseri shqiptaret: "Ata do te me vrasin!" -murmuriste neper dhembe.
    Dera u mbyll lehte prapa saj dhe ajo niste te rreshqiste si hije anes rrugeve, nen strehet e uleta te shtepive...

    Binte shi i rrembyer. Ajo kishte marre rrugen per ne shtepi, me zarfin brenda ējantes, qe e mbante ne dore. Ishte i pesti zarf me te holla qe i kishte dhene UDB-ja. Pese muaj me radhe i mbushi ajo ne kete pune.
    Kaluan dite.
    Baza Nr. 2 gjendej gati ne te dale te qytetit. Nje shtepi e vogel e rrethuar me gjelberim, e izoluar nga shtepite e tjera - ajo i ngjante me teper nje vile pasanikesh sesa nje shtepie te zakonshme. Dhe me te vertete e tille kishte qene ajo para lufte. Pronaret e saj, nje familje ēifligaresh, pa mbaruar akoma lufta e fundit ishin larguar, s'dihet se ku. Dhe ja, tani brenda mureve te gjelbera te saj, banoret me te afert, rralle mund te shikonin ndonje levizje.

    Dukej sikur ēdo gje atje kish mbetur e shkrete.
    Porta, para se ciles ish rritur bari, oborri me pemet e shumta, dhe dritaret me kanata te mbyllura dite e nate, te jepnin te kuptpje se aty nuk jetonte asnje shpirt njeriu. Por nuk ishte keshtu. Naten vone gjer ndaj te gdhire, nje drite e zbehte ndriēonte vetem nje pjese tavoline rreth te ciles ishin ulur tre veta. Ata diē bisedonin dhe shkruanin per ore te tera, dhe nje prej tyre, here pas here nepermjet grilave hidhte veshtrimin ne rruge.

    Dhe rruga kishte disa degezime qe pershkonin mespermes pemet, gjarperonin midis barishteve te egra dhe te larta sa nje boje njeriu ose dilnin direkt te dera, nen ballkonin e veshur me myshqe. Nje dore e padukshme shtypi me intervale te caktuara pese here susten e ziles elektrike. Tingujt e saj u degjuan mbi kokat e te tre burrave.

    Zvjato hapi deren. Ishte "njezet e treshi". Ishte hera e pare qe Ilica, ose njezet e treshi, siē figuronte ajo ne listat e agjenteve te UDB-se, hynte ne kete godine. Ajo e bente kete me porosi te Zvjatos, njeriut qe me pare e kish njohur vetem nga zeri e tani, per here te pare, po i shikonte edhe fytyren. Shefat e tij donin ta takonin vajzen personalisht per te testuar formimin e saj, e per ta udhezuar, se ēkerkohej me tej prej saj.

    Ndersa te dy burrat e tjere u mbyllen ne nje dhome, Zvjatoja e solli Ilicen lart ne nje dhome tjeter.
    - Ma jep doren, une ketu s'e gjej dot rrugen, - i tha Ilica.
    Pa i thene asnje fjale ai e terhoqi pas vetes dhe e uli ne karrige. Kish kaluar mesi i nates dhe ata vazhdonin te bisedonin.
    - Ēuditem, perse nuk me ballafaqoni me te. Do t'i tregoja ēdo gje qe me ka thene Ljuba, - tha ajo, si per te deshmuar besnikerine. Por njeri prej burrave e kundershtoi prere.

    - Kjo eshte dhe per te miren tende, Ilica. Nuk ka asnje arsye qe ti te takohesh me ate. Ai eshte bere si nje kafshe e ngordhur. Vec kesaj, ai e di qe Ljuba e ka tradhtuar. Ne fillim e nuhati, por pastaj ia thane se po te dilte ne gjyq, siē ka kerkuar vete, ti do te ishe deshmitare dhe ate s'do ta priste gje tjeter perveē litarit. Ndersa ti, Ilica, do te ekspozoheshe. E ky do te ishte edhe fundi yt dhe i detyres tende. E kupton?

    - Keshtu qenka puna?!...
    - Pikerisht keshtu.
    - Po Sadriu, ē’thote?
    - Ne fillim tha se kriminelet vetem thiken e litarin njohin (kriminele ai na quajti ne). Por pastaj pati nje lutje. Kjo i ngjan lutjes se dhelpres ne kafaz. Me zgjuarsine e tij jane ēuditur dhe hetuesit. Me veshtiresi kuptuan ata permbajtjen e fjaleve te tij, te lutjes se tij te fundit...

    - Kjo do te thote se ai u gjunjezua, perderisa kerkoi meshire.
    - A, jo, drugarice, Sadriu nuk kerkoi meshire. Kerkoi vetem qe, ne qofte se ishte marre vendim per ta varur, ta varnin diten ne mes te popullit, sepse siē tha ai:
    "Dua te shoh popullin perpara vdekjes e t'i them disa fjale.
    Dua t'i them popullit tim: "Vdesim ne qe ti te jesh i pavdekshem!"


    Kuptohet se organet tona s'mund t'ia krijojne mundesine atij per te bere propaganda, kjo do te ishte vetevrasje, - tha Zvjatoja.
    Ne fund Ilica ose "njezet e treshi", raportoi per informatat qe kishte grumbulluar lidhur me aktivitetet ilegale te studenteve kosovare ne Prishtine. Ajo i dha drejtuesit te saj edhe dy emra te rinj kosovare, qe dinin permendesh letren e Bujarit, atij studentit te pushkatuar nga UDB-ja, per te cilin tani kish dijeni tere qyteti. Emrat e tyre Ilica i kish ne nje leter te vecante, shkruar me boje te padukshme, dhe ai kur mori letren i shtrengoi asaj doren fort, ne shenje falenderimi.

    Shtepia e gjelber larg qytetit me muret e heshtura dite e nate, e kishte pare shume here vajzen me trup te bukur dhe fytyre te hijshme. I ati i saj, nje "inspektor i hekurudhes", i kish dhene liri te plote vajzes se tij. Ai e dinte qe ajo kryente nje mision te rendesishem, prandaj nuk interesohej fare kur vinte e kur largohej nga shtepia.

    Ai e dinte, gjithashtu, qe kjo pune i sillte familjes aq te ardhura sa mund te bente nje jete te rehatshme. Kjo ishte e vetmja prove per te menduar se vajza nuk e shkonte kohen kot. Dhe Ilica e shperblente mire kujdesin e te atit. Ndryshimet e shpejta te saj, s'arrinte t'i merrte me mend vetem e ema.

    Nderrimi i fustaneve dy-tri here ne dite, mbajtja e kepuceve me taka te larta, gje qe s'ishte e modes per vajzat shkollare, tualeti ne fytyre, shetitjet gjer ne mesnate, te gjitha keto qe mund te joshnin djemte, e benin ate, gruan e thjeshte ta shikonte me dyshim te bijen. Por si nje grua e perulur patriarkale, ajo s'guxonte t'i dilte perpara te shoqit, qe shpesh i thosh:

    "Ti s'e di moj tutkune se ē’ardhme e pret Ilicen tone.
    Asaj do t'ia kene ziline te gjithe..."

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    E mesuar qe ne vegjeli te doje me shume veten se ēdo gje tjeter ne bote, e edukuar ne familje me urrejtje per kosovaret, Ilica e ndiente veten te lumtur vetem atehere, kur informatat e saj u shkaktonin dhimbje e fatkeqesi te tjereve. Dhe ta shihje atehere kur e mbulonte shkelqimi ne syte qe i levizte me shpejtesi djathtas e majtas, ne fytyren brune.

    Ate e dehte gjaku i viktimave te saj, dhe qeshte, qeshte me veten, aq sa kush e shikonte, ēuditej. Veēanerisht, keto kohet e fundit, ēdo gje e mire ne shpirtin e saj, ish varrosur. Detyra prej spiuneje ia deshte qe te tregohej e dashur, e dhembshur edhe me ata qe ajo i kish ne listen e armiqve, e ne thellesi te shpirtit ziente nga urrejtja. Ajo kish degjuar kaq shume nga i ati dhe nga organet e UDB-se per kosovaret dhe ne pergjithesi per shqiptaret, saqe instinktivisht, kur shikonte nje kosovar terbohej nga urrejtja.

    Dhe Ilica qe, ne pamjen e jashtme, te jepte pershtypjen e nje vajze te urte e te dashur, ish nje bishe e vertete. Ajo nuk ngurroi te denonconte ne organet e UDB-se as nje kusheririn e saj, kur ky i shprehu pakenaqesine ndaj pushtetit. Dhe ajo ish bere kapricioze dhe fodulle, e vetmja komandante e vertete ne familje, e vetmja qe kerkonte perkedhelje e privilegje, e vetmja qe e ndiente veten "yll diturie e zgjuarsie", midis pjesetareve te familjes dhe farefisit te saj.

    Dhe ata qe nuk e dinin cila ishte Ilica, ēfare pune bente dhe kujt i sherbente, talleshin me kapricjot e saj. Ne rreshtin e miqve, Ilica e kish bere zakon te perseriste mendimin se jeta katandiset ne asgje, kur nuk i ploteson te gjitha kapricjot e njeriut; se njeriu duhet te punoje ne menyre te atille, saqe t'i siguroje vetes sa me shume ore te lumtura.

    "Ju do te pyesni, - thoshte ajo me buzeqeshje, - ne ēmenyre mund ta beje veten njeriu te lumtur?" Dhe perseri me krenari pergjigjej: "Sigurisht, edhe duke ua rrembyer lumturine te tjereve. Njerezit jo me kot e kane prejardhjen e tyre nga bota shtazore..."Dhe ashtu siē thoshte, ashtu vepronte. Per hir te lumturise personale, ajo ishte gati te shkaterronte ēdo lumturi te te tjereve.

    Vetem mbremjeve vone, e shtrire ne krevat, ajo ndiente t'i shkonin ne trup te dridhura, e kapte tmerri e pasiguria per ate qe mund t'i ndodhte te nesermen. Kish kohe qe frika e shoqeronte ne ēdo hap qe bente. Frika, nje frike e perzier me ankth qe i largonte gjumin, e bente t'i buēiste koka e t'i zhurmonin veshet. Por ajo, me cinizmin e saj mundohej ta mposhte ndjenjen e tmerrit, e ta qetesonte veten.

    Ish gati ne te gdhire, kur Ilica kish kaluar oborrin e gjelber te godines misterioze, dhe mbasi i shtrengoi fort doren atij qe ishte drejtuesi i tre burrave, doli ne rruge. Ajo ecte, ecte e shoqeruar vetem nga hija qe i leshonte trupi i saj, nje hije e holle e murrme.

    Si zakonisht, ajo nuk do te trokiste ne porten e shtepise, por lehte-lehte do ta hapte deren me qelesin rezerve, dhe ashtu si nje hajdute do te ecte me majat e gishterinjve per t'u gjendur ne krevat. Kete, ajo e bente, ashtu, pa e kuptuar as vete, dhe jo pse kishte frike se mos e qortonte i ati. Kish kohe qe i ati per te kish pushuar se ekzistuari. Ajo e konsideronte ate vetem si njeri te mire, i cili duhej meshiruar. Dhe e vetmja meshire per te fshihej ne lemoshat e se bijes, qe s'ishin veēse lemosha qe rridhnin gjak.

    Kishin kaluar tre muaj nga ajo nata e fshehte e takimit te Ilices me shefat e saj, ne bazen Nr. 2. Ajo e kishte te qarte detyren qe i ishte ngarkuar dhe punonte ne vetmi e ne fshehtesi. Dhe nuk e dinte se "ajo puna e saj" kish marre ere e se prej kohesh ndaj saj qe pergatitur ajo qe shefat e Ilices do ta quanin "hakmarrje te tmerrshme" e te pabesueshme.

    Mengjes dhjetori. Ne rrugen "Bratstvo Jedinstvo" u gjet e shtrire me thike te ngulur ne zemer, nje kufome gruaje. Ish kufoma e Ilices. Milicet e terhoqen shpejt e shpejt te vraren. Por rruga ish mbushur plot me njerez; ata bisedonin, shfaqnin mendime, ose bluanin ne kokat e tyre mendime te ndryshme per ate qe kish ndodhur atij mengjesi. Milicet, me fytyra te vrara, hijerende, shperndanin grupet e njerezve, kurse agjentet e UDB-se mundoheshin te merrnin vesh peshperitjet e banoreve.

    Flitej se vete UDB-ja e ēregjistroi nga lista agjenten, sepse puna e metejshme e saj s'kish asnje vlere, ajo ish "djegur".Prej kohesh nuk ishin te pakte ata qe kur shikonin Ilicen, mundoheshin t'i largoheshin veshtrimit te saj, dhe kete UDB-ja e dinte fare mire. Por kishte dhe njerez qe besonin se ate e kishin vrare kosovaret, si hakmarrje: ajo duhet te kishte marre shume njerez ne qafe. Kurse te tjeret, duke gjykuar nga pamja e jashtme, mendohej te ishte me barre, peshperitnin se mund te kishte vrare veten... Dhe fjalet "mund" dhe "duhej" perseriteshin me ze te ulet me qindra here ne rruget, oborret e shtepive, kafenete dhe pijetoret e Prishtines.

    Banoret, grupe-grupe, koke me koke shfaqnin mendimet e tyre dhe keto mendime ishin aq te ndryshme. Vetem nje gje ishte e qarte: ate dite ne rruget e Prishtines, UDB-ja beri shume arrestime...

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Caushi ndoshta po te nderprese,por te falenderoj per kete liber qe ke sjellur ketu,me pelqen shume, te pershendes!

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    FLM SHUME NETE...LEXIM TE MBARE!
    ....

    KREU I SHTATĖ


    Para nje kufome


    Liridoni ate dite e kish humbur toruan. As nje pike gjaku s'i kish mbetur ne trup.
    Perpara kembeve, ne token e lagur shtrihej ai: Sadriu, vellai i tij i pergjakur dhe ai s'ishte i zoti te vepronte, te villte zjarr mbi kriminelet. Kemi degjuar te thone se njeriu eshte qenia me e forte ne bote, kjo eshte e vertete, por ē'e do se nganjehere krijohen rrethana te tilla para se cilave njeriu terhiqet, nuk u beka i zoti t'i ktheje brengat ne shpresa, deshperimin ne besim.

    E vetmja rruge per te qenka t'u largohet te keqijave, te ike...! Te ike kokulur, i poshteruar?! Jo, kete s'e kish menduar asnjehere... te ike per te mbledhur forcat, te ike per t'u hakmarre? Keshtu mendonte ne ato ēaste pikellimi.
    Vjeshta kish ardhur me zhurme e potere. Dhe ai nuk e kish pare qiellin e Prishtines aq te zymte sa ate dite. Ne rruge era lozte me gjethet e rena te bimeve dhe fershellente, duke bere te ngrihen aty-ketu spirale pluhuri qe te verbonin syte. Mbi qytet vershonin rete, ca re te dendura e te zeza, qe vinin nga perendimi.

    Dukej qe shiu s'do te vononte.

    Kish udhetuar dy ore me kembe per te arritur ketu, ne Prishtine.

    Nena, fshehtas nga babai, e dergoi per te pare Sadrine. U bene dy muaj qe e kishin arrestuar dhe dinin pak gjera per fatin e tij. Ne dore mbante nje strajce me ushqime per vellane: Djathe, ca buke, rrush dhe molle.

    Ne qytet arriti aty nga dreka. Megjithese i lodhur, nuk u ul gjekundi per t'u ēlodhur, as ēezmen nuk e kerkoi, qe te shuante etjen. Vrapoi rrugeve te qytetin pa ditur se ku gjendej vellai dhe ne koke krijoi lloj-lloj skenash sesi do te ndodhte, kur do te takohej me te.

    Dhe ku s'vajti e ku nuk pyeti per vellane! Atehere qyteti dhe njerezit iu duken te akullt dhe te shurdher. Ata s'e ndienin lodhjen e s'i degjonin lutjet e tij. I dukej sikur te gjithe' e shikonin me indiferentizem dhe perbuzje, ate birin e nje kosovari, te varfer.

    Burgjet e rrethuara me mure te larta, permbi te cilet dy-tri radhe gjembash, kullat prej betoni me dritaret e vogla nga ku dukeshin vetem syte e levizshem te rojave, fytyrat e ashpra te oficereve, te thirrurat: "Largohu se do te shtie!". Te gjithe keto i ngjallnin tmerr, dhe e benin ta ndiente veten ne mes te ketij qyteti te akullt, si ne mes te nje pusi te thelle dhe te erret, ku te merret fryma, ku nuk deperton asnje rreze drite.

    Dielli sapo perendoi, kur Liridoni u drejtua per ne zyrat e UDB-se. Tere dita i kaloi duke bredhur, dhe ja, tashti i kish mbetur vetem nje shkendije shprese: Ata te UDB-se do t'i tregonin ku ndodhej i vellai, i gjalle apo i vdekur.

    Hodhi syte nga qielli, rete e zeza ishin ulur mjaft. Nuk kaloi shume dhe pikat e para te shiut arriten ne toke. Dhe, ndersa ecte, mendonte: Si do ta kaloj naten? Ne shtepi e prisnin dhe ai duhej te kthehej para se te erresohej.

    Arriti te porta e jashtme e zyrave te UDB-se.

    Ndertesa dykateshe e UDB-se, me ato dritaret e veshura me nje rrjete te dendur shufrash hekuri ndodhej ne te dale te qytetit. Mbrapa saj shtrihej nje pyll i vogel, ku qiparisat me trupat e gjate dukeshin sikur u benin roje bimeve te uleta. Qendroi pese-gjashte metra larg portes, pa pyetur me per shiun qe vershonte nga floket, me xhaketen e bere qull e deri te ēorapet e leshta.

    Dy milice te armatosur, rrinin nen strehen e parmakeve prej betoni te portes e shikonin ne menyre kercenuese te gjithe ata qe kalonin aty prane. Nje kamion me karroceri te mbuluar iu afrua portes. Pas pak, dyert e renda te nderteses u hapen, dhe ne rruge dolen dy civile.

    Ata mbanin te shtrire mbi barele trupin e nje njeriu te mbuluar me nje mushama te zeze. Mbrapa tyre, rende-rende vinte nje ushtar i armatosur me automatik.
    - Kujdes djema, hidheni mire ne makine!
    - Si urdheron, druzhe, - tha njeri nga civilet, - por ta ulim pak se na keputi krahun. - Dhe ata e perplasen pertoke. Nderkohe, Liridoni, qe kuptoi qe i perplasuri ne toke ishte nje njeri, ndoshta kufoma e ndonje te vrari, u afrua.

    "Po sikur te jete ai? Vellai im?"

    Dhe ashtu rrembimthi, pa pyetur asnje rrezik u versul, i zbuloi fytyren. Dhe per here te pare ne jete ai kish pare Sadrine te heshtur. Ne buzet e tij mavi, nje vije e holle gjaku ish mpiksur. Floket e gjakosur i binin mbi balle, njeri sy i ish mufatur e nxire, ndersa fytyra dhe duart i kishin marre ngjyren e nje gjetheje vjeshte. Kuptoi qe Sadriu kish vdekur ne duart e xhelateve, ne zjarrin e torturave, ose e kane pushkatuar. Nisi te qante mbi trupin e te vellait.

    Ushtari e kercenoi disa here, duke i treguar automatikun, por ai nuk u largua. Kish hedhur trasten pertoke e ushqimet, djathi, buka, frutat ishin shperndare. Keto i kishte pergatitur e mjera nene, per ate. Ai i pa ato dhe lotet i rridhnin burim.

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    ...trasten pertoke e ushqimet, djathi, buka, frutat ishin shperndare.
    Keto i kishte pergatitur e mjera nene, per ate. Ai i pa ato dhe lotet i rridhnin burim.
    - Merreni, ēfare prisni me? Hidheni ne makine! - klithi ushtari i armatosur.
    Civilet e ngriten barelen dhe e leshuan brenda makines, por ai nuk u shkeput nga trupi i vellait.

    - Ku do ta ēoni, kriminele! Jo, nuk u le ta zhdukni kufomen, ju duhet ta sillni ne shtepi! Ne shtepi, -therriste Liridoni, qe ato dite kish mbushur vetem katermbedhjete vjeē. - Ku po e ēoni vellane! - thirri i tmerruar, kur dy milice e perplasen pertoke.

    Nje zhurme te shurdher degjoi, pastaj makina e shtoi shpejtesine ne drejtim te kodrave te qytetit. Dhe Liridoni, me veshtrim nga makina, qe kish marre te perpjeten, mendoi: "Atje do ta varrosnin, atje do ta fusin ne gropen e ftohte..., ne mes te ketij shiu kiamet...! Ah te poshtrit..., kriminelet!"

    Dhe atehere ndjeu se krahu i djathte i therte, i dukej sikur kocka ish therrmuar, ngaqe kur e hodhen milicet nga makina kish rene brinjas. Pastaj Liridoni do ta kujtonte krejt ngjarjen, sikur te fliste me vetveten: "Ata qe e pane kete skene u mblodhen rreth tij, dikush i peshperiti fshehtas te veshi te shkonte ne shtepine e tij, por ai iku nga ta qonin kembet".

    Ish errur. Dritat e dobeta elektrike i jepnin qytetit nje pamje te zbehte, ate pamje verdhacuke qe ka nje i semure rende nga malaria. Nga klubet vijne ne rruge lloj-lloj sharjesh ne gjuhen serbo-kroatisht. Ne mes te zhurmes dikush kendonte me ze te ngjirur nje kenge te improvizuar:

    "Babai ē'na shkoi, larg ne Gjermani,
    Para s'na dergoi,fat o fat i zi,
    Nena m'u martua, me nje djale te ri,
    Zjarri pse s'te renka ty, 0 moj Serbi...!"

    Te tjere ējerren e shajne njeri-tjetrin... Njerezit "pine nga nje gote per te harruar nentedhjete e nente halle" dhe ja, nxjerrin se bashku me avujt e alkoolit edhe helmet e shpirtit, helmet e plageve te tyre. I gjithe qyteti eshte nje plage e madhe qe mbledh vazhdimisht qelb per te shperthyer pastaj me force jashte.
    Shiu vazhdon te bjere dhe zhurma ne klube sa vjen e behet me e madhe. Perseri degjohej zeri i ngjirur i atij djalit qe tani thuaj se nuk kendon, por therret:

    "...Q'me kane lene rrugeve
    pa buke e pa shtepi,
    Zjarri pse s'te renka ty, 0
    moj Serbi...!"

    Fjalen e fundit ai e shqiptoi te ndare ne rrokje, por dikush ia zuri gojen, e kercenoi me fjalet: "Pusho hajvan..., mbylle te shkreten se ta hoqa...!" Dhe ne mes te asaj zhurme zeri i djaloshit nuk u ndie me.

    Kurse Liridoni vazhdoi rrugen permes jetes se shurdher pa ditur ē'drejtim te merrte. "Ndofta do te ishte me mire te shkoja te kryetari i udbasheve, -mendoi ne cast, - por jo, une s'kam ē'te bisedoj me ta. Atij mund t'i mbushet mendja per te me futur edhe mua ne qeli.

    Ē'do t'i kushtonte? Vetem nje fjale goje. Po, vetem nje fjale dhe hekurat do te isbin gati, s'ke ē'ben, kjo eshte liria e tyre..., liria per... popullin!"
    Po afrohet mesnata dhe'syri im me qepallat e lagura rralle shikon silueten e ndonje njeriu qe duket dhe humbet shpejt ne erresire. U shuan dritat. Pas pak edhe dy krisma te thata revolveri u degjuan. Milicet nisen vrapin me pushke ne duar. Thuhej se UDB-ja i organizonte vete keto skena per te bere arrestime.
    - Ketej u degjua krisma..., te rrugica e pazarit, -tha njeri nga milicet dhe terhoqi pas vetes edhe shoket.

    Dike duhet ta kene vrare dhe tani gjithe ate zhurme per te "zbuluar vrasesin". Kushedi sa porta do te thyhen sonte, kushedi sa vete, qe ne listat e UDB-se jane shenuar me laps te kuq si te dyshimte, do te spastroheshin...! Nderkaq Liridoni bisedonte me veveten:

    "Jam strukur ne rreze te nje muri te rrezuar dhe degjoj krismat e shkelmave dhe te qytave te pushkeve qe perplasen mbi dyer. Ne erresire shoh kemishen e bardhe te nje gruaje qe therret, me tej femije qe qajne. I rrembyen te shkretes burrin dhe djalin dhe ajo u lutet ta leshojne se s'ka bere asgje.

    Por milicet i tregojne qytat e pushkeve. Banoret e rrugices u zgjuan. Tere naten qyteti e kaloi pa drita. Ne mengjes rete qe e derdhen pa kursim shiun e grumbulluar gjate veres, nisen te shperndahen. Por perseri horizonti eshte i murrme ne te erret.

    Nje nate pa gjume, i qullur gjer ne kocke, perballoi trupi im i lodhur. Sapo ra drita provova te ecja, por kembet me dridhen nga dobesia. Si me pertese mora rrugen drejt fshatit. Kufoma e vellait, tani s'dihet ku dergjet. Dhe mua me duket vetja i pafuqishem, isha edhe une nje kufome...!"

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •