Liqenet e Lures kane krijuar nje perfytirim parajse qe ne nje moshe teper te vogel tek une dhe peisazhet e tyre sherbenin gjithmone si nje frymezim tek kartolinat Shqiptare. Shembellimi i bjeshkeve te larta, perthyer ne ujin kristal te ftohte te liqeneve, pishat e larta dhe pyjet e ahut ishin ato qe i jepnin parkut te Lures nje bukuri te pa krahasueshme. Liqeni i luleve, aty ku zambaket e ujit hapeshin ne mengjes duke e kthyer liqenin ne nje livadh lulesh, rrethuar nga kurora e gjelberuar e drureve rreth e rrotull, eshte nje nga me te permendurit e shtate liqeneve.
Do deshiroja shume te them te njejtat fjale per Luren e diteve tona, por eshte e pamundur. Dora e njeriut tash me e ka kthyer parkun e Lures nga nje parajse qe ishte dikur, ne nje savana te shkrete! Ishe sharra e para qe preu pyjet dhe pastaj zjarri per te zhdukur evidencen e sharres, apo ishe zjarri i pari dhe pastaj sharra per te larguar kercunjte e djegur, qendron akoma mister!!
Para 4 vitesh, pikerisht ne gusht te vitit 2007 une vizitova Luren per here te pare. Edhe pse dukej qe pyjet ishin te demtuara, Lura mbante akoma ate hijeshine e saj. Ne disa fotografi qe solla atehere hapa nje teme ketu Liqenet e Lurės
Pas kater vitesh, tani ne Nentor te viti 2011 rikthehem ne Lure dhe me fotot e meposhtme dua te bej nje krahasim te Lures se dikureshme me Luren sot.
Rifreskimi i imazheve satelitore nga Google ne zonat rreth liqeneve ne nje cilesi me te larte nuk besoj se eshte bere me teper se rreth 2 apo 3 vite me pare. Gjithsesi, po te krahasosh pamjet satelitore te dikurshme me ato imazhet aktuale marre nga toka, krahasimi eshte trondites.
Liqeni i Luleve pare nga sateliti dhe imazhet nga toka. Pika blu tregon vendin nga eshte marre fotoja dhe vija e kuqe tregon pjeset e fotografuara.
Ndersa me poshte liqeni i Kllabekas qe ndodhet vetem anash liqenit te luleve
![]()
Krijoni Kontakt