Në jetë mundohem të jem i përpiktë në kryerjen e detyrave dhe me sa kam mundësi edhe të ndihmoj të tjerët.
Në jetë kam bërë dy gabime duke më rënë kështu "vigjilenca" përtokë dhe mund të ishte me pasoja.
1. Ishte viti 1992. Nisesha për herë të parë për në Shqipëri. Aso kohe kishin filluar studimet edhe studentët e parë kosovarë në Tiranë. Një shok, të cilit i besoja shumë aso kohe më thotë:" A po i merr ca libra për studentët tanë atje. Janë në gjuhën serbokroate dhe studentët nga Kosova mund të shërbehen me to, sepse e njohin këtë gjuhë". I mora unë librat dhe nuk i shikova fare se ç'ishte puna e tyre. Kalova kufinjtë aso kohe në Kaçanik ( Han të Elezit ) dhe në Qafëthanë - kufinj që ruheshin nga sllavët dhe nuk dallonin shumë për nga poshtërsia si këta kufitarët serbë si ata maqedonë.
Shkoj në Tiranë, takohem me miq atje dhe u jap librat. Kur ç'të shoh! Kisha pasur me vete hiç më pak se 12 libra "Unë Ramiz Alija dëshmoj për historinë". Nuk e di por në ato monete më kapluan mornica në trup. Vallë si do të isha ndarë sikur të m'i kishin gjetur këta libra?!
2. Në vitin 2009, pas 10 vitesh po vizitoja vendlindjen. Një fqinji im ( drenicak) më thotë:"A po m'i merr do pare dhe çomi atje në familje". Ditën kur do nisesha me del përpara dhe më jep "diçka" të mbështjellë me gazeta. Unë pa shikuar fare e fus atë shuk gazete në xhep. As sot nuk e di çka ka pasur në atë gazetë, as, nëse ka pasur para, nuk di sa ka pasur.
A ju ka ndodhur edhe juve ndonjëherë kështu të kryeni porosi pa ditur se çfarë porosie po kryeni?
Krijoni Kontakt