Nga Roland Qafoku
Trafik klandestinesh. Trafik droge. Trafik armesh. Trafik prostitucioni. Listes me rime krimesh mafioze, se fundi i shtohet edhe trafiku i organeve te brendshme. I anatemuar pak vite me pare ne media, tani eshte shteti ai qe pranon se bota perreth, ushqehet me organet e femijeve te varfer shqiptare. Oficere te Sherbimit Informativ Shteteror ne Korēe, kane zbuluar se fundi se kater femije te trafikuar ne Greqi, jane perdorur per tu marre organet ne klinika ballkanike, goxha te specializuara ne kete fushe. Edhe me i frikshem behet ky hetim, kur mesohet se, nje nga viktimat, eshte edhe nje femije 2 vjeē, qe i perket ēiftit Myrtezai, organet e te cilit tani, kushedi se ne ētrup pasaniku punojne per ta rinuar ate. Kesaj kronike tejet te zeze i shtohet edhe itenerari qe ndjek ky lloj krimi. Ai prek vendin e orgjines, Shqiperine, me tej Greqine, Turqine, Bullgarine e Maqedonine. Kaq mjafton, qe i gjithe shteti te ngrihet ne kembe. Te evidentoje te gjitha rastet e dyshuara. Te nise hetimet per te zbuluar se nga e ka zanafillen, kush e drejton dhe kush e perkrah. E nese kete here, e ka seriozisht, atehere, doemos duhet te ktheje koken prapa per ca dosje, kapaket e te cilave jane mbyllur ne menyren me misterioze. E thene me fjale te tjera, deri tani ato llambushka te ndezura ne media lidhur me kete trafik, jane shuar po nga ky shtet. Kesisoj, nuk duhet lejuar gabimi i vitit 1998, kur nje skandal i ngjashem, u tret si kripa ne uje. Nje varrmihes, ne Shish Tufine, zbuloi se arkivolet e bebeve te vdekura mberrinin bosh nga materniteti. Prokuroria nisi nje nga hetimet me te bujshme, ndersa varrmihesi mbase nuk e di akoma se fama e krimit te zbuluar prej tij, mberriti edhe ne Evrope. Aq sa nje shpure gazetaresh mesyne diten tjeter ne redaksite e gazetave shqiptare, per tiu bashkuar zerit te korit, se ishim perballe nje mafieje me jaka te bardha. Por, ēudite ne Shqiperi, zgjatin me pak dite se rregulli. Eliza Possco, nje eurodeputete italiane, mberrin ne Tirane per te marre informacion rreth skandalit, por kthehet prapa, duke iu thene se ato qe shkruhen ne gazeta, nuk jane te verteta. Dhe, me nje vendim absurd, ēeshtja penale u mbyll e shoqeruar me postulatin stampe: nuk ka elemnte te vepres penale. Nderkohe, prokuroria nuk u sensibilizua, edhe kur ne media u shkrua se, ne Shqiperi ka klinika ku behen transplante ilegale. Nuk u sensibilizua, as edhe kur dy femije, njeri 8 dhe tjetri 11 vjeē, u shkruanin nga Greqia nga nje leter prinderve ne Shqiperi, se i kishin trafikuar, pa ditur me pas, se ku ndodhen. Nuk u sensibilizua as edhe kur nje femije tjeter ne Elbasan, me emrin Flamur, tregonte perpara kamerave shenjen e operacionit qe i kishin bere dhe i kishin marre nje veshke. Te gjitha keto fakte mjaftonin per te nisur nje hetim teresor, per te gjitha keto raste te harruara me, apo pa dashje. Ka edhe nje arsye tjeter, qe shteti te tregohet me fin ne kete hetim. Trafiku i klandestineve, ai i droges dhe i prostitutave, nuk kerkojne njerez shume te specializuar. Mjafton ti ndjekesh dhe te kesh vullnet e ndershmeri. Ndersa, trafiku i organeve eshte i vendosur mu perballe mjeshtrave te bisturive, perballe shefave e shoqatave biresuese e, mbi te gjitha, perballe nje bashkepunimi perfekt. Te ndodhur perballe krimit te jakave te bardha, pergjigjja duhet te jete me te njejten monedhe e me te njejtin nivel. Fundja, kjo eshte beteja e vertete.
Krijoni Kontakt