Tmerri i 11 shtatorit është fokusuar në një pikturë 13 vite para tragjedisë që tronditi mbarë botën.
Vizatimi me shkumës, i dy avionëve me pasagjerë, gradacelave, flakët dhe një fëmijë i frikësuar, është bërë publik dje, një ditë para ceremonisë përkujtimore të 10 vjetorit të sulmit terrorist.
“Profeti” është një artist amator britanik, Willie Garder, dhe vepra që prej 1988 qëndronte e varur në një nga zyrat e qendrës së komunitetit skocez
“Është trishtuese kur mendon se ajo që u vizatua 13 vite më parë u bë realitet i tmerrshëm”- tregon Alie, vajza 53 vjecare e piktorit.
Fotoja e ekspozuar në hollin e njësisë së arsimit të komunitetit të Grangemouth në Stirlingshire, ka ngjallur ndjesinë e tjetër “paralajmërimi” .
“Kujtoj se qëndroja e shikoja vizatimin duke menduar se cfarë po përpiqej të tregonte. Ishte tërheqëse por në të njëjtën kohë e çuditshme. Tani që njerëzit e shikojnë mendojnë se mos piktura është bërë në kujtim të 11 shtatorit.”- Vazhdon rrëfimin vajza e piktorit, i cili një vit pas vdekjes (2010) u bë i famshëm me pikturën që në internet po bën xhiron e botës.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt