Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 99
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|20/10/2011 12:35
    I vjedhin lekët të moshuarit, ndalohen
    Dy të rinj u ndaluan nga policia e Pogradecit për vjedhje.

    Fabio Janko, 19 vjeç, dhe Redi Molla, 21 vjeç, i kanë vjedhur kartën e bankës një 59-vjeçari dhe më pas kamë tërhequr me të 500 mijë lekë të vjetra.
    Materialet ndaj tyre për veprën penale të vjedhjes do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

  2. #62
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Tetor 2011 - 18:28 | Shqiperi

    Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari



    TIRANË- Një argjendari është tentuar të grabitet pasditen e sotme mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja është shënuar rreth orës 17:35 minuta.

    Gazetari i NEWS24, Spartak Koka, nga vendngjarja, raporton se ka pasur të shtëna armësh brenda në argjendari, si dhe për një person të vrarë.

    Policia konfirmon se viktima është pronari i argjendarisë. Në orën 18. 16 minuta makina e morgut mori trupin e pajetë për ta transportuar në morg ku do i bëhet dhe ekspertiza mjeko ligjore. Për momentin nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës.

    VRASJA
    Gazetari i Gazeta Shqiptare, Thimi Samarxhi deklaron se sipas dëshmive, grabitësi ka hyrë në argjendari dhe i ka kërkuar të japë paratë e xhiros, unazat dhe bizhutë e florinjta në banak. “Autori i ka qenë i maskuar dhe është konfliktuar me pronarin, prapa banakut. Në momentin kur pronari ka arritur ti heqë maskën, grabitësi e ka qëlluar me plumb në kokë.

    Ekspertë të kriminalistikës ndodhen brenda në argjendari dhe po kryejnë veprimet hetimore, si dhe po punohet për të identifikuar dëshmitarët e ngjarjes.
    (s.g/BalkanWeb)

  3. #63
    Shfrytëzimi i lumit Erzen

    24/10/2011

    Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.

    Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij, punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë fakt.

    Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane lumit.

    Prane shtepise se një 65-vjecari, ndodhen dy diga, te cilat edhe pse kane pak kohe qe jane ndertuar jane shkaterruar nga vershimi i lumit ku ka reshje te medha. Gerryerja e shtratit te lumit, por sjell devijim te rrjedhes se tij.

    Shfrytezimi i lumenjeve behet vetem me sezone dhe vera eshte pikerisht sezoni kur shfrytezimi eshte i ndaluar. Pas shkaterrimit te ures se peshkatarit ne rrugen Tirane-Elbasan disa vite me pare, si pasoje e shfrytezimit deri ne shkaterrim te shtratit, ky lume u perjashtua nga lista e lumenjve te shfrytezueshem. Burime jo zyrtare pohojne se kjo masaker mjedisore po tolerohet nga qeveria per shkak te prioritetiti per ndertimin e Unazes se Re te Tiranes.

    top-channel

    http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=fufZXUYn8H0#!

  4. #64
    Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht

    25/10/2011

    Specialistet gjykojne se shkaterrimi qe po i behet lumit Erzen me marrjen e inerteve, ne nje kohe kur eshte e ndaluar, po shkakton nje katastrofe mjedisore te pariparueshme.

    Lumi Erzen po vazhdon të shfrytezohet barbarisht përgjatë gjithë shtratit te tij. Inertet e ketij lumi, po perdoren per ndertimin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostrades Tirane-Elbasan.

    Edhe pse jo zyrtarisht, firma e ndertimit eshte lejuar te shkaterroje shtratin e ketij lumi, ne shkelje te cdo ligji dhe duket me miratimin e heshtur te vete shtetit. Ne Institutin e Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, profesori i Asociiuar, Vangjo Kovaci tregon se ne perberjen e lumit ka nje perqindje shume te ulet rere.

    "Rreth 17 përqind e inerteve të këtij uji janë të fraksioneve që i përkasin i rërës, rreth 71 perqind janë gurë mesatarë dhe 7 përqind janë fraksione mbi 40 milimetra. Të shfrytëzosh intertet e shtratit të lumit Erzen nuk është e vlefshme", tha Kovaci.

    Firma e ndertimit po shfrytezon zhavorrin e ketij lumi i cili po perdoret per projektin. Por ky shfrytezim barbar eshte duke shkaktuar nje katastrofe natyrore, ne te gjithe zonen ku kalon ky lume. Shfrytezimi pa asnje kriter, ka sjelle demtim te rende te veprave mbrojtese ne te gjithe gjatesine e tij.

    "Shfrytëzimi i materialeve inerte, si në cdo lumë tjetër ka ndikime në mjedis dhe kryesisht në aspektin e florës dhe faunës", thekson profesori.

    Demtime te renda verehen ne Berzhite dhe deri poshte ures se Baldashkut, duke vijuar deri ne pjesen mbas Romanatit. Ekspertet kane verejtuar se deformimi i shtratit te lumit Erzen ka nxjerre jashte perdorimit elektropompat qe perdoren per ujitje dhe ato per ujin e pijshem. Por jo vetem kaq. Nje sasi e madhe e tokes bujqesore eshte shkaterruar dhe demi me i madh verehet prane Pellumbasi deri tek Ura e Limuthit.

    Shfrytëzimi i lumit Erzen

    Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.

    Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij, punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë fakt.

    Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane lumit.

    Vendimi në 2006: Erzeni nuk preket

    Lumi Erzen ka dalë nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm me vendim të 21 qershorit 2006 nga Këshilli Kombëtar i Ujit, me firmë të kryeministrit Berisha dhe ministrit të atëhershëm të mjedisit Lufter Xhuveli.

    Në këtë listë sanksionohen vetëm lumenjtë të cilët lejohet të përdoren për shfrytëzim zhavorri, e ku mes tyre nuk bën pjesë Erzeni. Në këtë vendim në mënyrë të detajuar përcaktohen edhe vendet ku duhet të merret zhavorri dhe po kështu, edhe muajt e vitit kur ato mund të shfrytëzohen.

    Ndërkohë që brenda 2006 urdhërohet heqja e të gjithë impianteve të përpunimit të inerteve në ato zona të papërfshira në këtë listë, që e nënvizojmë nuk përfshin lumin Erzen.

    Por ky vendim nuk është i vetmi përmes të cilit sanksionohet mos përdorimi i lumit Erzen.

    Në 11 shkurt të vitit 2010 në komisionin e mjedisit në Kuvend ministri Fatmir Mediu ka raportuar mbi gjendjen e lumenjve, problemet dhe manaxhimin e shtretërve të tyre.

    top-channel

  5. #65
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|28/10/2011 12:31
    Korçë, përgjakje për sharjet në Facebook
    Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se një sherr i nisur në Facebook, për foto dhe komente, përfundoi në një përgjakje me fraktura dhe dëmtime serioze për një 19-vjeçar.

    Personat e përfshirë në sherr janë Dritan Osmanaj 26 vjeç dhe R.Mici, 19 vjeç, banues në Pogradec dhe student në Korçë. Pas shkëmbimit të batutave të para në Facebook, kanë nisur dhe ofendimet mes dy të rinjve.

    Më pas Osmanaj takoi 19-vjeçarin Mici dhe e ka rrahur atë. Ai e ka qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Pas verifikimit të fakteve, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Osmanaj.

    Mici është shtuar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

  6. #66
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    foto1: per te bere nje foto te nje makine qe nuk ndalet ne semaforin e kuq ne Tirane, mjafton te gjesh nje semafor, prit sa te vije nje makine dhe shkrep foton. makinat nuk ndalen para ngjyres se kuq. Te gjitha fotot ne kete kyqezim u bene ne pranine e 2 policeve pak metra me tutje. Kjo tregon se shoferat shqiptare sypatrembur, nuk u ben syri terr nga policia.



    foto 2: i njejti tekst


    foto3: korsite e perkushtuara per autobuse...sic shhet vetem autobuse aty nuk ka
    Ka ndonjeri foto te tjera per te pasqyruar gjendjen e tmerrshme te te paligjshmes ne Shqiperi? Kjo do te ndihmonte shume nga anetaret e forumit qe duke qene jashte nuk e njohin gjendjen ne Shqiperi dhe kur te tjeret ankohen i sulmojne si antiatdhetare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 30-10-2011 më 13:56

  7. #67

    Patos, drejtori vidhte Ujësjellësin

    Patos, drejtori vidhte Ujësjellësin

    31/10/2011

    http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=aJYiDtMmcr4

    Disa herë rresht qyteti i Patosit ka mbetur pa ujë të pijshëm sepse kablli elektrik që furnizonte pompat e Ujësjellësit vidhej.

    Një ditë me parë ndodhi i njëjti fenomen dhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Baftjar Gropa akuzoi kompaninë CEZ, se po linte pa ujë qytetin, por policia të hënën e shpalli atë në kërkim, si të dyshuarin kryesor për organizim të vjedhjes së përsëritur të kabllit që e shiste për skrap.

    Akuza e Gropës vinte pas grabitjes se nje dite me pare te gati 1 kilometer kabell qe perdorej per furnizimin me uje te qytetit.

    Nderkohe qe jane arrestuar disa punonjes te Ujesjellesit me akuzen e vjedhjes dhe shperdorimit te detyres. Ndersa tre te tjere do ndiqen ne gjendje te lire. Policia dokumentoi se gjate oreve te nates se dates 30 tetor 2011, ne fshatin Varibop te rrethit te Fierit, ku jane vjedhur pese kampata tel bakri qe furnizon me energji elektrike stacionin e pompave te ujit te qytetit te Patosit. Rezultoi se vjedhja eshte bere e drejtuar nga vete drejtori i Ndermarrjes se Ujesjellesit, Baftjar Rrapi Gropa, 44 vjec, banues ne fshatin Dukas te rrethit Fier per te cilin u be shpallja ne kerkim, per vepren penale “Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren”.

    U arrestuan shtetasit Sajmir Xhezmi Yzeiri, 34 vjec, me pune pompist ne Ujesjelles. Ajet Qani Yzeiri,40 vjec, punonjes i Ujesjellesit. Kujtim Arap Shahaj, 44 vjec elektricist i Ujesjellesit. Ata akuzohen per vjedhje dhe shperdorim detyre. U arrestua shtetasi Ardian Myftar Myftaraj, 42 vjec per vepren penale “Pervetesim i mallrave te vjedhur”, si dhe do te ndiqen ne gjendje te lire per vepren penale te “vjedhjes” shtetasit; Agron Sami Mecaj, 49 vjec, Pellumb Nazeraj, 59 vjec me detyre ndihmes pompist ne Stacionin e pompave te ujit ne fshatin Varibop.

    Nuri Velaj, 49 vjec me detyre Pompist ne stacionin e pompave te ujit ne fshatin Varibop. Sipas policise shtetasit e mesiperm ne bashkepunim me njeri- tjetrin, gjate oreve te nates te dates 30 tetor 2011, kane prere dhe me pas vjedhur telat elektrik te linjes qe furnizon pompat e ujesjellesit te fshatit Varibop ne Cakran. Kete veprim ata e kishin kryer edhe me pare disa here per te perfituar dhe shitur telat e bakrit per skrap.


    top-channel

  8. #68
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    o edvin. do ishte me e thjeshte te merreshim me te ligjshmen ne shqiperi, pasi ajo eshte me e veshtire te gjindet.
    sa per te paligjshmen... ehuuu. u eshte bere normalitet dhe nuk i vret syrin kujt...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #69
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    A do kemi ndonjëherë shtet?
    Në shëtitoren kryesore të qytetit të Rrëshenit, mú në qendër, hajdutët e natës janë ndjerë si në shtëpinë e tyre. Kanë thyer njëri pas tjetrit tre lokale të bisnezeve të ndryshme, dhe pa u hyrë asnjë gjëmb në këmbë kanë filluar çmontimin nga muret të plot 10 televizorëve plazma.

    Më pas, pa u shqetësuar nga askush kanë ngarkuar mallin në mjetet e tyre dhe janë larguar qetësisht, pa i prishur gjumin as policisë së shtetit. Po ashtu raportohet se janë vjedhur edhe 4 transformatorë të energjisë elektrike, dhe në kufirin Milot – Mirditë është marrë një sasi e konsiderueshme e fibrës optike, duke e lënë të gjithë zonën pa asnjë mundësi komunikimi. Të bësh një masakër të tillë në mes të qytetit, përballë sheshit ku janë institucionet e mbetura të një qyteti, është si të mos ketë shtet në asnjë qelizë.

    Një situatë e tillë ka qenë e pritshme qysh nga momenti që të gjitha institucionet janë larguar nga Mirdita; madje edhe policinë e kanë tkurrur në mënyrën më ekstreme të mundshme. Është e sigurtë që shteti “i pjeshkëve dhe dardhave” jo me larg se nesër do t’i lajë duart si Ponc Pilati duke larguar tre policë të gjorë që kanë qënë mbrëmë në turn, e të cilët nuk kanë mjet tjetër patrullimi, veç një makine rrangallë që e shtyjnë rrugëve ngaqë u mungon karburanti; makina tjetër është parkuar prej kohësh në komisariat, pasi gjatë patrullimit i ka rënë motorri në tokë. Kjo është një nga arsyet, që elementi kriminal është trimëruar në ekstrem, dhe masakrat, vjedhjet, madje dhe vrasjet realizohen në mes të qytetit pa u trazuar nga askush.

    Aleksandër Ndoja
    respublica.al

  10. #70

    Tentoi të vidhte transformatorin, gjen vdekjen

    Tentoi të vidhte transformatorin, gjen vdekjen

    08/11/2011


    Shkon për të grabitur transformatorin, vdes nga rryma elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së enjtes në fshatin Gjormë të Vlorës.

    Disa banorë të këtij fshati të cilët po kalonin në afërsi të transformatorit të kësaj zone i cili ndodhet në rrugën që të con në fshatin Velçë tek vendi i quajtur Qafa e Varitavës, kanë parë në afërsi të transformatorit një trup të pa jetë.

    Menjëherë banorët e fshatit Gjorm kanë njoftuar policinë e Vlorës e cila ka shkuar në vendgjarje dhe ka kqyrur zonën si dhe viktimën.

    Nga kontrolli i ushtruar në trupin e viktimës nuk ka rezultuar asnjë lloj shenje, plumbi ose thikë, pasi u mendua fillimisht se viktima është vrarë, por pas kqyrejes së duarve u pa se ato ishin të djegura si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

    Po ashtu në afërsi të kabinës elektrike është gjetur dhe një pincë tip dare, nga ato që shërbejnë për prerje telash dhe hekurash.

    Sipas policisë viktima është 45-vjecari Gazmir Lelaj nga fshati Lezhan i Vlorës, i cili ka tentuar të presë kabllin e korentit në kabinën e fshatit Gjormë, për ta shitur më pas për skrap. Por kjo vjedhje atij i ka kushtuar dhe jetën.

    top-channel

  11. #71

    Masakra në lumin Mat, vijon shfytëzimi i inerteve

    Masakra në lumin Mat, vijon shfytëzimi i inerteve

    24/12/2011

    Masakra mjedisore mbi lumenjtë vazhdon. Bizneset po grabisin nga shtrati i lumenjve, tonelata inertesh duke sfiduar hapur ligjin.

    Se fundmi janë evidentuar aktivitete të paligjshme në shtratin e lumit Mat. Jo shume larg qytetit te Milotit, vetem disa metra larg Ures se Zogut, dhjetëra makineri po gërryejne shtratin e lumit per te marrë prej aty materialet inerte.

    Ky aktivitet ka kohe qe vazhdon. Qetesisht ne mes te dites dhjetëra kamione ngarkohen prane Ures se Zogut pa i ndaluar askush. Deri tani nuk eshte verejtur asnje nderhyrje nga institucionet perkates te shtetit per te ndalur kete akivitet shkaterrues per mjedisin, i cili eshte i ndaluar me ligj.

    As Drejtoria e Ruajtjes se Baseneve, as Policia Ndertimore nuk kane nderhyre ne ansje moment per te ndaluar kete aktivitet ilegal. Gerryerja e shtratit te lumit lumit Mat, keto vitet e fundit sipas institucioneve zyrtare eshte bere shkaktari kryesor i permbytjeve te mijëra hektareve toke are, si dhe qindra banesave ne Kurbin e Lezhe.

    top-channel

  12. #72
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vjedh kabllin elektrik, pranga 53-vjeçarit

    Kronikë, Lajm i fundit|29/12/2011 14:00
    Vjedh kabllin elektrik, pranga 53-vjeçarit
    Vihet në pranga pasi kapet duke prerë dhe vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik në rrugë.

    Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë, arrestimi i shtetasit Flamur Mamli, 53- vjeç.

    Ai në Rrugën “Bardhyl”është kapur në flagrancë duke prerë e vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik të rrugës. Tashmë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 m kabëll, si dhe një thikë.

  13. #73

    Vandalizma në Fushë-Krujë

    Vandalizma në Fushë-Krujë

    04/01/2012

    Shtëpia e një mësuesi në Derven të Fushë-Krujës u be objekt sulmi nga persona ende të panjohur.

    Ata kishin vendosur nje sasi eksplozivi ne porten e shtepise se tij. Fatmiresisht nga shperthimi i tritolit nuk pati te demtuar, ndersa ne shtepi ndodheshin edhe 3 femije te mitur.

    Ndërkohë varrezat e Fushe-Krujës jane bere pre e grabitësve te skrapit. Rreth 50 varreve u janë hequr gjate nates se nderrimit te viteve dhe diteve te para te Janarit, vazot e zbukurimet prej bronzi.

    Madje grabitesit nuk kane kursyer edhe rrethimin anësor me kangjella prej hekuri. Ndersa policia ka nisur hetimet, te afërm te te ndjerëve kerkojne mbrojtjen e varreve te familjareve te tyre nga grabitesit e nates, ndersa e denojne me indinjate kete akt te shemtuar.

    Pak kohe me pare tre te rinj po nga Fushe-Kruja, u vunë ne pranga për vjedhje te sendeve te ndryshme mbi varre.

    top-channel

  14. #74

    Elbasan, shfrytëzimi i lumenjve

    Elbasan, shfrytëzimi i lumenjve

    08/01/2012 15:15


    Shfrytëzimi i inerteve në basenet ujore të Qarkut të Elbasanit vijon të mbetet një problem serioz.

    Konkretisht janë konstatuar shkelje mbi shtratin e lumit Shkumbin, afër Mirakës dhe lumin e Kutermanit, degë e lumit Shkumbin. Mbi këto basene, në mënyrë të pandërprerë firmat vazhdojnë të marrin materiale inerte, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi shtretërit e lumenjve.

    Hyqmet Gjurea, banor zone, thotë që firmat e shfrytëzimit nuk ndalen së marri inerte mbi lumin e Kutermanit, duke sjellë edhe rreziqe në përmbytjen e tokave bujqësore: “Kemi qenë tek kryetari i komunës, por nuk është bërë asgjë. Tokat rrezikohen gjithmonë e më shumë nga përmbytjet.”

    Duket se firmat private shfrytëzojnë ditët e pushimit për të marrë inerte, duke tentuar shmangien e kontrollit nga institucionet përgjegjëse.

    Agjensia e Baseneve Ujore në Elbasan nuk ka bërë asnjë reagim për këtë situatë. Po ashtu edhe Inspektorati Ndërtimor dhe Task-Forca e ngritur pranë Prefekturës qe kanë përgjegjësinë për të kryer kontrolle dhe për të marrë masat që ligji ua ngarkon, ndaj firmave të shfrytëzimti të inerteve, të cilat ndalohen të zhvillojnë aktivitetin deri në pranverë.

    top-channel

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    E cfare po na thoni me keto kronika ?

    Qe ne Shqiperi nuk ka shtet ? Qe ne Shqiperi nuk ekzistojne "Burra shteti" qe kane b.ythe te bejne shtet ?


    MOS U ANKONI MIQTE E MI ! E KENI NE DORE JUVE VETE !

    Doni shtet ? Zgjidhni ate me te mirin dhe me te varferin (sepse eshte me i ndershmi) ne lagjen tuaj dhe mos zgjidhni "plehrat" qe ju afrohen per votat !

    Dhe do ta shikoni se shteti ne Shqiperi do te vije per nje cerek ore !

    Joooo , po doni shtet duke zgjedhur "plehrat" ? Atehere si plehra do te katandiseni ! Pa rregull , pa dinjitet , pa respekt per njeri tjetrin dhe pa respekt per ligjin dhe ne fund fare pa respekt per kalamajte tuaj !

    DHE ME PLEHRA NE DREJTIM DHE ME SHTET E ME LIGJ , NUK KA ASNJE MUNDESI !

  16. #76
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Grabitet shkolla në Gramsh, hajdutët largohen me 12 kompjutera

    17 Janar 2012 - 10:29 | Shqiperi


    Grabitet shkolla në Gramsh, hajdutët largohen me 12 kompjutera

    GRAMSH- Grabitet shkolla e Komunës Kukur në Gramsh. Lajmi konfirmohet nga policia, sipas së cilës autorët kanë grabitur laboratorin e informatikës.

    Mësohet se grabitësit kanë marrë 12 kompjuterat e laboratorit dhe disa objekte të tjera që ndodheshin në të. Sipas policisë autorët kanë thyer dritaren gjatë natës dhe prej saj kanë hyrë në brendësi të laboratorit.

    Deri tani nuk dihet kush janë autorët, ndërsa vazhdojnë hetimet.
    (el.me/news24/BalkanWeb)

  17. #77
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    “Ura e Zogut” shkon për skrap…

    extra, Shekulli Sot|07/02/2012 07:34
    “Ura e Zogut” shkon për skrap…
    Mbledhësit e hekurishteve për skrap nuk po kursejnë as edhe një monument kulture sicc është Ura e Zogut mbi lumin Mat. Pjesët metalike të parmakut në segmente të caktuara të gjatësisë së saj janë vjedhur. Ndonëse ky shqetësim është ngritur edhe muaj më parë, grabitësit kanë vazhduar sërish misionin e tyre shkatërrues duke prerë pjesët metalike të urës nga ana e Milotit por edhe nga rruga e vjetër nacionale Lezhë-Rrubik, duke rrezikuar ccdo ditë e më tepër këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Konstatohet se kanë ndodhur grabitje të parmakut në gjatësinë e urës. Me këtë ritëm grabitjesh po rrezikon të shkojë e tëra për skrap. Ura e Zogut, e ndërtuar në kohën e mbretit me fondet italiane, ruhet nga ligji “Për trashëgiminë kulturore”. Instituti i Monumenteve të Kulturës si edhe Drejtoria Rajonale Lezhës janë përgjegjës për mirëmbajtjen e saj, po përpara një fakti të tillë duket se janë të pafuqishëm për të vepruar.

    Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i jep asaj vlerë muzeore. Ura gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën. Në ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën, etj.

    Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj. Në të është ndaluar qarkullimi i makinave dhe funksionon vetëm për këmbësorët.

    Më parë ka ekzistuar një rrjet kujdestarësh të monumenteve, të cilët arrinin të kontrollonin të gjithë territorin e Shqipërisë. Që prej vitit 2006 ata u pezulluan, dhe tashmë këto objekte kulture janë në mëshirë të fatit.

    Ura e Zogut qëndron si vepër e mrekullueshme e kësaj fushe krahas urave në Gomsiqe, Prenkova, Mbrostar, të Rrogozhinës apo Urën te Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

    Por grabitës hekurishtesh që joshen pas çdo hekuri i kanë grabitur asaj hekurat mbajtëse anësore, duke i shkulur një e nga një në mes të ditës. Një nga banorët e kësaj zone, rrëfen me trishtim atë që ka ndodhur me këtë urë dhe faktin se askush nuk është shqetësuar për këtë fakt. I shoh thuajse çdo ditë thotë Pali, banori 70-vjeçar i Pllanës. Akoma nuk janë bërë as 5 vite kur në këtë urë janë tenderuar dhe zbatuar afro 1 milion dollarë për rikonstruksion, por që po degradon me heqjen e hekurave mbrojtës.

    Lindita Kokaj

  18. #78
    Tiranë, i zë korenti në kabinë, vdesin dy të rinj

    Pasditen e sotme kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Krrabë këtu në kryeqytet tek antenat e telefonisë. Sipas informacioneve paraprake Valter Hasmuca 21 vjeç dhe A. Peçi 18 vjeç kanë rënë në telat e tensionit të lartë. Dyshohet se dy viktimat po vidhnin telin elektrik dhe kjo ka shkaktuar edhe kontaktin e tyre me telat e tensionit të lartë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    tv klan

  19. #79
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Me mire te kishin ndejtur me qiri sesa hyn te manipulonin telat elektrik.
    Gjynah !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Vendi me i mrekullueshem, me rritje ekonomike pa limit,here 6 e here 60,me varferi zero,dhe qe na ka zili e gjithe Europa,na qenka shnderruar ne nje vend me kaq varferi e kriminele?

    ska mundesi
    keto jane shpifje qe duan ti prishin imazhin Shqiperise,ne momentin kur Msn Travel,guru i udhetimeve,na vendosi ne vendin numer nje,per destinacionet me terheqese ne bote..
    ç'them bote,univers dhe universe paralele.
    jane komunistet qe nuk i duan te mire Shqiperise dhe shpifin
    rrofsh Saluq Birisha
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •