ZBULIM I RI I PALEONTOLOGËVE
Vihet në dyshim teoria e vjetër!
Fosilet e gjetura në Keni të Afrikës Lindore e sfidojnë teorinë mbi evolucionin
Kështu janë shprehur paleontologët pas zbulimeve të reja në Afrikë.
Dje më 09.08.2007 në faqen kërkuese Yahoo në orët e pasdites keni patur rastin të lexoni njoftimin për gjetjet më të reja të bëra në vitin 2000 afër liqenit Turkana në Keni, Afrika Lindore, të cilat nuk janë publikuar deri më tani për arsye të studimeve. I tërë materiali në lidhje me këtë zbulim gjendet në www.nature.com me ç’rast për të interesuarit është postuar një raport disa faqesh me fotografi. Grupi i kërkuesve në këtë zbulim është udhëhequr nga Frederick Kyalo Manthi (Phd: Doktor i Filozofisë) Paleontolog i Lartë pranë Muzeut Nacional në Keni.
Shkaku i ndryshimit të trurit, si më i madh ose më i vogël, është të ushqyerit me mish dhe ushqim tjetër të përgatitur, gjë e cila te shtazët natyrisht nuk ndodhë edhe pse shumë nga ato ushqehen me mish, thonë paleontologët. Pra, si ushqimi ashtu edhe e tërë mënyra e të jetuarit të kësaj qenie dallon nga ’’Homoerectus-it’’ dhe ’’Homohabilis-i’’ dhe është shumë më afër ’’Homosapiens’’ respektivisht njeriut modern, thonë ata. Paleontologu Frederick Kyalo Manthi, para përfaqësuesve të medieve i ngazëllyer nga zbulimi i tij, në fotografinë e paraqitur në raport mbanë në duar kafkën e gjetur të ’’Homoerectus-it’’.
Më sensacionale në këtë zbulim është, se kjo kafkë e ’’Homoerectus-it’’ është gjetur fare afër vendzbulimit të mëhershëm të një kafke të ’’Homohabilis-it’’.
Në komentimet e shkencëtarëve të përfshirë në këtë studim, kundërshtohet teoria e mëparshme mbi kalimin nga njëra në tjetrën qenie, duke konstatuar se ato kanë jetuar rreth gjysmë milion vite gjatë pranë njëra tjetrës, pra në të njëjtën kohë (përafërsisht para 1,5 milion vitesh) dhe në të njëjtin vend aty ku janë zbuluar. Drejtori i Institutit për Origjinën Njerëzore pranë Universitetit Shtetëror në Arizona, Bill Kimbel, i cili i ka vlerësuar gjetjet e fundit, thotë: ’’Sa më shumë që dimë për këtë aq më kompleks bëhet tregimi’’. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin tashmë të konstatuar nga këta paleontologë, se njeriu nuk e paska prejardhjen as nga ’’Homoerectus-i’’ e as nga ’’Homohabilis-i’’; qesharake apo jo!
Në raportin e gjatë të faqes Yahoo paraqiten edhe zbulime tjera që dëshmojnë se shumë krijesa, siç është një lloj peshku (Coelacanth i njohur gjithashtu si Coelacanthimorpha, me peshë 27 kg. dhe gjatësi 134.8 cm.) i kapur më 14 Qershor 2007 në Zanzibar, një ishull në afërsi të Afrikës Lindore (shih fotografinë dhe detajet, po aty), për të cilin evolucionistët (lexo: darvinistët) kanë theksuar se është zhdukur para 80 milion viteve; nuk i janë nënshtruar fare proçesit të evoluimit të propaganduar nga darvinistët. Në këtë raport të gjatë me fotografi dhe komente, duke iu referuar zbulimit në fjalë, vihen në pikëpyetje edhe teoritë mbi dinozaurët dhe disa shtazë tjera të zhdukura tashmë. Vlen të theksohet gjithashtu, se sipas AFP-së, Agjencia Franceze e Lajmeve, analizat e reja në fosilet dentale (dhëmbët e mbetur në kafkat e zbuluara në Azi) të ’’paraardhësve të njeriut’’ siç thonë evolucionistët, lënë të kuptojmë se popullsia e Azisë ka luajtur një rol shumë më të madh sesa ajo afrikane në kolonizimin e Evropës para miliona vitesh.
Krijoni Kontakt