Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Adhuruesit e kafesë e çajit, më rrallë bartës të bakterit MRSA

    Publikuar: 21.07.2011 -
    Washington, 21 korrik - Personat të cilët rregullisht pinë çaj ose kafe mund të kenë një rrezik më të ulët për të qenë bartës të “super-bakterit” MRSA, tregon studimi amerikan i bërë në Universitetin e South Carolina.
    Në 5 500 pjesëmarrës të këtij hulumtimi është treguar se ata mes tyre që rregullisht pinë çaj ose kafe të nxehtë janë për 50 për qind më pak të rrezikuar, në krahasim me ata të cilët nuk e bëjnë këtë, dhe që në vrimat e hundëve kanë aureolë stafilokoku rezistente në methicilin (MRSA - Methicillin-Resistant Staphylococcus Aureus), mirëpo ende nuk është e qartë se çka do të mund të nënkuptonte kjo në fakt, raporton Reuters.
    Në përgjithësi te rreth një për qind e amerikanëve mund të gjendet bakteri MRSA në hundët ose lëkurën e tyre, që nuk do të thotë se ata do të sëmuren nga ajo.
    Idenë për këtë hulumtim e ka dhënë zbulimi se kur çaji i nxehtë vihet mbi bakterin MRSA në enët laboratorike, si edhe kur njeriu thith ekstraktin e çajit të nxehtë, kjo pije tregon disa tipare antimikrobike.
    Më pak hulumtime ka pasur për efektin e kafes, mirëpo ato të cilat janë bërë tregojnë se edhe kjo pije ka efekt të njëjtë sikurse çaji.
    Ekipi i Erick Metisson, nga universiteti i lartpërmendur, ka vërtetuar se ata të cilët pinë çajin ose kafenë e nxehtë janë vërtet më pak të rrezikuar për të qenë bartës të bakterit MRSA.
    Rreth 1.4 për qind e pjesëmarrësve të hulumtimit kanë bartur MRSA në hundë dhe kur janë pyetur për konsumimin eventual të kafesë ose çajit të nxehtë, ka dalë se adhuruesit e këtyre pijeve janë për 50 për qind më pak të rrezikuar për të qenë bartës të këtij bakteri të rrezikshëm. Mbetet e hapur çështja se a janë konsumuesit e çajit ose kafesë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga infeksionet e bakterit MRSA, si dhe se a janë bartësit e këtij bakteri më të rrezikuar që të sëmuren.
    Metisson thekson se njohuritë nga ky studim ofrojnë mundësinë e zvogëlimit të incidencës së bartësve të bakterit MRSA, me anë të një mënyre të sigurt, të lirë dhe të pranueshme.
    Ekipi nga South Carolina tani për tani, po përmbahet t’u rekomandojë njerëzve të fillojnë të pinë çaj ose kafe të nxehtë, në mënyrë që të mbrohen nga bakteri i rrezikshëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Qekam mir un qe i bej zbor kafes

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Njekohesisht personat me mungese hekuri ne gjak (iron deficiency).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •