Shumica e shkencëtarëve duket se pajtohen me konceptin se konflikti është ''fenomen i përhershëm dhe dinamik që nuk njeh kufij sistemesh''. Ai gjithashtu nuk ka fund, vetëm mund të transformohet.
Ka një sërë përkufizimesh për konfliktet, bazuar në tregues cilësorë dhe sasiorë. Veçojmë dy grupe qëndrimesh akademike: klasikët që bazohen në ndarjen strukturore të shoqerisë njerëzore dhe mendimtarët modernë që bazohen në natyrën e individit, qëndrimin që mbajnë ata e kuptimin që i japin aktit dhe veprimit të atyre palëve të përfshira në konflikt dhe palëve të treta, indiferenete ndaj konfliktit.
Grupi i parë, ka dallime brënda për brënda lidhur me gjëndjen, mjetet dhe qëllimet e konflikteve sociale. Karl Marksi dhe Max Webber konsiderohen klasikët më influencues. Për Marksin konflikti është një gjëndje konstante e sistemit politik kapitalist, që bazohet në sasinë e fuqisë ekonomike të palëve, dhe determinues për të çuar shoqërinë kapitaliste përpara dhe arritjen e rishpërndarjes së të mirave materiale të grumbulluara vetëm në një pol, pakica e shoqerisë. Kjo përmes shkatërrimit të strukturës së vjetër dhe institucioneve të saj. Marksi fillon me supozimin se natyra njerëzore është krijuese dhe bashkëpunuese në themelin e saj, por struktura kapitaliste e prish atë, determinon sjelljen njerëzore. Ashtu si Marksi, edhe Webber pranon ndarjen strukturore të shoqërisë, por ndryshe nga ai, ai e përkufizon konfliktin si të zakonshëm, gjë normale në jetën e shoqërisë apo grupit njerëzor, një zgjedhje të individëve që veprojnë bazuar në interesat e veta për të arritur pushtetin në një situatë të dhënë. Ndryshe nga Marksi, Webber merret me faktin se si mund të legjitimizohet pushteti për ta ruajtur kohezionin e shoqërisë dhe mbajtuar atë sëbashku, duke e përmbajtur, e bllokuar konfliktin, duke ruajtur rregullin dhe integrimin social.
Marrëdhënie të panumërta stabël në shoqëri përmbajnë konfliktin, por konflikti është i maskuar, ai qëndron nën sipërfaqe për shkak të rolit të legjitimitetit.
Grupi i dytë merret më tepër me natyrën njerëzore dhe teknikat intervenuese për përmbajtjen, bllokimin, menaxhimin ose zgjdhjen e konflikteve. Ata eksplorojnë natyrën njerëzore, sidomos të grupit njerëzor, fisit, tribusë, grupit të interesit etj dhe variablat e natyrës së individit.
Fenomenet mendore tradicionalsht ndahen në tre kategori: njohëse, qe ka të bëjë me dijen, afeksioni, që ka të bëjë me ndijimin dhe volitive, që ka të bëjë me veprimin, vullnetin, qëndrueshmërinë. Teknologjia e amplifikon disa herë efektin e veprimit të secilit fenomen mendor tek individi, institucionet dhe turmat. Lufta i ndan individët në grupe njerëzore të dallueshme, të cilët aplikojnë me perparësi dominuese në mendjen e tyre njërin nga këto proçese: aresyen, ndijimet dhe qëndrueshmërinë e personalitetit
Ana filozofike e psikozës së luftës:
Shumë filozofë që nga Platoni, kanë vleresuar aftesinë e njeriut për dije, si karakteristikë themelore për ta dalluar atë nga kafshët. Nëse dikush pyet se çfarë është dija, ai futet në problemin themelor të njërës prej fushave të filozofisë, epistemologjisë. Por dija ka edhe një aspekt të rëndësishëm psikolgjik, dhe ky është rasti kur filozofia e mendjes bëhet relevante. Shpesh herë thuhet se të njohësh diçka është njëlloj sikur ta besosh atë se është e tillë, dhe natyra e besimit shtrihet qartazi brënda provincës së filozofisë së mëndjes. Përderisa një person nuk humbet besimin kur ai nuk është i vetëdijshëm gjatë ndjekjes së tij, rruga për tek besimi që favorizohet më tepër në ditët e sotme është ta trajtosh atë si një predispozitë, e cila si gjithë paragjykimet del hapur vetëm në raste sporadike. Fenomenet e tjera psikologjike që i takojnë fushës së dijes janë edhe vëmëndja, perceptimi ndjesor, kuptimi, memorja, aresyetimi, dyshimi. Pikëpamja se secila nga këto kërkon një eksperiencë personale, është kundërshtuar me shumë efektivitet në shkrimet e Ludwig Wittgenstein (strukturalist), një nga mendimtarët më me influencë te Analizave Linguistike. Duke mbajtur mend se furra është ende e ndezur, shkruan ai, nuk konsiston në ndonjë gjë, por debati i zjarrtë në një bisedë, dhe nderkohë fikja e furrës së ndezur, e gjitha kjo energjikisht dhe me vijim të bisedës, kjo është treguese. Por ende nuk është e qartë përse ky proçes quhet ''mbajtja mend se furra është e ndezur''. Ndoshta më e mira që mund të thuhet është se ka analogji midis shfaqjes së memorjes dhe shfaqjeve të vetëdijes perfundon ai. Është detyra e filozofisë së mendjes t’i egzaminojë, klasifikojë dhe analizojë marrëdhëniet midis fenomeve të tilla. Por kohë më parë, ishte Bacon, i cili e lidhi dijen me pushtetin, dhe qe i dha vlerën e tij Makiavelit, dijes pragmatiste të tij. Makiaveli na tregoi si ecën dhe si është bota, ndryshe nga dijetarët e mëparshëm që na kanë treguar se si duhet të jetë ajo. Në këtë labirinth e gjejnë veten politikanët, ushtarakët dhe masat e popullit të kthyer në turma nën efektin drogues të nacionalizmave, ideologjive politike dhe fondementalizmave gjithngjyrëshe në kushtet përgatitore të shpërthimit të konflikteve ose me rrenimin e legjitimitetit të qeverisjes.
Proçeset afektive, ndjesore
Njeriu nuk ka vetem kapacitet për të ditur, por edhe për tu përgjigjur emocionalisht për atë që ai di. Një njeri jo vetëm mund të besojë kur disa ngjarje do të shaqen, por ai edhe mund të deshirojë, frikësohet ose mirëpresë ato. Lidhur me gjërat që një njeri njeh, di, ai mund ti aprovojë ose disaprovojë ato, dojë ose urrejë ato, ndjejë keqardhje ose xhelozi, gëzim ose revoltim.
Proçeset volitive (veprimi i vullnetshëm): pathosi, vetëdija, dhimbja tragjike, depresioni, keqardhja janë proçese që shtohen ose pakësohen nën influencën e vullnetit. Intelekti dhe emocionet shpesh dalin në pah me vullnet dhe veprim, çështje të rëndësishme këto të filozofisë së mendjes. Kategori të tilla që përmbajnë të tilla koncepte jane motivi, dëshira dhe qellimi, planifikimi me synim, vendimi, synimi, përpjekja dhe veprimi, me dashje ose padashje. Ka disa lloj teorish që shpjegojnë këtë pjesë, veprimtarinë e vullneteshme: 1) Veprimet janë ngjarje të prodhuara nga shkaqe të caktuara, dëshira, interesa ose akte të vullneteshme, disa teori të tjera i japin përparësi dëshirave dhe besimeve të personave ose individëve të pushtetshëm. 2). Veprimet janë ngjarje të shkaktuara në një sens të veçantë, nën infuluencën teologjike, ideologjike, se sa shkaqe mekanike, janë ngjarje parësore se sa thjesht reaksione përgjegjëse apo reflekse. 3). Veprimet janë ngjarje të karakterizuara dhe të vlerësuara bazuar në disa rregulla dhe standarte sjellje, ose principe të sjelljes racionale ose etike, për të cilat subjekti mbahet përgjegjës, besohet, jep llogari, vlerësohet ose shahet, shpërblehet ose dënohet.
Çdo teori e veprimit duhet të japë të dhëna mbi vullnetin e lirë, fuqinë e moralit, çështje kryesore kjo e teorisë së etikës, Nqs një filozof i përmbahet pikëpamjes së vullnetit të lirë, liria për të vepruar është njelloj me determinzmin e paracaktuar, atëherë çdo pikëpamje e mësipërme do lejonte vullnetin e lirë. Madje edhe nëse mendohet se një veprim nuk është i lirë nëse ai ka shkaqe që gjënden jashtë subjektit veprues, përsëri vullneti do influencohet nga besimet, dëshirat, vlerat, standartet e grupit njerëzor, identiteti i përbashkët i grupit, i turmës, i kolektivit, etj. Në këto kushte nuk ka ushtrim vullneti të lirë, por veprim nën trysninë e sedrës, bindjeve të verbra, besimit në ideale, revanshit, krenarisë dhe furisë së turmës. Këto fenomene i shpjegon më së miri Klauzevici në teorinë e tij të luftës, të aplikueshme si për luftrat ndërshtetërore ashtu edhe në luftrat e brëndshme, të ashtëquajtura civile.
J.P
Krijoni Kontakt