Çfarë fsheh “Masakra e Tivarit” ?! (Pjesa 1)
Nga Genc Hoti
“Kur Njeriu braktis Zotin, Zoti nuk e braktis Njeriun.
Por kur Njeriu braktis Njerëzimin, atehere Zoti e braktis Njeriun”.
një nëntekst nga filozofia e NËNË Tereza e Kalkutës
Ky postulat nuk eshte profeci, as parashikim social, as shprehje e moralit njerëzor, por, mbi te gjitha, ai eshte nje ligj natyror në shoqërin njerëzore qe sherben per te argumentuar perse ne historine e njerezimit jane zhdukur popuj dhe kombe, perse ne historine e njerezimit ka popuj qe vegjetojne dhe nuk japin asnje produkt social qe t’i sherbeje njeriut, e megjithëatë ato ekzistojnë (fjalën e kemi për Popullin Shqiptar). Ky postulat eshte i aftë te argumentojë gjithëshka qe nuk di njeriu jo vetëm atëhere, shume larg, por dhe shume afër, sot, e fshehur dhe e maskuar në maksimum deri në mohim. Ky postulat është i aftë te argumentojë përse ne shqiptarët jemi armiq të vetvetes dhe kush vepron mbi ne. Të paktën “Masakra e Tivarit” eshte e afte te na përmbushë nje permase te konsiderueshme te argumentit mbi këtë postulat.
Në qoftë se ka ndonjë ngjarje kriminale antinjerëzore që fsheh një krim gjigant antikombëtar shqiptar ajo gjëndet në territorin e shqiptarëve të sotëm dhe quhet “Masakra e Tivarit”. Ajo fsheh tre momente të rëndësishme propogandistike në historinë e popullit shqiptar përgjatë mesit të shekullit të XX-të, të cilat u krijuan për të fshehur një krim sa antinjerëzor aq dhe antishqiptar, që shërbejnë për të argumentuar mënyrën se si është gënjyer populli shqiptar për 45 vjet rrjesht pa pushim:
1-Menyrën se si u çlirua (një term propogandistik enverist ireal) Shqipëria dhe Kosova nga nazifashizmi në nëndor 1944 dhe si u pushtua nga enverizmi dhe titizmi komunist. Ketu ka rendesi data e sakte historike e largimit te nazisteve nga territori i Shqiperise dhe i Kosovës, dhe jo datat politike, qofte 28 Nendori e qofte 29 Nendori edhe pse e gjitha kjo nuk ka asnjë rëndësi konkrete, përveç faktit të krijimit të një historie të lavdishme ireale, kur në realitet është historia më antishqiptare në historinë 3000 vjeçare të popullit shqiptar dhe paraardhësit të tij.
2-Përse shkuan dy divizionet komuniste (korparmata e I-rë) në territorin e Jugosllavisë politike, ose në territorin shqiptar te Kosoves, përgjatë vitit 1944-1945. Ketu ka rendesi koha dhe vëndi i futjes ne territorin e Jugosllavise shteterore te dy divizioneve enveriste si dhe koha e vëndi i daljes prej saj duke qenë në fakt një akt pushtimi politik dhe një akt antishqiptar për gjënë më të thjeshtë fare: ishte hera e parë në historinë 3000 vjeçare që tokën shqiptare të Kosovës e shkelte këmba e një formacioni ushtarak shqiptar në rolin e pushtuesit vrasës.
3-Çfarë ndodhi me popullatën kosovare që ju besua divizioneve enveriste përgjatë vitit 1945 dhe përse u fut në territorin shtetëror shqiptar. Ishte hera e parë në historinë 3000 vjeçare të popullatës shqiptare të Kosovës që Ata bëheshin robër të vëllezërve të tyre gjenetikë edhe pse nuk ishin përplasur kurrë më parë. Kjo ka lidhje vetem me krimin makaber te ndodhur ne territorin e Shqiperise shteterore kundra popullatës shqiptare të Kosovës dhe aspak me Tivarin. Pikerisht kjo e fundit perben ate qe nuk dine sot shqiptaret e mijevjecarit te ri edhe pse ne nje fare menyre e kemi thene dikur (per kete shih artikujt: “Edhe nje here kur eshte çliruar Shqiperia”, botuar ne gazeten “Koha Jonë” dt. 03 Nendor 2005, por dhe internet: albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info; dhe “Arroganca e Ledi Shamkut dhe “pafajesia” dinake e Beqir Metës” publikuar në internet po aty).
Të tre këto ngjarje u shumëzuan me zero (prandaj dhe propoganda enveriste i tjetërsoi kohën dhe përmbajtjen këtyre ngjarjeve) dhe në plan të parë doli një minimasakër e realizuar në Tivar dikush thotë në dhjetor 1944, dikush në mars 1945, dikush në prill 1945, dikush në dhjetor të 1945 e dikush në janar të 1946. Dikush thotë se i vranë nazistët përgjatë tërheqjes, dikush thotë se i vranë çetnikët, dikush thotë se i vrau politika serbomalazeze e Titos, dikush thotë se i vrau politika e Enver Hoxhës e dikush thotë se i vrau Ramiz Alia me një urdhër. Dikush thotë se u vranë 300, dikush 430 vetë, dikush 500 vete, dikush 1.200 vetë, dikush 1.670 vete, dikush 1.700 vetë, dikush 3.000 vete, dikush 3.760 vetë e dikush thotë 5.000 vete (të gjitha këto autorë, politikanë, shifra, siç do t’i shohim në vazhdim, janë pjesë e pretendimeve të dokumentave, interpretimeve dhe deklaratave të ndryshme të bëra nga politikanët e kohës e të më vonshëm, nga historianë e studiues, që tregon se asnjeri nuk thotë të vërtetën, ose kjo e vërtetë është e pavërtetuar saktë), kur, nga ana tjetër, ata që e konsideronin vehten pa faj heshtën edhe pse u takonte formalisht të çirreshin për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës të nëpërkëmbura nga një politikë e tërë ndërkombëtare e ndërkontinentale përgjatë shekullit të XX-të. Asnjë krahinë në botë, për sa kohë që ekziston raca njerëzore në Tokë, nuk ka pasur mbi vete veprim politik nga banorët autoktonë, pamvarësisht se nuk jetonin atje, për ta shkatërruar atë sa Kosova e shqiptarëve. Asnjë krahinë në botë nuk është çliruar prej forcave ushtarake jo vëndase nga pushtuesit shumë shekullorë dhe t’i jetë dhuruar banorëve autoktonë si Kosova e shqiptarëve. Asnjë krahinë në botë nuk ka qenë e pastabilizuar politikisht sa Kosova e shqiptarëve duke qenë në mes të tyre dhe asnjë krahinë në botë nuk është masakruar sa Kosova e shqiptarëve nga sivëllezërit e vet biologjikë. Gazetarët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit shtetëror, me një zell hipokrit filluan ta kujtojnë, ta stërhollojnë, ta zbukurojnë, ta shtrëmbërojnë, ta tjetërsojnë, ta poshtërojnë (emisioni shqiptar në tv. “Koha”, – Fokus – , mbi këtë temë ishte një poshtërim publik që ju bë viktimave të “Masakrës së Tivarit”), por asnjeri nuk thotë se sa djem nëna kosovarësh u vranë ne territorin për të cilin kishin luftuar gjithë jetën baballarët e gjyshërit e atyre që u masakruan për të lehtësuar pushtimin serb të Kosovës Martire dhe pushtimin komunist të Nënës Shqipëri. A nuk tregon kjo nivelin kulturor dhe profesional të gazetarisë së sotme shqiptare? Në atë emision televiziv shqiptar, me drejtues R. Papën, tre “studiues”, “kompetentë” në fushën e historisë, treguan se si mund të mashtrohet një popull i tërë, si mund të poshtërohet një popull i tërë dhe se si mund të fshihet e vërteta historike. Ata nuk nuk donin ta pranonin dhe kërkuan ta fshihnin se “Krimi nuk ka atdhe. Kriminelët shqiptarë të çdo lloji, përpara se të jenë armiq arketipalë të njerëzimit, janë armiqtë numër një të kombit shqiptar. Ky do të ishte i vetmi arsyetim dhe e vetmja qasje e çështjes” (Ismail Kadare, Mbi Krimin në Ballkan, f. 77, Tiranë 2011).
Betonimi qe shqiptarët e Kosovës dhe Malsorët e Veriut të Shqipërisë i kishin bërë kufirit me Serbine për 150 vjet me kockat dhe gjakun e tyre ishte përbuzur nga bashkëkombasit e Jugut të Epirit, të cilët për të siguruar pushtetin politik, nën emrin e komunizmit, u bënë bashkëfajtorë me armiqtë biologjikë e shoqërorë të kombit shqiptar (a nuk tregon kjo karakterin antishqiptar të tyre?). Krimi është shumë përmësor jo vetëm për gjakun e 12.000 djem të moshave 15-25 vjeç, por dhe për politikën propoganduese që u përdor për ta fshehur dhe tjetërsuar atë nën emrin: “Masakra e Tivarit”. Le ta themi që në fillim se nga pikepamja shqiptare “Masakra e Tivarit” është një bllof i krijuar për të mbuluar krimin e përbindëshëm enverist të realizuar përgjatë fundit të vitit 1945 në territorin shtetëror të shqiptarëve ku u masakruan 12.000 djem nënash kosovare për t’i siguruar pushtetin politik komunizmit jugosllav në Kosovë pas vitit 1945. Ndersa nga pikepamja e historiografise kosovare “Masakra e Tivarit” ishte nje krim antinjerezor ku u vrane rreth 3.700 (ndoshta 1.670, ndoshta 430) djem nenash kosovare. Eshte pika ku duhet akuzuar pushteti enverist ne emer te çështjes shqiptare dhe mashtrimit shumëpërmasor të realizuar në dëm të popullatës shqiptare të Kosovës Martire, por dhe pika se kush ishin projektuesit e masakrave antishqiptare në Ballkanin e viteve 1944-1948
Si ka ndodhur ngjarja dhe përse nuk thuhet e vërteta në dritë të diellit kur dëshimtarët e asaj kollone fatkeqe kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë edhe sot deri në vitin 2011, duke ja transmetuar brezave krimin antishqiptar?
Burimet e argumentimit jane katër grupesh:
a) historiografia shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosoves, si dhe deklaratat politike te udheheqesve jugosllave qe shoqerojne studimet e autoreve shqiptare (arkivat e institucioneve jugosllave dhe kujtimet e Titos dhe bashkepunetoreve te tij).
b) deklaratat politike te udheheqesve dhe studiuesve shqiptare enveriste e post komuniste te mijevjecarit te ri.
c) studiues të pavarur me qëllimin e mirë për të përcaktuar përmasën e krimit, kohën dhe vëndin kanë publikuar në internet idetë e tyre në artikullin “Masakra e Tivarit”.
e) deshmitaret e kollones me djemte shqiptare te Kosoves dhe banoret e qyteti te Shkodres, banoret e Qafës së Malit mbi Fushë Arrëz, banorët e fshatit Gomsiqe e Vau i Dejes dhe banorët e Murriqanit (në këto vënde, Qafë Mali dhe Murriqan, pretendohen se ndodhen dy vëndvarrezat masive të një krimi të përafërt, ndërsa midis tyre, nga pikëpamja gjeografike, një vëndvarrim i panjohur akoma).
Por qe te katër grupet nuk tentojne ta perbashkojne teresine e ngjarjeve, në të ashtëquajturën “Masakra e Tivarit”, me momentet historike te viteve 1944-1945 ne Shqiperi ku do te dilte fare hapur bllofi i perdorur dhe krimi antishqiptar i ndodhur. Fakti qe kerkush ne Shqiperi nuk ka tentuar ta zbardhe kete ngjarje perpara vitit 1991 nuk duhet t’i lere pa faj pushtetaret shqiptare të epokës enveriste dhe informacioni fillimisht ka ardhur nga pertej kufirit shtetëror shqiptar. Çfare fsheh ne realitet “Masakra e Tivarit” dhe perse u perdor ajo?
Fakti qe regjimi enverist nuk e përmëndi ndonjëherë “Masakrën e Tivarit” (të paktën në 40 veprat e para të Enver Hoxhës nuk ekziston, sipas “Tregues per veprat e Shokut Enver Hoxha”, vepra 1-40 ), kur pretendohet qe pala shqiptare nuk ka gisht, duhet të tregojë shumë thjeshtë se përgjegjësia kryesore duhet të jetë e shqiptarëve komunistë, aq më tepër kur pas 1948 Enver Hoxha pat pretenduar se ishte armik për vdekje i titizmit (edhe në librin e tij “Titistët” nuk bëhet fjalë për “Masakrën e Tivarit”). Por në veprën e 33 (f. 259-260) jepet një përmbledhje e krimeve të serbomalazezëve mbi popullatën shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë ku përmënden 1 200 të pushkatuar në Tivar dhe 2 000 të mbytur me gaz helmues. Këtë informacion e gjen edhe tek Historia e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, vëll. 4, f. 912, botuar më 1989. Tivari përmëndet vetëm një herë nga Ramiz Alia si emertim në librin e tij të fundit “Jeta ime” (kur flet për vrasjen e Miladin Popoviçit në librin e Dr. Hakif Bajramit “Tragjedia e Tivarit”) libër i cili doli në vitin 2010 (f. 139). Por më përpara “Masakra e Tivarit” në propogandën shqiptare u bë zyrtarisht publike (une e kam lexuar për herë të parë më 1992 kur doli libri i Shaban Braha-s “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare”, f. 451-456) në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (vëll. 2) të botuar më 2008, si një botim i ri, ku është emërtim më vete. Mënyra e publikimit përbën dyshimin e parë se gjërat nuk duhet të jenë krejt ashtu dhe ata (Lefter Nasi) që kanë shkruar për “Masakrën e Tivarit” nuk kane marrë për bazë dëshmitarët e zonave nga kaluan kollonat (numri shumës është një hipotezë, pasi në realitet ka kaluar vetëm një kollonë) me shqiptarët e Kosovës (të dhënat numerike, menyra e organizimit, koha dhe përfundimi i rrugës së asaj kollone janë kontradiktore në të gjitha studimet e bëra për këtë temë) çka më ka çuar në përfundimin se në atë ngjarje duhet të jenë përfshirë forca të tjera nga ato të propoganduarat dhe e vërteta duhet të jetë krejt tjetër për tjetër. Por ekziston diku i fshehur një informacion i rremë, çka duhet të shërbejë si argument se gjithëshka e thënë më vonë është thjeshtë një mashtrim propogandistik me qëllime politike, mbi masakrat e shqiptarëve e publikuar më 1946 ku pranohet se çetnikët e Mihailoviçit masakruan më shumë se 2.000 gra, fëmijë, pleq nga elementi shqiptar (gazeta Bashkimi, e enjte, dt. 18 korrik 1946,).
Epoka komuniste e diktaturës në Shqipëri u mbyll me dy libra mbi Kosovën, të botuar nga Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, njëri më 1989 me titull “Ç’thonë dhe ç’kërkojnë kosovarët” në tre vëllime (përmbledhje artikujsh) ku do të veçoja dy artikujt e Doktor Ibrahim Rugovës: “Serbët vijnë përsëri si hakmarrës” (vëll. 1 f. 23-27) dhe “Nuk jemi opozitë, ne jemi armiq” (Vëll. 1, f. 359-361); dhe, tjetri më 1990 me titullin provokativ “E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi” përmbajtja e të cilit vetëm këtë të vërtetë nuk mund të thoshte dot. Kështu Profesor Sofokli Lazri në artikullin: “Apologjia e dhunës në Kosovë” flet për mijëra të vrarë nga djelmnia kosovare më 1945 nga ana e politikës jugosllave (f. 7), por nuk e përmënd në asnjë rresht “Masakrën e Tivarit” a thua se ajo nuk kishte asnjë lidhje me krimin antishqiptar të realizuar në atë kohë në Kosovën Martire. Po kështu në atë libër Lefter Nasi duke folur për veçori dhe rezultate të LANÇL në Kosovë jo vetëm që nuk përmënd kërkund “Masakrën e Tivarit” dhe krimet e politikës jugosllave ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, por ka guximin të flasë për 53.000 luftëtarë shqiptarë të Kosovës të organizuar në formacione luftarake ku 35.000 prej tyre u dërguan në frontin e Sremit (f. 368-369) pa na treguar rrugën dhe mënyrën e dërgimit të tyre në destinacionin e mësipërm kur një propogandë e tërë 66 vjeçare e lidhte këtë operacion ushtarak me Shqipërinë duke akuzuar popullatën shqiptaroveriore për indiferentizëm, a thua se nuk ekzistonte në atë kohë në malet e Malësisë së Madhe Heroi legjendar dhe mbrojtësi i vetëm i trojeve shqiptare vigani Preng Cali.
Ndërsa një studim mbi historinë e Kosëvës, në kuadrin e marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, pranon një krim antishqiptar në Tivar pas luftës së Parë Botërore ku u asfiksuan 1670 shqiptarë pa përcaktuar datën e saktë (Miranda Vickers, Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, f. 180, Tiranë 2004, ku mund të jetë dhe defekt përkthimi).
Menyra e zbulimit të asaj ngjarje të tmershme ka ndjekur këtë rrugë:
a – Fillimisht u studiua materiali i propoganduar për “Masakrën e Tivarit” ku përfshihen:
1 – Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), botuar më 1992 në Tiranë.
2 – Azem Ajdini, Masakra e Tivarit (Serbo-Malazeze), botuar më 1998 në Tiranë
3 – Dr. Muhamet Pirraku, Tivari 1945, Kalvari i Kosovës, botuar më 2005 në Prishtinë.
4 – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëll. 2, botuar më 2008 në Tiranë
b – Pastaj u studiua sfondi historik i “Masakres se Tivarit” për periudhën gusht 1944 -dhjetor 1945 në Jugosllavi dhe Shqipëri ku përfshihen:
1 – Xhelal Gjeçovi, Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (nëntor 1941 – nëntor 1944), botuar në Tiranë më 1986.
2 – Josip Broz Tito, Rrëfime autobiografike, vëll. i parë, me përkthim të Vehap Shita-s, botuar në Prishtinë pa vit botimi, por pas 1980.
3 – Milovan Gjillas, Si e njoha Josif Broz Titon, me përkthim të Nikolla Sudar, botuar në Tiranë më 2006.
4 – Ramiz Alia, Jeta ime (kujtime), botuar në Tiranë më 2010.
5 – Une Ramiz Alia deshmoj per historine (intervista), botuar ne Prishtinë me 1992 dhe në Tiranë më 1993.
6 – Ramiz Alia, Enveri ynë, botuar në Tiranë më 1988.
7 – Petrit Palushi, Masakër komuniste në Buzëmadhe, botuar në Tiranë më 1996
8 – Dr. Lutfi Çejku, Luma nëpër sfidat e historisë, botuar në Prizren më 1997
9 – Luan Dode, Kosova në qëndrimet e Enver Hoxhës (diskutim me akademikun Rexhep Qosja), Botimet Medaur 2006.
10 – Dr. Muhamet Shatri, Kosova në luftën e dytë botërore (1941-1945), botimet Toena 1997.
Por dhe një sëri studimesh mbi historinë e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë përgjatë periudhës 1939-1948, sidomos të periudhës 1943-1945, ku krijohet dhe themeli i krimit antishqiptar të realizuar përgjatë atyre viteve nga ana e komunistëve të Enver Hoxhës
c – Duke parë pasaktësitë që shoqëronin punimet e mësipërme ju drejtova studiuesve të pavarur që i kishin shprehur mendimet e tyre në internet në site të ndryshme (në artikullin “Masakra e Tivarit”) ku veçova:
1 – punimet e Sheradin Berishes mbi krijimin e formacioneve partizane ne Kosove ne vitet 1943-1944; Vendosja e administrimit ushtarak dhe ripushtimi i Kosoves; Mobilizimi i dhunshem i shqiptareve ne mars 1945; Masakra e Tivarit
2 – Prof. Dr. Muhamet Pirraku: Deshmite e komandanteve sllave
3 – Xhafer Leci: Masakra e Tivarit dhe tradhetia e Enver Hoxhes
4 – Leterkembimi i Alise, si i dorezoi kosovaret tek UDB-ja; Misioni i divizioneve shqiptare per te mobilizuar kosovaret; radiograme te Enver Hoxhes dhe deshmi te Shefqet Peçit, Arif Haskos pergatitur nga Kreshnik Mersinllari, të cilët mundohen të përcaktojnë autorët e drejtëpërdrejtë të krimit antishqiptar në Tivar, por dhe idetë e një sërë personazhesh në fushën politike ku diku i afroheshin “Masakrës së Tivarit” e diku e anashkalonin duke më krijuar nënkuptime të fshehta.
e – Duke qenë i pakënaqur me materialet bashkangjitur rimora udhëtimin nga Morina deri në Murriqan duke përshkruar të gjithë rrugën që kishte bërë kollona fatkeqe e shqiptarëve të Kosovës më 1945 ku mora informacion nga pleqte e fshatrave, sidomos në Qafë të Malit (Fushë Arrëz) dhe Murriqan, ku pretendohej se ndodheshin dy varrezat masive me nga rreth 4000 trupa njerëzish. Mora informacion nga banorët e Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Zhurit ku ndodheshin dëshmitarët e udhëtimit fatkeq të kollonës së shqiptarëve të Kosovës të cilët ose ishin arratisur nga ajo kollone në Fushë Arrëz duke qenë dëshmitarë okularë të masakrimit të grupit te parë të kollonës në Qafë të Malit ose pretendonin të ishin pjestarë të kollonave që kaluan nëpër Shqipëri drejt bregdetit të Adriatikut jugosllav. Mora infomacion nga dëshmitarët e zonave nga kishte kaluar kollona fatkeqe me shqiptarët nga Kosova në territorin shtetëror shqiptar ku përsëri informacioni ishte kontradiktor, jo i plotë dhe shpesh herë i pasaktë, duke filluar nga Morini i Kukësit, Shën Mëri, Qafë Mali, Fushë Arrëz, Pukë, Luf, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër, Ana e Malit, Murriqan.
a – Materiali i propoganduar mbi “Masakrën e Tivarit”
Të dhënat për këtë ngjarje çuditërisht janë mbajtur të fshehta edhe pse në popull flitej, me zë të ulët, për një masakër në territorin shqiptar të një kollone me 12.000 djem shqiptarë të Kosovës ( a ishte një thashemnajë e përhapur nga propoganda komuniste, për arësye që nuk merret vesh, apo një realitet unë akoma as sot nuk e kam përcaktuar saktë dhe kjo duhet marrë parasysh nga lexuesi, pamvarësisht se unë nenevizoj idenë se është një realitet i hidhur shqiptar). Por ngjarja ngatërrohej me asgjësimin e një numëri shqiptarësh në Tivar dhe të dy ngjarjet dikush i bashkonte në një të vetme e dikush i ndante. Interesant ishte fakti që pala shqiptare nuk e pati përmëndur asnjëherë këtë fakt, kur pala jugosllave kishte pretendimet e veta. Në një emision radiofonik rreth viteve 1985-1990 (mund të jetë dhe 1991) në Titogradin e asaj kohe, në ora 17, në emisionin e lajmeve në gjuhën shqipe, u shtrua pyetja mbi ngjarjen e atij viti të largët dhe referuesi jugosllav mohoi arritjen e ndonjë kollone me shqiptarë nga Kosova me pretendimin se kollona me shqiptaret e Kosovës ishte futur në territorin shqiptar dhe nuk kishte arritur asnjëherë në Mal të Zi (njerëzit e atij grupimi vazhdonin të jetonin në Shqipëri, ndërsa pala jugosllave nuk kishte asnjë dijeni; – ky ishte pretendimi përfundimtar i referuesit). E gjitha propoganda mbi atë ngjarje fshinte diçka krejt tjetër për tjetër dhe kjo më shtyu të vazhdoj kërkimet mbi të ashtëquajturën “Masakër e Tivarit”.
Kjo zbulim kishte filluar krejt rastësisht në Qafë të Malit, mbi Fushë Arrëz, ku ndodhesha me një shërbim të gjatë studimor gjeofizik nga prilli 1991, në afërsi të Qafës së Shllakut ku ndodhej sipërfaqja gjeologjike, deri në tetor të atij viti me një ndërprerje një mujore (qershor) kur vajta në Iballë (çuditërisht kam të ruajtur ditarin teknik te atij viti). Punëtorët që muarëm si ndihmësa më treguan disa tregime të baballarëve e gjyshërve të tyre ku bëhej fjalë për një varr masiv në një vënd aty afër i cili kishte lidhje me një kollonë shqiptarësh të ardhur nga Kosova rreth vitit 1945-1946, dhe kjo e dyshimtë, pasi koha nuk mbahej mënd. Meqënëse unë isha drejtuesi teknik i punimeve, duke disponuar dhe aparaturën e nevojshme për zbulimin e varreve, e mora përsipër zbulimin vetëm se kërkova të bisedoj pikërisht me pleqtë e disa shtëpijave aty rrotull. Kane kaluar 20 vjet nga ato kohera, por mbaj mënd se një plak më tha se e dinte vëndin, por nuk kishte asgjë pasi trupat ishin larguar prej andej kur kishte ardhur Hrushovi (1959). Kjo nuk e pengonte studimin pasi aparatura “Turam” ishte e aftë të zbulonte varret dhe gropat mijëravjeçare; kështu që një ditë prej ditësh montuam aparaturën dhe realizuam matjet. Rezultoi një grupë e madhe me përmasa rreth 70 x 50 metra të aftë të mbante mbi 5000 trupa njerëzish. Detyrova punëtorët të hapnin një kanal të madh mes përmes anomalisë, 10 metra të gjatë, gjysëm metri të gjërë dhe një metër të thellë për të parë rezultatin, por nuk qe e nevojshme pasi në thellësi 30 centimetra u dalluan gjurmë të theksuara mbetjesh kockash në të gjithë gjatësinë e kanalit. Puna nuk vazhdoi më tej pasi nuk isha i aftë të nxirrja konkluzione të sakta dhe prania e atyre kockave nuk më bindi pasi ishin mbetje të vogla për trupat e njerëzve. Sot e kuptoj se kam gabuar tepër rëndë, ajo mund të ishte varreza e parë masive e shqiptarëve të kollonës kosovare me drejtim kinsé Tivarin e famshëm. Fakti që atje të nesërmen u derdhën përfaqësuesit e policisë dhe pushtetit ekzekutiv të Fushë Arrëzit (ishte viti 1991) duhet të tregojë se atje fshihet një gjë që nuk duhet ta dijë kërkush, përveç pushtetarëve komunistë të vjetër, por dhe këta duhet ta harrojnë me çdo çmim. Do të kthehesha pas tetëmbëdhjetë vitesh dhe në atë vënd ishte ndërtuar impianti i ujit “Lajthiza”. A ishte bërë me qëllim, apo ngaqë në atë vënd ndodheshin vetëm dy-tre kasolle nuk e di, por më mbeti peng në zemër për mos zbulimin e një hipoteze që edhe mund të kishte qenë e vërtetë. Është kjo arësyeja përse vazhdova studimin e problemit dhe udhëtimin përsëritës të kollonës me shqiptarët e Kosovës të vitit 1945. Por më përpara kërkova informacionin e nevojshëm për këtë problem dhe më habiti jashtë mase heshtja absolute e Enver Hoxhës për këtë ngjarje a thua se ajo nuk kishte ndodhur (në të vërtetë ajo ekzistonte shumë e fshehtë dhe duhet të kishe informacion të plotë që të mund ta zbuloje; – për këtë do të flasim në vazhdim). E njëjta situatë kishte ndodhur edhe me një letër të panjohur të Enver Hoxhës mbi Kosovën të gjëndur në Arkivat Ruse (përgatitur nga Ymer Minxhozi) edhe pse diktatori pranon masakrimin në masë të shqiptarëve të Kosovës nga ana e serbo-mëdhenjve (Tiranë 2002, f. 13). Përse duhej të sillej kështu diktatori shqiptar kur ai e kishte shpallur botërisht antititizmin e tij politik? A nuk kishte këtu diçka për të dyshuar? Kjo qe shtytësja e dyte për të vazhduar punën për zbardhjen e fatit të viktimave shqiptare nga Kosova Martire. E thëna më shkoqur për të zbuluar fajtorët direkt të masakrës së shqiptarëve të Kosovës më 1945 të futur në Morinë me destinacion kinsé Tivarin: kriminelët serbomalazes apo kriminelët enveristë shqiptarë? Cila ishte permasa e gjithseicilit ne kete krim? Per sqarim te lexuesit une nuk kerkova gjurmet e “Masakres se Tivarit”, pasi isha i bindur se ajo ishte veper e serbeve, armiqve tane biologjike mbi njemije e katërqindvjeçare te cilet e realizuan per te futur ne grindje shqiptaret e Jugosllavise midis tyre (shqiptarët e Tivarit me shqiptarët e Kosovës, sidomos të Drenicës, folesë legjendare të shqiptarisë); une kerkova gjurmet e nje krimi te padeklaruar, por qe fshihej pas “Masakres se Tivarit”, ku pergjegjesia binte, sipas kujtimeve te banoreve vendas, vetem mbi komunistet e Enver Hoxhes.
Do të shkruajnë më vonë:
1 – Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990), botuar më 1992 në Tiranë, f. 450 – 456.
- “Udheheqja strategjike” serbojugosllave, vononte po nuk harronte qe pas operacioneve te tera shfarosese ne Kosove e vise dhe pas tri njesive qe dergoi ne Vojvodineper ne “frontin e Sremit”, te organizonte edhe nje grupim forcash shqiptare te moshes me aktive per te “krahemarre gjate bregdetit Adriatik, ndjekjen e forcave naziste nga Jugosllavia. Per kete qellim, u mobilizuan dy grupime shqiptaresh: njeri nga Rrafshi i Kosoves, duke perfshire edhe treven e Vardarit deri ne Medvegje e Bujanoc, ndersa tjetra ne Rrafshin e Dukagjinit. Perqendrimi i tyre u be ne dy rajone grupimesh: te Suharekes dhe te Prizrenit (Kazermave)….Nje grupim me i vogel, i treti, e perbenin bijte e rretheve te Prizrenit, Dragashit e Rahovecit…..Brigada e 27-te e divizionit 46 serb, e cila dha prova dhune dhe zjarri qysh ne janar 1945 ne terrorizimin e Kosoves, u be e “denje” qe t’i besohej misioni i terrorizimit edhe i kesaj force te re partizane te Kosoves. Per aresyet e pengesave malore dhe te stines se dimrit, kjo force “nen verejtje” nuk mund te kalonte drejteperdrejte nga Kosova per ne Mal te Zi, ne Adriatik, prandaj do te kalonte nepermjet Shqiperise Demokratike ne linjen: Prizren –Kukes – Shkoder – Tivar. Nuk u dha ndonjehere shifra e sakte e tri grupimeve kosovare. Thuhej se arrinin deri ne 17.000 veta. Marshimi nisi nga Prizreni me 15 mars 1945. Çdo grupim kishte nje grupkolone treshe. Sipas kujtimeve ishin gjithsejt 9 kolona. Ishte fundi i muajit mars kur nisi marshimi i tyre…..Nje gje ishte e sigurte: askush ne Shqiperine Veriore nuk mund t’i krijonte pengesa e jo me ta rrezikonte “marshimin e Kosoves per ne lufte” dhe se askush, brigaden malazeze nuk do ta pengonte e rrezikonte perderisa ishte e “shoqeruar me nje force shqiptare te Kosoves”…..Udhetohej me dite e me nete dhe ne menyre te pavarur e te paraprire nga asnje njesi shqiptare te qarqeve perkatese te Kukesit dhe te Shkodres…..Vetem pas kater dite marshimi me 19 mars 1945 arriten te pergjysmuar ne Tivar……..Ne fund te marsit dhe ne ditet e para te prillit mori nje marshim tjeter per ne Tivar dhe viktimat qene te pakta……Ne radiogramin pasues te 7 prillit, komanda e qarkut (behet fjale per Shodren, GH) theksonte se sipas konstatimeve te mevonshme ngjarja ishte provokuar nga ana e jugosllaveve dhe shtonte: “Perpara nje jave, me se 7000 kosovare kishin kaluar per ne Mal te Zi te ndare ne tre grupe marshimi. Grupi i dyte me mbi 3000 vete, sapo arriti ne breg te detit prane Tivarit u rrethua nga jugosllavet. Prej tij u larguan elementet sllav ndersa mbi shqiptaret u hap zjarr….”
Sipasi ketij materiali behet fjale per tre kollona shqiptaresh te Kosoves me nga tre grupe seicili, ku vetem grupi i dyte i kollones se dyta ka lene shenja kalimi ne Shkoder dhe mbi kete kollone eshte ngritur versioni i “Masakres se Tivarit” ku jane asgjesuar rreth 3000 vete ne breg te detit prane Tivarit. Anashkalohet pergjysmimi i kollones se pare prej 17.000 vetesh dhe nuk permendet fare kollona e trete. Te pakten ne kete material te parafrazuar kjo del qarte.
2 – Azem Ajdini, Masakra e Tivarit (Serbo – Malazeze), botuar më 1998 në Tiranë, f.26 – 52 (njeriu qe pretendon se ka qene pjesmarres ne kollonen qe u masakrua ne Tivar).
Kapitulli mbi kete teme ka nje nenkapitull me pyetjen: Perse u masakruan 3760 partizane shqiptare te grupit te dyte, ne mars 1945, ne Tivar te Malit te Zi.
“Gjithashtu na komunikuan se: a) Ne grupin tone jane 4580 luftetare. b)Per shkak te rruges se gjate, dhe se kolona jone do te levizte me kembe neper territorin e Shqiperise…..(autori nuk e thote, por duhet te kete qene data 26 mars dita e nisjes drejt Shqiperise, GH)…ne diten e pare te marshimit te kolones prej 4500 luftetaresh, rreth ores 20 mberritem ne Kukes…Drejt Pukes udhetuam te raskapitur dhe mberritem rreth ores 17 (duhet te kete qene data 28 mars; dmth rruga Kukes – Puke eshte pershkruar brenda dy dite, GH)…Nga Puka, drejt Veriut, udhetuam ne te njejtat kushte dhe ne oren 20 arritem prane “Ures se Zogut”, ne nje kanion te thelle (duhet te behet fjale per uren e Gomsiqes dhe daten 28 ne darke, GH)… Ne Shkoder mberritem rreth ores 16, te dates 30 mars, te vitit 1945…..Drejt Ulqinit u nisem pas mesit te nates. Aty nga ora 3 (date 31 mars, GH) u gjendem para nje sasie eksplozivi….Ne Tivar arritem rreth ores 13. Ne qytet pame nje mobilizim te madh te ushtrise e te popullit me arme ne duar, ata na shihnin me urrejtje e perbuzje….Ky ishte sinjali i fillimit te masakres dhe nga te gjithe anet degjuam krisma. Na qellonin nga cdo skute, oborr shtepi, shkemb, dritare, cati me zjarr te panderprere dhe me arme te ndryshme si: pushke, automatike, mitraloza, mortaja 45 mm e pistoleta. Keshtu, brenda nje ore, nuk mbeti ne kembe asnje nga grumbulli i njerezve, prej gati 3000 vetesh…Ne masaker nuk moren pjese vetem ushtaret, por mendoj edhe te gjithe qytetaret e Tivarit: burra, gra, personeli i sherbimit shendetesor, pjestaret e institucioneve te administrates lokale te qytetit, pra mbi ne kane qelluar te gjithe qytetaret qe me qellim ose jo, ate dite gjendeshin aty….Nje oficier, me listen emerore ne dore, komunikoi se nga Kosova ishin nisur 4580 luftetare, pra gjate rruges dhe ne masakren e Tivarit jane vrare dhe zhdukur 3760 shqiptare…….Per numrin e viktimave kishte versione te ndryshme dhe shifrat me te permendura ishin 4500 deri ne 6000, ndersa per grupin e pare, mbasi ne ishim grupi i dyte, varionte nga 1000 deri 1500 te vrare….”
Sipas ketij materiali behet fjale per kollonen e dyte te ndare ne tre grupime ku kasaphana e Tivarit mbeshtetet ne grupin e dyte te kesaj kollone.
3 – Dr. Muhamet Pirraku, Tivari 1945, Kalvari i Kosovës, botuar më 2005 në Prishtinë.
Ndoshta eshte libri me i plote mbi “Masakren e Tivarit”, sipas idesë që të masakruarit kanë kaluar nëpër Shqipëri, te mbeshtetur edhe ne dokumenta serbe ku pranohet procesi i dergimit per ne Mal te Zi te shume shqiptareve te Kosoves te organizuar neper struktura ushtarake te cilat jo rralle tentojne te fshehin masakrat mbi keta shqiptare nga ana e forcave serbe. Panorama e ketij procesi, sipas studimit te autorit paraqitet si me poshte:
- Me 24 mars 1945 Shtabi i divizionit te 46-te e informonte SHOK-un se “sot, ne oren 7, u dergua per ne Shkoder Grupi i pare i shqiptareve te mobilizuar”, gjithsej 2600 veta, nen percjelljen e “30 udheheqesve nga njesite dalmatine” dhe te nje batalioni te Brigades 27-te te Serbise, dhe se “transportimi ka filluar me rregulla te medha ne grupe deri ne 100 njerez”. Pas dergimit te tri eshalloneve deri me 27 mars 1945, Shtabi i Divizionit te 46-te e informonte SHOK-un per “dergimin per ne Shkoder te shqiptareve te mobilizuar”. Pasi pershkruhej raporti i 24 marsit per dergimin e “2600 shqiptareve”, vihej ne pah se Transporti i Dyte eshte deguar me 26 mars, ne oren 6. “Ne kete trasport jane derguar 2400 shqiptare nen percjelljen e Shtabit dhe te njesise prane Shtabit si dhe prej nje batalioni te Brigades se 27-te”. Nderkaq, Transporti i Trete eshte derguar me 27 mars, ne oren 6. “Ne kete parti jane derguar 2700 shqiptare, kurse jane percjelle prej dy baralioneve te brigades se 27-te” te Serbise (f. 17-18).
- me burime arkivore, del se nga Eshalloni i Dyte i marsit 1945 prej nisjes nga Prizreni deri ne Shkoder u likujduan 30 vete, nga Shkodra perfundimisht me Plojen e Tivarit me 1 dhe 2 prill 1945 u likujduan 1560 vete, kurse ne Biograd ne More, ne radhen e Armates IV te AJ-se, arriten vetem 726 shqiptare (afer Raguzes u vrane rreth 40 vete, ne Split vdiqen dhe mbeten disa vete dhe ne Trogir u nxorren nga deti 29 veta). Rezulton se nga 2400 veta te Eshalonit te Dyte deri ne Shtabin e Divizionit XV te Armates IV te AJ-se, jeten e humben 1670 veta. Ky numer i deshmuar me fakte burimore dhe analiza te fakteve korrespondon fuqimisht dhe me te dhenat aproksimative te Profesor Ymer Berishes (1690), me 22 tetor 1945, dhe te kapitenit Bajram Gola (1700), me 31 maj 1990 (f. 45)
- “Ne kohen prej 19-24 prill jane percjelle per Shkoder tri grupe rekrutesh shqiptare te mobilizuar ne territorin e Divizionit dhe qe arriten ne Prizren, te derguar nga anet e tjera. Grupi i pare prej 1520 rekrutesh u nis nga Prizreni me 19 prill (….), Grupi i dyte prej 2626 rekrutesh u nis nga Prizreni me 20 prill (….) dhe Grupi i trete prej 1130 rekrutesh u derguan me 24 prill 1945”, qe do te thote gjithsejt 5276 shqiptare “rishtazi te mobilizuar” (f. 69)
- Nga te dhenat burimore te proveniences ushtarake, te perdorura per kete studim, del se ne tri eshalonet e marsit 1945 nga Kosova per plotesimin e Armates IV te Jugosllavise jane nisur 7700 – 8000 shqiptare, kurse ne eshalonet e prillit 1945 edhe 5270 – 5323 shqiptare. Do te thote, Shtabi Operativ i Armates se Jugosllavise per Kosmet me destinim zyrtar, legal – per “clirimin” e Istres, per okupimin e Triestes dhe per clirimin e Sllovenise dhe te Kroacise nisi nga Kosova 12970 – 13323 “rekrute” te mobilizuar dhunshem (f. 73).
- nuk kemi te dhena te sigurta per te deshmuar fajesine apo pafajesine e Enver Hoxhes lidhur me masakren e Tivarit, por nje gje eshte e sigurte se efektivat e disa brigadave te UNC te Shqiperise ishin pjese e “rreth 40 mije luftetareve” qe moren pjese ne vendosjen e pushtetit ushtarak jugosllav ne Kosove, me 8 shkurt 1945, dhe per mobilizimin e dhunshem te meshkujve shqiptare te moshes 16-60 vjecare, kinse per nevojat e luftes per clirimin e Jugosllavise (f. 79-80).
Sipas ketij materiali behet fjale per dy kollona rekrutesh shqiptare te Kosoves te ndare ne tre grupe gjithseicili, ku grupi i dyte i kollones se pare eshte i lidhur me “Masakren e Tivarit”. Nuk permendet kollona e pare me 17000 rekrute shqiptare te Kosoves, po te marrim parasysh librin e Shaban Brahas.
4 – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëll. 2, botuar më 2008 në Tiranë nën logon: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, f, 1646 – 1648.
Për herë të parë shkruhet në një enciklopedi shqiptare mbi këtë masakër ku jepet sfondi historik, dinamika e lëvizjes, numri i njerëzve pjesmarrës, koha, rrugëkalimi, dhe mënyra e masakrimit të shqiptarëve të një pjese të asaj kollone. Është artikull më vete me këtë përmbajtje të përmbledhur:
“MASAKRA E TIVARIT (1945). Asgjësimi fizik i të rinjve shqiptarë nga Kosova në afërsi të qytetit të Tivarit më 1 prill 1945. Një nga masakrat më të mëdha të kryera në fund të Luftës II Botërore (shih). Viktimat ishin Shqiptarë të moshave nga 18 – 45 vjeç….Të rinjtë e mobilizuar në Kosovë marshuan në drejtim të portit të Tivarit, në këmbë dhe të ndarë në kolona. Rruga që ata përshkruan filloi nga pikat e mobilizimit e deri në Prizren, që ishte dhe vëndi i grumbullimit dhe vijoi në drejtim të Kukësit, Pukës, Shkodrës dhe Tivarit. Ata i ndanë në tri kolona me rreth 2500 vetë seicila. Për shoqërimin e tyre u ngarkuan repartet e Divizionit të 46 serb. Më 24 mars, nga Prizreni u nis kolona e parë me 2394 veta, e cila arriti në Tivar në fund të muajit, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX jugosllav. Kolona e dytë me 2382 vetë u nis nga Prizreni më 26 mars dhe në Tivar iu dorëzua reparteve të Brigadës X malazeze. Më 27 mars u nis kolona e tretë me 2700 vetë dhe për shoqërimin e saj u ngarkuan repartet më të mëdha të Brigadës XXVII të Divizionit të 46 serb…..Jehonë të hidhur bënë vrasjet e ushtarëve shqiptarë të kryera në urën e Bunës, pasi kishin dalë nga qyteti dhe përpara se kolonat të drejtoheshin nga Ana e malit. Në situatë jashtëzakonisht të vështirë u ndodh kolona e të rinjve kosovarë me rreth 2300 vetë, që arriti në Tivar më 1 prill. Për numrin e të rinjve shqiptarë të masakruar në Tivar më 1 prill 1945 janë dhënë shifra të ndryshme. Sipas autoriteteve jugosllave numri i të vrarëve ishte 300 vetë, por studiues që e kanë trajtuar atë ngjarje, theksojnë se atje u masakruan rreth 1670 të rinj shqiptarë”. (Lefter Nasi)
Por fakti që në këtë enciklopedi nuk bëhet fjalë për masakrën e Buzëmadhes që realizoi Shefqet Peci me brigaden e V-të S te UNÇSH në fillim të vjeshtës së 1944-ës duhet të tregojë se ngjarjet jane të paragjykuara në planin kohor dhe duhet të fshehin diçka tjetër për tjetër. Por ato duhet të shërbejnë për të treguar aresyet pse pikërisht brigadë e V-të udhëhoqi divizionet shqiptare drejt Jugosllavisë (mos vallë për karakterin antishqiptar dhe kriminal të saj me provat që kishte dhënë ne asgjesimin e çetave te nacionalisteve ne Jugun e Shqiperise dhe masakrat ne Veriun e Shqiperise, -masakrat ne fshatrat: Sine, Fushë Aliaj, Mustafe, Zall Dardhë, Kala e Dodes, Gostil, Qafë të Kolesianit, Lusën, Buzemadhe? Lexuesi duhet të dijë se nga viti 1944 deri në vitin 1952 janë vrarë në luftë kundra bandave komuniste 2200 dëshmorë (e gjej këtë shifër të publikuar në librin e Nikollë Mëlyshit: “Ngjarje historike” të ndime, të pame e të jetueme), masakruar, pushkatuar pa gjyq me qindra-mijëra shqiptarë nga ana e pushtetit komunist, shifra e saktë e së cilës nuk do të gjëndet kurrë.
Pastaj Fjalori Enciklopedik Shqiptar e ka pare problemin krejt te izoluar duke krijuar pershtypjes se kemi te bejme vetëm me nje kolone te ndare ne tri grupime, ku mbi grupimin e dyte u realizua “Masakra e Tivarit”. Anashkalohet e gjithe dinamika e rekrutimit te dhunshem te shqiptareve te Kosoves duke krijuar pershtypjes se kemi te bejme me nje ngjarje krejt te rastit.
Nga i gjithë materiali propogandistik mbi “Masakrën e Tivarit” rezultojnë këto përfundime konkluzive (dmth kjo masakër mbështetet në:
1 – Dërgimi i forcave partizane shqiptare, konkretisht Korparmata e I-rë e UNÇSH për mobilizimin e djemve shqiptarë të Kosovës në ushtrinë jugosllave.
2 – Mobilizimi i rinisë kosovare në organizime ushtarake të paarmatosur.
3 – Lufta e forcave shqiptare kundra çetave të nacionalistëve kosovarë (të emërtuara si forca të reaksionit)
4 – Largimi i forcave ushtarake shqiptare nga Kosova nën alibinë e ndjekjes së forcave gjermane.
5 – Futja e forcave kosovare nën mbikqyrjen e forcave serbo-malazeze në territorin shqiptar ku u realizua masakrimi dhe transportimi në këmbë i tyre në Tivar të Malit të Zi.
6 – Kthimi i forcave shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri pas “Masakrës së Tivarit” pa na e dhënë rrugën se nga kishin kaluar forcat partizane shqiptare. Në këtë pikë qëndron një ndër të fshehtat e veprimtarisë së bandave partizane të Enver Hoxhës nga Kosova drejt Shqipërisë dhe pika kryesore që e përjashton kalimin e një grupi shqiptarësh të Kosovës nëpër Shqipëri dhe masakrimin e tyre në Tivar; kjo pikë krijon dyshimin më të parë që “Masakra e Tivarit” nuk ka lidhje me kollonën e shqiptarëve të Kosovës të kaluar në territorin e Shqipërisë rreth vitit 1945.
b – Sfondi historik i “Masakres së Tivarit” (tetor 1944 – dhjetor 1945)
Aresyeja e percaktimit te sfondit historik te Masakres se Tivarit eshte e lidhur me thelbin e problemit dhe gabimet qe hasem tek te gjithe autoret e parapare dhe mosperputhjen e permasave te krimit. A eshte e qellimshme kjo gje, apo ky ka qene niveli i informacionit te studiuesve eshte nje problem qe mund te percaktohet ne fund te te gjithe punimit pasi ajo qe u ngulit ne koken time qe ne fillim ishte ekzistenca e nje krimi krejt te paditur me permasa shume me te medha se “Masakra e Tivarit” dhe kjo duhej zbuluar pamvaresisht nga pasoja. Autoret e mesiperm pikerisht kete nuk kishin zbuluar, kur bashkesia e tyre pikerisht kete sygjeronte: ekzistencen e nje krimi të ndryshëm dhe pertej atij te Tivarit.
Marrja ne konsiderate e librave te meposhtem perjashtonte pikerisht mundesine e fshehjes se ngjarjes se panjohur, pasi sfondi historik diskretitonte edhe autoret e meposhtem ne drejtim te pretendimeve te gjithsecilit.
1 – Xhelal Gjeçovi, Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (nëntor 1941 – nëntor 1944), botuar në Tiranë më 1986.
Libri eshte shkruar ne vitet e diktatures dhe rrjedhimisht ka qene ne pershtatje me propoganden e politikes enveriste. Eshte afer mendsh qe nuk mund te presesh sinqeritetin e studiuesit, por detyrimin politik per t’i paraqitur ngjarjet sipas interesave propogandistike te Enver Hoxhes edhe pse ai kishte nje vit qe kishte nderruar jete. Sipas autorit tone kemi kete situate marredheniesh midis komunisteve shqiptare te Enver Hoxhes dhe atyre jugosllave te Titos:
- Kerkesa per dergimin e dy brigadave te ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise u be nga udheheqja jugosllave ne qershor te vitit 1944, nepermjet Komandes se Korparmates II te ushtrise Nacionalclirimtare qe vepronte ne Mal te Zi dhe te Shtabit te Kosmetit. Ajo u perserit gjithashtu ne korrik e ne gusht te po atij viti. Duke bere kete kerkese, udheheqja jugosllave ishte e bindur se njesite partizane serbe e malazeze nuk mund te vepronin ne Kosove, pasi populli aty ishte i revoltuar se tepermi nga shfaqjet shoviniste dhe nga sjelljet perbuzese te kuadrove dhe reparteve partizane jugosllave, si dhe nga lenia e lire e bandave cetnike te Mihajlovicit per te ushtruar terror e masakra ndaj tij……Komiteti Qendror i PKSh dhe Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare, pasi studioi kerkesen e udheheqjes jugosllave, vendosi qe te dergonin menjehere ne Kosove dy brigada te ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise duke qene te bindur se kjo do te ndikonte fuqishem ne forcimin dhe masivizimin e Levizjes Nacionalclirimtare, ne rritjen e frymes luftarake e te mobilizimit te vellezerve kosovare ne lufte dhe kjo do t’u jepte mundesi atyre qe te perligjnin me se miri kerkesen per te gezuar te drejten e vetevendosjes pas perfundimit te saj. Ne perputhje me vendimin e marre, me 12 shtator 1944, Komandanti i Pergjithshemi Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise, shoku Enver Hoxha, i dha urdher Shtabit te Korparmates I qe te pergatiste e te niste menjehere dy brigadat ne Kosove. Ne te njejten kohe, ne nje radiogram drejtuar Shtabit te Korparmates, Komandanti i pergjithshem udhezonte qe ne “Kosove sjellja duhet te jete shembellore, disiplina e forte. Te behet mobilizimi i kosovareve ne radhet e ushtrise pa diference (nenvizimi imi, GH). Te formohen njesite nen komanden tone ose te jugosllaveve”. Ne zbatim te urdherit u caktua qe te kalonin ne Kosove Brigada e 3-te Sulmuese dhe brigada e 5-te sulmuese, dy nga brigadat me te vjetra e me me pervoje. Per drejtimin e veprimeve luftarake te tyre u krijua, me urdher te Komandes se Pergjithshme, nje shtab i perbashket operativ me komandant shokun Shefqet Peci dhe perfaqesues te Korparmates shokun Manush Myftiu……ne territorin e Kosoves hyri e para brigada e 5-te S., naten e 4-5 tetorit 1944….Kalimi i Brigades se 5-te S. ne Kosove u krye nga Shistaveci dhe Novosela ne drejtim te Dragashit…. (f.216 – 219)
- Sipas kerkeses se Shtabit te Kosmetit, Komanda e Divizionit V Sulmues te Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise caktoi Brigaden e 3-te S. dhe Brigaden e 5-te s. qe te kryenin veprime per spastrimin e forcave reaksionare ne Drenice, kurse Brigada e 25-te S. ne Ferizaj…. Me 2 dhjetor Brigada e 25-te S. e ushtrise sone nacionalclirimtare mori ne dorezim qytetin e Ferizajt nga Brigada e 2-te maqedonase, e cila ishte demtuar rende……pikerisht ne kohen kur Kosova po niste te merrte fryme lirisht, erdhi pa pritur urdhri nga shtabi i Titos qe forcat partizane te Shqiperise e ato kosovare te linin Kosoven e te ndiqnin armikun nazist “drejt veriut” te Kosoves, ne thellesi te Jugosllavise (f. 223 – 225).
-Në kohën që njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare te Shqipërisë zhvillonin luftime per çlirimin e popujve te Jugosllavisë nga pushtuesit hitlerianë, në Kosovë titistët kishin ndërmarrë nje terror te shfrenuar kundër popullsisë shqiptare…….në kuadrin e valës së egër antishqiptare, vetëm në Drenicë ishin masakruar 30 000 burra, gra, pleq e fëmijë. Mbi 2 000 ishin vrarë në Mitrovicë; më tepër se 1 000 në Gilan; mijëra shqiptarë që shkuan si partizanë në brigadat jugosllave për të luftuar fashistët u vranë me urdhër të Shtabit jugosllav. Qindra shqiptarë të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët u pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren – Tivar, 1 200 djem shqiptarë që kishin mbetur nga ky kontigjent u vranë në Tivar1 (f. 236-237).
Shënimi 1 thotë: Enver Hoxha, Vepra, vëll. 33, f. 259-260. Duke marrë në konsideratë këtë vepër të Enver Hoxhës konstatoj se i gjithë citimi i marrë nga autori i mësipërm mbi viktimat shqiptare në Jugosllavinë e asaj kohe janë marrë pikërisht nga kjo vepër e Enver Hoxhës ku nuk është e vështirë të nënkuptohet se fjala bëhet për “Masakren e Tivarit”, vetem se kjo e sfumuar ne ekstrem duke nxjerrë jashtë loje palën shqiptare për atë ngjarje. E gjitha kjo më çon në përfundimin se diktatori shqiptar është munduar me të gjitha mënyrat ta fshehë “Masakrën e Tivarit” dhe ta tjetërsojë atë në drejtim të fajit. Është kjo arësyeja përse në veprat e diktatorit nuk gjëndet asnjë informacion mbi “Masakrën e Tivarit” ku hipokrizia intelektuale nuk ka guxuar as ta përmënd e jo më ta analizojë.
Sipas ketij autori kemi keto grup ngjarjesh te koncentruara:
- Brigadat shqiptare shkuan ne Jugosllavi me kerkesen e Titos
- Brigada e 3-te dhe e 5-te u caktuan per t’u futur te parat ne Kosove
- Brigadat shqiptare ndihmuan pushtetin jugosllav ne mobilizimin ushtarak te popullates kosovare pa asnje diference
- Brigada e 5-te kaloi ne Kosove nga rruga lindore qe bashkonte shtetin shqiptar me shtetin jugosllav.
- Pas dates 2 dhjetor 1944 brigadat partizane shqiptare u caktuan te ndiqnin nazistet neper dhe pertej kufijve te Kosoves (kur pas dates 24 nëndor në Kosovë nuk ka pasur asnjë këmbë nazisti dhe pa dyshim kjo perben piken me te debatueshme ne ate qe thuhet per rolin e forcave shqiptare komuniste ne Kosove ne vitet 1944-1945 kundra okupatorit nazist).
Nuk e di a i ka shkuar ndermend ketij autori se te gjitha keto, po te pranohen keshtu, e diskretitojne ne ekstrem veprimtarine e brigadave partizane shqiptare ne Kosove pergjate luftes se Dyte Boterore deri ne ate mase sa duhet pranuar se pikerisht keto brigada pergatiten terrenin aplikativ te “Masakres se Tivarit” nga ana e serbomalazezve sipas idesë së propoganduar. Akoma me tej ai nuk thote te verteten perse “u larguan” pertej kufijve veriore te Kosoves brigadat partizane, pasi shtrohet pyetje: a eshte e vertet kjo? Pikepyetja lind pasi Kosova eshte çliruar nga nazistet me 24 nendor 1944 (te pakten kete e gjejme te studimi i Shaban Braha-s mbi genocidin serb ne Kosove, ndërsa sipas një dëshmitari të kohës, që do të shihet më poshtë, gjermanët ishin larguar nga Kosova që më 11 nëndor 1944). Keshtu qe ngelet nje dyshim i madh mbi vertetesine e pretendimeve te autorit te ketij libri mbi marredheniet shqiptaro-jugosllave pergjate periudhes 1941-1944 duke i dhene te drejte perfundimeve te Dr. Muhamet Pirrakut mbi rolin e brigadave partizane shqiptare ne Kosove.
2 – Josip Broz Tito, Rrëfime autobiografike, vëll. i parë, me përkthim të Vehap Shita-s, botuar në Prishtinë pa vit botimi, por pas 1980 (f. 420).
Jam i detyruar te marr ne konsiderate mendimin e Titos per problemin e bashkepunimit ushtarak ne territorin e Jugosllavise se atehershme midis forcave serbomalazeze dhe atyre komuniste shqiptare gje e cila nxjerr ne pah jo vetëm tendencën e këtij bashkëpunimi, por dhe tendencën e interpretimeve te mëvonshme. Sipas Titos:
- “Deshiroj te permend edhe pjesmarrjen e disa njesive te Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise ne luftimet ne territorin tone, ne bazë te marrëveshjes se përbashkët. Ato, së bashku me forcat tona, kane luftuar kunder gjermaneve, ballistëve e cetnikëve ne Maqedoninë perëndimore, në Kosovë, në Mal te Zi dhe me tutje në drejtim të Bosnjës. Pastaj, përsëri me marrëveshje, ato janë kthyer ne Shqipër 79”.
Shenimi 79 thotë: Nga artikulli: Kujtime e porosi me rastin e 30 vjetorit te ngadhënjimit mbi fashizmin, Beograd, 7 maj 1975. (Tito, Vepra ushtarake, V).
Duke marrë në konsideratë studiuesit shqiptarë dhe kosovarë për problemin e kohës së largimit të forcave gjermane nga territori kosovar dhe atij shqiptar shtrohet pyetja: a thotë të vërtetën Titua kur pretendon se forcat shqiptare luftuan kundra gjermanëve, së bashku me forcat jugosllave, pas datës 15 nëndor 1944? Eleminimi i faktorit kohë në ato ngjarje historike përbën pikën më të parë dyshuese mbi vërtetësinë e pretendimit të Titos dhe arësyen përse është tentuar të çvendoset data e largimit të forcave gjermane nga Shqipëria sa më afër fundit të vitit (për qejf Enver Hoxhës i interesonte që si datë e largimit të gjermanëve të merrej data 2 dhjetor, pasi ekziston edhe sot kjo mundësi teorikisht, por kishte shumë dëshmitarë, prandaj dhe e spostoi vetëm katër ditë duke ngatërruar datën reale me datën e hyrjes së qeverisë komuniste në Tiranë dhe datën e formimit të brigadës së XXVII-të në Shkodër).
Une nuk kam gjetur ndonje tekst marrëveshje midis palës shqiptare dhe asaj jugosllave për kalimin e forcave komuniste shqiptare në territorin e Jugosllavisë, përgjatë vitit 1944-1945, ne veprat e Enver Hoxhës. Dmth Enver Hoxha ka pasur dijeni për këto deklarata të Titos, e megjithëatë i ka anashkaluar duke i larë duart si Pilati. Atëhere a nuk lind dyshimi që “Masakra e Tivarit” fsheh një krim tjetër monstruoz ku gisht ka vetëm pala shqiptare?
Deri me tani i jemi afruar përgjegjësisë politike të kësaj masakre ku pala shqiptare ka gisht të drejtëpërdrejtë, përveç asaj jugosllave, edhe pse unë pretendoj se përtej kësaj masakre gjëndet një tjetër më e madhe ku pala shqiptare ka përgjegjësinë e vetme.
3 – Milovan Gjillas, Si e njoha Josif Broz Titon, me përkthim të Nikolla Sudar, botuar në Tiranë më 2006.
- “ Veçanërisht angazhimi më i madh personal i Titos u shfaq në ngulmimin e tij për ta shkëputur Shqiperinë nga ndikimi sovjetik dhe për t’ia bashkangjitur Jugosllavisë. Stalini dhe Qeveria Sovjetike shfrytëzuan pikërisht pretendimet e pakufizuara e hegjemoniste jugosllave ndaj Shqipërisë si preteks për fillimin e sulmit kundër Jugosllavisë dhe nënshtrimin e vendeve të Europës Lindore. Rol të madh në pretendimet e Titos ndaj Shqipërisë kanë luajtur imitimi i pretendimeve sovjetike dhe garancia e dhënë prej tyre. Por Tito u tërhoq me zgjuarsi para kundërshtimit të sovjetikëve dhe të shqiptarëve në momentin e duhur, duke mbrojtur veten dhe veprën e vet…(f. 35).
Në pamje të parë duket si diçka pa rëndësi, por Gjilas ka përmbledhur në katër fraza të gjithë veprimtarinë fitimprurëse të politikës jugosllave në dëm të popullit shqiptar, por pa mundur të fshehë forcat vektoriale historike që e favorizuan në atë proçes. Në qoftë se Tito diti të përdorë forcat komuniste shqiptare për të nënshtruar popullatën shqiptare të Kosovës duke vënë në vëndin e 1913-ës kufijtë e Shqipërisë mund të thuhet se pala shqiptare këtë e ka bërë me urdhër dhe urdhëri është dhënë nga ata që formuan partinë komuniste në marsin e 1943 ku gjithsesi pala jugosllave nuk ka gisht të drejtëpërdrejtë dhe per interesa politike te Enver Hoxhes (cilat jane keto interesa dhe perse nuk jane permendur kurre). Tito nuk ka kërkuar kurrë (është fund e krye një gënjeshtër sikur Titua ka pretenduar për bërjen e Shqipërisë republikë të shtatë të Jugosllavisë dhe sikur kundërveprimi i Enver Hoxhës e shpëtoi Shqipërinë; dokumentat që gjënden për këtë temë janë fund e krye sajesa propogandistike) për ta futur Shqipërinë në suazën jugosllave jo vetëm se kjo do të çonte në formimin e një Shqipërie të Madhe nen Jugosllavine, por sepse kjo Shqipëri e Madhe do të çonte në shkatërrimin e Jugosllavisë kur t’i donte qejfi padronëve të tij dhe të Enver Hoxhës, gjë e realizuar pas vdekjes së tyre. Aftësia e Titos qëndroi në shfrytëzimin e situatave politike në favor të Jugosllavisë dhe për këtë pat shfrytëzuar shqiptarët e Enver Hoxhës ku realizoi dy qëllime njëherësh: rimori Kosovën, duke zbatuar vendimin e Konferencës së Londrës së 1913-ës, dhe grabiti pasurinë e popullit shqiptar me anë të barazimit të lekut me dinarin. Në funksion të temës sonë, rimarja e Kosovës përbën dhe thelbin e pjesës që cituam nga Gjilasi duke na dhënë në dorë metodat e përdorura për realizimin e qëllimit politik, por dhe kujt i ka shërbyer Enver Hoxha gjatë gjithë jetës së tij.
4 – Ramiz Alia, Jeta ime (kujtime), botuar në Tiranë më 2010.
- (bëhet fjalë për takimin e Ramiz Alisë me Enver Hoxhën gati tri javë pasi ishte boshatisur Tirana, dmth rreth datës 6 dhjetor) Ndërkohë unë e kisha marrë veten dhe po i ndiqja me shumë vëmëndje porositë e Komandantit. – Brigada e 3-të, e 5-të dhe e 25-të që përbënin Divizionin V, -vazhdoi ai -, aktualisht ndodhen në Kosovë. Pas çlirimit të saj, ju do të vazhdoni luftën më tej, në ato drejtime që do t’ju caktohen në bashkëpunim me Komandën e Ushtrisë NÇL jugosllave (f. 116).
E citova këtë pjesë të autorit për t’i treguar lexuesit se ai nuk thotë të vërtetën dhe kjo nuk është çështje kujtese. Me kete Ramiz Alia ndihmon kriminelet komuniste te Enver Hoxhes per te fshehur nje ngjarje ku ai nuk ka qene prezent. Të thuash se me 6 dhjetor Enver Hoxha na paska porositur komisarin e divizionit të V-të që pas çlirimit të Kosovës divizionet shqiptare do të vazhdonin luftën përtej Kosovës, kur vetë Kosova kishte afro dy javë që ishte çliruar, do të thotë një tendencë fshehje ngjarjesh dhe tjetërsim situatash historike të ndodhura në ato anë dhe në ato kohëra. E njëjta gjë thuhet edhe në historikun e brigadës së VI kur pranohet se pasi kaluan kufijtë shtetërorë partizanët shqiptarë çliruan Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe arritën afër Sarajevës (“Grusht çelik Brigad’ e gjashtë, f. 339, Tiranë, 1973)
- Partizanët e Ushtrisë nacionalçlirimtare Shqiptare luftuan gati gjashtë muaj përtej kufijve tanë shtetërorë. Brigada e 3-të dhe ajo e 5-të kishin kaluar në Kosovë që në muajin tetor të vitit 1944 dhe, në bashkëpunim me forcat partizane kosovare, kishin marrë pjesë në luftimet për çlirimin e Prizrenit e të Gjakovës, të Ferizajt e të Drenicës. Më pas, forcat e Divizionit V, së bashku me partizanët kosovarë e njësi të Ushtrisë NÇL jugosllave, luftuan për çlirimin e krejt Kosovës. Duhet thënë se, deri në atë kohë, Lufta antifashiste në Kosovë ishte e pakët. E kam fjalën nga ana e shqiptarëve. Kishte disa grupe militantësh komunistë që tërhiqnin pas vetes disa luftëtarë simpatizantë, por jo masa të mëdha popullore (f. 117).
Fsheh lëvizjen e Gani Bej Kryeziut, si lëvizjen e vetme antigjermane jo komuniste, por që komunistët shqiptarë e bën therorë (vepër e Shefqet Peçit), pasi Gani Bej Kryeziu ishte edhe kundër pushtetit serb, kundra të cilit kishte udhëhequr popullatën shqiptare gjithë jetën deri sa pinjollët e Enver Hoxhës i shkurtuan jetën. Ramiz Alia nuk e thotë, por popullatës shqiptare të Kosovës as që ja ka ndjerë për teorinë fashiste, por kur ata realizuan bashkimin formal të Kosovës me Shqipërinë për banorët shqiptarë të Kosovës lindi dielli i shpresave njerëzore. Dhe pikërisht këto shpresa shkelmuan partizanët e Enver Hoxhës me të shkelur tokën e Kosovës. I them këto për të treguar se shqiptarëve të Kosovës nuk u interesonte fashizmi, por çështja kombëtare për të cilin kishin luftuar gjithë jetën baballarët dhe gjyshërit e tyre, por që kriminelët e Enver Hoxhës, së bashku me komandantin e tyre, nuk e ndjenin në rrembat e gjakut të tyre të zi vëllavrasjen historike.
- Divizioni i V vazhdoi detyrën e tij luftarake deri në fund. Ai mori pjesë në çlirimin e Kosovës, të Sanxhakut, dhe të Bosnjës Jugore. Nga beteja në betejë, partizanët tanë kaluan në Prishtinë e Mitrovicë, në Novipazar e Sjenicë, në Prijepolje, në Novivarosh e më thellë, deri në Vishegrad, në dyert e Sarajevës. Ndërsa Divizioni i VI, i cili u nis nga Shkodra në fillim të dhjetorit të vitit 1944, kaloi në ndjekje të gjermanëve nëpër Mal të Zi, për të dalë pastaj në Rudo, në Bosnjën jugore. / . Në luftimet që u zhvilluan përtej kufijve, nga dy divizionet tona ranë dëshmorë mbi 600 partizanë. Ata me gjakun e tyre, shprehën antifashizmin e vendosur të popullit shqiptar. / . Divizionet tona vazhduan luftën deri në mbarimin e saj, në Maj të vitit 1945. Duke filluar nga ajo kohë, nisi kthimi i divizioneve tona në Shqipëri. Mund të thuhet se atëhere mbaroi edhe Lufta NÇL e popullit shqiptar, e cila përfundoi me fitoren e popullit mbi fashistët pushtues italo-gjermanë (f. 118). (por këtu duhet pasur parasysh pretendimi i Ramiz Alisë për fillimin e kohës së kthimit të divizioneve shqiptare në Shqipëri, ku sipas tij kjo kohë ka filluar në maj 1945, GH)
Përsëri autori fsheh dy gjëra vendimtare të veprimtarisë së ushtrisë shqiptare në Kosovë: a) rolin qe luajtën forcat ushtarake shqiptare në mobilizimin e popullit të Kosovës, por që u shfrytëzua nga serbo-malazezët për të realizuar “Masakrën e Tivarit” (sipas Enver Hoxhës numri i djemve dhe vajzave kosovare që mbushën radhët e brigadave partizane shqiptare dhe kosovare ishte 53 000 dhe këta j’u larguan Kosovës në “ndjekje” të gjermanëve, “Titistët”, f. 193). b) mënyrën, kohën dhe rrugëkalimet e tërheqjes së forcave shqiptare nga territori shtetëror i Jugosllavisë pasi në këtë pikë fshihen shumë ngjarje dhe krime kundra shqiptarëve të Kosovës (përsëri sipas Enver Hoxhës, divizionet shqiptare u përdorën nga titistët për të ndjekur bandat e reaksionit drejt Jugut, drejt Greqisë, dhe pasi arritën në zonën e Korçës e të Prespës jugosllavët deklaruan se nuk kishin më nevojë për to duke kërkuar largimin e tyre, “Titistët”, f. 195). Të njëjtën gjë thotë edhe një libër mbi historinë e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar (vëll. 4, f. 914) sipas të cilit: “Pasi mbërritën në kufijtë më jugorë të Maqedonisë, forcave tona iu tha se “s’ishte më nevoja” për qëndrim në Jugosllavi! Kalimi u bë në zonën e Korçës e të Prespës larg syve të popullit të Kosovës”.
Por çfarë pretendojnë një pjesë e pjesmarrësve në këtë aventurë antishqiptare? Unë i dhashë rëndësi të madhe rrugës së kthimit të bandave komuniste në territorin shtetëror të Shqipërisë pasi i gjithë proçesi i propoganduar përpara botimit të librit të Enver Hoxhës “Titistët” paraqitej krejt ndryshe dhe në kundërshtim me pretendimet e Ramiz Alisë. Në këtë pikë qëndron e fshehta reale e thelbit të “Masakrës së Tivarit”, sipas nënkuptimeve të ngjarjes së fshehtë, dhe ajo që ka ndodhur në Shqipëri në fillim të dimrit 1945-46.
Kështu në librin mbi historikun e Brigadës së V-të S, botuar më 1968 nuk flitet asgjë për Masakrën e Tivarit edhe pse kjo brigadë pas 7 marsit 1945, të gjithë forcat e saj, filluan lëvizjen drejt Mitrovicës dhe për rreth 3 muaj kaluan nëpër Ferizaj dhe u dislokuan në Kërçovë (“Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese”, ku përfshihen kujtime e anëtarëve të komisionit të ngarkuar për përpilimin e historisë së rrugës luftarake të Brigadës së 5-të sulmuese (Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Halim Ramohito, Lufter Hoxha, Bejto Isufi), f. 241-244). Ndërsa për problemin e kthimit në Shqipëri këta autorë pretendojnë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 1945 duke ndjekur rrugën Strugë-Qafë Thanë-Librazhd, brigada erdhi ngë Kërçova në Elbasan dhe u vendos në kazermat e Krastës (f. 247).
Ndërsa për rrugën e kthimit të brigadës së VI jepet rruga nga Shën Naumi, nëpër Tushemisht drejt Pogradecit (Ibrahim D. Hoxha, Kështu luftuam ne, f. 77, Tiranë 1995). Kurse në historikun e brigadës së gjashtë rruga e kthimit jepet diçka më ndryshe pasi pranohet se pas Shën Naumit brigada kaloi kufirin jugosllavo-shqiptar dhe u drejtua për në Korçë, pa u futur fare në Pogradec (“Grusht çelik brigad’ e gjashtë, f. 431). Por të dy këto librat e fundit pranojnë se brigada e gjashtë paska ardhur në Tiranë më 10 korrik 1945 ku paska ndënjur disa ditë dhe pastaj qënka rikthyer në Ohër (Ibrahim D. Hoxha…f. 75, “Grusht çelik…f. 428-429) duke na treguar se qëndrimi në Maqedoni i forcave partizane shqiptare ose është i paqënë, ose duhet të fshehë veprime të paditura.
E njëjta situatë paraqitet edhe në historikun e Brigadës së Shtatë Sulmuese me autor Hysni Dajën, të botuar pas 1992-shit ku merret vesh që përgjatë periudhës 6 mars -11 qershor 1945 forcat e kësaj brigade qëndruan në Kosovë (f. 178 – 187). Pas kësaj periudhe brigada e shtatë vendoset në territorin maqedonas dhe më 6 dhjetor 1945 niset për Shqipëri ku duke kaluar Drinin brënda ditës del në Streblevë dhe të nesërmen zbret në veri të Librazhdit dhe mbërrin në Elbasan (f. 189-190).
Këtë informacion e gjetëm edhe në Maqedoni ku dy shtetas me kombësi shqiptare, Destan Capa dhe Lutfi Capa (djem xhaxhallarësh) pretendonin se kanë luftuar në rradhët e brigadave të III-të (i pari) dhe të V-të (i dyti) dhe janë futur në territorin shqiptar nga Maqedonia në sektorin e Gjuricës (midis Shupenzës dhe Maqellarës) prej nga kaluan në Klenjë dhe Streblevë duke ju shmangur Matit (informacioni u dha nga nipi i tyre Garip Capa, më 23 qershor 2011 në Dibër të Madhe, pasi pretenduesit e informacionit nuk jetonin më).
Po kështu ndodh edhe me Brigadën e 22-të komisari i së cilës jep këtë informacion: “Lëvizja e forcave të brigadës u bë me rregull e disiplinë. Ato kaluan fshatin Ordelen dhe pas shumë orë rrugë arritën në Strugë….Kufirin shtetëror brigada para një viti e kishte kaluar në Hanin e Hotit, kurse tani në kthim, ajo vinte nga Qafa e Thanës. Pas një marshimi të gjatë, brigada mbërriti në Elbasan më 7 dhjetor 1945” (Nimet Ymeri, “Nga Peza në Vishegrad (Një histori e shkurtër e Brigadës së 22-të), f. 151, 152).
Në një broshurë mbi veprimtarinë e Divizionit të 5-të Sulmues (botuar më 1984) shkruhet se më 9 dhjetor 1945 efektivat e Divizionit të 5-të Sulmues të UNÇSH-së, pasi kryen me nder detyrat e ngarkuara nga PKSH-ja dhe Shoku Enver Hoxha për çlirimin e Kosovës dhe popujve të Jugosllavisë, u kthyen në Shqipëri dhe u vendosën në Elbasan dhe më vonë në Gjirokastër (f. 18).
Por ka edhe një pretendim tjetër sipas të cilit “Armata e pestë jugosllave urdhnon divizionin e 6-të shqiptarë qi me datën 9 Kallnuer 1946 të kthente në Shqipni dhe mbasi i dorëzohen ushtarët kosovarë të mobilizuem dhe kafshët Armatës pestë. Divizioni niset me brigadën e pest për në Elbasan dhe brigada e gjasht në Korçë dhe e shtat në Pogradec” (Nikoll Melyshi, “Ngjarje historike” të ndime, të pame e të jetueme, f. 340).
Kontradiksioni midis pretendimit të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë dhe të pjesmarrësve në tradhëtinë kosovare për problemit e mënyrës së kthimit në Shqipëri të bandave komuniste në vitin 1945 përbëjnë dyshimin më të madh për ekzistencën e një krimi antishqiptar dhe antinjerëzor në territorin shqiptar ku përgjegjësia është vetëm e palës komuniste shqiptare.
E sa për mbarimin e luftës, me kthimin e formacioneve ushtarake shqiptare nga Kosova, përfundoi dhe faza e parë e tradhëtisë së madhe kundra popullit shqiptar për të cilin kishin luftuar gjithë jetën komunistët e Enver Hoxhës deri më 1992-shin.
Por një udhëtim i posaçëm drejt Maqedonisë në verën e vitit 2011 e përmbysi të gjithë botën e pretenduar historike dhe kjo ështe arësyeja përse kujtesa e Enver Hoxhës nuk përputhej me kujtesën e pjesmarrësve partizanë në kasaphanën e Kosovës: Brigadat komuniste shqiptare nuk kishin qënë asnjëherë në Maqedoninë Jugore (në Kërçovë, Strugë e Ohër) dhe gjithëshka kishte qenë vetëm një gënjeshtër. Enver Hoxha kishte përdorur lojën e vjetër të mbulimit të gënjeshtrës së vet me gënjeshtrat e të tjerëve (analogjikisht ishte e barabartë me mashtrimin e përdorur me fotografinë ku ai flet nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës në mars 1937 duke e publikuar si të 15 shtatorit 1936 me anë të së cilës fshehu një aspekt të jetës së vet politike). Dhe e gjitha kjo për të mbuluar rrugën e kthimit nga Kosova drejt Shqipërisë, rrjedhimisht edhe veprimtarinë kriminale të bandave komuniste gjatë kësaj rruge brënda territorit shtetëror shqiptar.
Krijoni Kontakt