Postuar më parë nga
Albo
Te sjellesh femije ne jete, nuk eshte aspak nje akt egoizmi, perkundrazi, eshte e kunderta. Te sjellesh femije ne jete eshte nje akt dashurie-dhenie. Qe nga momenti qe vijme ne kete jete, e deri ne momentin qe behemi te rritur e ne moshe madhore, jemi rrethuar nga dashuria prinderore, familjare, shoqerore. Ne kemi qene ata qe vetem kemi marre dashuri nga te tjeret, e asnjehere nuk kemi provuar qe te japim dashuri.
Qe nga momenti qe behesh prind per here te pare, e kupton qe femija eshte nje dhurate hyjnore, e cila te ben qe shpirti yt te provoje nje gezim qe eshte i vecante e nuk e ke provuar ndonjehere me pare. Ky gezim buron nga fakti, qe ajo foshnja eshte mishi i mishit tend, gjaku i gjakut tend, dhe mbi te gjitha, qe te rritet, do te kete nevoje per dashurine tende te vazhdueshme e te pakushtezuar. Pra qe nga ai moment, te gjithe ata dashuri qe kemi akumuluar nga vitet tona te jetes, e derdhim mbi ate femije. Dhe nuk ka kenaqesi me te madhe se sa te japesh dashuri.
Njerezit egoiste jane ata qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre. Njerezit jo-egoiste dhe te perulur, jane ata qe sakrifikojne nga jeta e tyre per te miren e femijeve te tyre, per te miren e familjes e shoqerise ne te cilen jetojme.
Ka plot njerez ne kohen qe jetojme, qe zgjedhin qe te mos lindin femije, edhe pse nuk u mungon asgje per te lindur femije. Arsyet jane te shumta, por rrenja e problemit eshte nje: jane egoiste pasi jane mesuar gjithe jeten e tyre qe te marrin dashuri nga te tjeret, dhe asnjehere te mos ndajne dashurine e tyre me te tjeret. Keta jane njerez egoiste qe nuk shikojne me larg se hunda e tyre.
Nje shpirt i kapur nga dashuria hyjnore rritet po aq shume sa rriten edhe femijet tane.
Nje shpirt i kapur nga dashuria e vetes venitet me cdo dite te jetes qe kalon.
Albo
Krijoni Kontakt