Close
Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 480
  1. #301
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jashari: Politika nacionaliste e VMRO-së, pengon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve

    Edhe pse në vazhdimësi rritet numri i nëpunësve në administratën shtetërore, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nuk arrin nivelin e duhur. Shkak për këtë sipas ekspertit të administratës publike Hasan Jashari është politika nacionaliste e VMRO DPMNE-së, prandaj edhe përqindja e shqiptarëve në administratën shtetërore nuk duhet të jetë më e lartë.

    Por për Jasharin faji qëndron edhe tek partia shqiptare në pushtet e cila për shkak të mungesës së aftësive qeverisëse merr pjesë në zbatimin e programit të VMRO-së, e cila nuk përfshin punësimin e shqiptarëve.

    “Ka një qëndrim të heshtur te VMRO-ja dhe te nacionalistët maqedonas se shqiptarët në Maqedoni nuk janë mbi 16 % dhe logjikisht nga kjo duhet edhe numri i shqiptarëve si rrjedhim i përfaqësimit të drejtë të jetë në atë përqindje. Andaj kjo është edhe si rrjedhim i asaj se gjithashtu te nacionalistët maqedonas ka një marrëveshje dhe një qëndrim të heshtur të cilën disa herë në e plasojnë në mënyrë të hapur apo të fshehtë se edhe pas Marrëveshjes së Ohrit do të jetë njësoj si para Marrëveshjes së Ohrit, ani që ka improvizime të ndryshme në formë të nderimit të Kushtetutës, amendamenteve Marrëveshja e Ohrit prapë ky qëndrim vlen”, deklaroi Hasan Jashari, profesor universitar.

    Sipas Jasharit, gjithçka ka filluar të ecë mbrapsht kur Qeveria ka filluar në përpikëri ta realizojë planin e Partisë së Gruevskit, me të cilin edhe i fitoi votat në të gjitha ciklet zgjedhore.

    “Qeveria aktuale realizon programin zgjedhor të VMRO-së të vitit 2011, Prerodbën e cila në programin e saj nuk ka të bëjë me punësimin e shqiptarëve, edhe si rrjedhim i kësaj përfaqësuesit tanë kanë liderizëm të dobët dhe janë bashkëpjesëmarrës në përfaqësimin jo të drejtë të shqiptarëve në administratën publike”,tha Hasan Jashari, profesor universitar.

    Debati rreth rritjes drastike të numrit të punonjësve në administratën shtetërore erdhi pas publikimit të programit ekonomik të Ministrisë së Financave nga ana e deputetes së LSDM –së Radmilla Sheqerinska, sipas të cilit nga viti 2009 numri i nëpunësve në administratë është rritur për 50 mijë, prej të cilëve as 5 për qindnuk janë shqiptarë. Por nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit hodhën poshtë këto të dhëna të Sheqerinskës. Sipas këtij dikasteri, numri aktual i të gjitha të punësuarve në administratën shtetërore përbën 106 010. Prej të cilëve 81 530 janë maqedonas ndërsa 17 748 apo 16,7 për qind janë shqiptar.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #302
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Diskriminimi i shqiptarëve, BDI: ‘Mund të ankoheni’

    Qenët lehin karvani ecën’ kjo fjalë popullore është ilustrimi më i mirë sa i përket problemeve dhe halleve të shqiptarëve në mosrespektimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në institucionet shtetërore.

    Kështu ndodhi me konkursin e fundit për pranimin e mjekëve të ri në spitalin e qytetit ‘8 shtatori’ ku nuk u pranua asnjë shqiptar, ndërsa deputetët e pushtetit ata të BDI-së lavdërohen se përfaqësim adekuat dhe i drejtë është paraparë edhe në ndryshimet e fundiit të ligjit për mbrojtje shëndetësore . Tala Xhaferi koordinator i Grupit parlamentar i zgjedhur nga populli për t’i mbrojtur të drejtat e tyre tani thotë që ata që s’janë pranuar le të ankohen.

    “Po qe se kjo normë nuk është siguruar jo rastësisht në ligj parashihen edhe të drejtat për ankimim dhe gjithë ata të interesuar që mendoj se nuk është zbatuar një normë ligjore para gjyqit administrativ”, tha Talat Xhaferi, BDI.

    Derisa ky i fundit thirret në ligjin përkatës i cili duhet respektuar, partneri i tij koalicionit ka interpretim krejt tjetër të kësaj norme ligjore por edhe kushtetuese. Përkujtojmë çka deklaroi ministri i shëndetësisë Todorv në pyetjen e Alsat M ditë më parë .

    “Ligji nuk shkelet me dispozitën e kushtetutës, unë nuk them se nuk duhet të jenë të përfaqësuar të gjitha bashkësitë etnike, duhet të jenë, ky është qëndrimi im, por duhet të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike në pajtim me cilësinë e testimeve që do t’i bëjnë, sepse shëndetësia është një sistem i ndjeshëm dhe atje duhet të zgjidhen ata që kanë më shumë dije dhe përvojë, pavarësisht nga cila bashkësia etnike vijnë”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

    Për këtë situatat edhe sot kanë reaguar deputetët e opoztës shqiptare. Sipas RDK-sëe drejtori spitalit 8 shtatori me dy këmbë shkel nenin 156 të ligjit për mbrojtje shëndetësore në të cilin qartë dhe në mënyr taksative theksohet edhe përfaqësimi I drejtë dhe adekuat I përfaqësueve të bashkësive tjera etnike. Ai madje përmendi një rast konkret të një kandidate shqiptare që ka konkurruar në këtë konkurs dhe është refuzuar.

    “Është krejt e papranueshme që në kushte kur drejtori paraqet listen selekisonuese ai përjashton nje kandidate shqiptare që për fat të mirë unë gjeta të dhënat e saj, është Lejla Ibrahimi që ka kryer universitetin e Stambollit fakulteti i mjekësisë dhe e kanë fsheh mesataren e saj edhe përkundër asaj se kolegia ka dorëzuar transkript në origjinal dhe të përkthyer edhe në gjuhën maqedone dhe kandidatja nga 2004 pret për punë, 6 vite të kryera në Turqi plus specializim dhe ajo ka marr më pak pikë në anglisht në kushte ku shkollën e mesme e ka kryer në gjuhën angleze”, tha Izet Zeqiri, RDK

    Ndërsa për PDSH e Thaçit punësimet në këtë ent shëndetësor paraqesin zero-ne radhës për BDI.

    “Zeron më të re ua servoj shqiptarëve në konkursin e ri në pranimin e kuadrit mjekësor në institucionet shëndetësore ku nuk u pranua asnjë shqiptar nga ana tjetër pala maqedonase për çdo ditë punëson maqedonas dhe ky numër për 4 vite qeverisje BDI-VMRO arrin shifra e dhjetër mijëra të punësuar maqedonas”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

    Ndryshe neni 156 që ka të bëj me punësimin e punëtorëve shëndetësor thuhet:

    Punësimi I punëtorëve shëndetësor

    Neni 156

    ‘Procedura për plotësimin e vendeve të lira të punës në entet shëndetësore rregullohet në mënyrë që punësimet e punëtorëve shëndetësor zbatohet sipas procedurës transparente në bazë të kritereve të profesionalizmit dhe kompetencës si dhe zbatim të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të përfaqësuesve të bashkësive’.

    Sipas të dhënave më të fundit përfaqësimi i shqiptarëve në shëndetësinë publike është vetëm 11për qind.

    tetova1
    Sui generis

  3. #303
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dy shqiptar rrahin për vdekje një maqedonas në Tetovë

    30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin ndaj Kërste Sterjovski i cili të dielën në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë në Klinikën e Tetovës nga rrahjet që ia kanë dhënë dy persona nga fshati Xhermë banues në lagjen Drenovec të Tetovës njëri 21 dhe tjetri 22 vjeçar, shkruan buletini policor i Sektorit për Punë te Brendshme në Tetovë, transmeton portali Shqipmedia.

    Dy të dyshuarit janë kapur dhe arrestuar nga policia dhe pas bisedave të zhvilluara në polici të dy janë nxjerrë prane gjykatësit hetues dhe u është shqiptuar 30 ditë paraburgim, thonë nga policia e Tetovës.

    Dy të rinjtë kanë sulmuar maqedonasin ditën e premte ndërmjet orës 15 dhe 16 në rrugën Goce Dellçev në afërsi të varrezave ortodokse në Tetovë pas së cilës Kërstë Sterjovski ka marrë lëndime të rënda trupore dhe një ditë më pas ndërron jetë në Klinikën e Tetovës. Motivet e sulmit nuk bëhen të ditura.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #304
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH ndërpret punën e parlamentit një orë në shenjë revolte

    Deputetët shqiptarë të opozitës në Shkup ndjehen të diskriminuar pasi fjalimet e tyre në kanalin televiziv të Kuvendit të Maqedonisë transmetohen me përkthim në gjuhën maqedonase.

    Sipas opozitës përdorimi i gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka kurrfarë efekti, pasi qytetarët nuk mund të ndjekin fjalimet e të zgjedhurve të tyre në shqip.

    Në shenjë revolte, në cdo seancë parlamentare Partia Demokratike Shqiptare është duke kërkuar nga një orë pauzë, për të sensibilizuar opinionin me këtë padrejtësi që ju bëhet deputetët shqiptarë.

    Imer Aliu, deputet i PDSH-së:

    “Ne do të vazhdojmë që për cdo ditë të kërkojmë pauzë dhe do të vazhdojmë edhe me metoda tjera që shumë shpejt do të bëhen publike , krejt kjo me qëllim që përfundimisht shqiptarët fjalimet tona t’i ndjekim në gjuhën shqipe dhe përfundimisht kjo padrejtësi që i bëhet secilit shqiptar të marrë fund”.

    Nga mazhoranca thonë se problemi me transmetimin e fjalimeve të deputetëve është teknik dhe jo politik.

    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të kanalit të Kuvendit, deputetët e shumicës propozuan formimin e një grupi të posaçëm pune për zgjidhjen e këtij problemi, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita shqiptare e cila vlerëson se formimi i grupeve të punës në Kuvendin e Maqedonisë bëhet gjithmonë për të zvarritur zgjidhjet e problemeve.

    Kërkesa e opozitës për transmetimin e fjalimeve të deputetëve në gjuhën amëtare është vlerësuar si e drejtë edhe nga analistët shqiptarë dhe ekspertët për çështje juridike.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #305
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetova e treta në Maqedoni për nga numri i fëmijëve të lindur pas Shkupit dhe Kumanovës

    Menjëherë pas komunës së Kumanovës, komuna e Tetovës është komuna
    e tretë me radhë në Maqedoni për nga numri i fëmijëve të lindur, transmeton portali Shqipmedia.

    Por në krahasim me një vit më herët, numri i fëmijëve të lindur ka pësuar një rrënie të lehtë, duke veçuar komunën e Tearcës tek e cila në vitin 2011 ka pasur një rritje të vogël të fëmijëve të lindur.Ndryshe në gjashtë komunat përreth Tetovës fëmijët e lindur gjithsej janë 2314 që nënkupton 10% të natalitetit të përgjithshëm në Maqedoni.

    Me më shumë fëmijë të lindur mund të konsiderohet komuna e Tetovës, 1.142 më pas komuna e Zhelinës me 364 fëmijë të lindur, në komunën e Bogovinës 331, komuna e Tearcës me 205, komuna e Bervenicës me 118 dhe komuna e Jegunovcës me 109 fëmijë të lindur.

    Viti 2011 në komunat e Tetovës ka qenë viti i gjinisë mashkullore, përveç komunës së Bervenicës ku numri i fëmijëve të lindur të gjinisë femërore është më i madh se ai i gjinisë mashkullore. Përvec dy fëmijëve në Bervenicë që erdhën në jetë në kushte të jashtzakonshme, të gjithë fëmijët tjerë kanë lindur në spital. Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur 17% janë të lindur në lidhje jashtmartesore. Në lidhje jashtmartesore më shumë fëmijë janë lindur në komunën e Tetovës, 129, në komunën e Zhelinës, 100, më pas vijnë komuna e Tearcës, Bërvenicës, Jegunovcës dhe më pak në komunën e Bogovinës.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #306
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Turistët në Strugë i pret bërllogu, komuna nuk reagon – FOTO

    Duke mos anashkaluar bërllogun politik që është krijuar viteve të fundit në Maqedoni, papastërtia po fillon ti mbuloj edhe institucionet e vendit. Një rast ndër më të theksuarit ditëve të fundit është ai i Strugës, kur hiq më larg se disa metra nga objekti i Komunës së Strugës, era e mbeturinave, pllakat e thyera, ulëset e demoluara, grafitet dhe tingujt e bretkosave në kënetat e formuara pranë, po e tërbojnë imazhin e një vendi turistik siç është Struga. Imazhet që keni rastin ti shihni e konkretizojnë atë që me fjalë nuk mund të përshkruhet, ndërsa reagime nga udhëheqësi i Komunës së Strugës Ramiz Merko nuk ka pasur dhe heshtja po vazhdon, me sa duket derisa këto mbeturina dhe kafshë kënetash të futen në zyrën e kryetarit të komunës.




    Shqipmedia
    Sui generis

  7. #307
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fazliu: ‘Plaku i Llojanit melhem për nervozë’


    ‘Plaku i Llojanit melhem për nervozë’, kështu u shpreh sot deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu derisa kërkoi pauzë njëorëshe për shkak se fjalimet e deputetëve shqiptarë nuk arrijnë tek veshi i qytetarit në gjuhën shqipe por i dubluar. Fazliu me këtë rast deklaroi se ai dhe partia e tij do të vazhdojnë në kontinuitet të kërkojnë pauzë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre që fjalimet e deputetëve shqiptarë tek të mos dublohen por të emitohen në origjinal.
    “Ne vazhdojmë edhe sot të tërheqim vëmendjen, të kërkojmë që ky problem sa më parë të zgjidhet dhe kuptohet që kërkesa jonë vazhdon që të kërkojmë pauzë. A për ju si kryetarë i parlamentit e shohim se gjithmonë këto kërkesa tona shkaktojnë ndoshta ndonjë nervozë, unë e them që është e kot dhe nuk bën që ju të bëheni nervoz, sepse edhe po që se bëheni nervoz, përgjigjen më të mirë për ketë nervoz të juajën do ti pyesësh këto të BDI-së ata e njohin shumë mirë një plak të Llojanit që e kanë marrë përgjigjen, andaj edhe vlen për çdo nervozizëm të juajën vlen përgjigja e atij plaku edhe për ju, andaj në emër të grupit parlamentarë të PDSH-së kërkojmë pauzë prej një ore”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.
    “Zoti Bekim Fazliu, kërkon pauzë prej një ore, që t’i dëshmoj se nuk jam nervoz dhe se ai është më shumë nervozë, jo një orë por dy orë pauzë”, tha Trajko Velanoski, kryetar i Parlamentit.
    Kohë më parë për kërkesën e PDSH-së u mblodh edhe këshilli i kanalit kuvendor, ku mazhoranca propozoi formimin e një grupi punues i cili do ta shqyrtojë këtë problematikë, ndërkohë që PDSH-ja propozoi katër konkluzione, ndër to edhe atë që në dual 1 të shkojë toni origjinal derisa në dual 2 ai me dublim. Ndryshe nga partia e Thaçit më herët janë kërcënuar se do t’i ashpërsojnë veprimet e tyre duke mos përjashtuar bllokimin total të Kuvendit.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #308
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lajçak dhe Shpindeleger, për vizitë në Maqedoni


    Ministrat e punëve të jashtme të Republikës Sllovake, Mirosllav Lajçak dhe të Republikës së Austrisë, Mihael Shpindeleger, sot qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
    Shefat e diplomacive të Sllovakisë dhe të Austrisë do të priten edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në takim do të bëhet fjalë për integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe mundësitë për zhbllokim të tyrin sa më të shpejtë.
    Lajçak dhe Shpindeleger do të realizojnë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #309
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Seanca të dy komisioneve të Kuvendit


    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.
    Propozim vendimi për mbajtje të debatit mbikëqyrës me temë: "Keqpërdorim në ndarjen e subvencioneve bujqësore?" është pika e vetme në rend dite të seancës së Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.
    Komisioni për financim dhe buxhet në seancë do të debatojë për Propozim-ligjin për kryerje të punëve kontabiliste dhe Propozim-ligji për shpronësim, në lexim të dytë.

    Alsat M
    Sui generis

  10. #310
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Strugë, vritet me thikë një plakë e moshuar

    Në qendër të Strugës, në afërsi të “Stopanska Bankës”, nga person(a) akoma të paidentifikuar nga policia rreth orës 11.15 minuta, është sulmuar me thikë Milica Llazaroska (1935), e cila ka marrë plagë të rënda në trup.

    Menjëherë pas sulmit dhe goditjeve, gruaja e plagosur në rrezik për jetë, është dërguar në Spitalin e qytetit, ku mjekët e repartit të kirurgjisë kanë bërë përpjekje për tia shpëtuar jetën, por plagët kanë qënë të rënda dhe gruaja ka ndërruar jetë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

    Nga ana e organeve të hetuesisë, është dhënë fletëurdhëresa që viktima të vendoset në morgun e Spitalin, ku pritet të bëhet obdukcioni nga ana e mjekësisë ligjore.

    Motivet e këtij sulmi ndaj kësaj gruaje të moshuar akoma nuk dihen. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë pjestarët e policisë, gjyqësisë dhe të prokurorisë për të zbardhur rastin.

    Sipas disa dëshmitarëve të ngjarjes, kanë qënë dy persona që e kanë sulmuar gruan e moshuar dhe fill pas goditjes me thikë, e kanë braktisur vendin e ngjarjes dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Mirëpo, siç pohojnë të njëjtit, njëri prej sulmuesve është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri akoma është në arrati, ndërsa policia është vënë në ndjekje për kapjen e tij.

    Rastin e kanë pohuar edhe nga SPB në Ohër, ku pos tjerash thuhet se është arrestuar G.M. (19740 nga fshati Kalishtë i Strugës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

    (INA)
    Sui generis

  11. #311
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ku e ndëgjove këtë?!
    E paske sjelle vet ne postimin nr. 303. Pra, portalet shqiptare i sjellin me nje dite vonese lajmet qe kane te bejne me vet shqiptaret.

    Une e lexova ne B92.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 10-07-2012 më 08:51

  12. #312
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    E paske sjelle vet ne postimin nr.
    Po, e konfirmova sot, neglizhenca të tilla ndodhin nga mediat në vend, pasiqë këtu është turbulluar fryma e informimit të shoqërisë.

    Të përshëndes.
    Sui generis

  13. #313
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Po, e konfirmova sot, neglizhenca të tilla ndodhin nga mediat në vend, pasiqë këtu është turbulluar fryma e informimit të shoqërisë.

    Të përshëndes.
    Sigurisht. E keqja eshte se deri sa po na informojne portalet tona, po behet kerdi me propagande ne portalet sllave.

    Te pershendes gjithashtu.

  14. #314
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, mbi 30 për qind jetojnë në varfëri


    Mbi 30 për qind e qytetarëve në Maqedoni në vitin 2011 kanë jetuar në varfëri. Kjo është theksuar në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).

    Në gjendje më të rëndë të varfërisë janë familjet me shumë anëtarë, kryesisht familjet me nga 5 apo më shumë anëtarë, informon agjencia e lajmeve INA.

    Mbi 46 për qind e qytetarëve të varfër janë të papunë dhe se mezi mbijetojnë gjendjen aktuale të varfërisë. Numri më i madh i të varfërve apo 54 për qind janë nga ato familje ku anëtarët apo kryefamiljari është me shkollim fillor apo analfabetë.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski duke komentuar të dhënat e ESSH, deklaroi se Qeveria po bën zgjidhjet me anë të programit të saj për të ulur varfërinë.

    Sipas tij, Qeveria po përballet me këtë problematikë duke projektuar dhe realizuar mbi 1 mijë projekte, por siç tha ai nuk ekziston ndonjë formulë magjike dhe projekt për zvogëlimin e varfërisë. Opozita ka akuzuar Qeverinë për dështimet e saj në planin e ekonomik dhe për varfërimin e qytetarëve në Maqedoni, përmes vendimeve dhe projekteve të panevojshme siç është projekti Shkupi 2014 me një kosto prej 300 milion euro.

    (INA)
    Sui generis

  15. #315
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skualifikohen 40 kandidatë shqiptarë për policë


    Kandidatët shqiptarë që kanë konkurruar në konkursin e MPB-së të Maqedonisë për pranimin e policëve të ri theksuan se sot janë skualifikuar padrejtësisht.

    Një nga kandidatët i tha agjencisë së lajmeve INA se 40 kandidatë shqiptarë sa ishin paraqitur në stërvitjet sprovuese fizike sot janë skualifikuar padrejtësisht dhe nuk i është thënë asnjë arsye.

    “Ne jemi paraqitur sot në mëngjes në kuadër të një grupi të konkurruesve ku ishim 40 shqiptarë dhe rreth 40 maqedonas. Sipas procedurave na thanë që të fillojmë me ushtrime fizike dhe aty edhe nisi skualifikimi jonë i pabazë dhe i padrejtë. Ne si kandidatë shqiptarë edhe pse dy herë më shumë u treguam se jemi më të aftë fizikisht, prap se prap u skualifikuam”, deklaroi për INA, kandidati shqiptarë, që sipas tij, të gjithë kandidatët maqedonas kanë vazhduar me testet tjera.

    Sipas tij, në momentin kur kandidatët shqiptarë të revoltuar kanë pyetur se a ka ndonjë përgjegjës shqiptarë, trajnuesit maqedonas të MPB-së kanë thënë se nuk ka sepse siç i`u është thënë “ata tani kanë zgjedhur pushimet verore”.

    Kandidatët shqiptarë kanë apeluar që në këtë situatë të ndërhyjë zëvendësministri i MPB-së, Xhelal Bajrami dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë në Qeveri, për të nxjerrë në sipërfaqe këtë padrejtësi që po i bëhet kandidatëve shqiptarë.

    “Le të dalin e të na thonë se çfarë është puna. I kanë zgjedhur ata që do të duhet të pranohen, apo kjo është një diskriminim klasik”, theksoi një kandidat tjetër shqiptar.

    MPB shpalli muajin e kaluar konkursin për pranimin e mbi 300 policëve, ndërsa në këtë konkurs ishin paraqitur mbi 8 mijë kandidatë.

    (INA)
    Sui generis

  16. #316
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia “fshin” shqiptarët

    Jozyrtarisht, mbi 20 mijë shqiptarë nga rrethi i Shkupit vetëm vitin e kaluar janë detyruar të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni, ndërsa me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi nga MPB gjatë 5 muajve të kaluar, ky numër është shtuar dukshëm.



    Pas anulimit të Regjistrimit të popullatës vitin e kaluar, autoritetet maqedonase kanë gjetur formulën për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë që janë me punë të përkohshme në botën e jashtme, po detyrohen të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni. Mënyra është shumë e thjeshtë. Para 5 muajve, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dërguar deri në vendkalimet kufitare një telegram, ku u kërkohet autoriteteve kufitare të mos lejojnë qytetarët me dyshtetësi (të Maqedonisë dhe ndonjë vendi tjetër), të kalojnë kufirin nëse nuk posedojnë pasaportën e Maqedonisë. Gazeta KOHA javën e kaluar kishte raportuar disa raste kur bashkatdhetarëve tanë me shtetësi të dyfishtë, kufitarët maqedonas nuk u kanë lejuar të dalin nga Maqedonia me pasaportë amerikane, të Zvicrës, Norvegjisë, apo të ndonjë shteti tjetër. Ata janë detyruar të kthehen mbrapa dhe të nxjerrin pasaporta të Maqedonisë për të lëshuar vendin. Me këtë rast, shumica prej tyre, të drejtën e pasaportës maqedonase mund ta realizojnë vetëm duke dorëzuar pasaportën e vendit të huaj. Kjo është procedura më e shpejtë, mirëpo vlen të theksohet se me këtë rast, atyre në pasaportën maqedonase u zëvendësohet vendbanimi i Maqedonisë me atë të pasaportës së huaj. Pra, me automatizëm ata fshihen nga regjistri i Maqedonisë dhe prej atij moment – llogariten si banorë të vendit prej nga e kanë pasaportën e dytë.

    Argumenti i automjetit

    Kjo dukuri, e cila nuk kontestohet nga asnjë subjekt politik i shqiptarëve në Maqedoni, sipas disa të dhënave jozyrtare, vetëm vitin e kaluar – në rajonin e Shkupit ka detyruar mbi 20 mijë shqiptarë të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni. Atëherë përdorej një taktikë tjetër. Kufitarët maqedonas nuk i lejonin mërgimtarët shqiptarë të futeshin në Maqedoni me pasaportë maqedonase, nëse këtë e bënin me automjetet e tyre të blerë në Evropë. Atëherë, ata detyroheshin që përkundër dyshtetësisë, shkaku i automjetit, të dorëzojnë në kufi pasaportën e huaj, me çka në regjistrin kompjuterik të MPB-së, personi në fjalë nuk regjistrohej të jetë kthyer në vendlindje për më shumë se një vit, me çka humbte në mënyrë automatike statusin e banorit në këtë shtet. Pavarësisht se nuk kanë dhënë asnjëherë deklaratë me shkrim se heqin dorë nga kjo e drejtë, ata në polici janë fshirë në mënyrë automatike nga regjistri i banorëve të këtij shteti, me çka edhe nuk kanë të drejtë të regjistrohen në numrin e përgjithshëm të popullatës së vendit.

    Ligji i vjetër – interpretim i ri!

    Metoda më e re, me telegramin që u ndalon daljen jashtë Maqedonisë të personave me dyshtetësi, por që nuk kanë pasaportën maqedonase, sipas autoriteteve zyrtare të MPB-së, bazohet në Ligjin për shtetësi, ku thuhet se për personat me dyshtetësi, vlejnë ligjet e shtetit të Maqedonisë. Edhe pse, sipas ekspertëve juridik, ky nen ka të bëjë me kodin penal, dmth, nëse personat kryejnë vepër penale do të përgjigjen në Maqedoni, pavarësisht se kanë edhe shtetësi tjetër, krerët e policisë maqedonase nuk e kanë ndërmend të ndalojnë këtë praktikë të re, që po zbatohet në emër të një Ligji që është miratuar para shumë viteve, dhe i cili nga vetë policia nuk është kuptuar sikur këto 5 muajt e fundit. Madje, që të jetë çudia më e madhe, ky telegram nuk zbatohet ndaj qytetarëve shtetasve të Maqedonisë me kombësi maqedonase, por që kanë edhe pasaportë të Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, por edhe ndaj goranëve të Kosovës.

    Kjo tregon qartë prapavinë e telegramit të policisë dhe që ndërlidhet shumë më regjistrimin e popullatës, i cili nga arsye të panjohura, u ndërpre, por edhe sot e kësaj dite nuk i dihet se kur do të mbahet. Nga zhvillimet në terren, sidomos në sezonin e pushimeve masive në vendlindje të mërgimtarëve shqiptarë, duket se regjistrimi i ardhshëm do të fillojë atëherë, kur pala maqedonase të realizojë planin për shpërnguljen “diplomatike” të shqiptarëve nga Maqedonia, që është një formë e sofistikuar e projektit të njohur të Rankoviqit për zbrazjen e shqiptarëve nga Kosova.

    Reagon opozita

    Ndërkohë, ka reaguar edhe opozita shqiptare. PDSH, siç ka thënë të martën deputeti Orhan Ibrahimi, posedon informata dhe grumbullon edhe më tepër nga vetë mërgimtarët sa u përket këtyre dukurive që ngjasojnë me politika të apartejdit, të cilat të vetmin qëllim e kanë fshirjen e shqiptarëve nga regjistri i qytetarëve rezident të Maqedonisë. “Që fatkeqësia të jetë më e madhe, këto masa nuk janë dukuri e izoluar, por përkundrazi – kjo politikë zhvillohet në shumë kënde dhe në shumë mënyra, por që kanë një qëllim, të vijë deri te zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Është për tu habitur heshtja totale e BDI-së, e cila jo që nuk ndërmerr asgjë për ta penguar këtë fenomen, por përkundrazi – është bashkautore në këtë gjenocid statistikor që u bëhet shqiptarëve e që ka filluar që para regjistrimit të dështuar”, ka akuzuar Ibrahimi. Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, është shprehur në të njëjtën vijë. “BDI, në vend që diasporës tu prezantojë programe të rintegrimit ekonomik me vendlindjen, brenda programeve të parashtroheshin caqet strategjike për aktivizimin e mërgimtarëve që të kthehen me përvojën e tyre dhe me kapitalin e tyre të kursyer në vendlindje, në kushtet ku shteti gjallëron me paratë e diasporës shqiptare në kushte të kolapsit ekonomik të vendit, Qeveria po mbjell pasiguri dhe paperspektivë tek mërgimtarët. Në fillim ishte duke i keqtrajtuar në kufi, ndërsa tash duke ua ndryshuar edhe vendbanimin në dokumentet e udhëtimit, që pastaj – përmes regjistrimit, t’i fshijë si shqiptarë banorë të Maqedonisë dhe në harmoni me Ligjin e ri, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen si punëtorë që punojnë në botën e jashtme e që janë me qëndrim më shumë se një vit jashtë, e kështu me radhë. Është e tepërt kjo që u bëhet diasporës shqiptare kur ajo ka pësuar lëndime serioze psikologjike si rezultat i problemeve ekonomike, sociale dhe atyre politike në kohën kur ajo e mban gjallë popullin shqiptar përmes transfereve financiare, në kushtet ku gjithë shqiptarët janë pa punë”, është shprehur Zeqiri. Ndërtimi i shtetit juridik dhe institucioneve demokratike, ka thënë më tej deputeti i RDK-së, rrjedh nga nocioni i lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dy parime bazë të një shteti dhe shoqërie moderne. “Kjo që po ndodh është veprim kundër kushtetues dhe kundër kartave ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

    Dy variantet e Bajramit

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, e shpjegon në dy variante formën e shndërrimit nga rezidente në banorë jorezident. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një rregullore të re, por me një praktikë që vjen që pas ndryshimeve ligjore të vitit 2000. Numri dy i Punëve të Brendshme, bën me dijes se ato shtetas që jetojnë më shumë se tre muaj jashtë vendit, janë të detyruar që ta paraqesin po të njëjtën adresë në dokumentet e tyre të udhëtimit, ndërsa në letërnjoftime – mundet të mbajnë adresën që kanë në Maqedoni. “Nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe po të njëjtët mund të shfrytëzojnë të njëjtat të drejta në Maqedoni”, pohon ai. Ndërkohë që Bajrami ka edhe një shpjegim tjetër.

    Arsyeja e vetme që i detyron shtetasit që posedojnë dy shtetësi, përveç asaj maqedonase, që të mos kalojnë kufirin me pasaportë të huaj, është se në Maqedoninë lindore po rritet numri me pasaporta bullgare. “E gjithë Maqedonia Lindore është e pajisur me pasaporta bullgare dhe ka një numër po ashtu personash që kanë edhe shtetasi të dyfishtë, pasaporta nga vende të tjera të huaja të botës. Problemi nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me ato shtetas që kanë probleme me ligjin, për të cilët ka vendime gjykate dhe kur e lëshojnë kufirin, nuk po mundet dot që të identifikohen, sepse për shembull përdorin pasaportë bullgare, paraqitet si shtetas bullgar dhe askund nuk figuron se është person në kërkim. Nga ana tjetër, ka fletëarrest në emër të tij, por në të ai është regjistruar si shtetas i Maqedonisë. Për këtë arsye, krahas pasaportës së huaj, kërkohet edhe ajo vendase për të parë nëse bëhet fjalë për ndonjë person që është në kërkim nga policia”, thotë Bajrami. Zëvendësministri pohon se nuk është në dijeni për numrin e shqiptarëve që gjatë pesë muajve të fundit kanë qenë të detyruar që të kthehen në banorë jorezidentë, pas aplikimit për t’u pajisur me pasaportë.

    koha
    Sui generis

  17. #317
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    flm RaPSouL je i pazevendesueshem per ndodhite ne Iliride

  18. #318
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vrasja në Smilkovc, dënohen dy shqiptarë të tjerë


    Gjykata e Shkupit dënoi të hënën pasdite edhe dy shqiptarë të tjerë të arrestuar gjatë operacionit "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

    Ndaj Rrahman Asanit nga Shkupi u shqiptua dënimi prej tre vite e gjysmë burg për posedim të paligjshëm të armëve, ndërsa ndaj Nazif Mehmetit u shqiptuan tre vite burg, gjithashtu për posedim të paligjshëm të armëve.

    Rrahmani gjatë fjalës përfundimtare mohoi se armët janë të tij dhe se as që ka ditur se ka poseduar armë në shtëpinë e tij, ndërsa Mehmeti ka theksuar se kishte siguruar armët për tu mbrojtur nga grabitësit, për shkak se dispononte një lokal që vazhdimisht ishte cak i grabitjeve. Por ai në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se është i bindur se asnjëherë nuk ka përdorur armën.

    Një muaj më parë me veprën për posedim ilegal të armëve u dënua Ibrahim Sejdini nga Shkupi me gjashtë vite burg.

    Mediat proqeveritare maqedonase raportuan sot se me këto dënime mbyllen katër lëndët e ngritura si pjesë e operacionit "Monstër" lidhur me posedim të paligjshëm të armëve.

    Ndërkohë, MPB jozyrtarisht bën të ditur se akoma po vijojnë hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën gjashtë veta ngarkohen për kryerjen e saj si vepër terroriste.

    Operacioni "Monstër" ka vazhduar me akuzat e partive opozitare shqiptare për arrestime të shqiptarëve të pafajshëm dhe akuzat për terrorizëm. Një pjesë e partive kanë akuzuar gjithashtu për ngecje të procesit gjyqësor, për shkak se MPB sipas tyre ka dështuar në hetimet e këtij rasti, duke mbajtur në burg njerëz të pafajshëm. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar një proces gjyqësor transparent dhe të bazuar në dëshmi dhe fakte.

    (INA)
    Sui generis

  19. #319
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hyn në fuqi ndalimi për ‘Skuterët’


    Prej sot fillon ndalimi për lundrimin e skuterëve në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit. Skuterët nuk do të mund të lëvizin prej orës 11 deri në orën 18, ndërsa ndalimi do të zgjatë deri më 31 gusht.
    Vendimi është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë, për shkak të sigurisë të plazhistëve, pjesëmarrësve në lundrim dhe për shkak të mbrojtjes së mjedisit. Për shkeljen e këtij vendimi pasojnë sanksione me vlerë prej 6.000 deri në 8.000 euro për persona juridikë të vendit dhe të huaj dhe nga 800 deri në 2.000 euro për persona fizikë.

    Alsat M
    Sui generis

  20. #320
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Seanca të tre komisioneve të Kuvendit


    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Komisioni për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni Juridiko-ligjdhënës.
    Në rend dite të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për procedurë penale dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për gjykatat, që të dy në lexim të dytë.
    Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, në lexim të dytë është pika e vetme në rend dite të seancës së Komisionit për punë dhe politikë sociale.
    Komisioni Juridiko-ligjdhënës duhet të debatojë për propozim-ligjet për shpronësim, për punë kontabiliste dhe për veprimtari komunale, të gjithë në lexim të dytë.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 16 prej 24 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •