Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Unė, azilant i 21 janarit

    Nga Fatos Mahmutaj
    U tregua “kokeforte” dhe nguli kembe se plumbi qe i shpoi doren, erdhi nga Garda. Pohon se ne pikat tona kufitare, shkoi nje urdher verbal per mos ta lene te largohej. Sot ndodhet ne Belgjike, azilkerkues politik. Jemi ne Shqiperine e 2011-es.

    ***

    Era e ftohte e pasdites se 3 shkurtit 2011 eshte kujtimi i fundit qe mora me vete nga Shqiperia. Trageti udhetonte ngadale diku pergjate vijes imagjinare qe ndan ujerat e Jonit me ato te Adriatikut, ndersa une shihja sesi tretej pak nga pak Vlora, Kanina, e deri te Maja e Cukes. Ky ishte edhe momenti i fundit qe shikova Shqiperine nga kici i anijes. Pas kesaj biseda me Luanin, nje bashkeudhetar per ne Itali ku do kurohej ne nje spital, do zhvendosej ne bashin e mjetit lundrues, duke pare nga perendimi ne kerkimin me sy te tokes italiane. Luani ishte i qete. E vetmja fushe ku ai mund te fliste me kompetence dhe te me shpjegonte pafundesisht, ishin tregimet me skafe, skafiste, klandestine, trafikante e trafiqe te paligjshme. E degjoja me vemendje ndersa hiqja ne tru paralele mes historive te Luanit dhe asaj times qe kishte nisur me pak se dy jave me pare, por qe kishte marre formen e nje lemshi qe rrotullisej e zmadhohej sa me shume kalonin ditet. Njelloj po ikja edhe une: fshehurazi, me dokumente te falsifikuara. Neper te njejtin det ku deri disa vite me pare skafistet ishin zoterit e plotpushtetshem.

    Plagen e plumbit po perpiqesha ta harroja megjithese nga dita ne dite dora po me behej me e zeze, shtohej temperatura, ndersa mjeket ne QSUT me mbushen mendjen se plumbi kishte tejshkuar doren time vetem ne mish, pa me sjelle asnje demtim ne eshtra apo nerva. Grafia qe me dorezuan i vinte vulen cdo hamendesimi tjeter. Ky mendim me shtonte pak notat e optimizmit, pasi fundja plaga nuk do ishte nje shqetesim me teper. Gjashte ditet qe pasuan plagosjen time ne protesten e 21 janarit u mbushen me ecejaket nga studiot e ABC News, ku bera doreheqjen nga puna per shkak te mashtrimit mbi plagosjen time, pastaj vizitat e shpeshta ne spital, ekspertiza mjeko-ligjore, deklarata ne prokurori dhe intervistat e shumta per koleget e mediave perendimore qe kishin zbarkuar ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes telefoni nuk pushonte nga telefonatat e miqve dhe te afermve, dhe tek tuk edhe te ndonje “dashamiri” qe me qante hallin me ndonje bisede kryekeput keqardhjeje.

    Mbremjen e se enjtes se dates 27 isha ftuar ne emisionin “Top-Story” ne Top-Channel. Aty deklarova edhe njehere ate qe kisha pare te ndodhte ne protestat e opozites, duke argumentuar edhe me pamje filmike momentin kur pashe te masakroheshin prej “gardistit te cmendur” jetet e pafajshme te tre personave, ndersa ne 7 te tjeret sic duket nuk e kishim pasur te shkruar te vdisnim aty. Kjo per faktin se plumbat kaluan vetem pak centimetra nga kokat tona dhe na kursyen jetet.

    Dita pasuese ishte lajmeruar te ishte nje proteste paqesore ku opozita do qante viktimat e saj. Mediat e oborrit do shkonin edhe me tej duke u publikuar edhe “te zezat” e te kaluares se dyshimte te te ndjereve, (psh: fatkeqi Ziver Veizi u paskesh denuar pasi kishte rrahur ish-bashkeshorten qe nuk e kishte lejuar te takonte femijet).

    Me vinte per te qeshur kur lexoja ne shtepi artikujt e shkruar nga koleget e mi qe per hir te pages qe firmosin ne bordero (jo rrallehere edhe disa muaj me vonese), perbaltnin te vdekurit e pafajshem te nje tubimi, nga ata qe jemi mesuar te percjellim shpeshhere ne Tirane qe nga viti 1991. Gjate punes time tek nje e perditshme, ku punoja, me kujtohet qe kam publikuar nje vendim te Gjykates se Shkodres ku funksionari demokristian ne kete qytet, i ndjeri Aleks Keka ishte denuar me 50 mije leke gjobe pasi i ishin kapur ne banese kater plumba pistolete qe nuk i perkisnin armes qe ai kishte me leje. Natyrisht qe nje vendim i tille i formes se prere pergenjeshtronte gjithcka kishte shperndare zyrtarisht me zell per mediat Policia e Shtetit nje dite me pare, qe e deklaroi si kontigjent te rrezikshem te denuar ne menyre te perseritur per trafiqe. Kurse politika e djathte ne pushtet duke mbajtur ison e kesaj e perbalti te ndjerin, pasoja te cilat tashme po i vuan familja e tij, duke zvarritur zbardhjen e dosjes.

    E premtja-homazh e 28 janarit ishte dite e qete per mua. Per t’i paraprire cdo aludimi politik pas asaj qe me kishte ndodhur, vendosa te futesha ne shtepi qe nga mesdita, ende pa nisur protesta, ku nepermjet televizorit ndoqa gjithcka. Paraditen e se shtunes, ndersa ecja pergjate bulevardit kryesor pashe qe ne vendin ku isha plagosur une e vrare tre te tjere, ndodhej grupi i hetimit. I pershendeta prokuroret dhe u tregova shkurtimisht ngjarjen duke ua riprodhuar skenat deridiku. U ndame duke me premtuar se do kryenin nje eksperiment hetimor, kurse persa i perket sigurimit te deshmise time ne gjykate, funksionaret e organit te akuzes, te pranishem ne vendngjarje me pohuan shprehimisht se isht e pamundur te realizohej juridikisht kjo gje, pasi prokuroria ishte e pafuqishme te ekzekutonte urdher-ndalimet per gjashte gardistet e akuzuar. Vetem pak dite me pare kisha qene ne prokurori ku mu desh te denoncoja tentativen e Mjekesise Ligjore per te ndryshuar menyren sesi u plagosa une. Mjaftoi vetem fakti qe une u paraqita ne prokurori qe mjekesia te mos thellonte me tej mashtrimet mbi plagosjen time.

    Pas kesaj u drejtova per ne QSUT per te mjekuar plagen, ndersa duke u kthyer me telefonoi nje person, punonjes i policise se Tiranes me te cilin me kishte qelluar qe dy-tri here te isha ulur ne kafe kohet e fundit. Me insistim me kerkoi t’i rezervoja kohen per nje kafe, madje menjehere, pasi ishte shume i zene dhe nuk mund te gjente kohe tjeter. Duke qendruar ne vendin ku e kishim lene te takoheshim, vura re qe ai zbriti nga makina me fytyre te vrazhde dhe pa e zgjatur... me vendosi pistoleten ne brinje. E mora si shaka ne fakt, dhe i thashe t’i linte lojerat, pasi aty mund te kalonte ndonje njeri qe do shihte skenen dhe do e merrte per seriozisht. “Seriozisht e kam”, me tha. Instiktivisht e pyeta: “Pse?” dhe pergjigja erdhi menjehere: “Per ato qe flet lart e poshte. Ke filluar t’i japesh si shume gojes”. I gjendur papritur ne nje situate te tille, duke pare qe kercenuesi po trembej me shume sesa i kercenuari dhe tashme pistoleta ishte futur te rripi i pantallonave nga pas, e pyeta se cfare kisha folur dhe ku.“E di vete ti se je djale i zgjuar. Ja andej neper ekrane dhe me prokuroret ne rruge”, me tha. Mesazhin e dha. Duke u larguar nga une skermiti neper dhembe: “Ki kujdes se nuk e ke te gjate keshtu sic e ke nisur”.

    Nuk po e merrja vesh cfare po ndodhte, por as nuk po gjeja dot se cila ishte arsyeja qe me kishin derguar per te kercenuar nje person qe ne fakt u tremb me shume se une! Nuk e di me cfare nderi do ja kene shperblyer atij veprimin prej kamikazi. Te vetmen rruge qe kisha ato momente ishte te denoncoja ne polici apo te ikja per shtepi. Zgjodha kete te fundit pasi e dija qe denoncimi ne polici do te ishte i kote. Deshmitare nuk kisha dhe per me teper ngjarja mund te perdorej si nje lajthitje e imja, cka me pas do te zbehte deshmine time per ngjarjen e 21 janarit. Gjate punes si gazetar kam pasur shume kercenime, qe nuk i kam marre seriozisht; kam shkruar mjaft artikuj per deshmitare te kercenuar, por nuk e kisha menduar se njelloj si personazhet e mia do te gjendesha edhe une nje dite. Ne fillimin e rruges “Mine Peza” ku banoja, hyra neper dyqane te agjencive te udhetimit per te pyetur rreth cmimeve te biletave. Ndoshta do me duhej te udhetoja. Me teper per te kuruar doren qe me enjtej gjithnje e me teper nga dita ne dite. Pas rreth nje ore shkova ne shtepi.

    Mengjesin e se henes me merr ne telefon nje miku im qe punon ne policine e Aeroportit te Rinasit. Dukej i tensionuar pasi biseden e nisi me: “Eh shyqyr qe te kapa. Po ku je more se kam dy dite qe i bie telefonit tend dhe me del nje tjeter person”. Ne fakt kishte te drejte. Pak dite me pare kisha dorezuar numrin celular ne gazeten ku kisha punuar per kater vjet. Me tha se donte te me takonte patjeter dhe e lame takimin pasi ai te mbaronte pune pasdite. U takuam ne nje kafe prane Ministrise se Arsimit ku me tha qe ne Rinas, pasditen e se shtunes ishte dhene nje urdher verbal qe une te mos lejohesha te kaloja aty. Te gjendej cfaredo arsyeje nga polici kontrollor dhe une te kthehesha pas. Pasi e falenderova mikun per informacionin qe me dha, nisa te mendoj se me kishin ndjekur nga pas qe nga momenti i kercenimit. Momenti kur ishte dhene ky urdher perkonte saktesisht me kohen kur une pyesja per bileta ne agjencite e udhetimit. Ky person me tha gjithashtu se i njejti urdher ka mundesi te jete derguar edhe ne pikat e tjera kryesore te kalimit te kufirit.

    Vendosa te ndryshoja strategji. Hapa fjale neper njerez te njohur qe po kerkoja nje pune me urgjence neper media. Madje gjate ketyre dy-tri diteve ne menyre demonstrative, neper vende publike ulesha ne kafe me disa miq te mi drejtues mediash. Nderkohe nga ana tjeter vleresova se e vetmja mundesi nga mund te ikja ishte porti i Vlores. Nje kusheri i imi kishte udhetuar pak dite me pare me nje autobuz i cili ndiqte itinerarin Fier-Vlore-Brindizi-Milano. Ne kete menyre kisha shume favore pasi pervec korruptimit te policeve ne portin e Vlores, kalimin ma lehtesonte mjaft edhe fakti qe po udhetoja si pasagjer i nje agjencie serioze dhe shume te fuqishme. I kerkova nje te afermi tim qe jeton ne Milano te me dergonte nje garanci, mundesisht jo ne emrin e vet pasi mund t’i dilnin probleme. Diten tjeter me erdhi garancia ne emer te nje personi te panjohur, i cili ne fakt nuk dinte asgje per kete pasi ia kishin marre fotokopjen e lejeqendrimit duke e mashtruar. Mengjesin e 3 shkurtit dola nga shtepia ne oren 06:30 te mengjesit. Ne nje rrugice prane shtepise po me priste nje taksist, mik imi me te cilin kisha folur nje dite me pare. Rreth dy ore me vone isha ne Fier te zyrat e agjencise se udhetimit. Pasi mora bileten aty, hipa ne autobuz ku qendrova rreth nje ore derisa ai u nis.

    Ne mesdite ishim ne Vlore. U rreshtuam te gjithe perpara terminalit ku kryhej kontrolli, ndersa policet nisen shfletimin e pasaportave. Ndersa po prisja radhen nje djale nisi te konfliktohej me policet duke deklaruar se i kishte te gjitha dokumentet ne rregull dhe se nuk ishte hera e pare qe udhetonte jashte shtetit. Kurse polici kembengulte se vula qe ndodhej ne faksin-garanci qe paraqiti djali, duhet te ishte e njome. Kerkesa e policit, dukej ashiqare qe ishte absurde, ndersa une po beja gati nje kartmonedhe 100 euro per t’ia future ne xhep kontrollorit nese do me dilte i njejti problem. Per me teper garancia ime ishte e falsifikuar. Iu afrova policit dhe djalit qe po konfliktoheshin dhe pasi u futa krahet te dyve, u thashe: “Djalosh, shefi eshte lodhur gjithe diten ketu. Edhe kot nuk po ja fut. Dil aty mbrapa dhe jepi nje kafe 50 euro shefit qe edhe ky ta justifikoje te pakten se po shkel ligjin me ty”. Polici e aprovoi menjehere kete duke u buzeqeshur vesh me vesh, ndersa djali i hutuar nxorri portofolin nga xhepi. Teksa po largoheshin te dy ne pjesen e mbrapme te kabinave te kontrollit, polici duke i shkelur syrin koleges qe sapo u ul te kompjuteri, i tha per mua: “Ndihmoje nje cike kete cunin tone. Se gjynah, paska edhe doren e vrare”. Policja nuk e hapi fare garancine time, por i vuri vulen pasaportes dhe une kalova matane duke falenderuar dhe komplimentuar policen. Pak sekonda me vone kaloi edhe ai djali tjeter i cili nuk po pushonte duke me falenderuar per zgjidhjen qe i dhashe.

    Pas tete oreve udhetim mberritem ne Brindizi dhe me pas u nisem me autobuz drejt Milanos, qytet te cilin e arritem ne oren 10:00 te mengjesit. Pas dy ditesh aty, mbremjen e dates 5 shkurt u nisa me tren nga Milano per ne Paris ku qendrova edhe dy dite te tjera, derisa mesnaten duke u gdhire e merkura e 9 shkurtit mberrita ne Bruksel ku u paraqita ne qendren e azilkerkueseve. Aty me derguan menjehere ne spital ku doli qe kisha tre kocka te thyera ne dore. Cuditerisht mjeket ne Tirane nuk e kishin vene re nje gje te tille. Fakti qe kishin kaluar me teper se dy jave pa u nderhyre ne plage si dhe udhetimi per me teper se nje jave, kishte bere qe te me perkeqesohej mjaft plaga. Ketu ne Bruksel mora mjekime ndersa brenda pak ditesh perfundova dokumentacionin e azilit. Momentalisht perdor nje dokument idenfikimi qe quhet “Karta Portokalli” si dhe nje karte plastike te ngjashme me kartat e identitetit ne Shqiperi. Gjate gjithe kohes qe ndodhesha ne pritje te procedurave te azilit hap fjale sikur isha ne Stokholm. Zgjodha kete vend te larget per te mos me bezdisur njeri dhe per te qene me i sigurte.

    Prej disa ditesh kam nisur studimet intensive per mesimin e gjuhes frenge si dhe ate angleze. Nga miq te mi dhe mediat informohem rregullisht mbi ecurine e hetimeve te 21 janarit, ndersa shoh nga dita ne dite sfumimin e asaj dosjeje njelloj si simotrat e saj “Gerdeci”, “Kosta Trebicka”, “Rruga Durres-Kukes”, “Aleks Keka”. Jam i bindur totalisht qe deshmia ime nuk do sjelle asnje ndryshim, pasi dosja e katandisur ne pak flete do mbyllet njelloj si te tjerat.

    Ne vitin 2011, u detyrova qe te lija vendin tim permes mashtrimeve me dokumentat, une qe kaq e kaq here kam shkruar lajme per histori te ngjashme. Mesa duket, ndodhesha ne vendin dhe kohen e gabuar ate mesdite te 21 janarit, por gabimi im vertet i madh, ishte se nuk pranova ta “modifikoja” qendrimin tim mbi ate qe pashe dhe pesova. Shpesh rri e mendoj per kete kthese qe mori jeta ime, e sidomos per 14 vitet e mia te punes si gazetar neper shume media shqiptare. Gjithe investimi im ne ate profesion eshte bere Zero, sepse nuk tregova elasticitet politik me plumbin qe me shpoi doren dhe me vershelleu rreze veshit, per te shpuar dy pellembe larg meje, koken e Hekuran Dedes.



    Nga Revista Klan

  2. #2
    Realiteti yne i hidhur!!

    Po kjo revista klan nuk eshte e lidhur me tv klan-in? Cudi qe e kane publikuar nje shkrim kaq te drejtperdrejte, te thene troc...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Boboboboooo!Sa gjynaf ..po pse ndodhin ne demokraci gjera te tilla?Sherim te shpejte gazetarit te gjore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    o Berish stalini do zoti te con ne P.S,sa me shpejt te jete e mundur,dhe po pati mundesi familjarisht.

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    menyra me e mire per te fituar azilin politik ne belgjike..eh cben shqiptari..pse nuk qendroi ne itali te kerkonte azil politik..pse nuk u ndal ne zvicer apo ne france por perfundoi ne belgjike..nese vertete do kishte rrezik jeta e tij ne shqiperi le te kerkonte azilne itali..apo edhe ne france...apo e dinte se nuk do ja varte kush ketej dhe ne belgjike mundej te besohej..kaloi njeri pas tjetrin shtetet e europes derisa arriti ne belgjike..me dore te pezmatuar nga plaga..shume i forte se si i ka duruar dhimbjet deri sa ka mberrite ne belgjike..sepse per aty duket eshte urdheruar te shkoje e te sistemohet..priteni qe sapo te marre azilin te raportoje per top channel direkt nga brukseli...

    disa ulin edhe pantallonat per te fituar nje azil..siq ben edhe ky trimi..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 15-05-2011 mė 16:37
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    Dėshmi tronditėse. Shtet mafioz, fashist...
    Nuk e di se si do tė jetė reagimi i opinionit publik pas pėrfundimit tė plotė tė hetimeve, nėse ato mbyllen pa gjetur autorėt e vrasjes sė katėr personave, jashtė perimetrit tė kryeministrisė dhe tė paarmatosur madje.

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Dėshmi tronditėse. Shtet mafioz, fashist...
    Nuk e di se si do tė jetė reagimi i opinionit publik pas pėrfundimit tė plotė tė hetimeve, nėse ato mbyllen pa gjetur autorėt e vrasjes sė katėr personave, jashtė perimetrit tė kryeministrisė dhe tė paarmatosur madje.
    mos na e hapni barkun se eshte forum virtual.

    kur ishte Nano kerkonin azil ato te Sales.

    mos te permend emra t'ju iki petlla.

    e lejm virtual.dime shume flasim pak ka thene Pal vata.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    o Berish stalini do zoti te con ne P.S,sa me shpejt te jete e mundur,dhe po pati mundesi familjarisht.
    sales i rrosh topet ti po hee...shih ate mehmumin tend mos te hik pre dore,qe i zgurdullon syte nga e thithmja e fort qe i ben asaj te shkrete :PPP

  9. #9

    Malsoret nuk flasin keshtu..

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ...disa ulin edhe pantallonat per te fituar nje azil..siq ben edhe ky trimi..
    Nuk eshte hera e pare qe ti , mbrapa kraheve dhe i fshehur me nick malsori, merr neper goje ne menyre me te felliqur.

    Nga me te vjetrit kam mesuar se malsori te del dhe mund te te vrase balle-per-balle.

    Keshtu i kam imagjinuar gjithmone malsoret..si burra te beses..si pjesa me e forte dhe me e shendoshe e shoqerise.

    Ti nuk je malsor.
    Megjithe bindjen time them se ti ,si person, je pjesa me e qelbur e shoqerise.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne demokraci o zonja bica edhe ju o shok te tjere nuku lejonet qe te punoc pa u lodhur nga mengjezi ne darke qe ti mbledhc ku jan e ku sjane nga kopliku ne fier e nga zadrima ne fterre.. e nga bathorrja..ne shupenzė.. e nga lapraka ne athine.. skafiste e gangsterre.. plackites me maska e kriminele me "shu,m vlere".. e pastaj te paguac instruktora se si hunjt ne flamura e kopacja ne parulla te benen hushta shpata e shtiza.. e me to ti mesoc se si u cahet kerthiza.. syri koka e kurriza.. e pastaj tu bec shplarje truri se te kryeministria duhet te valoj druri qe padroni yne shalegjate te hyj trimfal pasi te beni kasaphane.. mbi ushtar edhe polica.. zjarr e flak ne palma e makina..shkrumb e hi e tmerr e baterdi..si ne shik vlore 97 te zi..

    kjo quhet krim o perkrahes te krimit te shemtuaR TE 21 JANARIT..

    NE SE I KA VRARE GARDA ATA KRIMINELE..MIR U A KA BERE..
    po dhe ne se i ka kositur cadėrja e palltosunave.. te njesiteve te edvin ruc fatmir toc prec zog ramiz ali tom dosh kodoshit..prap..ose korcarshe..gjene ..mire u a ka bere..

    ..

  11. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Demokracia po verhet me se miri ne numrimin e votave.
    Ne Shqiperi ka diktature moderne. Sala, Luli, Edvini, Fatosi, ILIRI, ....., shpresoj qe te gjithe te perfundojne aty ku e kan vendin.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    menyra me e mire per te fituar azilin politik ne belgjike..eh cben shqiptari..pse nuk qendroi ne itali te kerkonte azil politik..pse nuk u ndal ne zvicer apo ne france por perfundoi ne belgjike..nese vertete do kishte rrezik jeta e tij ne shqiperi le te kerkonte azilne itali..apo edhe ne france...apo e dinte se nuk do ja varte kush ketej dhe ne belgjike mundej te besohej..kaloi njeri pas tjetrin shtetet e europes derisa arriti ne belgjike..me dore te pezmatuar nga plaga..shume i forte se si i ka duruar dhimbjet deri sa ka mberrite ne belgjike..sepse per aty duket eshte urdheruar te shkoje e te sistemohet..priteni qe sapo te marre azilin te raportoje per top channel direkt nga brukseli...

    disa ulin edhe pantallonat per te fituar nje azil..siq ben edhe ky trimi..
    Sepse si ne Itali ashtu edhe ne France , tentakulat e UDB-se jane te zgjatura , keshtu qe nuk kishte shance te perkrahej akuzuesi i vrasesit Sali !

  13. #13
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga zend Lexo Postimin
    Sepse si ne Itali ashtu edhe ne France , tentakulat e UDB-se jane te zgjatura , keshtu qe nuk kishte shance te perkrahej akuzuesi i vrasesit Sali !


    Jaaaaa, po ne Belgjike jane te shkurtra ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ne demokraci o zonja bica edhe ju o shok te tjere nuku lejonet qe te punoc pa u lodhur nga mengjezi ne darke qe ti mbledhc ku jan e ku sjane nga kopliku ne fier e nga zadrima ne fterre.. e nga bathorrja..ne shupenzė.. e nga lapraka ne athine.. skafiste e gangsterre.. plackites me maska e kriminele me "shu,m vlere".. e pastaj te paguac instruktora se si hunjt ne flamura e kopacja ne parulla te benen hushta shpata e shtiza.. e me to ti mesoc se si u cahet kerthiza.. syri koka e kurriza.. e pastaj tu bec shplarje truri se te kryeministria duhet te valoj druri qe padroni yne shalegjate te hyj trimfal pasi te beni kasaphane.. mbi ushtar edhe polica.. zjarr e flak ne palma e makina..shkrumb e hi e tmerr e baterdi..si ne shik vlore 97 te zi..

    kjo quhet krim o perkrahes te krimit te shemtuaR TE 21 JANARIT..

    NE SE I KA VRARE GARDA ATA KRIMINELE..MIR U A KA BERE..
    po dhe ne se i ka kositur cadėrja e palltosunave.. te njesiteve te edvin ruc fatmir toc prec zog ramiz ali tom dosh kodoshit..prap..ose korcarshe..gjene ..mire u a ka bere..

    ..
    O Brar, ky gazetar ishte pjese e qeverise, qe po filmonte protesten. I ra plumbi, qeveria e tij i tha mbyll gojen, ky nuk e mbylli dhe kaloi nga sherbetor i qeverise ne armik.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ėshtė i yni ky vend?

    Nga Mustafa Nano

    Emri Fatos Mahmutaj, ndoshta, nuk ju thotė gjė. Edhe unė e kisha harruar si emėr. Por u desh njė dėshmi e tij shock-uese, qė tė rikujtohesha pėr gazetarin e televizionit ABC, i cili u plagos mė 21 janar tė kėtij viti para kryeministrisė, teksa ish duke bėrė bėrė punėn e reporterit. Tė gjitha televizionet folėn pėr kėtė ngjarje, por televizioni ABC dhe televizioni mėmė Klan nuk e panė tė udhės tė bėnin tė njėjtėn gjė. Nuk kanė informuar nė asnjė moment pėr plagosjen e gazetarit tė tyre. Pėrsėris: nė asnjė moment. E s’mbaron kėtu. Asnjė gazetar i asaj lagjeje nuk ngriti zėrin tė protestonte as kundėr plagosjes sė njė kolegu nė detyrė e sipėr, as kundėr fshehjes sė kėtij lajmi. Dhe nuk ėshtė se kolegėt i ka mėrzitur tėrbimi opozitar i kolegut tė tyre (a thua se kjo do tė shėrbente si alibi!!!!!). Jo, jo, nuk e kanė ngritur zėrin as pėrpara se Fatos Mahmutaj tė nxirrte nė shesh “fytyrėn e tij prej opozitari” e t’u rrėfente tė gjithėve atė qė i kishin zėnė sytė. Ky ėshtė kulmi i pėrdhosjes sė profesionit tė gazetarit.

    Fatos Mahmutaj nuk ėshtė mė nė Shqipėri. Ėshtė larguar. Nė mos gaboj, mė gjeti para disa javėsh online. M’u prezantua si “gazetari i plagosur i bulevardit”, dhe kėrkoi tė pinte njė kafe me mua. Tani qė ai ka ikur nga ky vend, mė vjen keq pėr pėrgjigjen e plogėsht, nė fakt tė poshtėr, qė i dhashė: “shihemi, kėtu jemi”. Dija atė qė i kish ndodhur mė 21 janar, por nuk dija ato qė po i ndodhnin pas kėsaj date. I mora vesh sot. Prej gojės sė tij. Mė saktė, prej penės sė tij. Nga vendi ku ėshtė, ka shkruar mbi atė qė i ka ndodhur pas 21 janarit. Rrėfimi i tij tė ngjeth mishin, dhe ėshtė provė e faktit qė nė Shqipėri ėshtė instaluar njė regjim i frikshėm kriminal. Mund tė mos tronditeni veē nė rast se nuk e besoni rrėfimin e tij. E tė mos e besosh, do tė thotė tė jesh nga ai soj njerėzish, qė dhunėn arbitrare e shquajnė veē kur iu bie mbi kokėn e tyre; nė mos, don tė thotė tė jesh pjesė integrale e kėtij regjimi qė, ashtu si ēdo regjimi kriminal, i duhet tė bėjė krim pas krimi pėr tė mbuluar krimet e bėra. Ja njė copė e dėshmisė sė tij:

    “Mbremjen e se enjtes se dates 27 isha ftuar ne emisionin “Top-Story” ne Top-Channel. Aty deklarova edhe njehere ate qe kisha pare te ndodhte ne protestat e opozites, duke argumentuar edhe me pamje filmike momentin kur pashe te masakroheshin prej “gardistit te cmendur” jetet e pafajshme te tre personave, ndersa ne 7 te tjeret sic duket nuk e kishim pasur te shkruar te vdisnim aty. Kjo per faktin se plumbat kaluan vetem pak centimetra nga kokat tona dhe na kursyen jetet…..

    ….. E premtja-homazh e 28 janarit ishte dite e qete per mua. Per t’i paraprire cdo aludimi politik pas asaj qe me kishte ndodhur, vendosa te futesha ne shtepi qe nga mesdita, ende pa nisur protesta, ku nepermjet televizorit ndoqa gjithcka. Paraditen e se shtunes, ndersa ecja pergjate bulevardit kryesor pashe qe ne vendin ku isha plagosur une e vrare tre te tjere, ndodhej grupi i hetimit. I pershendeta prokuroret dhe u tregova shkurtimisht ngjarjen duke ua riprodhuar skenat deridiku.

    U ndame duke me premtuar se do kryenin nje eksperiment hetimor, kurse persa i perket sigurimit te deshmise time ne gjykate, funksionaret e organit te akuzes, te pranishem ne vendngjarje me pohuan shprehimisht se ishte e pamundur te realizohej juridikisht kjo gje, pasi prokuroria ishte e pafuqishme te ekzekutonte urdher-ndalimet per gjashte gardistet e akuzuar. Vetem pak dite me pare kisha qene ne prokurori ku m’u desh te denoncoja tentativen e Mjekesise Ligjore per te ndryshuar menyren sesi u plagosa une. Mjaftoi vetem fakti qe une u paraqita ne prokurori qe mjekesia te mos thellonte me tej mashtrimet mbi plagosjen time.

    Pas kesaj u drejtova per ne QSUT per te mjekuar plagen, ndersa duke u kthyer me telefonoi nje person, punonjes i policise se Tiranes me te cilin me kishte qelluar qe dy-tri here te isha ulur ne kafe kohet e fundit. Me insistim me kerkoi t’i rezervoja kohen per nje kafe, madje menjehere, pasi ishte shume i zene dhe nuk mund te gjente kohe tjeter. Duke qendruar ne vendin ku e kishim lene te takoheshim, vura re qe ai zbriti nga makina me fytyre te vrazhde dhe pa e zgjatur… me vendosi pistoleten ne brinje. E mora si shaka ne fakt, dhe i thashe t’i linte lojerat, pasi aty mund te kalonte ndonje njeri qe do shihte skenen dhe do e merrte per seriozisht. “Seriozisht e kam”, me tha. Instiktivisht e pyeta: “Pse?” dhe pergjigja erdhi menjehere: “Per ato qe flet lart e poshte. Ke filluar t’i japesh si shume gojes”. I gjendur papritur ne nje situate te tille, duke pare qe kercenuesi po trembej me shume sesa i kercenuari dhe tashme pistoleta ishte futur te rripi i pantallonave nga pas, e pyeta se cfare kisha folur dhe ku.”E di vete ti se je djale i zgjuar. Ja andej neper ekrane dhe me prokuroret ne rruge”, me tha. Mesazhin e dha. Duke u larguar nga une skermiti neper dhembe: “Ki kujdes se nuk e ke te gjate keshtu sic e ke nisur”. Nuk po e merrja vesh cfare po ndodhte, por as nuk po gjeja dot se cila ishte arsyeja qe me kishin derguar per te kercenuar nje person qe ne fakt u tremb me shume se une! Nuk e di me cfare nderi do ja kene shperblyer atij veprimin prej kamikazi. Te vetmen rruge qe kisha ato momente ishte te denoncoja ne polici apo te ikja per shtepi. Zgjodha kete te fundit pasi e dija qe denoncimi ne polici do te ishte i kote.”

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    I ziu djale u arratis nga shteti "demokratik" me viza te lira me pasaporte falso se the te verteten.
    Hidhen perpjete salistet kur them qe eshte diktature Shqiperia.
    Ja nje rast nga me tipiket.
    Albania Uber Alles

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Jaaaaa, po ne Belgjike jane te shkurtra ???
    po pse budalla eshte ai te tregoje vendin se ku ndodhet ty dhe krimineleve te Saliut ?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    djali i zi.. nuku iku me qejf te vet..

    e ka instruktuar shefi.. ik o m.ut m.uti i ka thene se po ndejte mundet te na dali horrliku..
    dmth te dale qe ki djali i zi sterre skafist e gangsterrre qe ka cuar ne goj te peshkaqenit kushedi sa qyqare.. ka qene nje cadėrexhi me detyra speciale ne 21 janar..
    detyra te llojit..

    ti caje koken ndonje polici.. qe te nxehet polici tjater e te nxjerre patllaken e tja filmoje kamera e rucit e pastaj te korre vota edvini duke i thene vrases lulit..

    ja nje i ketillė qelbanik eshte ki djali i zi i mahmutit te top chanallit..

    nje kulish polpotist khmer rruzho gjinushist qe ka djegur te gjalle polic ne vlore 97 e tani ishte paguaR te vrase gardist e polic ne 21 janar te krieministria..

    e kuptonet tani vete ne bruksel te shoku orik shyt.. e merr instruksione te komisar altin arapi.. vegla e edvin dade bares..

    nuku i merrni kot ne mbrotje ju keta vrases..

    i njihni mire..

    ..

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Votojeni Salen se do e bani piken e hajrit o popull )

  20. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    Nuk eshte hera e pare qe ti , mbrapa kraheve dhe i fshehur me nick malsori, merr neper goje ne menyre me te felliqur.

    Nga me te vjetrit kam mesuar se malsori te del dhe mund te te vrase balle-per-balle.

    Keshtu i kam imagjinuar gjithmone malsoret..si burra te beses..si pjesa me e forte dhe me e shendoshe e shoqerise.

    Ti nuk je malsor.
    Megjithe bindjen time them se ti ,si person, je pjesa me e qelbur e shoqerise.

    po ti c'pate more..ku te hengri miza..

    nuk kam marre kerkend neper goje o jaran..thash nje te vertete..jam ne mergim qe sa kohe dhe e di mire cka kan bere trimat tjere para ketij trimit..jane me dhjetra dhe me qindra punonjes te administrates shteterore ne shqiperi qe sa here nderrohet nje qeverisje marrin me vete dy-tre dokumenta dhe turren neper europe per te kerkuar azil politik..e din ti i dashur qe ke plot rrugeve te europes ish punonjes te shik-ut qe edhe pse kan punuar ne shik si pastrues armesh apo ne postet me te pa rendesishme e kan bere veten sikur kan qene shefa te shik-ut vetem e vetem per te marre azil politik.. e din ti i dashur qe ne vitin '97 komplet ambasada shqiptare ne londer ka kerkuar azil politik..kush dreqin e kercenonte shoferin e ambasades ne londer..kush dreqin e kercenonte ekonomistin apo pastruesen ..askush..por ishte nje alibi..ashtu siq eshte plagosja alibia e ketij jarani..dije qe eshte urdheruar te veproje ashtu o mik..i kan thene sigurimsat e komunistave ik ne bruksel e denoncoje regjimin fashist te berishes..ik ne bruksel se aty eshte mergata e qyqeve..na duhesh atje me mire se sa na u dashte para kryeministrise..nese nuk e din mesoje..

    mos u ha me malsoret se vertete te vrasin balle per balle..nese nuk te pelqejne fjalet e malsorit mos i lexo..ose kundershtoi me argumenta..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •