I lumturon Vatikani
Vatikani ftoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë. Ftesa i ka lumturuar Hashim Thaçin dhe Enver Hoxhajn. Në Selinë e Shenjtë, ata takuan krerët e BE’së dhe Kryeministrin italian. Pas Romës, Ministri Hoxhaj do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.
Nga Valmir Klaiqi më 02 maj 2011 në ora 08:48
Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, të dielën, në Vatikan.
Gjatë qëndrimit në këtë vend, delegacioni kosovar është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të shteteve të ndryshme.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Vatikani ka ftuar për herë të parë delegacionin kosovar si delegacion shtetëror, ku në ftesa është shkruar “Ftohet ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës...”.
“Kjo është pra vizita e parë shtetërore dhe ne kemi qenë në mesin e delegacioneve shtetërore, të cilat kanë qenë në lumturimin e Papa Gjon Palit të Dytë”.
Megjithëkëtë, Vatikani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Por, Hoxhaj tha se popujt e dy vendeve kanë lidhje mijëravjeçare mes vete.
“Mes popullit të Kosovës dhe Vatikanit dhe Kishës Katolike ka një kontinuitet mijëvjeçar të lidhjeve tona, edhe politike, edhe kulturore, meqë qytetarët e Kosovës për shkak të identitetit të tyre kulturor vazhdimisht në 2 mijë vitet e fundit kanë pasur një lidhje dhe një relacion të fuqishëm me Vatikanin”, tha ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....
Krijoni Kontakt