Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Exclamation Ikën nga mafia kosovare-malazeze, kërkon azil në Luksemburg

    Tiranë, 1 maj - Një pjesëtar i policisë kufitare malazeze ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij në Luksemburg. Enver Daciqi javë më parë ishte arratisur nga vendi i tij, duke u dorëzuar pranë autoriteteve në Luksemburg me kërkesën për strehim azili, me arsyetimin se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar. Ai shërbente në pikën e kalimit kufitar në Rozhajë.

    Rrezikimi i jetës së tij ka ndodhur një natë të muajit prill, pasi që, siç ka thënë ai, kishte refuzuar kalimin e një kamioni me cigare në drejtim të Kosovës, me ç`rast menjëherë ka marrë kërcënimin me jetë për të dhe familjen e tij.

    Daciq para policisë së Luksemburgut ka përshkruar ekzistimin e rrjetit të drogës, cigareve të kontrabanduara, medikamenteve të falsifikuara, kafesë si dhe materialeve të ndryshme, qoftë ushqimore apo të teknikës së bardhë.

    Gjatë intervistës, ai ka informuar para Entit për Azil se në qytezën Mojkovac ekziston një fabrikë, e cila prodhon cigare të falsifikuara, rrjeti i të cilave shpie në Kosovë.

    Po ashtu gjatë intervistës ai ka shpjeguar se porositë vijnë edhe nga Kosova, përderisa kufitarët malazez dhe ata nga Kosova nuk guxojnë të ndalin rrugën e kontrabandës, raporton agjencia Ina.


    http://www.koha.net/index.php?cid=1,58,57478
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Paska ditur kur te kerkon azil , ne Luksemburg , me siguri do ta fitoje

    Menyr e mir per ta fitu azilin, zbulo ndonje veper kriminale ose kapu me shtetin dhe pastaj kerko azil. Nese vecme te esht merzit vendlindja.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ku eshte poenta qe hapen dy tema te tilla ?

    ju aq shume krekoseni me mafien e?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •