Si fillim mendoj se nuk ia vlen qe te nxehemi per ngjarje qe kane ndodhur me shume 60 vjete perpara. Eshte gjynah qe edhe sot e kesaj dite mungon teresisht deshira per t'i pare ngjarjet me gjakftohtesi dhe objektivitet.
Sot ekzistojne te gjitha mundesite per te zbuluar te verteten pa qene e nevojshme qe te mbajme anen e njerit apo te tjetrit. Gjithashtu jam i mendimit qe krimet e komunizmit nuk duhet te ndikojne ne analizen e ngjarjeve te L2B, pasi jane dy etapa te ndryshme. Natyrisht qe kane lidhje menjera tjetren, gjithesesi ato mbeten te ndryshme.
Artikulli qe ke postuar me siper ne pergjithesi ka fakte dhe analiza te verteta por me qellim i hedh persiper nje cipe te holle mjegullnaje qe ta beje lexuesin te mendoje se forca te jashtme e kane vendosur fatin e ngjarjeve qysh perpara se ato te ndodhnin. Me pak fjale, eshte shkruar ne menyre te tille qe t'i perngjasoje nje teorie konspiracioni me shume sesa nje artikulli historik.
Per shembull autori i artikullit thote qe mungojne informacionet e prapaskenave te mbledhjes se Mukjes, nderkohe qe oficeret angleze ne kujtimet e tyre i kane shprehur ato me kohe.
Autori qe ne fillim ngre pikepyetjen e cuditshme nese mbledhja e Mukjes ishte apo jo nje perpjekje e sinqerte e paleve per te zgjidhur fatin e Shqiperise se pasluftes.
Ne fakt perpjeka e sinqerte per bashkepunim ishte bere qe me Konferencen e Pezes ku u krijua Fronti Nacional Clirimtar, kur Balli Kombetar dhe Legaliteti ende nuk ekzistonin dhe armiqesia me paleve nuk kishte zene ende rrenje.
Dihet qe ne Konferencen e Pezes, Abaz Kupi u zgjodh anetar i Shtabit te Pergjithshem te UNCSH, nga i cili ai dha zyrtarisht doreheqjen kur beri takimin me Enver Hoxhen.
Mirepo ne ate kohe, baballaret e kombit nuk donin ti shikonin komunistet as si rivale e le me si bashkepunetore. Shume prej figurave anti-komuniste kishin pozita te rehatshme dhe nuk u intersonte nje nxitje e konfliktit me forcat pushtuese.
Mbledhja e Mukjes, sipas mendimit tim, ishte nje perpjekje e deshperuar e Anglezeve per tu dhene nje vend te sigurte Ballit dhe Legalitetit ne te ardhmen e Shqiperise (si kundrapeshe ndaj komunisteve), por tashme pozitat kishin ndryshuar. Ishte FNC tani qe nuk i interesonte me te vendosej ne nje rang me Ballin dhe Legalitetin pasi FNC kishte forcat njerezore, materiale dhe logjistike per ti asgjesuar keta te fundit.
Pastaj artikulli thote gjera te verteta deri kur flet per levizje anti-italiane ne 1941 qe ishte pjese e nje plani strategjik. Eshte e vertete qe Anglezet bene shume perpjekje per te nxitur nje rezistence kunder Italianeve por dihet gjithashtu fakti qe deshtuan keqas pasi ne ate periudhe pak kush kishte deshire te luftonte kunder Italianeve.
Dihet edhe qe pothuajse te gjithe personazhet kryesore te kesaj rezistence ne fillim kane rene ne kontakt me Anglezet dhe disa prej tyre u rekrutuan. Por duhet kuptuar fakti qe Anglezet nuk e kontrollonin situaten ashtu sic e pershkruan atuori i artikullit. Ata i merrnin vendimet duke pare, duke bere dhe kjo ka qene nje pike e rendesishme ne mosmarreveshjet qe kishin me vone me UNCSH. Kur gjenin terrenin qe u interesonte, ata vepronin.
Nuk diskutohet qe kushdo qe do merrte armet per te luftuar, do krijonte me pare lidhje me anglezet, sepse ata ishin te vetmit qe kishin interes per te luftuar Italine dhe Gjermanine dhe mundesite materiale per ta mbeshtetur kete lufte. Por kjo nuk do te thote se ishin Anglezet ata qe i ideuan dhe i krijuan cetat. Perkundrazi, ishin personazhet e shumte Shqiptare ata qe i ideuan dhe i krijuan cetat. Anglezeve u interesonte kjo gje dhe i mbeshtesnin.
Pra, Anglezet vepronin sipas vendit dhe kuvendi. Kete e vertetojne vete oficeret angleze ne kujtimet e tyre.
Autori vazhdon te hedhi mjegull duke nxjerre konkluzione te gabuara qe meqe personazhet pjesemarres kishin pasur kontakte (ne nje menyre ose ne nje tjeter) me anglezet, atehere medoemos qe mbledhja duhet te kete qene plan i mirekurdisur prej Anglezeve.
Me siper e thashe qe Mukja ishte nje ideim i Anglezeve, por ata nuk e kontrollonin aq sa do te donin. Ata nuk kontrollonin as Ballin e as Legalitetin, le me te kishin fuqi te kontrollonin mbledhjet mes ketyre dhe FNC. Te gjitha faktet qe permend autori tregojne se Anglezet kishin mbeshtetje te vazhdueshme nga te gjitha palet, por qe kontrollonin ndonje gje.
Pastaj autori vazhdon lojen manipulative duke treguar nje fakt shumeinteresant por qe me qellim nuk e shpie deri fund. Autori nuk thote qe forca qe luftonte kunder Gjermanve ishte UNCSH dhe ata qe bashkepunonin hapur me Gjermanet ishin Balli dhe Legaliteti. Dokumentet arkivore i thone keto, por autori i fsheh me qellim.
Me poshte autori nxjerr nje konkluzion tjeter corientues. Duke parė faktin se pranė forcave partizane kishte njė numėr tė madh misionesh britanike dhe mė vonė amerikane, kuptohet qartė se britanikėt i kishin zgjedhur aleatėt e tyre.
Si dokumentet arkivore, si Oficeret Angleze e shprehin fare hapur faktin qe Balli dhe Legaliteti i bene gropen vetes, e per kete arsye Anglezeve nuk u mbeti gje tjeter vecse te mbeshtesnin ate qe po luftonte realisht kunder Gjermaneve, dmth UNCSH.
Ja nje dicka tjeter qe perpiqet te corientoje lexuesin dhe logjiken e shendoshe. Autori shkruan: Sigurisht qė, nė kėtė Konferencė u hodhėn edhe teza dhe ide nacionaliste, tė cilat, fatkeqėsisht, nuk kishin koherencė dhe dilnin jashtė realitetit tė asaj periudhe. Si kėrkesa pėr Kosovėn, si ajo pėr Ēamėrinė ishin teza, tė cilat nė kanceleritė europiane nuk do ti merrnin seriozisht e aq mė tepėr kur fatet e vendeve tė pasluftės do tė vendoseshin nga Tė Mėdhenjtė e dalė nga kjo Luftė. Duhet tė jemi tė qartė se, Konferenca e Mukjes nuk do tė kishte asnjė rol nė zhvillimet e pasluftės si nė Kosovė, si nė Ēamėri, njė konkluzion qė u vėrtetua me vendimet e dala nga Marrėveshja e Jaltės apo edhe ajo midis Ēurēillit dhe Stalinit nė Moskė, nė dimrin e 1944-ės.
E pra, fjalet e mesiperme jane motamo fjalet e Enver Hoxhes. Nder te tjera ishin dhe keto argumente te fuqishme pse marreveshja e Mukjes u hodh poshte. Keto argumente ishin paraqitur prej Ballit dhe Legalitetit dhe u hodhen me vone poshte nga FNC.
Ne paragrafin permbylles autori ben komente mbi ato qe shkruan Enver Hoxha ne librin e tij Per partine ku flet per arsyet e hedhjes poshte te marreveshjes.
Mendimi im eshte ky: sinqerisht mendoj qe jo vetem Enver Hoxhes, por asnjerit prej figurave kryesore te FNC nuk i hante shume per poziten e Ballit dhe Legalitetit ne Shqiperine e pas luftes. Te gjithe ata e dinin shume mire qe Balli dhe Legaliteti e kishin humbur davane me kohe dhe tashme e ardhmja i takonte FNC-se, mirepo marreveshja u nenshkrua gjithesesi dhe jo me kot. Me siper u tha qe ne marreveshje kishte pika te tilla si mbajtja e Kosoves, Camerise, etj. Pikerisht, keto pika ishin ato qe do rrisnin kredencialet e firmetareve ne arenen politike te FNC dhe kjo u interesonte atyre shume me teper se bashkepunimi me te humburit.
Ti i/e dashur saura ke ngritur disa pyetje dhe une do te pergjigjem
Kush e beri luften fukarenjt qe nuk mbushnin barkun me buke? - Me sa duket po. Por kishte edhe familje te pasura qe kontribuan shume si ne para, si ne materiale, si ne ushtare.
Me ēfare do ti blenin armet? - Ne fillim u perdoren armet e trasheguara. Pastaj filluan qe armet tia merrnin ushtrise Italiane dhe Gjermane neper beteja dhe prita. Nje burim me i vogel por i vazhdueshem armatimi kane qene edhe furnizimet e Anglezeve. Gjithashtu ne ndonje rast armet jane blere me parate e mbledhura nga kontributet e familjeve te pasura.
Si do ta benin planin e luftes kur nuk dinin te shkruanin e te lexonin? Luften e ben ata/ato bij qe vinin nga familje patriotike te ushqyara me atdhedashuri ,lane akademite perendimore dhe rroken armet e dolen malit ...
- Spiro Mojsiu Major me eksperience te gjate ne ushtri.
- Enver Hoxha mbaruar liceun Francez te Korces, student ne France per shkenca natyrore. Mesues ne Liceun e Gjirokastres. Aktivist.
- Ramadan Citaku mbaruar shkollen teknike te Tiranes ne vitet 30, aktivist.
- Sejfulla Maleshova kryer studimet ne Rome, shkrimtar, aktivist, publicist.
- Ymer Dishnica - mbaruar liceun Francez te Korces, student per mjekesi ne France.
- Dali Ndreu perfundon shkollen e plotesimit ne Tirane, ne degen e artilerise dhe titullohet me graden e nentogerit. Pas daljes nga burgu, vijon studimet ne Firence per shkenca ekonomike.
- Bedri Spahiu - perfundon shkollen ushtarake ne Tirane, ne degen e artilerise dhe titullohet me graden e oficerit.
- Myslym peza udheqese popullor me shume influence ne zonen e Pezes, me pervoje te pasur ne fushen e betejave. Pese operacione te ushtrise Italiane ne Peze deshtuan qe te gjitha.
- Mustafa Xhani ( Baba Faja Martaneshi) gezonte popullaritet te madh ne krahinen e Martaneshit. Nje nder te paret qe mori armet kunder Italise.
- Haxhi Lleshi - bajraktar ne zonen e Dibres. Nje nder te paret qe filloi kryengritjen kunder Italise.
- Mehmet Shehu mbaruar Fultzin ne Tirane, scpecializimi bujqesi. Fiton burse per te vazhduar akademine ushtarake ne Napoli. Marre pjese ne Luften e Spanjes, arrin ne graden e komandantit te Batalionit 4 te Brigades 12 Garibaldi.
- Lista vazhdon....
Une i/e dashur saura nuk kam vrare asnjeri dhe nuk kam ndermend te ti mohoj askujt asnje gje. Perpiqem qe te zbuloj te verteten, dhe jam dakord me ty qe e askujt nuk i duhet ngrene haku.
Me gjithe shtremberimet dhe subjektivizmin qe ka ekzistuar ne historiografine Shqiptare, per fat te keq, fenomeni i vjedhjes se pulave eshte i vertete dhe komunizmi kesaj pjese nuk i ka shtuar asnje presje.
Krijoni Kontakt