Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1

    Lightbulb Përçarje në Vetëvendosje !!!

    Jeton Llapashtica | 20-04-2011 09:39 CET Iniciativa për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e bisedimeve me Serbinë, ka ndarë në dysh deputetët e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Derisa deputetët që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar iniciativën për interpelancë, ata të “Lëvizjes për Bashkim”, që janë në koalicion me lëvizjen e Albin Kurtit, Aurora Bakalli dhe Afim Kuleta kanë kundërshtuar një iniciativë të tillë duke mos e nënshkruar.

    Të irrituar nga injorimi i programit të tyre politik dhe nga mungesa e debatit në Grupin parlamentar të kësaj lëvizjeje, Bakalli dhe Kuleta kanë vendosur që t’i thonë “jo” interpelancës.

    Këtë çështje e ka konfirmuar për gazetën kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i cili i ka thënë “Zërit” se deputetët e partisë së tij nuk e kanë nënshkruar interpelancën ngase nuk janë pajtuar me mënyrën si është thirrur ajo.

    “Nuk e kanë nënshkruar. Sa i përket pjesës për interpelancë, jemi shumë dakord. Një interpelancë për transparencë të bisedime është shumë e mirë, por nuk jemi pajtuar me mënyrën e zgjidhjes së veriut, pra me përpjekjet e shtrirjes së sovranitetit në veri pa marrëveshje politike dhe pa bisedime dhe gjithashtu nuk jemi pajtuar që kjo çështje të futet në kuadër të interpelancës”, ka thënë Klinaku.

    Ai madje ka thënë se gjithçka është vendosur në zyrat e Vetëvendosjes, pa u mbledhur fare Grupi parlamentar dhe pa debat mes deputetëve.

    “Jo fare, nuk ka pasur mbledhje. Kanë kërkuar ta nënshkruajmë iniciativën, sepse sipas tyre, është çështje teknike, por ne nuk kemi pranuar”, është shprehur Klinaku.

    Qëndrimet e kundërta të deputetëve të Lëvizjes për Bashkim dhe të Vetëvendosjes, të cilët veprojnë në kuadër të një grupi parlamentar, të martën i kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Vetëvendosjes.

    Anëtari i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk është i informuar për arsyen e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim që të mos përkrahin interpelancën.

    “Edhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë nënshkruar, sepse nuk kanë qëlluar aty. Shpejt e shpejt e kemi bërë atë punë, kush ka qenë në Vetëvendosje fizikisht e ka nënshkruar dhe e kemi dërguar”, ka thënë Konjufca, duke konfirmuar se për thirrjen e kryeministrit në interpelancë nuk ka pasur fare debat të Grupit parlamentar.

    Sipas tij, kjo interpelancë parlamentare ndaj kryeministrit Thaçi, pritet të mbahet në fillim të muajit maj.

    Ndërsa analisti Behxhet Shala thotë se qëndrimet e ndryshme të deputetëve në raport me interpelancën dëshmojnë se në Vetëvendosje nuk ka demokraci të brendshme dhe se në këtë subjekt politik vendimet merren siç kërkohen “nga lart”.

    “Kjo tregon se demokracia te subjektet politike është shumë e brishtë dhe shumë e diskutueshme. Edhe Lëvizja Vetëvendosje si subjekt i ri politik duket se e ka të njëjtën sëmundje, sikurse partitë tjera. Mungon debati i brendshëm, mungon demokracia e brendshme, për këtë arsye kemi raste kur ka kundërshtime brenda subjektit politik, të cilat vetëm sa e zbehin fuqinë e tij”, thotë Shala.

    Sipas tij, nuk do të shkojë kohë e gjatë e përçarjet në këtë subjekt politik do të dalin në sipërfaqe dhe si të tilla do të reflektojnë me fraksione dhe ndarje të partisë në dysh.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim në zgjedhjet e fundit kanë garuar së bashku dhe kanë fituar katërmbëdhjetë vende në Kuvend. Këto dy subjekte politike kanë pasur edhe më parë qëndrime të ndryshme në raport me proceset e ndryshme në vend.

    Nxehtë në Vetëvendosje

    Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë gazetës se në këtë subjekt politik janë shtuar debatet e nxehta, ku nuk po mungojnë as qëndrimet e ndryshme të deputetëve.

    “Debat i ashpër ka qenë kur është diskutuar për çështjen e pjesëmarrjes ose jo në votimin e presidentes Jahjaga. Një pjesë e deputetëve kanë qenë kundër, një pjesë për pjesëmarrje, por në vota kanë fituar përkrahësit e Albin Kurtit, pra versioni i bojkotimit të seancës. Për këtë arsye disa deputetë nuk kanë ardhur fare atë ditë në Kuvend”, ka thënë njëri nga deputetët e Vetëvendosjes, në kushte anonimiteti.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...-vetevendosje/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2010
    Postime
    26
    Une nuk e kuptoj pse ti si simpatizues i vetevendosjes e hap kete ltem "Perqarje ne vetevendosje " !!

  3. #3
    Me duket se titulli eshte i gabuar " Përçarje në Vetëvendosje". Natyrisht se kjo eshte demokraci dhe secili ka mendimet e tija personale. Natyrisht se ka edhe mospajtime. Dhe tek e fundit mos te harrojme se dy anetaret e LB kane hyre ne parliament ne krah te LVV.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Florim_i Lexo Postimin
    Une nuk e kuptoj pse ti si simpatizues i vetevendosjes e hap kete ltem "Perqarje ne vetevendosje " !!
    Pershendetje zoteri Florim. Lexoje shkrimin tim me pas.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Lëvizja Vetëvendosje nuk është dashur të u japë mundësinë këtyre "mercenarëve"të bëhen pjesë e saj dhe të i nxjerrë fitues se në çdo situatë tjeter dështimin do e kishin të garantuar,por ja që sot sillen me prepotencë dhe arrogancë duke krijuar polemika të shumta!
    -Nuk është hera e parë që këta të dy krijojnë situata të tilla,kshtu ndodhi edhe para formimit të qeverisë,ku nxjerren veten në ankand!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a po e ngoni qosen or veve-ista?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a po e ngoni qosen or veve-ista?
    Besa edhe Demacin! Prej qe i moren beneficionet nga qeveria, Qosja 170 000 Euro per botimin e disa librave qe s'do i lexoje kush dhe Demaci pension jetesor, makine me shofer, qe te dyve u eshte "lage baruti" per te kritikuar Qeverine e Kosoves. I pari (Qosja) eshte i gatshem te merret vetem me Shqiperine (Kadarene, Berishen e Bashen), kurse i dyti s'po merret me aske!

    Perderisa Vetvendosja t'i kete figura emblematike keta dy persona do te mbetet ne shifrat ne te cilat eshte, pra jo me shume se 10-15%!

  8. #8
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ndërsa analisti Behxhet Shala thotë se qëndrimet e ndryshme të deputetëve në raport me interpelancën dëshmojnë se në Vetëvendosje nuk ka demokraci të brendshme dhe se në këtë subjekt politik vendimet merren siç kërkohen “nga lart”.



    Një pjesë e deputetëve kanë qenë kundër, një pjesë për pjesëmarrje, por në vota kanë fituar përkrahësit e Albin Kurtit
    Vendimet o mirren nga lart o s'ka Levizje..
    Behxhet Shala pak si axhami po shitet, s'ka askund n'bote qe vendimet mirren nga poshte.. ata poshte duhet te konsultohen por vendimet i merr pergjegjesi i Levizjes dhe krijuesi i saj. Perndryshe kemi anarki e xhungllizem si ne shoqeri.

    Kush nuk eshte dakord me qendrimet e Albinit nuk eshte dashur t'i bashkangjitet hiq. Kush s'e perkrah Albinin le te largohet menjehere.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-07-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Vendimet o mirren nga lart o s'ka Levizje..
    Behxhet Shala pak si axhami po shitet, s'ka askund n'bote qe vendimet mirren nga
    poshte.. ata poshte duhet te konsultohen por vendimet i merr pergjegjesi i Levizjes dhe krijuesi i saj. Perndryshe kemi anarki e xhungllizem si ne shoqeri.
    l
    binin le te largohet menjehere.
    Kush nuk eshte dakord me qendrimet e Albinit nuk eshte dashur t'i bashkangjitet hiq. Kush s'e perkrah
    A
    Un nuk pajtohem me ty halla,ti thua se deshten apo jo qka thot bini behet,pra te tjeret mujn vetem me lehh se kush nuk i ngon .

    E ju thoni se PDK en, po e sundon thaqi,e qka don thaqi aty behet ,ju ket e keni then gjdo her...... Po albin qka na qenka njejt si thaqi apo ?.


    Simbas mendimit tend Halla min ne kosove paska linde edhe nje sundimtare qe ka pervetsue nje levizje ,pra ne si komb kemi edhe nje sundimtare ...haj haj .
    SHqiprija etnike.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ne vetfundosje jan grumbullue maca e kuca

    nji fat i mire eshte se dita dites po e kuptoin te gjith edhe ata qe jan antar e deputet te vetfundosjes se albini eshte piell e serbve e daqiqve

    dhe kjo ben qe ne ket parti te ndegjoni tash e tutje keso lajmesh
    perqarje largime coptime etj.

    ne ket parti ka njerz te porositur te te gjitha partive te Kosoves veq te vetfundosjes ma se paku ose ska hiq

    kjo eshte e mier sepse albin-daqiqi sdo te ket mundesi ta realizoi ate per qka edhe e ka formue partin qe e financon serbija
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ne vetfundosje jan grumbullue maca e kuca

    nji fat i mire eshte se dita dites po e kuptoin te gjith edhe ata qe jan antar e deputet te vetfundosjes se albini eshte piell e serbve e daqiqve

    dhe kjo ben qe ne ket parti te ndegjoni tash e tutje keso lajmesh
    perqarje largime coptime etj.

    ne ket parti ka njerz te porositur te te gjitha partive te Kosoves veq te vetfundosjes ma se paku ose ska hiq

    kjo eshte e mier sepse albin-daqiqi sdo te ket mundesi ta realizoi ate per qka edhe e ka formue partin qe e financon serbija
    E edhe ju po flisni tani a. Ju Militante te Hasim Tacit te cilet shitet Indentitetin Kombetar Shqiptar dhe Flamurin Kuq E Zi, per ta blere ate Kosovar dhe Flamurin me 6 Yje dhe Pa Tekst.

    Ne LVV nuk ka perqarje, edhe pse ka mos pajtime ne mes tyre, sepse kjo eshte demoraci. Ndersa Shefi Juaj George Hasim Tacici per karrigen e tij i spijunon edhe shoket e tij si ne rastin e fundit me Limajn. Ju jeni ata qe shkatruat Kosoven si nga ana teritorriale si nga ajo pasurive shteterore.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a po e ngoni qosen or veve-ista?
    E Ore Braro Plako,

    Ti na flet ketu per Enverizem e Komunizem, ti i cili kishe shume privilegje ne kohen e Titizmit dhe Jugosllavizmit. Juve ju mungon shume vllaznim bashkimi me shkijet. E per kete arsye ju perkrahni njerez qe kane pase ose kane lidhje me Serbet si: Behgjet Pacolli, Sali Berisha, Lulzim Basha etj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #13
    Vetëvendosje sprovon Thaçin20-04-2011 15:31 CET Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi derisa e ka shpalosur programin ekonomik para studentëve të Fakultetit AAB-Riinvest është sprovuar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë tentuar t’ia ndërprejnë fjalimin.

    Me këtë rast, sigurimi i kryeministrit Thaçi aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët e kishin pyetur atë nëse “u kishte hipur skive” gjatë kohës së hartimit të këtij plani, i ka nxjerrë me dhunë jashtë vendit ku ndodhej kryeministri.

    Një gjë e tillë ka ndodhur në fakultetin AAB-Riinvest, ku kryeministri kishte një takim me studentët e këtij fakulteti për të shpalosur programin ekonomik.

    Ndryshe, edhe fakulteti AAB-Riinvest pras këtij rasti ka dalë me një komunikatë për media, ku është distancuar nga ky rast.

    “Universiteti AAB-Riinvest njofton opinionin publik se gjatë ligjëratës së kryeministrit Hashim Thaçi para studentëve dhe auditorit të tij, disa persona të pandërgjegjshëm të cilët deshën të prezantohen si studentë të këtij Universiteti dhe shpërndanë pamflete për auditorin nuk janë studentë të Universitetit tonë. Universiteti AAB-Riinvest shpreh keqardhje dhe distancohet publikisht nga sjelljet dhe veprimet e tyre”, thuhet në komunikatë, raporton Telegrafi.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...provon-thacin/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #14
    KJO QEVERI I KA HIPUR SKIJAVE!


    Sot më 20 prill, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të pranishëm në ligjëratën mbi Planin e zhvillimit ekonomik të mbajtur nga Hashim Thaçit në Universitetin AAB e ballafaquan këtë të fundit me çështjet:



    - Ky “plan” i ri, gjoja për zhvillimin ekonomik të vendit, dëshmon që Qeveria është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës pa pasur plan qeveritar.



    - Ky i ashtuquajtur plan i ri për zhvillimin ekonomik të vendit po ashtu tregon që Qeveria në mandatin e kaluar nuk paska pasur plan për zhvillim ekonomik, të cilin vetëm do ta vazhdonte gjatë këtij mandati.



    - Nisma për privatizimin e PTK-së, ndërtimin e autostradës, buxheti për vitin 2011, privatizimet e tjera që tashmë janë kryer, i bije të jenë bërë pa kurrfarë plani e strategjie ekonomike për zhvillim.



    - Funksionimi ad hoc, i aty-për-atyshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik që ka për synim të mirën e qytetarëve, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik.



    Në fakt, Qeveria e Kosovës ka pasur gjithmonë plan. Plani i Qeverisë ishte dhe është shkatërrimi ekonomik i Kosovës. Shitja e shkatërrimi i gjitha pasurive të vendit dhe pasurimi personal i pushtetarëve.



    Ky argumentim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! u përcoll me shpalosjen e parullës “Kjo Qeveri i ka hipur skijave” dhe shpërndarjen e fletushkave me argumentet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tek të pranishmit, të cilët tërë aktivitetin e miratuan me duartrokitje.



    Kjo gjë nuk i pëlqeu Hashim Thaçit dhe truprojave të tij, të cilët në mënyrë të dhunshme nxorën nga salla aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke i grushtuar dhe shqelmuar ata.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! e quan sjelljen e dhunshme të truprojave të Hashim Thaçit si pengim i fjalës së lirë në një ligjëratë që ishte e hapur për të gjithë.



    Reagimet e tilla na e dëshmojnë edhe një herë se kjo qeveri është e mbushur vetëm me retorikë bosh dhe sa herë dikush ja venë në pah këtë fakt, e shpreh nervozizmin e saj me dhunë.



    Ndërkaq reagimi i Universitetit AAB dëshmon edhe një herë se licenca e akreditimit është më e vlefshme sesa shpalosja e ideve, debatit dhe kritikës, siç i ka hije një universiteti.



    Pra, qeveria na e konfirmon edhe njëherë se qeveria i ka hypur skijave.



    Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Sekretariati për Media dhe Komunikim


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2901&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  15. #15
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kush ju thot se ka perqarje nese e keni fjalen per subjektin LBB sjo esht tjetewr subjekt me 2 deputet mos tentoni te hedheni topin tjeter kund LVV. ESHT shum ne regull

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ne vetfundosje jan grumbullue maca e kuca

    nji fat i mire eshte se dita dites po e kuptoin te gjith edhe ata qe jan antar e deputet te vetfundosjes se albini eshte piell e serbve e daqiqve

    dhe kjo ben qe ne ket parti te ndegjoni tash e tutje keso lajmesh
    perqarje largime coptime etj.

    ne ket parti ka njerz te porositur te te gjitha partive te Kosoves veq te vetfundosjes ma se paku ose ska hiq

    kjo eshte e mier sepse albin-daqiqi sdo te ket mundesi ta realizoi ate per qka edhe e ka formue partin qe e financon serbija
    o bal LBB nuk esht vetvendosje ajo ka 2 deputet fal L.V.V dhe ku keni fakte se ka perqarje ne lvv . ik or ju jeni te perqar dhe dote eksplozoni shum shpeit me turpin qe keni ju qe gjdo muaj i burgosni ish bashkpuntort e juaj te ngusht per interesa personale mundoheni te ja hodhni dikujt tjeter lvv esht shum ne reegull bile po rritet edhe per 10 komuna meshum

  18. #18
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga kushjam Lexo Postimin
    A
    Un nuk pajtohem me ty halla,ti thua se deshten apo jo qka thot bini behet,pra te tjeret mujn vetem me lehh se kush nuk i ngon .
    E ju thoni se PDK en, po e sundon thaqi,e qka don thaqi aty behet ,ju ket e keni then gjdo her...... Po albin qka na qenka njejt si thaqi apo ?.
    Simbas mendimit tend Halla min ne kosove paska linde edhe nje sundimtare qe ka pervetsue nje levizje ,pra ne si komb kemi edhe nje sundimtare ...haj haj .
    Albini eshte lideri kryesor i VV, ose do te jete kryetari i VV kur te mbahen zgjedhjet e brendshme. Kryetari duhet ti merr vendimet, natyrisht pas konsultimeve me anetaret tjere dhe jo te votohet cdohere per cfaredo veprimi. Nese antaresia, shumica, nuk jane dakord me performancen e liderit duhet ta shkarkojne dhe te zgjedhin nje tjeter. Pakica ne nje levizje-parti ose duhet te pajtohet me vendimet e shumices ose te largohet, nuk duhet te fus shkopin ndermjet rroteve e te shkaktoje tensione.

    deshten apo jo qka thot bini behet,pra te tjeret mujn vetem me lehh se kush nuk i ngon
    Te tjeret duhet te lehin sa te mundin dhe i degjon Albini, pastaj vendos vete duke i marr parasysh edhe arsyet e te lehurave. Anetaret tjere duhet ti influencojne per aq sa kane mundesi vendimet a liderit, qe vet e kane pranuar si te tille dhe askush nuk i ka detyruar me dhune.

    E ju thoni se PDK en, po e sundon thaqi,e qka don thaqi aty behet ,ju ket e keni then gjdo her...... Po albin qka na qenka njejt si thaqi apo ?.
    idem..
    Kupi e Fatmiri s'di qka po e qojne kryet perpjete kur s'jane ne gjendje me ba asgje, as te terhiqen s'po jua merr mendja..

    Simbas mendimit tend Halla min ne kosove paska linde edhe nje sundimtare qe ka pervetsue nje levizje ,pra ne si komb kemi edhe nje sundimtare ...haj haj .
    Sundimtaret e deritashem te Kosoves fatekeqesisht nuk kane lind hiq ne Kosove dhe s'jane shqiptare hiq. Shpresojme te kete lindur nje i ardhshem tani.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    o bal LBB nuk esht vetvendosje ajo ka 2 deputet fal L.V.V dhe ku keni fakte se ka perqarje ne lvv . ik or ju jeni te perqar dhe dote eksplozoni shum shpeit me turpin qe keni ju qe gjdo muaj i burgosni ish bashkpuntort e juaj te ngusht per interesa personale mundoheni te ja hodhni dikujt tjeter lvv esht shum ne reegull bile po rritet edhe per 10 komuna meshum.
    Nuk eshte qe spo kam qef me tlexu, po spo kuptoj kurgje bre! Spo muj me deshifru hic ca ke shkru.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kamishi padit Florin Krasniqin

    Publikuar: Sot, më 22 prill 2011

    * Kamishi padit Florin Krasniqin

    Kamishi padit Florin Krasniqin

    Prishtinë, 22 prill - Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”, pretendon se sot i ka dhënë fund debatit të nisur me herët me deputetin e Vetëvendosjes, Florim Krasniqi. Kamishi në fillim të seancës së Kuvendit, bëri të ditur se ka mbledh 15 nënshkrimet e deputeteve dhe ka iniciuar hetim për Florin Krasniqi, ne organet e drejtësisë në SHBA dhe Kosovë, transmeton Indeksonline.
    “Duke qenë se përcaktimin ne të zgjedhurit e popullit është mbrojta e ligjshmërisë, pasurisë shtetërore dhe interesit qytetarë, duke qenë se jemi përcaktuar për shtet ligjor veprim institucional dhe krijimin e një shteti mbi baza etike e humane, duke qenë qe e vërteta është sinonim dhe kërkesë e shumicës së popullit tonë unë kam mbledhur 15 nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit dhe kam iniciuar hetim ndaj deputetit Florin Krasniqi në organet e drejtësisë në Kosovë dhe SHBA”, ka thënë deputeti Haxhiu.
    Ai potencoi se një kopje të këtë inicim hetimor do t’ ia ofrojë edhe Kuvendi jo pse ka për detyrë te hetojë, por sipas tij për të treguar se çfarë personi udhëheqë me një Komision parlamentar. Haxhiu mes tjerash tha se me këtë inicim, i ka dhënë fund debatit me deputetin Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •