Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 96 prej 96
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nga te kemi o yes-e?

    kur ke ardhur ti ne forum?

    je goc ke thene..

    sa kile je?
    Nga Shkodra me ke o brar, jam regjistru per here te pare ketu ne ate date qe eshte aty, por nuk kane lene gje pa me thene deri me tani, sikur t'i kem gje borxh njeriu ketu.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Ne te gjithe mund te kemi ndonje mendim per Znj. Topalli, qofte pozitiv apo negativ, por jo edhe neutral, sepse kjo Zonje me qendrimet e veta ose te ben ta duash ose ta urresh. Megjithate, qe te gjithe ketu duhet te pajtohemi me faktin se eshte mire qe nje Zonje shqiptare doli ne Parlamentin e BE-se, para Kryetarit te Parlamentit Buzek, para Kryekomisionerit Barroso dhe e mbrojti nderin e shqiptareve. Znj. Topalli na nderoi te gjitheve ate dite!

    http://www.youtube.com/watch?v=5EjNNDTzcu4

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Bravo Josi!

    ps: dhe nuk shau askend ne BE, vec u pergjigj drejtperdrejt

    ps2: eshte pak cudi qe disa nga ata qe ankohen per 'fjalorin' e Jozit (jo vetem ketu) nuk merziten aspak nga fjalori perdorur kundrejt Arvizut

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Ne nje parlament ku 1) eshte gjuajtur me arme 2) rregullisht kërrcet grushti 3) është ndër më banalët në botë 4) ndodhet në vëndin më patriarkal në europë, mendoj se të flasësh nga pozitat komode ku nodhemi ne është tejet e thjeshtë. Ne këtu e po grindemi me llafe ordinere edhe pse disa nga ne janë vite dritë larg kulturalisht, jo më në debate të tilla me parlamentarët kokëgdhë shqiptarë. Nuk mund të pretendojmë të kemi ironinë Angleze, sepse 99% e antarëve të parlamentit as nuk do e kuptonte, ose do e merrte aq ters sa do kërrciste pushka. Rrjedhimisht fjalët "zhele" mua më duken qesharake të etiketohen si skandaloze, madje toni i saj më tepër ka qenë qortues ndaj fshatarëve dhe capaculave që kanë uzurpuar parlamentin Shqiptar.


    Këtu po flitet për Boshtinarun, dhe ja bëri apo nuk ja bëri mirë ? Un them ja bëri shumë mirë, madje duhet ta kishte bërë më përpara. Rumunët pas 20 vjet tranzicioni që na është shitur si superpozitiv, pas avantazhit ekonomik nga ana potencialit po tregohen sot pas 20 vitesh ata që janë realisht, vandalët e Europës(faktikisht origjinalisht andej janë, kanë qënë burgu i Perandorisë Romake). Atëher me ctë drejtë ky zotëria, shoku i Edi Ramës ndër të tjera(nuk di nëse ja ka dhënë dhe këtij celsin e Tiranës zotëria) pengon lëvizjen e lirë të Shqiptarëve ? Cfarë i duket vetja këtij ?
    Hyllien, komenti im ishte nje pergj e pyetjes qe kishte bere Endri, dmth se sa e duan shkodranet Jozefinen.
    Ate shprehjen " kapeni per zheles" personalisht nuk e konsideroj skandaloze, madje madje, pikerisht per ato arsyet qe ke shkruar ti, nuk do quaja skandaloze as ofendimet e tipit idjot, debil a ku di une tjeter. Ne fund te fundit, nje fjale e tille e themi qe te gjithe ne momente nervozizmi. Ndaj, nuk i referohesha kesaj sjelljeje....por, iu referova perdorimit te fjales "lavire te bulevardeve" qe shume anetar ketu e thane qe ajo e ka permendur (nuk e kam pare fare ate emision, por perderisa shume persona e kane shkruar mendoj qe e ka thene me termend). Nje femer qe ka nje etike te tille, qe ka dinjitet dhe nivel, ndaj nje pyetje te tille do duhej te dinte si te reagonte duke e shmangur temen, ose ose duke dhene si pergj ndonje batute qe te nenkuptohej nje gje e tille.

    Sa per temen e kam dhene mendimin tend, ne fjalite e fundit.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin

    Ke trend destruktiv dhe të dëmshëm për një shoqeri civile.

    Ke tendenca antidebat dhe megalomanie qysh kur flet.

    Dhe ke të drejtë që jam vite larg teje, mjafton të më shikosh emrin zotrote

    Do që të më fusësh në një debat jug/veri me sfonde ngjyre, por e ke të kotë .
    Me zbulove, s'kam ca te them, aty e kisha gjithe qellimin te fusja nje debat veri-jug me sfonde ngjyre

    edhe sidomos kete tendencen antidebat e kam shume te theksuar, do mundohem ta heq

    Yes, pse s'i thua Brarit sa kile je, cfare do te fshehesh ee
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 20-04-2011 më 13:59

  6. #86
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Ne te gjithe mund te kemi ndonje mendim per Znj. Topalli, qofte pozitiv apo negativ, por jo edhe neutral, sepse kjo Zonje me qendrimet e veta ose te ben ta duash ose ta urresh.
    Personalisht nuk njoh njerez perfekte, nuk di te kete ne ndonje cep te botes te tille; perkundrazi njerezit kane secili te metat e tyre sipas karakterit qe kane, dhe jane pikerisht njerezit e medhenj qe kane te meta me te medha, kjo ne baze te parimit te proporcionalitetit. Topalli ka edhe ajo te metat e saj, por kush jemi ne te hidhemi e te perdridhemi duke i bere asaj gjyq popullor, sikur ne te ishim te kulluarit, dhe ajo qe te ben me shume pershtypje se sulme te tilla ndaj Saj ne lidhje me edukimin qe ka, vijne pikerisht nga njerez qe nuk kane per vete minimalisht normat themelore te etikes dhe kultures se komunikimit. Tipike e njerezve te vegjel. Se dyti , i qajne hallin K.prokurores, kur ajo per vete nuk eshte prononcuar duke thene "si nuk i vjen turp topallit qe nuk tha nje pergjigje qe te me mbronte kunder saliut" kur ky i fundit ka qene ai qe e ka vene kryeprokuroren ne ate post, kjo kryeprokurore eshte mikeshe e ngushte e vajzes se tij Argites, ka qene kjo k.prokurore qe ne 2005 iu jepte mandatet e deputetit demokrateve, duke qene se ne ate kohe ishte kryetare e trupit gjykues te kolegjit zgjedhor etj etj .....ajo e inskenimi i "bulevardit" dhe shume te tjera jane thjesht lojra politike, dhe keta ketu ia qajne hallin, kur jemi ne per te na e qare hallin.
    Se treti, e gjykojne se ka baba shpirteror Berishen, ne kuptimin qe i bindet, po me thoni pak se cili nga ju ne punen qe keni nuk ka si "parim": - "shefi ka gjithmone te drejte" vec nese doni te genjeni...Imagjino te jesh ne nje post aq te madh, qe deri me sot nuk njoh femer me te sukseshme ne politiken shqiptare sa Topalli, as vete Teuta...

    Kjo zonje, Topalli, eshte nder njerezit me te respektuar ne gjithe ato vende ku shkon per vizite pune, madje eshte edhe nenkryetare e organizates se krytareve te gjithe parlameteve nderkombetare, nje zonje e respektuar edhe nga personalitete te arenes nderkombetare, dhe ketu "shqiptaret" duan t'i mesojne edukaten.

    P.S: te citova ty Promete, sepse e di qe e kupton se nuk kam ndonje sulm ndaj teje, por nuk mund te citoj te tjere ketu si referim, sepse te fusin thonjte ne fyt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 20-04-2011 më 15:58

  7. #87
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Bravo josi !!!

    Duhet me i tregu ndonjeher kthetrat :-))
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #88
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Topalli, eshte nder njerezit me te respektuar ne gjithe ato vende ku shkon per vizite pune, madje eshte edhe nenkryetare e organizates se krytareve te gjithe parlameteve nderkombetare, nje zonje e respektuar edhe nga personalitete te arenes nderkombetare, dhe ketu "shqiptaret" duan t'i mesojne edukaten.
    .
    ehe

    sdo te doje te ishe dhe ti si ajo ? lol

  9. #89
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin
    Bravo Josi!

    ps: dhe nuk shau askend ne BE, vec u pergjigj drejtperdrejt

    ps2: eshte pak cudi qe disa nga ata qe ankohen per 'fjalorin' e Jozit (jo vetem ketu) nuk merziten aspak nga fjalori perdorur kundrejt Arvizut
    PS: mund ti thuash Xhosi, por jo Josi - e ka Joz(efina).

    Persa i perket ps2, nuk arrij te kuptoj krahasimin e ligjerates se nje Kryetareje parlamenti me opinionin e nje gazetari.

  10. #90
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nga te kemi o yes-e?

    kur ke ardhur ti ne forum?

    je goc ke thene..

    sa kile je?
    Looooool Brari me shkrive.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga flamuri_kuqezi Lexo Postimin
    PS: mund ti thuash Xhosi, por jo Josi - e ka Joz(efina).

    Persa i perket ps2, nuk arrij te kuptoj krahasimin e ligjerates se nje Kryetareje parlamenti me opinionin e nje gazetari.
    OK per Xhosi E di si e ka emrin

    Per ps2 krahasimin e bera ne nivel fjalori, dhe jo rangu.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Me vjen keq po dielli nuk mbulohet me shoshe i thone nje shprehje. Ti po presupozon kur thua qe "e bulevardit" domethene "grupi i protestuesve". Ajo thjesht pati "turp" te perdorte fjalen "lavire" megjithate per te thene "me edukate" qe edhe ajo ishte e atij mendimi tha "po, eshte e bulevardit". Mbaj mend dhe shprehjen e fytyres duke mbledhur buzet dhe duke tundur koken.
    Biles qe te bindesh ti me shume per kete, A. Basha e pyet " A distancohesh ti nga shprehja qe perdori kryeministri, lavire bulevardesh". Kjo, Jozefina, prape thote: Une distancohem nga ato qe jane ashtu sic thua ti !!!
    Edhe per te dyten, i mbylli veshet femijeve dhe vete u shkri.
    Shume e thjeshte, nese Jozefina do distancohej nga fjalori i sales, e tjetri e tjetri me rradhe, ne nuk do kishim sot nje Kryeminister qe flet me fjalorin me te ulet qe ekziston ne publik. Po asnje nuk e ben, i vine mbas avazit , e duartrokasin dhe ai vazhdon me skizofrenine e vet sepse gjen ambientin e duhur. Harrove sa e tensionuar ishte situata ne parlament para 21 janarit, kur u dogjen kutite e votave, dhe Sala i thoshte deputeteve "zhvishuni lakuriq , legena" ca bente Jozefina, duartrokiste dhe i thoshte Bravo, mire ia bere. Ai ne kulmin e krizes histerike, kjo i hidhte zjarrit benzine. Te pakten si femer s'duhej ta bente, mire si kryeparlamentare.
    Me vjen keq qe mundohesh te justifikosh te pajustifikueshmen!

    p.s. ju te tjeret kthehuni ne miting se po ju del numri i manget.
    E pashe edhe iher per kuriozitet ate pjese te arkivi i TvKlan.
    http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=2787#
    Ke tedrejte vetem per ate ku thote :"Une distancohem nga ato qe jane ashtu si thu ti"
    Por perpara ksaj e tregon qarte qe nuk eshte dakord

    gazetarja: zonja topalli, eshte ina rama nje lavire e bulevardit?
    topalli: zonja rama eshte nje....
    e bulevardit eshte
    G: po lavire eshte?
    T: zonja rama dhe zoti topi...
    G: lavire?
    T: une nuk e perdor.... nuk e kam une ate gjuhe
    G: kryeministri e perdori
    T: kryeministri e perdori dhe ndoshta do t'ishte mire qe t'mos ishte perdore... i tha shoke dhe shoqe te bulevardit.
    G: ju si femer... e ndjeni ju si femer qe kjo eshte nje fyerje e rende ndaj nje femre?
    T: une se pari... une nuk bej deklarata te tilla

    Ma shume se kaq veshtire me e kundershtu kush shefin e vet. Sidomos shqiptaret, 50 vjet dele "c'thote partia ben pupulli"

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Meqe e hape kete muhabet, eshte injorance qe nje figure politike te flase me dialekt. Sepse normalisht duhet te flase ne nje menyre qe ta kuptoje edhe nje 18 vjecar edhe nje 90 vjecar, edhe nje akademik edhe nje analfabet. Dhe dialekti nuk i permbush keto kritere. Sa per dallimin midis "katerdhet" dhe "prokllamate" kjo eshte vetem supozimi yt. Une nuk pergjigjem per te qeshurat e te tjereve, Ashtu sikunder nuk te akuzoj ty pse qesh si idiote Topalli kur Berisha shan ne mes te Parlamentit.

    Megjithate, per sqarim: "Zhelet" nuk i permenda per dialektin por per mentalitetin feudal te Topallices heroine, qe na mbrojti nderin dhe bagetite nga gjermani...ashtu nga rumuni.
    Asht shume e veshtire n'fakt me e kuptu ate "katerdhet"....
    Asht muhabet i gjate ky i gjuhes letrare. Provo e fol ti shkodrance e mundoju me shqiptu disa tinguj atehere e kupton.

    Dallimi mes "katerdhet" dhe "prokllamate" () nuk asht supozim po fakt. Futu ne youtube e gjej nei parodi per dialektizmat e Gramoz Rucit. Gjej nei kritike per te folmen e tij neper gazeta apo tv. Per Topallin me dhjetra.

    Nuk po te akuzoj ty jo. Po them si asht.

  14. #94
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E para une po flisja si parim. Pastaj se c`behet ne youtube....

    Por nqs ne youtube ka me dhjetera per Topallin dhe asigjo per Rucin eshte se labet duhet ta kene qumeshtin e nenes me limontoz , prandaj nuk u rri b.... rehat pa u tallur.
    -

  15. #95
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    gazetarja: zonja topalli, eshte ina rama nje lavire e bulevardit?
    Kjo gazetarja me kete pseudo-pyetje, ka treguar se sa profesioniste dhe sa etike ka si femer, duke perdorur fjale te tille. Mire Saliu, se aq ia pret dhe aq flet, jemi mesu me fjalorin e tij prej shpellari, por kjo gazetarja si mund ta thote nje fjale te tille duke qene vete femer, me kete gjest ajo vetem i meshon me gisht plages, sepse ne vend qe te harrohej e te mos perdorej me nje fjale aq barbare, ndaj k.prokurores, keta e permendin edhe me shume.
    Nese kjo eshte vertete gazetare profesioniste (me duket eshte drejtore e G.SH), le te bente nje shkrim ose nje proteste bashke me femrat e tjera perballe kryeministrise per nje fjalor te tille kunder nje femre, nje bashkeshorteeje dhe nje nene sic eshte Ina Rama. Por u tregua tamam gazetare palaco, sepse ai qe perserit fjalorin e rendomte te nje halabaku, e tregon veten po te tille.

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    E para une po flisja si parim. Pastaj se c`behet ne youtube....

    Por nqs ne youtube ka me dhjetera per Topallin dhe asigjo per Rucin eshte se labet duhet ta kene qumeshtin e nenes me limontoz , prandaj nuk u rri b.... rehat pa u tallur.
    Humor lab.... .
    C'pune kan labet ktu? Nuk asht as pune talljet. Ca me u tall kush, ngado t'jete, me dike a dicka shkodrane. Kure them youtube, e kam fjalen per videot e marruna prej TV-se, nga emisionet e ndryshme, e nga pseudo-kritike. Thashe shifi ne youtube per kollaj.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •