Postuar më parë nga
G-2
pershendetje beni33
jam i sigurte se kjo edhe grupi i ngusht kriminal i hashim thacit nuk perfaqesojne drenicen as kosoven por plaqkitja e votave po i ben te duken te till(kinse kane perfaqesim te madh)
e ilustrojme me nje shembull kete milioneren nga prekazi sesi eshte e mundur kjo milionere e re e kodralive ndersa ke kodralite vdesin urie nga varferia femijet!
SKËNDERAJ, 23 SHKURT - Nazmi Kodra (30) nuk ka parë arsye as t’ua bëjë të ditur strukturave komunale as organizatave të ndihmave dhe as ndërkombëtarëve kumtin e keq të dielën kur nëpër të ftohtë të shkurtit ka varrosur fëmijën e tij trevjeç, i cili besohet të ketë vdekur nga të ftohtët dhe mungesa e ushqimit. Tash tre vjet ai ka jetuar në një kasolle druri me fëmijët e vegjël dhe gruan dhe tërë pasuria e tij kanë qenë dy sfungjerë të hollë, pa asnjë shtrat, dhe disa rroba të vjetra dhe të pakta me disa enë dhe një shporet të zi, i cili më shumë tymos sesa ngroh. Ai madje nuk ka parë as arsye që ta dërgonte kufomën e fëmijës te mjeku për të konstatuar vdekjen. “Pse me e çue masi u dek”, thoshte ai me sy të përlotur. Vaji i grave dhe fëmijëve nuk prante të dielën në shtëpinë e Kodrajve të Prekazit të Poshtëm, duke përhapur kështu ogurin e vdekjes së fëmijës 3 vjeç Gentrit Kodrës, i cili në mëngjesin e të dielës ka vdekur si pasojë e të ftohtit dhe kushteve të vështira të jetës dhe mungesës së ushqimit. Një krah krune të marra nga gardhi i afërt, pothuajse i humbur derisa sëpata e ngulur në cung, sipas familjarëve, me ditë të tëra nuk kishte prerë dru, pasi nuk kanë as mal të vetin, dëshmonte heshturazi varfërinë e skajshme të kësaj familje. “Djali qysh i vogël ma pat marr hiletin dhe mjekët, edhe francezë, më thojshin se krejt e ka prej kushteve të shtira po unë nuk kisha çka me ba, me 85 euro si me i mbajtë 4 anëtarë të familjes”, thotë babai i fëmijës së vdekur. Nazmiu thotë se për gjendjen e tij të rëndë ka qenë njoftuar edhe pushteti lokal, ku ai punon si rojtar, dhe bashkë me UNDP-në zyrtarë nga pushteti kanë ardhur dhe e kanë vizituar dhe kanë premtuar ndihmë për të. “Po deri tash nuk kanë ndërmarrë asgjë”, thotë ai. “Në kompjuter jam i shkruem po më kanë thanë se njiherë nuk mund të ma japin shpinë”. Nazmiu thotë se edhe pse i ndarë nga vëllau dhe prindërit para lufte, ka jetuar në një shtëpi e cila kishte dy hyrje por të cilën forcat serbe e kanë djegur gjatë luftës. Pas lufte atij i është dhënë një kampshtëpizë dhe i ishte premtuar se do t’i ndërtohet shtëpia, por donatorët e paktë ende nuk e kanë marrë rastin e tij duke llogaritur se ai është i punësuar dhe mund të lihet për më vonë. Siç tregon Nazmiu, fëmija i tij Gentriti, që në lindje ishte sëmurë dhe ai e ka pasur shpesh të mjekët dhe në spital, por gjendja nuk i është përmirësuar. “Unë kam kërkuar të ma jepin udhëzimin me e çue jashtë, po ata më thojshin se krejt e ka prej kushteve të këqija”, thoshte ai derisa tregonte kampshtëpizën në të cilën jeton, dyshemeja e së cilës ishte kalbur e tëra, kurse muret e saj sikur edhe tavani të tërat ishin të mbështjella në folje plastike në përpjekje për t’u mbrojtur nga të ftohtët. “Në këtë barakë nuk jeton as thiu, po çka kom me bo, koka shkrue mem shkue posht qita fëmijë”, fliste ai i përlotur dhe duke rrahur me këmbë baltën e oborrit. Pak burra janë mbledhur të dielën në mesditë për të dërguar në adresën e fundit fëmijën trevjeç, i cili lindi në Kosovën e çliruar dhe me shpresë, por vdiq nga të ftohtët dhe skamja pa u dëgjuar nga askush.
Krijoni Kontakt