Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Kanceri i mushkerive

    Informacionet qe do sjell i kam marrur nga Central Disease Control (CDC) dhe National Cancer Institute (NCI). Ju kam shpjeguar disa gjera qe ti kuptoni me lehte informacionet.

    Kanceri i mushkerive eshte shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri tek meshkuj dhe femra. Pirja e duhanit shkakton 80-90 perqind te rasteve te kancerit te mushkerive (CDC). Pra nga te gjitha llojet e kancereve (gjirit, melcise, zorra e trashe) ajo e mushkerive shkakton me teper vdekje. Duhani eshte shkaku kryesor per kanceret e mushkerive.

    Zakonisht njerezit mendojne qe kur flet per kancer te nje organ i percaktuar eshte vetem nje lloj kanceri. Pershembull nese dihet qe personi X ka kancer te mushkerise, kur personi Y merr diagnoze qe edhe ai ka kancer mushkerie menjehere i shkon mendja tek personi X dhe merr informata sesi eshte kuruar, cfare pasoja i kane ndodhur nga trajtimi etj. domethene mendon ajo qe i ndodhi X do i ndodh dhe atijt. Kjo eshte gabim sepse lloji i kancerit midis ketyre dy vetave mund te jete ndryshe. Pra cfare do i ndodh X dhe Y eshte ndryshe per faktin qe lloji i kancerit s'mund te jete i njejte.


    Llojet e kancerit te mushkerise:
    *Qeliza squamous karcinoma
    *Karcinoma me qeliza te vogla
    *Karcinoma me qeliza te medhaja
    *Adenokarcinoma
    *Tumor Karcinoid
    *Mesothelioma
    *Metastasze
    (NCI)

    Keni degjuar per njerez qe nuk kane pire asnjehere duhan dhe prap kane marre kancer ne mushkeri. Kjo ndodh sepse lloji i kancerit ka qene adenokarcinoma, karcinoma me qeliza te medhaja ose tumor karcinoid.

    Mesothelioma shkaku i ketij kanceri eshte asbestoze. Nje lloj minerali qe perdoret ne ndertim, ne rregullimin e frenave te makines, rregullimin e catise. Figura 1.

    Metastaze eshte kancer femer qe ka levizur tek mushkerite nga nje organ tjeter. Pershembull fillimisht kanceri mund te kete qene tek gjoksi dhe tani shfaqet tek mushkerite. (Pra ka levizur kjo levizje quhet metastaze).

    Pirja e duhanit shkakton karcinoma me qeliza te vogla dhe qeliza squamous karcinoma.

    Eshte edhe nje kemikal tjeter e quajtur radon, nje tip gazi e cila nese ke ekspozim dhe pi duhan rrezikun per karcinoma me qeliza te vogla eshte teper i larte.


    Faktoret e rrezikut per kancer:
    Rreziku i kancerit te mushkerive perfshine keto faktore
    * Pirja e duhanit.
    * Tymi qe del nga pirja e duhanit dhe pse ti vete nuk e pin duhanin por merr fryme ne ajer ku dikush eshte duke pire duhan.
    * Gazit radon ne shtepi.
    * Asbestoze
    * Mjekim me rrezatim ne kraharor.
    * Semundje kronike te mushkerive si emfizemė ose bronkit kronik.
    * Rritja e moshes mbi 65 vjece.
    (CDC)


    Parandalimi:
    Mund te ulni rrezikun e zhvillimit te kancerit te mushkerive duke:
    * Mos pire duhan. Nese jeni duhapires ndaloni tani.
    * Shmangni tymi te duhanpiresve.
    * Kujdes nga gazi radon, dhe minerali asbestoze.
    * Shmanguni testeve te panevojshme mjekesore qė kane tė bėjnė me rrezatim me rreze-X ne kraharor
    (CDC)




    Figura 1. Asbestoze
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ti mire ben qe i sjell kto informacione. Por kur i lexoj me bejne me dhimje koke se u bo kohe qe spo e le dot duhanin

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Endri, ti duhet te biesh ne dashuri qe te lesh duhanin. try it. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    A thu

    Do ta provoj .lol

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Ti mire ben qe i sjell kto informacione. Por kur i lexoj me bejne me dhimje koke se u bo kohe qe spo e le dot duhanin
    Me mire dhimbja e kokes sesa te luash me jeten tende, si thua?
    Do shkruaj me shume qe ta mbush mendjen : )
    Lexo vetem prognozen tek shkrimi meposhte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 12-04-2011 mė 22:22

  6. #6
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Karcinoma me qeliza te vogla

    Karcinoma me qeliza te vogla

    Ky lloj kanceri eshte me agresive dhe ka rritje te shpejte, po ashtu perhapet shpejt ne vende te tjera te trupit (Figura 2). Zakonisht fillon ne tubat e frymemarrjes ne qender te gjoksit. Edhe pse qelizat e kancerit jane te vogla ato rriten shume shpejt dhe krijojne tumore te medha. Keto tumore perhapen shpejt ne pjese te tjera te trupit duke perfshire trurin, melcine dhe kockat (Medscape).

    Shkaqet:
    Pirja e duhanit eshte faktor kryesor rreziku per zhvillimin e ketij lloj kanceri. Eshte shume e rralle qe ky kancer te shfaqet tek njerezit qe nuk jane duhanpires (NCI).

    Epidemiologji:
    Karcinoma me qeliza te vogla permban rreth 15% e te gjitha rasteve te kancerit te mushkerive. Shihet me shume tek meshkujt sesa femrat. Por me teper gra vdesin cdo vit nga kanceri i mushkerive sesa kanceri i gjirit (Medscape).

    Simptomat:
    * Gelbaze me gjak
    * Dhimbje kraharori
    * Kolle
    * Humbje e oreksit
    * Marrja e frymes / merr fryme me zor
    * Humbje peshe
    * Enjtje te fytyres
    * Temperature
    * Ndryshimin i zerit
    * Veshtiresi te pertypesh ushqimin
    (NCI)


    Mjekim:
    Kimioterapia eshte me efektive.
    Nese semundja eshte e avancuar pra keq fare perdoret kimoterapia dhe rrezatimi sebashku.
    Kirurgji per heqjen e tumorit eshte e pamundur ne shumicen mos te them ne te gjithe rastet, sepse ky lloj kanceri eshte agresiv dhe rritet shpejt. Megjithate, mjekimi vetem i ndihmon lehtesimin e simptomave qe shkruajta mesiper. Nuk ka kurim semundja (NCI).

    Prognoze:
    Rreth 65%-75% e pacientave (te semurit) me kancerin e qelizave te vogla kur vijne tek mjeku, semundja eshte e avancuar e shperndare ne organet e tjera te trupit. Keq fare!
    *Kur kjo semundja eshte ne gjendje te avancuar, sherimi eshte i veshtire dhe kohezgjatja mesatare e mbijeteses eshte vetem 6 jave.
    *Pacientat qe e kane me te lokalizuar kancerin, pra nuk eshte shperndare tek organet e tjera por qendron vetem tek mushkerinjte, kohezgjatja mesatare e jeteses eshte 12 jave.
    Keto shifrat e jeteses 6 jave dhe 12 jave jane per ato te semure qe nuk marrin mjekim.

    Mbijetesa mesatare per ato pacienta qe marrin mjekim eshte si meposhte:
    *Semundja e lokalizuar tek mushkerinjte mesatarja eshte 20 muaj. Ka disa pacienta qe jetojne me shume se kaq dhe mbijetesa e tyre 2-vjecare eshte 45%, kurse mbijetesa 5-vjecare eshte 20%.
    *Semundja e avancuar (shperndare ne organet e tjera) mbijetesa mesatare eshte 12 muaj. Mbijetesa 2-vjecare eshte 4.6%.
    (Medscape)


    Parandalimi:
    Mos pi duhan, rri larg duhanit!!!



    Figura 2. Karcinoma me qeliza te vogla (tumori i bardhe qe shihni).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 12-04-2011 mė 22:13

  7. #7
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Mos pi duhan, rri larg duhanit!!!
    Ne larg i rrimė po na afrohet vetė.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  8. #8
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    Ne larg i rrimė po na afrohet vetė.
    Atehere te tregoj pak cfare kam pare, mbase do ta largosh sahere qe te afrohet.
    Jane disa lloj kanceri ku mjeku eshte i mundur te bej kirurgji dhe te heq pjese te mushkerise. Tani imagjino nje njeri qe sapo ka dalur nga thika dhe eshte me tube oksigjeni ne hunde sepse nuk merr dot fryme vete. Kur hyn tek dhoma e spitalit te tij e sheh me cigaren ne nje dore dhe tubin e oksigjenit ne tjetren dore. Nje here thithte cigaren, pastaj shpejt vinte oksigjenin te merrte fryme!!! Kjo eshte varesi e plote tek duhani, jo ju qe jeni ende ne gjendje ta largoni.

    Shumica e njerezve mendojne qe semundje te tilla nuk do ti ndodhin atyre, qe jane te vecante nga e keqa. Kjo eshte shprese e rreme.
    Po perseris dhe nje here shifrat. Pirja e duhanit shkakton 80-90 % te rasteve te kancerit te mushkerive.

    Po ashtu e menduara qe "ohuu kur te plakem une cfare pres tjeter pervec vdekjes". Nese pi duhan shkurto 10 vite nga jeta jote nga mesatarja qe rron njerezia. Pyet dhe te moshuarit qe jane ne moshe te trete e do te ju thojne qe duan ende te jetojne.

  9. #9
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Qeliza squamous karcinoma, karcinoma me qeliza te medhaja, adenokarcinoma!

    Ne kete shkrim do te permbledh 3 lloje kanceri te mushkerive sebashku meqense eshte me e lehte te flas per ato ne kete menyre. Do bej vecime aty ku eshte e nevojshme.

    Kanceret qe do flas jane: qeliza squamous karcinoma, karcinoma me qeliza te medhaja dhe adenokarcinoma.

    Qeliza squamous karcinoma zakonisht gjindet ne qender te mushkerive.
    Adenokarcinoma shpesh gjindet ne siperfaqen jashtesore te mushkerive.
    Karcinoma me qeliza te medhaja mund te gjinded ne cdo pjese te mushkerive, dhe ka tendence te rritet dhe perhapet me shpejt sesa dy llojet mesiper (National Health Institute/NHI).


    Shkaqet:
    Pirja e duhanit, tymi i duhanit, terapi rrezatimi ne kraharor, asbestoze, radon, krom, duke jetuar ne nje vend ku ajri eshte i ndojtur (CDC).


    Simptomat:
    * Kollitje e perhershme. kollė qė nuk shkojnė larg.
    * Probleme me fryme marrjen.
    * Siklet kraharori.
    * Peshtyme me gjak.
    * Ndryshim i zerit.
    * Humbja e oreksit.
    * Humbe peshe.
    * I keputur, i lodhur.


    Mjekim:
    Keto 3 llojet e kancerit jane te ndara ne shkalle apo faza.
    * Faza 0 - kanceri nuk eshte perhapur pertej rreshtim e brendshme e mushkerive.
    * Faza I - kanceri eshte ende i vogel dhe nuk eshte perhapur ne nyjet limfatike.
    * Faza II - kanceri eshte perhapur ne disa nyjet limfatike afer tumorit fillestar.
    * Faza III - kanceri eshte perhapur ne indet e afert ose eshte perhapur ne nyjet limfatike larg tumorit.
    * Faza IV - kanceri eshte perhapur ne organe te tjera te trupit si pershembull truri, melcia.

    Mjekimi varet nga cfare faze eshte kanceri. Ne fazat ku nuk eshte perhapur kanceri tek nyjet limfatike behet operacion dhe hiqet tumori. Fazat e tjera qe kane perhapje pertej nyjeve limfatike mjekimi eshte kimoterapi dhe rrezatime (NHI).

    Prognoze:
    Varet nga faza qe kapet kanceri.
    Ne fazen 0, I dhe II kurimi me operacion eshte me shume se 50%.
    Ne fazen III kanceri mund te kurohet ne disa raste
    Ne fazen IV kanceri eshte i pamundur te kurohet, dhe qellimi i terapise eshte per te zgjeresuar dhe permiresuar cilesine e jetes.
    (Medlineplus)

    Parandalimi:
    Mos pi duhan, qendro larg gazit radon, asbestoze, krom.

  10. #10
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anėtarėsuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Informacion i vlefshem te lumte...
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •