
Postuar mė parė nga
-BATO-
Jo pėr 15, po brenda 20-30 minutash Shqipėria mobilizonte 500 mijė ushtarė tė stėrvitur. Nga kėta 120 mijė ishin aktivė dhe 380 mijė rezervistė, ushtarė qė e kishin kryer shėrbimin ushtarak.
Shėrbimi ushtarak ishte 2 vjet. Brenda 2 vjetėsh merrje njohuritė bazė pėr luftė, mėsoje taktika lufte dhe stėrviteshe nė ēdo drejtim. Bėje qitje me armė, marshime, ushtrime tė ndryshme fizike etj.
Nė rast lufte, brenda gjysmė ore grumbulloheshin 500 mijė ushtarė dhe viheshin nė gatishmėri tė gjitha segmentet e ushtrisė: flota detare, ajrore, repartet e tankeve, raketave etj. Alarmi binte nė tė gjitha qytetet, lagjet, fshatrat dhe qendrat e punės. Tė gjitha dritat fikeshin dhe e gjithė popullsia civile futej nė vendstrehime, bunkerė tė mėdhenj nė zonat e banuara.
Me fuqitė e mėdha nuk matesh dot, por ndonjė sulm tė shpejtė tė fqinjėve tanė, e pėrballonim. Nga ajri armiqtė mund tė hedhin bomba sa tė duan, po kur vjen puna pėr tė hyrė nė tokė, ėshtė e vėshtirė. Nė njė territor malor e kodrinor, me njė ushtri dhe armatim tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin, ku nė ēdo pikė kishte bunkerė, nėpėr gryka, fusha e rrugė tė minuara, nuk mund tė ēash dot. Do tė bėhej luftė e madhe dhe fqinjėt do ta paguanin me jetėn e qindra mijėra ushtarėve tė vrarė, kėshtu qė do tė mendoheshin mirė para se tė vinin.
Sido qė tė jetė, ėshtė mė mirė tė kesh njė ushtri tė madhe se sa tė mos kesh fare. Mė mirė tė kesh armatim tė vjetėr, se sa tė mos kesh fare. Armėt sido qė tė jenė, tė vrasin. Pastaj nė kohė lufte ka edhe aleanca, kėshtu qė nuk vlen arsyetimi se meqė jemi shtet i vogėl dhe nuk i pėrballojmė dot shtetet e mėdha, nuk duhet tė kemi ushtri.
.
Krijoni Kontakt