Shqipëria dy vjet në NATO
Publikuar: Sot, më 04 prill 2011
http://www.kohaditore.com/repository...,shqiperi5.jpg
Shqipëria dy vjet në NATO
Publikuar: Sot, më 04 prill 2011
Shqipëria dy vjet në NATO
Tiranë, 4 prill - Shqipëria nëpërmjet krerëve më të lartë të shtetit ka kujtuar të hënën dyvjetorin e hyrjes së vendit në NATO. Hyrja e Kroacisë dhe Shqipërisë, dy vjet më parë në Aleancën e Atlantikut, u ka hapur dimensione të reja integruese këtyre dy vendeve. Me rastin e kësaj dite presidenti Bamir Topi në një vizitë pranë Batalionit të Forcës Speciale Tokësore në Zall-Herr, tha se kjo është padyshim ngjarje e shënuar. Sipas Topit, përkujtimi për ditën e themelimit të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake, Aleancës më të madhe për paqen dhe sigurinë në botë, është emocionuese, sikur që është edhe kremtimi i dyvjetorit të pranimit të Shqipërisë si vend me të drejta të plota, anëtar i NATO-s.
“Kjo ditë ka qenë e mirëpritur dhe e bazuar në një aspiratë të thellë dhe të gjerë të popullit shqiptar, në një rast gati unikat, ku afro 96% e popullsisë e kanë mbështetur këtë vendim politik të institucioneve të Shqipërisë. Ne jemi krenarë sot që jemi pjesë e NATO-s. Jemi krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë në botë”, ka thënë presidenti Topi.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha e quajti anëtarësimin e vendit në NATO një arritje madhore për shqiptarët dhe për sigurinë e tyre.
"Me anëtarësimin në NATO shqiptarët kanë garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri", tha kryeministri. Sipas tij, Shqipëria mbetet e vendosur të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësia në NATO, si në zonat operative ku është e angazhuar Aleanca, ashtu edhe në konsolidimin e shtetit ligjor, të rendit kushtetues, garantimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe në reformat e thella të Forcave të Armatosura dhe përshtatjen e tyre me standardet kësaj Aleance.
"Aleanca e Atlantikut të Veriut është shndërruar në mburojën e patjetërsueshme të lirisë së kombeve dhe
qytetarëve të botës së lirë. Për çdo komb anëtarësia në këtë Aleancë përbën një arritje madhore, por për kombin shqiptar, që ka pasur një histori dhe të shkuar shumë të dhimbshme, kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme", tha kryeministri Berisha.
k.ditore
Krijoni Kontakt