Teksti i meposhtem eshte shkeputur nga broshura orientuese per dy disqet e sopranos Tefta Tashko Koco me Kenge lirike qytetare shqiptare dhe repertor klasik perendimor nxjerre ne qarkullim ne vitin 2005. Copyright per regjistrimet ne dy CD-te e zoteron djali i saj, Dr.Eno Koco.
===
Sopranoja Tefta Tashko Koēo (1910-1947) lindi nė Fajum, Egjipt, vend nė tė cilin kishin emigruar prindėrit e saj nė fund tė shekullit tė XIX. Mė 1921 familja Tashko kthehet nė Korēė dhe mė 1927 Tefta largohet pėr nė Montpellier tė studiojė kanto. Midis viteve 1932-1936 ajo studioi nė Conservatoire National de Musique et de Déclamation tė Parisit. Pas kthimit pėrfundimisht nė Shqipėri mė 1936, ajo iu kushtua studimit tė kėngės lirike qytetare shqiptare, pėrveē programeve koncertale me muzikė dhome dhe operistike. Regjistroi dy herė nė disqe pėr shoqėrinė diskografike Columbia nė Itali nė 1937 dhe 1942 njė pėrzgjedhje tė repertorit klasik vocal, si dhe 45 kėngė lirike qytetare shqiptare. Eshtė vlerėsuar nga kritika e vendit dhe e huaj si soprano lirike me shkollė tė pėrsosur, timber tė qartė e tė shėndoshė, intonacion tė pastėr si kristali, me teknikė tė pėrsosur vokale, veprime tė matura e frazim plot shije (Gllas, Beograd, 14 nėntro 1945). Afėr pesė vjet para se tė vdiste, Tefta nga martesa me Kriston pati njė djalė tė quajtur Eno.
Kur kėngėt qytetare shqiptare filluan tė hyjnė mes repertorit klasik tė programeve tė koncerteve tė viteve 30, pionierėt e artit vocal nė Shqipėri u pėrpoqėn ti shndėrronin kėto kėngė nė modele lirike qytetare nėpėrmjet formave dhe trajtimeve tė reja. Duke pėrdorur repertorin e kompozitorėve-kėngėtarė tradicionalė ata e pasuruan dhe e shndėrruan kėngėn qytetare drejt njė deklamimi public me cilėsinė e zėrave operistikė tė sopranos, tenorit e baritonit. Kėnga lirike qytetare adoptoi nga arti vokal i kultivuar lehtėsinė e nevojshme pėr tė prodhuar linja melodike e frazime elegante. Procesi qė e krijoi kėtė gjini nė vitet 1930 do tė vazhdonte edhe nė dekadat e mėvonshme falė pėrkushtimit dhe interesit tė kėngėtarėve dhe tė krijuesve.
Nė 1937 dhe 1942 Tefta Tashko-Koēo regjistroi pėr kompaninė diskografike Columbia nė Itali dyzet e pesė nga kėto kėngė me shoqėrim orchestral, si dhe arie klasike. Nga ky koleksion tani mungojnė 12 kėngė. Bashkėshorti i saj Kristo Koēo, regjistroi dy kėngė. Nė kėtė CD janė pėrfshirė vetėm 23 kėngė popullore qytetare dhe pesė pjesė klasike. Regjistrimet u shoqėruan nga njė orkestėr e madhe dhe orkestrinė italiane dhe u drejtuan po ashtu nga dirigjentė italianė si Segurini, Rizza, Ruisi dhe Consiglio. Duke shoqėruar sopranon T.Tashko-Koēo, orkestra italiane mund tė thuhet se e thjeshtėsoi sė tepėrmi, madje e eliminoi kohėn 7/8 (karakteristikė e muzikės qytetare shqiptare) duke e shndėrruar atė nė 2/2. Shpjegimi mė i pranueshėm pėr kėtė fakt ėshtė se orkestrimi bėhej aty pėr aty, nė prag tė sekuencave tė regjistrimit, dhe ka tė ngjarė qė tėkishte fare pak kohė pėr tI pėrvetėsuar siē duhet strukturat e ēuditshme metrike tė kėngėve tok me nuancimet e tyre. Megjithatė nxjerrja nė pah e veēorive thelbėsore tė kėngėve tė gėrshetuara me shtresime harmonike dhe polifonike perėndimore, ndryshe nga shija pikante Levantine e orkestrinave tradicionale, i ka veshur kėto regjistrime me njė frazim dhe stil mė oksidental e ngjyrim orchestral. Zėrat e shkolluar tė kėngėtarėve profesionistė shqitparė tė viteve 30 pėrgjithėsisht i pėrshtateshin mė mirė tingullit instrumental perėndimor tė orkestrės, intonacionit tė saj tė temperuar dhe, nė njėfarė mase konceptimit tė frazimit tė muzikės sė kultivuar. Kjo dukuri e fundit, padyshim qė jo gjithmonė u pėrshtatej formės improvizuese tė tė kėnduarit tradicional qytetar.
Pavarėsisht nga cilėsia jo e mirė teknike e regjistrimeve 78 rpm (rrotullime pėr minutė) tė viteve 1930-40 si dhe atyre nė shirita tė bėra nė vitet 1940 dhe 1950, cilėsi kjo e njohur pėr atė periudhė, kėngėt qė ato pėrmbajnė janė dokumente tė vyera mbi konceptet interpretuese tė kėngėtarėve. Pėr tu vėnė nė dukje ėshtė se nė njė pjesė tė mirė tė rasteve kėto regjistrime u bėnė tė nxituara dhe jo gjithmonė u fiksuan kur zėri i kėngėtarit ishte nė formėn e tij mė tė mirė.
Cilado tė ishte origjina e kėngės qytetare, otomane apo e Ballkanit Jug-Perėndimor, kur kjo kėngė kėndohej nga kėngėtarėt lirikė tė viteve 1930, ajo trajtohej nė tėrėsinė e saj si produkt vokal dhe instrumental perėndimor. Nocioni i ekzekutimit artistik do tė ishte mėnyra se si interpreti e prezantonte kėngėn pėr ti dhėnė asaj vlerat e njė vepre tė mirėfilltė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse kishte mė shumė se njė mėnyrė pėr tiu drejtuar kėngės kėngėtarė tė ndryshėm shpalosin pikėpamje tė ndryshme. Konceptet dhe ndjenjat vetjake tė shprehura nė kėngė bėjnė tė mundur qė tė veēohen tri drejtime apo qėndrime tė dallueshme interpretimi: (a) drejtimi tradicionalist: I stilit tė muzikės sė dhomės, qė demonstron origjinėn e traditės gojore tė kėngės; (b) drejtimi operistik: I stilit tė ariozės, qė bazohet mbi leximin dhe elaborimin e notave; (c) drejtimi melodramatic: I njė stili deklamues, qė i jep kėngės imazhe teatrale. Duke gjykuar nga regjistrimet e kėngėve lirike qytetare shqiptare tė bėra nė Itali para dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, mund tė thuhet qė Tefta Tashko-Koēo ishte pėrfaqėsuese e drejtimit operistik. Kėnga lirike qytetare pėrgjithėsisht konceptohej nga ajo si arie apo ariozė dhe synimi kryesor i saj ishte qė tė arrinte atė lloj frymėzimi melodik, i cili do tė krijonte imazhin e tingullit dhe ritmit muzikor tė kėngės. Infleksionet modale apo zbukurimet dhe ngjyrimet e stilit tė traditės gojore nuk luanin rol parėsor pėr kėtė stil; ishte vazhdimėsia e linjės vokale me vlerėn e masės sė duhur tė tingullit dhe ngjyrės ajo qė do tė merrte rėndėsi tė veēantė. Kėputjet e fjalėve, frymėmarrjet nė mes tė frazės ose ndėrprerjet emfatike, ishin mjete shprehėse qė pėrdoreshin kryesisht nė drejtimin tradicional; nė drejtimin operistik, kėto mjete shprehėse trajtoheshin sipas normave tė kėndimit klasik. Teksti letrar ndonjėherė sakrifikohej pėr hir tė kėrkesės qė tė mos copėtohej frazimi vocal, pra, imazhi i poezisė apo i fjalės transfigurohej nė imazh tė frazės muzikore, dhe shprehja muzikore do tė buronte nga ai puls i brendshėm i ndjenjave tė kėngėtarit. I frymėzuar nga emocioni i kėngės, kėngėtari i kėtij drejtimi mundohej ti shprehte konceptet e tij mbi tė pa cėnuar parimet e tij estetike apo personalitetin e tij. Mirėpo hapi qė duhej ndėrmarrė pėr tė mbėrritur tek suksesi ishte i realizueshėm vetėm atėherė kur kėngėtari profesionist i drejtimit operistik pėrpiqej qė me vetėdije tė plotė tė shprehte kėrkesat e kompozitorit qytetar.
Nė kėta pesėdhjetė vitet e fundit ėshtė folur dhe diskutuar shumė (mė shumė privatisht sesa publikisht) rreth drejtimeve qė duhet tė kishte ndjekur kėnga qytetare gjatė kėsaj periudhe. Pėr ata qė mbėshtetnin drejtimin tradicional, shpesh drejtimi operistik ėshtė parė si shmangje nga ajo ēka dashur tė shprehė krijuesi i kėngės. Por, duke gjykuar nga ekzekutimet e kėngėtarėve lirikė profesionistė tė cilėt zgjodhėn kėtė drejtim, kuptohet se ata kanė qenė tė ndėrgjegjshėm nė trajtimin e kėngėve bazuar nė konceptet e tyre estetike. Vlera dhe bukuria e vėrtetė e kėngės do tė qėndronte, sipas tyre, nė gėrshetimin e interpretimit tė traditės qytetare me atė tė kultivuar artistike tė kėngėtarėve tė shkolluar.
Krijoni Kontakt