Ne nje faqe interneti gjeta kte Shkrim postuar nga "Golemi"
---------------
Tashko Tefta
(Fajum-Egjipt 02.11.1910 Tiranė 30.12.1947)
Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921. Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė Shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Monpelje-Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr ti vazhduar ato mė pas nė Konservatorin Superior tė Parisit me rezultate shumė premtuese. Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike Pathe-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė iso-polifonisė labe-Neēo Mukon. Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 Nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare. Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris-Francė dhe Milano-Itali. Ndėr to po pėrmend: Zare trėndafile, Tė dua, moj goc e vogėl, Bilbil ēapkėni, Qante lulja lulen, Kenke nur i bukurisė,As aman, moj lule etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė. Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lagush Poradecit si p.sh Kroi i fshatit tonė, apo Kur mė vjen burri nga stani. Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera Bohemė e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera Berberi i Seviljes e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37 vjeēare. Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė Columbias-Itali, 1942:
Uno ty moj tė kam dashur; Kjo dashtnija kjoft mallkue;
Kenke nur i bukurisė; Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar; Kėndon Kumrija; Metelikun ta kam falė; Ma ven dorėn pėrmbi dorė; Dallandyshe vaj, vaj; Qante lulja lulen; Moj fėllanxė; Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn; Dy gisht pėrmni vetull; Moj hyrije, bukurie; Shamija e beqarit; Iku nata; Del njė vashė prej hamamit; Zare trėndafile; Tė dua, moj goc, e vogėl; As aman, moj lule; Kroi i fshatit tonė; O moj sylarushe; Dolla nė penxhere; Bilbil ēapkėni; As u gremis moj lejthate; Dashtnuer tu bana; Ani, moj Hatixhe; Seē kėndon bilbili malite; Shkapėrceva dy-tri male; Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog; Kam shtėpinė e vogėl; I kam hypė vaporit; Fry, moj er e malit; O na atė fushė tmejdanit; Edhe gurėt e sokakut.
Lit: Krantja Mustafa, Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo, gaz. Drita, 1961, 31 Dhjetor; Naēe P, Tefta Tashko Koēo, Ylli, 1963, nr. 12; Kono Kristo, Me dashurinė pėr atdheun dhe kėngėt e popullit, gaz. Drita, 1976, 25 korrik; Mio Sokrat, Bilbili i kėngės shqiptare, gaz. Pėrpara, 1977, 21 dhejtor; Filja Hysen, Tefta Tashko Koēo, Tiranė 1980; Frashėri Thoma, Interpretuese e shquar e kėngės popullore, gaz. Drita, 1982, 26 dhjetor; Koēo Eno, Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj, Tiranė 2000; Zaja Sami C, Heti njeri i urtė i Shkodrės Shkodėr 2000 etj.
--------
Moderator!
Ne se kemi shkrime tjera per Tefta Tashkon mund ti bashkoni se une nuk i gjeta dhe hapa teme te re.
Krijoni Kontakt