Revolucioni i Qershorit (1924) dhe ideatorėt e tij.
Po afrohej dymbėdhjetė vjetori i shpalljes sė Pavarėsisė dhe pėrsėri Shqipėria lėngonte nga "plagė" qė trashėgonte nga pushtimi pesė shekullor osman. Paaftėsia e Ismail Qemalit pėr tė qeverisur vendin, mėdyshjet e tij nė ndėrtimin e aleancave dhe mungesa e zotėsisė organizuese tė strukturave tė brendshme, i hapi rrugė Esat Pashė Toptanit pėr ngritjen e njė qeverie (paralele) nė Durrės. Vendi u pushtua nga anarkia duke u bėrė "pre" e klaneve feudale (mbeturina tė nomenklaturės Turko-osmane). Largimi i imponuar i Princ Vidit dhe fitorja e pėrkohėshme e rebelėve anadollakė tė Haxhi Qamilit, e ngriti nė "zenit" temperaturėn politike dhe prishėn nė maksimum figurėn e shtetit tė "gjymtuar" shqiptar para opinionit ndėrkombėtar dhe kryesisht ndaj fuqive tė mėdha. Do tė ishte "Kongresi i Lushnjes" ai qė do tė krijonte premisat pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm dhe do tė vendoste themelet e shtetit shqiptar. Pas ardhjes sė Qeverisė nė Tiranė, e shpallur Kryeqytet, vėrejmė se ish-Ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu dha njė kontribut mjaft tė velfshėm nė konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė, krijoi katėr zona operative, nė krye tė tė cilave vendosi katėr oficerėt mė tė pėrgatitur: Prenkė Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqiri Danen dhe Hysni Demėn. Personat e sipėrpėrmendur ishin "kolonat" qė mbajtėn peshėn e stuhishme, duke shpartalluar bandat dhe duke garantuar kufijtė e shtetit tė porsa krijuar. Por pėr fat tė keq, Ahmet Zogu mbasi konsolidoi mirė pozitat e tij, iu solli shpindėn kolegėve tė tij dhe nė "aparatin" e ushtrisė e tė xhandarmėrisė aktivizoi ish-oficerėt qė i patėn shėrbyer Perandorisė osmane dhe qė ishin shkolluar nė Turqi. Ndėrsa personat e lartpėrmendur i kishin kryer shkollat nė shtetet mė tė zhvilluara tė Europės! (Shih: "Gjeneral Prenk Pervizi", shėnime biografike-"Kuq e Zi", Bruksel 1997).
Gjatė viteve 1921-1924, nė Parlamentin shqiptar bėnin pjesė parti e grupe tė ndryshme politike me mendime e alternativa tė kundėrta, ku pėrplasjet ishin mė se tė natyrshme. Pa u marrė me numrin e partive, vlen tė saktėsojmė dy "krahėt" mė tė fuqishėm dhe qė pėrfaqėsonin dy rryma me "polaritet" tė kundėrt. Njėra palė dhe qė kryesohej nga Ahmet Zogu (nė pushtet), pėrfaqėsohej nga klasa feudale e bejlerėve, agallarėve e ēifligarėve. Nė krahun tjetėr (opozitė), drejtonin "Vigani Liberator" dhe protagonisti kryesor nė shpalljen e Pavarėsisė 1912 Luigj Gurakuqi, bashkė me studiuesin, historianin, pėrkthyesin dhe patriotin e shquar Fan Stilian Noli.
Nė kėtė Parlament ndesheshin mes tyre e reja me tė vjetrėn, inteligjenca dhe liberalja me konservatoren, pro-feudalo-anadollake dhe qė quhej Partia Popullore. Qė nė fundin e vitit 1922, Ahmet Zogu, me dhunė e dredhi (aziatike), mori postin e Kryeministrit. Me tė marrė drejtimin e qeverisė u kthye nė njė diktator tė tipit fashist. Beu i Matit pėrdori metodat mė makiaveliste pėr mbajtjen nėn tutelė dhe shtypjen e popullit dhe tė ēdo kundėrshtari. Pėrkrahu tė gjitha shtresat e privilegjuara nga pushtuesit osmanė, ku bėnin pjesė kontingjentet mė kolaboracioniste, tė cilat pushtuesi turk i kishte stimuluar me tokat mė tė begata qė lanė bujarėt e Arbėrisė (kur u detyruan tė mėrgojnė nė Italinė e Jugut). Me kėto "vlera" sundonte Ahmet Zogu mbi popullin fukara tė "mbytur" nga taksat e rėnda, nga malarja, analfabetizmi dhe injoranca. Sa herė opozita shqiptare dhe dy udhėheqėsit e saj: Gurakuqi-Noli i kishin sugjeruar Ahmet Zogut pėr ligjet e rėndomta dhe pėr metodat "dragoniane", qė ky pėrdorte ndaj popullit tė skllavėruar. Por Ahmet Zogu, ēdo ditė i shtrėngonte "litarin" nė grykė popullit dhe po nxiste revoltėn. Keq-qeverisja dhe keqtrajtimi i masave dhe sidomos i fshatarėsisė sė skllavėruar, "poqėn" kushtet pėr shpėrthimin e "uraganit" popullor. Gurakuqi e Noli, tė mbėshtetur fuqimisht nga kreshniku i Kosovės Bajram Curri, organizuan atė kryengritje tė madhe qė u quajt "Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit 1924".
Vlen tė theksojmė se nė opozitėn shqiptare shkėlqente Shkodra me bijtė e saj mė tė shquar: Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Xhemal Bushati, Hilė Mosi, etj.
Kuptohet se Revolucioni mjaft i suksesshėm e me pak gjak i Qershorit 1924, ngjalli xhelozi e smirė nė mbretėritė e Ballkanit (nė pėrgjithėsi), e nė veēanti nė Mbretėrinė Jugosllave. Kėtė e vėrteton mė sė miri strehimi dhe prutja qė Pashiqi i bėri Zogut dhe suitės sė tij, duke i siguruar gjashtė muaj "trajtim" dhe "trainazh".
Qėndrimi i Zogut nė Hotel "Bristol" nėn pėrkujdesjen e Qeverisė Jugosllave dhe sjellja e tij nėn mbrojtjen e 8 000 bajonetave, ku bėnin pjesė "fundėrrinat" mercenare ndėrkombėtare, ruse, bjello-ruse, jugosllave etj., tė cilat nė dhjetor tė vitit 1924, mbasi dogjėn fshatra tė tėra, tė shpartalluara nė Krumė tė Hasit nga forcat e Bajram Currit, e ndėrruan "kursin" e drejtimit dhe dolėn nga Dibra, pėrmes Grykės sė Radikės dhe pushtuan Tiranėn. Ēuditėrisht Fan Nolin e kanė akuzuar duke i vėnė epitetin (aq tė pagjetur) "Peshkopi i Kuq". Fan Nolin nuk e sollėn nė pushtet asnjė nga trupat sovjetike. Ai erdhi nė pushtet me forcėn e ligjshme tė popullit pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė rast se ka vend pėr tė "taksuar" Nolin dhe Qeverinė e tij, ėshtė vetėm butėsia dhe toleranca (kristiane) ndaj kundėrshtarit dhe mungesa e theksuar e radikalizmit. Me rikthimin nė pushtet, Ahmet Zogu vazhdoi "avazin" e pashallarėve paraardhės, tė cilėt sa herė e nxorėn Atdheun e Kastriotit nė "ankand" pėr ta shitur tek tė tjerėt. Vlen ti kujtojmė lexuesit tre raste tipike tė tre pashallarėve (qė ėshtė turp ti quash shqiptarė). Do i rreshtojmė tė tre sipas radhės kronologjike:
Myfit bej Vlora, ia shiti Italisė Vlorėn me gjithė rrethinat e saj.
Esat Pashė Toptani, shiti dy tė tretat e Shqipėrisė pėr tė sunduar njė tė tretėn e saj. Pėr kėtė tradhėti e pagoi me kokė...
Ahmet beg Zagolli, mbasi ia shiti Italisė pasuritė nėntokėsore, minierat dhe kryesisht naftėn dhe gazin, mė nė fund e la atdheun nė "bixhoz" tek Musolini dhe ia "mbathi" pa zbrazur as edhe njė pushkė!... Emblema "Atdheu mbi tė gjitha", me tė cilėt "mburren" Legalistėt, na kujton parullėn e "Partisė" (sė Punės): "Tė punojmė e tė jetojmė si revolucionarė). Cilido mund tė pyesė: Pėr cilin Atdhe e keni fjalėn? Mos vallė pėr atė Atdhe, tė cilin mbasi e shfrytėzuat nė palc e shitėt dhe i kthyet kurrizin nė momentin mė kritik?!... Pėr tė konkretizuar sa thamė mė lart, do tė citojmė edhe dy raste qė flasin pėr ish-Mbretin si "Arkitekt" i harmonisė mes krahinave dhe besimeve fetare:
Partioti i madh Mithat Bej Frashėri ka thėnė nė vitin 1927: "Tė gjitha tė kėqijat qė ka bėrė Ahmet Zogu Shqipėrisė ia fal, vetėm e vetėm se shtypi tė krishterėt e sidomos katolikėt me gjithė kler". Njė tjetėr partiot, Esheref Frashėri, me rastin e Traktatit Shqiptaro-Turk, i ka deklaruar shtypit turk se "ndonėse u ndamė politikisht, zemrėn dhe shpirtin i kemi tė bashkuar". Ēdo koment besoj se do tė ishte i tepėrt.
Ref: K. Tasi. Postė Restante, Athinės, (Greco) 20 janar 1929.
"Citimi i lartpėrmendur ėshtė akuza mė e fuqishme ndaj Ahmet Zogut dhe tė gjithė pashallarėve dhe feudalėve qė e lanė Atdheun e Gjergj Kastriotit, vendin mė tė varfėr dhe mė tė pazhvilluar nė Ballkan e nė Europė. "Revolucioni Demokratiko-borgjez" i Qershorit 1924 merr njė "tingull" dhe kuptim aktual si "udhėrrėfyes" dhe "shina-shtrues" pėr tė drejtuar "Trenin" shqiptar drejt Europės sė qytetėruar, drejt progresit, drejt qytetėrimit dhe prosperitetit" autori (M.B.).
Mark Bregu
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt