Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Exclamation Boris Tadiqit nuk ka kush t’i përgjigjet !!

    1. Kur para dy javësh Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) doli me raportin e fundit për veriun e Kosovës, të quajtur Veriu i Kosovës: Sovraniteti i Dyfishtë në Praktikë, shumëkush në Kosovë u trazua dhe e kundërshtoi atë. Kryeministri i Republikës e quajti flluskë sapuni, duke bërë përpjekje ta injoronte rëndësinë e saj. Dhe vërtet për politikën kosovare ky raport doli në një moment të papërshtatshëm. Në kohën kur qeveria e Kosovës futej në bisedime “praktiko-teknike” me Serbinë, raporti thoshte se ka probleme të mëdha politike në veri të vendit, të cilat vështirë se do të zgjidhen edhe me këto bisedime, apo se bisedimet duhet të arrijnë deri tek disa zgjidhje, që do ta njohin pak a shumë situatën aktuale të sovranitetit të dyfishtë, me Kosovën si bartëse formale të sovranitetit dhe me Serbinë si bartëse faktike të saj. Raporti shkon deri atje sa edhe një herë thekson se situata mund të shkojë drejt një autonomie për veriun dhe në një të ardhme pak më të largët edhe në ndonjë ripërcaktim të kufijve nëse palët pajtohen. Reagimi i opinionit dhe i politikës ishte i kuptueshëm kur të kihet parasysh pesha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili disa vite para se të shpallej pavarësia kishte propozuar dhe parashikuar pavarësi të mbikëqyrur dhe të kufizuar për Kosovën. Dhe procesi politik e mori rrugën pikërisht në atë drejtim, për shkak se garnitura politike në Kosovë e pranoi atë proces, edhe pse një pjesë e opinionit publik dhe e forcave politike që në atë kohë ishin më të paorganizuara ishin kundër, duke besuar se Kosova dhe populli shqiptar i Kosovës e meritojnë vetëvendosjen dhe pavarësinë e plotë. Sidoqoftë, po dua të theksoj se raportet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe propozimet e tyre janë serioze, ndonjëherë edhe paraprijëse të politikave të fuqive të mëdha që do të zbatohen në rajonin tonë apo në pjesët e tjera të botës.

    2. Kohët e fundit në shumë deklarime publike, si intervista në Klan Kosova, pastaj në “Forumin e Brukselit” etj., kryetari i Serbisë Boris Tadiq i ka përcaktuar qartë vijat e interesit të shtetit serb në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Ajo që përvijohet qartazi si interes serb është se këto bisedime “tekniko-praktike” që kanë filluar, duhet të përfundojnë domosdo në bisedime politike për ta zgjidhur problemin shqiptaro-serb. Dhe në këto bisedime është e qartë se shteti serb i njeh dy realitete në Kosovë: atë ku shqiptarët janë shumicë, të cilët nuk njohin kurrfarë sovraniteti serb, dhe atë në veri të Kosovës ku serbët e atjeshëm nuk do ta njohin asnjëherë sovranitetin e Kosovës. Ky është interesi kryesor serb në vija të gjera (ata pa dyshim se do ta shtrojnë edhe pozitën e serbëve që jetojnë brenda Kosovës dhe sidomos statusin e objekteve fetare). Boris Tadiqi e bëri të qartë se nuk do të ketë njohje të Kosovës, së paku jo pa zgjidhjen politike të problemit. Boris Tadiqi, me propozimin e bërë (propozim që nuk i përfshin edhe shqiptarët e Kosovës Lindore, ndërsa ai në veri e përfshin edhe veriun e Mitrovicës) duke u interesuar për popullatën serbe në Kosovë po sillet si një burrështetas. Këtu duhet pasur parasysh se ai e di mirë se zgjidhja njëherë e përgjithmonë e çështjes shqiptaro-serbe do ta çlironte edhe Serbinë nga një barrë e madhe, dhe do t’i krijonte hapësirë për integrime më të shpejta në BE, por edhe për një zhvillim ekonomik më të fuqishëm.

    3. Por a ka kush t’i përgjigjet Boris Tadiqit në Kosovë? Deri më tani jo. Ndërsa ky do të ishte një rast ideal për kryeministrin e Kosovës për të dëshmuar se ka vizion se cilat janë prioritetet e Kosovës. Situata optimale do të ishte nëse kryeministri i Kosovës, duke i shfrytëzuar këto deklarata të presidentit serb, të thërriste për ndërprerjen e bisedimeve “teknike dhe praktike” dhe përmes një konsensusi shoqëror ta kthente në lojë konceptin e bisedimeve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e qartësuar se çështja e statusit politik të Kosovës është çështje e mbyllur, por duke pranuar të bisedohet për veriun (për tri komunat serbe), e duke shtruar në tavolinën e bisedimeve edhe tri komunat shqiptare në Kosovën Lindore dhe duke sqaruar se pjesa veriore e Mitrovicës është e spastruar etnikisht dhe aty duhet të kthehen 12.000 qytetarë shqiptarë të saj. Që në fillim do të duhej insistuar vendosmërisht se në këto bisedime politike çështjet duhet trajtuar me të njëjtat standarde. Rrjedhimisht, të dy këto probleme do të duhej trajtuar duke u bazuar në principin e reciprocitetit. Çfarëdo zgjidhje të paraparë për tri komunat serbe në veri, të parashihet edhe për tri komunat shqiptare në Kosovën Lindore (prej autonomisë deri tek zbatimi i vetëvendosjes dhe ridefinimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë). Një qëndrim i tillë do ta shndërronte kryeministrin tonë në një burrështetas që ka vizion për të ardhmen e vendit. Duke dyshuar se do ta bëjë këtë kryeministri ynë, minimumi që është dashur ta bëjë (që së paku të tregojë se ka disa elemente burrështetasi) ka qenë që Boris Tadiqit t’i përgjigjet në çështjet që ai i ka shtruar. Nëse Tadiqi ka thënë se serbët e veriut nuk do ta njohin shtetin e Kosovës, kryeministri ynë do të duhej t’i përgjigjej se edhe shqiptarët në Kosovën Lindore nuk e ndiejnë Serbinë shtet të tyrin dhe se dëshira e tyre është që të bashkohen me Kosovën. Gjithashtu do t’i duhej bërë e qartë Tadiqit se qeveria e Kosovës e ka ndërmend t’i kthejë në veriun e Mitrovicës qytetarët e saj të dëbuar (me këtë rast shqiptarët), duke i sqaruar se veriu i qytetit të Mitrovicës nuk duhet barazuar me tri komunat në veri. Të gjitha këto do të duhej bërë, nëse do të kishte kush t’i përgjigjej Boris Tadiqit, nëse Kosova do të kishte një burrështetas apo së paku politikan me elemente burrështetasi. Në të kundërtën, kryeministri apo politikanët e tjerë, në pozitë e opozitë, edhe mund t’i përgjigjen Tadiqit me retorikën bajate të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës. Por një përgjigje e tillë, duke qenë se e mban gjallë konfliktin e i harron qytetarët e dëbuar të Mitrovicës dhe qytetarët shqiptarë nën terror në Kosovën Lindore, i bën politikanët tanë jo të duken të zakonshëm, por të duken të mjerë dhe krejtësisht pa vizion.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kush ti pergjigjet politaknet tane ,,,jane me henger buke,,,me vjedhe naj tender

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Temë shumë me vend laburist!

    Natyrisht në piken 3 ku shtjellon qështjen se kush duhet të i përgjigjet tadiqit, me plot të drejt përmend adresen e kryeministrit të Kosovës.
    Duke ditur se qeveria ka rolin kryesorë, por edhe kryetari ka rol gjithashtu të madh, ishte dashur që të kishte jo reagim ndaj tadiqit, por deklarime para se të flas tadiqi.
    Deklareim për mos hyrje në bisedime me tadiqin!
    Por natyrisht unë po flas për një shtet modern dhe demokratik.

    Qeveria jonë e korruptuar , kriminele dhe plot hajna , nuk ka kapacitet, dituri e as guxim , qe së paku te reagoij pasi që tadiqi ka dhënë deklaraten e parë!

    Cfarë do të duhej të ishte ky reagim?!
    Të ndërpriten menjëher bisedimet (të cilat nuk do të duhet të kishin nisur fare!)

    Atëher , besoi se tadiqi nuk do të vazhdonte me propaganden e nisur.

    Mos të harojm , se hashim nuk ka kurfar autoriteti në Evrop dhe më gjërë , dhe me këtë heshtje hashimi mendon se do ti rritet pak autoriteti.
    Ai kaq mend ka!

    Tani Kosova nuk ka as Kryetarë , (edhe pse nuk kishte ndnjë kryetar që do të reagonte edhe po tia rraste komen ne goj tadiqi!) dhe mbetemi ne të bisedojm nëpër forume për këto qështje me rëndësi ekzistenciale për Kosoven.

    Mjer Kosova për qeverin e vet!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #4
    Kosova ka humbur shume territor ne opinionin publik perendimor. Faktet negative te cdo fushe qofshin ato por qe mbajne "Made in Kosova" si vend prodhimi, kane dhene materiale me ndikim negativ ne tavolinat e Washingtonit e Brukselit duke u dhene keshtu sllaveve dhe filosllaveve pika te forta referimi gjate bisedimeve per zgjidhjen e problemit Kosove-Serbi.
    Nga inf. qe rrjedhin del se Kosova do te marre nje cope buke nga kjo ceshtje dhe sic thone "shume e ka" E vetmja pike ngaku Kosova do te marre dicka eshte ajo e Politikes se nje Ballkani gjithmone me probleme territoriale, me hallka te mbetura ne shtetin tjeter nese do ta quanim Ballkanin zinxhir dhe shtetet rrathe. Sidoqofte cdo gje varet nga popujt e ballkanit, pra nese nuk civilizohen, me qafe pacin vehten eshte mesazhi i Perendimoreve. Pra rrathet e zinxhirit Ballkan le te behen rrathe te Lojerave Olimpike per te miren e te gjitheve, mjaft me vetvrasje e qurravitje neper tavolinat e Perendimit. Problemi asnjehere nuk do te zgjidhet, vetem duhet te presim te civilizohemi te gjithe ballkanasit,..... deri kur? Me deshiren e Zotit le te shpresojme se nje dite do te kemi nje zgjidhje me pak te dhimbshme...... .
    Paqe!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •