Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Hoti: “Thaçi në pushtet me vota të fabrikuara” (video)

    26-03-2011 21:26 CET Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka bërë akuza të shumta karshi partisë së tij. Duke folur në televizionin “Rrokum TV” rreth manipulimeve në votime në zgjedhjet e fundit në vend, ka thënë se vjedhjet kanë qenë aq masovike sa që nuk ia vlen as të flitet për to.

    “Vjedhja në votime ka qenë aq masovike sa që nuk ia vlen as me bo padi. Kur njerëzit bëhen despotë, ata bojnë kontrolle në çdo gjë. EULEX-i nuk t’i shikojë gjanat që i thotë kryeministri dhe një qeverie e cila ka ardhur me vota të fabrikuara. Unë kam filluar të mendoj se në çoftë se brenda PDK-së ka oponencë, atëherë dikush tjetër ka fuqi të fus në burg”, është shprehur Hoti.

    Ai ka thënë gjithashtu se është mjaftueshëm alarmante, nëse Jakup Krasniqi thotë se në PDK nuk ka demokraci të brendshme, duke thënë se “të gjithë e dimë se Partia Demokratike e Kosovës vendosë në katër sy”.

    Duke folur për rastin Limaj, Hoti ka thënë se në qeverinë e kaluar, ministri Limaj ka bërë një punë marramendëse, që i ka dhënë energji funksionimit të gjithë Qeverisë.

    “Drejtësia është duke bërë gjenocid në familjen Limaj. EUELX-i me ndërhyrjen që bëri dhe gjithë ajo kampanjë e thashethemeve gjysmë zyrtare nëpër kafe, se baba ka bërë kaq transfere, nëna kaq, grueja kaq... praktikisht mund të themi se Kosova, kushtimisht, ja mbyti njerit familjen. Çka është edhe ma ironike kjo nuk mjaftoi. Pas një vjeti, rikthehet EULEX-i për të marr informacionet bazë për tu orientuar se çfarë ka në ministri. Kjo do të thotë se ata deri më sot janë marrë me thashetheme të cilat kanë qenë nga profesorët universitarë të shkruara në formë librash, e deri te informatorët e zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera anëtari i PDK-së, Rexhep Hoti.

    Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe shefen e delegacionit kosovar në bisedimet teknike që po zhvillohen me Serbinë, Edita Tahirin, për të cilën ai thotë se “vepron sikur t’i kishte votat e gjysmës së popullit në Kosovë”. /zëri/

    Për më shumë, shikojeni videon e zhvilluar në “Rrokum TV”:



    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...rikuara-video/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Limaj në KTV, Thaçi vrap në RTK
    E premte, 25 Mars 2011 01:29

    Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka duruar dot të dëgjojë rrëfimin emocional të Fatmir Limajt në KTV, në të cilin ai foli për një familje të rrënuar nga EULEX-i, dhe tendencë për ta eliminuar politikisht.

    Në vend të kësaj ai ka vrapuar për ta konkurruar në terminin e njëjtë, në një televizion tjetër, RTK.

    Pikërisht në kohën e intervistës së Limajt, kryeministri Thaçi është shfaqur përmes një intervistë speciale në ekranin e RTK-së me gazetarin Ngadhnjim Kastrati, e cila as që ishte programuar më herët në skemën programore.

    Emisioni i paraparë të niste në terminin e përcaktuar “Jeta në Kosovë” është shtyrë për të paktën 40 minuta për shkak të intervistës së Thaçit në Televizionin Publik.

    Në televizionin tjetër, KTV, Fatmir Limaj ka lëshuar deklarata të ashpëra në drejtim të kryetarit të partisë së tij duke thënë se në zgjedhjet e fundit ishte Thaçi ai që udhëhoqi vet me partinë, e përpiloi listën për deputetë, e bëri kolaicionin dhe i caktoi ministrat. “Nëse dështon, ai do të mbajë përgjegjësinë para strukturave drejtuese të PDK-së, e nëse ka sukses, do të mbështetet edhe më tej” tha Limaj. /indeksonline/

    http://www.indeksonline.net/portal/l...sore/1209.html
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    PDK shum shpeit dote shkatrrohet si LDK-ja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Rexhep Hoti pse nuk folshe keshtu kur ishe deputet?
    a po te shitet infopressi o rexhep,po reklama a po ki nga qeveria?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Rexhep Hoti pse nuk folshe keshtu kur ishe deputet?
    a po te shitet infopressi o rexhep,po reklama a po ki nga qeveria?
    As mua nuk me pelqejn njerz te till qe e thon te verteten, pasi ta ken kuptua edhe zogjet e malit,se ka pas masaker te votave besoi qdo kush ka kuptua,per kete shkak kjo qeveri do shantazhohet si nga vendoret ashtu edhe nderkombetaret.
    Por ky Rexhepi do kishte tregu burrni qe ne te njejten dit te votimeve ta thot ket qe sot e thot,kjo do ishte nje plus i madh per demokracin,e keshtu siq e thot sot kjo eshte shkerdhetokraci

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    As mua nuk me pelqejn njerz te till qe e thon te verteten, pasi ta ken kuptua edhe zogjet e malit,se ka pas masaker te votave besoi qdo kush ka kuptua,per kete shkak kjo qeveri do shantazhohet si nga vendoret ashtu edhe nderkombetaret.
    Por ky Rexhepi do kishte tregu burrni qe ne te njejten dit te votimeve ta thot ket qe sot e thot,kjo do ishte nje plus i madh per demokracin,e keshtu siq e thot sot kjo eshte shkerdhetokraci
    tash si me e vlersu kur e thot te verteten hoti kur ishte deputet a tash kur ka mbet pa pushtet,une mendoj se ky gjith genjen,genjente kur e lavdronte qeverin e genjen edhe sot,keta gazetart e kosoves jan si do qe te kqi jepju me hanger rrin rahat si te mbesin pa pare turren si qet e qartun.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    tash si me e vlersu kur e thot te verteten hoti kur ishte deputet a tash kur ka mbet pa pushtet,une mendoj se ky gjith genjen,genjente kur e lavdronte qeverin e genjen edhe sot,keta gazetart e kosoves jan si do qe te kqi jepju me hanger rrin rahat si te mbesin pa pare turren si qet e qartun.
    Ky e thot nje te vertet te madhe por jo me koh,ketu eshte dobesia e politikajve,nese fitoi une keto vota te stervjedhura eshte krejt ok,por nese nuk i marr keto vota te stervjedhura ateher do te tregoi keshtu ka vepru ky regjepi.
    Se ka pas hajni masive te votave kete e kan then te gjith perveq hashimit,te perkujtoi nje thenje te jakup krasniqit ku para mediave tha se keto zgjedhje ishin per faqe te zez ,dhe ketu nuk ka koment.
    Keto institucione nuk do ta ken kredibilitetin e mjaftushem,sepse kan dal nga vota e vjedhur,bile bile partneret nderkombetar hashimit i kan dhen leje te vjedh ne menyr qe te shantazhohet me von per nevoja te bisedave serbi kosove ne menyr qe serbia te eci drejt bashkimit evropian,e kosova te vend numroi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ky e thot nje te vertet te madhe por jo me koh,ketu eshte dobesia e politikajve,nese fitoi une keto vota te stervjedhura eshte krejt ok,por nese nuk i marr keto vota te stervjedhura ateher do te tregoi keshtu ka vepru ky regjepi.
    Se ka pas hajni masive te votave kete e kan then te gjith perveq hashimit,te perkujtoi nje thenje te jakup krasniqit ku para mediave tha se keto zgjedhje ishin per faqe te zez ,dhe ketu nuk ka koment.
    Keto institucione nuk do ta ken kredibilitetin e mjaftushem,sepse kan dal nga vota e vjedhur,bile bile partneret nderkombetar hashimit i kan dhen leje te vjedh ne menyr qe te shantazhohet me von per nevoja te bisedave serbi kosove ne menyr qe serbia te eci drejt bashkimit evropian,e kosova te vend numroi
    Ju qe e ngritni ceshtjen e ofrimit te serbise me BE a mendoni se Kosova ka fuqi ta pengoi kete proces,JO nese Kosova perpiqet te pengoi ajo do te ndeshkohet nga SHBA&BE.
    Mos harroni se ne emer te Kosoves EULEXi mund te nenshkruaj marrveshje "teknike" me serbin te ngjashme me ate per bashkpunimin policor qe u nenshkrua para liberalizimit te vizave per serbine,pa e pyet Kosoven fare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Ju qe e ngritni ceshtjen e ofrimit te serbise me BE a mendoni se Kosova ka fuqi ta pengoi kete proces,JO nese Kosova perpiqet te pengoi ajo do te ndeshkohet nga SHBA&BE.
    Mos harroni se ne emer te Kosoves EULEXi mund te nenshkruaj marrveshje "teknike" me serbin te ngjashme me ate per bashkpunimin policor qe u nenshkrua para liberalizimit te vizave per serbine,pa e pyet Kosoven fare.
    Kosova duhet te guxoi te behet faktor ku per punet e veta te pyetet e jo servilizem,sepse kam bindjen ne fund kosova do gjykohet po nag te huajt per servilizem,kosova ka mundesi shume bile qe ta pengoi serbin ne rrugen e saj,por ne edhe po e ndihmoim,askush nuk mund te nenshkruaj diqka ne emer te kosoves pa vullnetin e politikarucave tan,qe fatkeqesisht nuk jan te vetedishem per veprimet e tyre,ja sot gjykata shpalli jo kushtetues zgjedhjen e kryetarit dhe me thuaj te lutem kush eshte fajtor,a kemi ne luksin qe per qdo muaj te merremi me zgjedhje ,rizgjedhje numrim,rinumrim,jo zotri krejt keto jan pjell e politikes baritore te politikarucave tan qe i kan len delet mshel e jan shku ne prishtin me u merr me diqka qe as ne enderr nuk e kan pas ketu eshte arsyeja.
    Po ta shpall neser gjykata si jo kushtetuese edhe qeverin kur dihet se eshte zgjedh ne menyr jo kushtetuese qfar do thuash ti.
    Mendimi ime eshte qe keta barinje te kethehen te kopet e tyre te merren me bujqesi e bageti e ta len politiken atyre qe din qka eshte politika

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Astrit Gashi
    George Washingtoni ynë nje shkrim shum i qelluar llap lexoje!

    Fillimisht ta xigëlon trupin e mendjen. Në esencë megjithatë nuk ka gjë më të sikletshme se kur ndokush të jep një epitet të lartë, të çon në qiell me lëvdata apo të krahason me dikë tjetër, që ka lënë shenjë nëpër kohë, në histori, gjeografi apo art e kulturë.

    Nëse, si shembull, dikush të krahason zërin me atë të Beyonce apo të David Coverdale, duhet të shtrëngohesh, sepse po nuk arrite t’u afrohesh me zë, me garanci do ta zhgënjesh mikun që të bëri këtë krahasim dhe më pas shumë të tjerë që ky epitet disi u shkoi në vesh.

    Mos qofsha në lëkuren e kryeministrit Hashim Thaçi, të cilin zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden, e quajti dhe e krahasoi me ndërtuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentin historik, George Washington.

    Ishte xigëlues dhe fillimisht i solli Thaçit një prezantim të mirë para opinionit publik vendor - një pjesë e mirë e medieve titull gazete e kishin mu këtë epitet, ndërsa deputetët e opinionistët partiakë vazhdojnë që më mburrje ta lavdërojnë atë duke e përmendur sa herë janë në zor, se Thaçi është Washingtoni i Kosovës.

    Ashtu si e thënë, pa dyshim është një mburrje jo vetëm për Thaçin e PDK-në, por edhe diçka për t’u krenuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata të kampit opozitar e ata që nuk i takojnë asnjë kampi, por janë banorë të këtij vendit.

    Ama rrëfimi ka edhe anën tjetër. Një epitet i tillë, i dhënë jo nga kushdo, por nga miku i madh i shqiptarëve dhe zëvendësshefi i fuqisë botërore, të fut në borxh. Në obligimin madhor të dëshmimit se me të vërtetë krahasimi ka qenë i duhur dhe që miku nuk ka gabuar.

    Në të kundërtën e bënë horë edhe epitetin edhe atë që e dha atë. Më kujtohet se tezja që edhe ma la emrin, më thoshte përherë që të kem kujdes të mos e ndyj këtë emër, se ashtu e fëlliq edhe vetë atë si pagëzuese.

    Duke mos pretenduar fare që të paraqitem si njohës i historisë, por duke marrë disa nga pikanteritë e jetës dhe veprimit të George Washingtonit dhe krahasimin e tyre me ato politike të “counterpart-it” të tij në Kosovë do të tentoj të ofroj disa elemente për të matur nëse Thaçi vërtet ka arritur të plotësojë pritjet e Bidenit dhe krahasimin e tij.

    Materiali më poshtë.

    George Washington është zgjedhur kryetar i SHBA-së me votim unanim.

    Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës për të tretën herë. Thuhet se ka ambicie që në të ardhmen të bëhet president, por kjo informatë nuk është e konfirmuar. Si kryeministër, së paku në dy herët e fundit, nuk ka marrë vota unanime nga tërë Kuvendi. Meqenëse kryetari i tashëm Behgjet Pacolli, synon ta ndryshojë kushtetutën, pasuesi i tij do të zgjidhet me vota të popullit. Unanimiteti në këso zgjedhjesh është thjesht i pamundur.

    Shënim nga Kryeministria për z. Biden: Krahasimi në ketë pikë është i vështirë, sepse rrethanat kohore dhe politike janë të ndryshme - janë qindra vjet e sisteme të ndryshme në mes. Kryeministri te ne është thuajse ajo që në SHBA-të është presidenti.

    George Washington ishte komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Hashim Thaçi, në kohën e luftës ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ka pasur disa komandantë të përgjithshëm, më i madhi Adem Jashari, ndërsa i fundit Agim Çeku, tash ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në këta katër vjet, në bazë të kushtetutës komandantë të përgjithshëm të FSK, kanë qenë Fatmir Sejdiu dhe tash Behgjet Pacolli. Demokracia e ka kështu, sado e dhimbshme.

    Shënim nga Kryeministria për z. Biden: Siç mund ta dini edhe ju vetë, kosovarët janë çliruar me intervenimin e NATO-së. Drejtoria politike e UÇK-së ka arritur të bindë opinion publik dhe NATO-në se lufta jonë është e drejtë, andaj shefi i saj lirisht mund të konsiderohet edhe si komandant i UÇK-së dhe të gjitha meritat i takojnë atij. Veç të tjerash, edhe SHVL e UÇK-së e konsideron Thaçin si komandant të saj.

    George Washington ishte i vetmi president që nuk jetoi në Uashington dhe në Shtëpi të Bardhë. Ishte i zënë me planifikimin e Capitol Hillit.

    Hashim Thaçi jeton në Prishtinë. Kosova nuk ka Shtëpi të Bardhë, e as ndonjë tjetër objekt shtetëror të ngjashëm me të. Në aspektin e ndërtimit, kryeministri ynë dhe qeveria kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve e autostradave. Një barsoletë thotë se njerëzit kanë filluar t’i mbyllin dyert e jashtme, nga frika se po ua shtojnë edhe oborrin me asfalt. Paret janë harxhuar e punët po shkojnë shumë ngadalë.

    Shënim nga Kryeministria për z. Biden: Kryeministri është në fund të ndërtimit të një shtëpie të përbashkët me familjarët. Ajo është e madhe, por jo aq sa është shkruar në gazeta. Na besoni, atë po e ndërton me para të familjes. E rëndësishme është që ai nuk jeton në Shtëpi të Bardhë e as në ndonjë shtëpi tjetër shtetërore. Nexhat Daci, kishte planifikuar ndërtimin e një Shtëpie të Bardhë, por ky projekt mbeti në gjysmë si pasojë e disa problemeve me dhëmbët.

    Kryetari Pacolli ka një shtëpi të madhe, shumë më të madhe se të kryeministrit, gati si pallat presidencial, por ne mendojmë se ai nuk mund të përdorë shtëpinë e tij për aktivitete shtetërore. Këtë ia kemi bërë të qartë atij dhe këshilltarëve në Zyrën e Presidentit. Le të punojë nga zyra. E rëndësishme është që ai nuk jeton në Shtëpi të Bardhë e as në ndonjë shtëpi tjetër shtetërore. Nuk mund t’i përdorë as veturat private e as rojet. Për vetura të Presidencës do të hapim tender.

    Washingtoni personalisht ka mbajtur shënime (kontabilitet) për secilin peny të shpenzuar ose të fituar. Shënimet për këtë ekzistojnë ende.

    E tëra që dimë në këtë aspekt është deklarimi i pasurisë. Thaçi peshon disa qindra mijëra euro dhe ka pasur një rritje të profitit në krahasim me tre vjet më herët. Pa marrë parasysh pasurinë e tij, një gjë dihet me siguri se shënime për këtë gjë nuk do të ketë asnjëherë, edhe nëse i mban.

    Shënim nga Kryeministria për z. Biden: Kryeministri ynë për momentin është i zënë me ish-kontabilistin Bedri Hamza, tash ministër i Financave, në hartimin e buxhetit që rrit pagat e mësuesve për 50 për qind. Pa marrë parasysh rreziqet buxhetore, për ne është më rëndësi ta mbajmë këtë premtim parazgjedhor, sepse me të fituam shumë vota. FMN-ja nuk ka problem me rritjen e rrogave, ndërsa mosmarrëveshja është me komunikimin në anglisht me Hamzën.

    Kryeqyteti i vendit së bashku me 31 shtete dhe 17 qytete në shenjë nderimi bartin emrin e tij.

    Deri tani, në shenjë nderimi për Thaçin ishte vendosur një pllakat në objektin e ri të Akademisë së Shkencave të Kosovës. Pas raportimit në media ajo u hoq gjatë natës. Thaçi me shokë e ka ves të lavdërohet shumë, por deri tani nuk ka shkuar më tej.

    Shënim nga Kryeministria për z. Biden: Nëse nga dialogu me Serbinë arrijmë ta sigurojmë njohjen nga ky shtet dhe arrijmë ta bashkojmë Mitrovicën, atëherë mendojmë se kryeministri ynë e meriton që ky qytet të quhet Mitrovica e Hashimit.

    Shpresojmë se nuk do të na hidhërohet presidenti, pasi që më parë, ky qytet është quajtur Mitrovica e Titos. Nëse rezultati i dialogut del i kundërt, besojmë se ju do të pranoni të takoheni privatisht me z. Thaçi në Uashington apo kudo tjetër. Presim konfirmimin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •