Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Kosovë: Thaçi u takua me ministrin e jashtëm të Austrisë

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “është moment mjaft i rëndësishëm që qeveria e Austrisë të ndikoj, që sa më parë Kosovës t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave”.

    Këto komente ai i bëri në Prishtinë, gjatë takimit të sotëm me ministrin e jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger, ka njoftuar kryeministria e Kosovës.

    Zoti Thaçi ka theksuar se vizita e dytë në Kosovë, brenda një periudhe të shkurtër, e ministrit Spindelegger, është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Mëtutje, në njoftim, thuhet se ministri i jashtëm austriak, Michael Spindelegger, ka mbështetur nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka premtuar përkrahje të Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Austria ofron mbështetjen për Kosovën në procesin e integrimeve euroatlantike

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Michael Spindelegger, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të premten ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Austria do të ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave
    Prishtinë, 25 mars 2011 - Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Mihael Shpindeleger, i cili po qëndron sot për një vizitë në vendin tonë, është pritur në takime të veçanta nga Presidenti Behgjet Pacolli dhe Kryeministri Hashim Thaçi. Shefi i diplomacisë austriake deklaroi se vendi i tij mbështet Kosovën për të gjitha proceset që po kalon. Shpindeleger tha se Austria ka qëndrim pozitiv për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave, por paraprakisht duhet përmbushur disa parakushte. Ai premtoi ndihmën e vendit të tij në të gjitha proceset, duke thënë se është edhe në interes të të gjithëve të ndihmohet Kosova në rrugën drejt BE së. Një ditë, tha ai, Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE së, por kjo nuk nënkupton se do të jetë "nesër" sepse ka çështje për t`u zgjidhur ndërmjet këtyre dy shteteve. Presidenti Pacolli tha se në takim është biseduar për bashkëpunimin reciprok. Ndërkaq, në takimin me ministrin e jashtëm austriak, Kryeministri Hashim Thaçi ishte i drejtpërdrejtë, duke thënë se "është moment mjaft i rëndësishëm që qeveria e Austrisë të ndikojë, që sa më parë Kosovës t'i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave". Thaçi ka vlerësuar se vizita e dytë në Kosovë, brenda një periudhe të shkurtër, e ministrit Shpindeleger, është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim nga ky takim. "Përkrahja e mëtejshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme", ka theksuar Thaçi. Ndërsa ministri i jashtëm austriak në këtë takim ka mbështetur nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka premtuar përkrahje të Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Mihael Spindeleger premtoi se vendi i tij do të mbështesë edhe më tutje zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës drejt BE-së, ndërsa ka shprehur besimin që dialogu mes Kosovës e Serbisë të rezultojë me zgjidhjen e problemeve. Këto deklarata ministri austriak Spindeleger i bëri të premten pas një takimi që ka zhvilluar me presidentin e vendit, Behgjet Pacolli, me të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë dhe fusha tjera. Spindeleger edhe kësaj radhe ka premtuar se vendi i tij do të mbështesë edhe më tutje zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës drejt BE-së, por tha se Kosova duhet plotësuar edhe disa parakushte të caktuara në këtë drejtim. "Shpresoj që do të këtë një balancim në mes të dy vendeve para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së dhe ajo të zgjidh problemet me Kosovën. Kjo është ajo që ne do të përkrahim, të ketë dialog në mes të dy vendeve dhe të zgjidhen të gjitha problemet”, ka thënë Spindeleger.

    Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ministrin ei Punëve të Jashtme të Austrisë, Mihael Spindelegger, me ç’rast kërkoi që vendi i tij të ndikojë që sa më parë që Kosovës t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe që Kosovës dhe në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimeve evropiane.

    Po ashtu, shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij austriak Mihael Spindeleger, gjatë një takimi në Prishtinë kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndihmën e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe ofrimin e investitorëve të Austrisë në Kosovë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •