Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    E majta përçahet në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

    E majta përçahet para 8 Majit, konflikti për Bollanon ndan Dulen nga Rama

    E majta përçahet në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

    Vangjel Dule, aleati kryesor i Edi Ramës, ikën nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe partia e tij, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të garojë e vetme më 8 maj.

    Kryetari i forcës politike që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Dule ka refuzuar të jetë pjesë e grupimit politik opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, e cila u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën zgjedhore të fillim-majit.

    Shkak për ndarje është bërë mosgjetja e konsensusit për bashkinë e Himarës.

    Për t’u përmendur është fakti se ndërsa është larguar Dule, në koalicion me socialistët janë mirëpritur komunistët.Mësohet se momenti që ka ndarë PBDNJ-në me PS-në ka qenë caktimi i kandidatit të përbashkët për Bashkinë e Himarës.

    Dule kërkonte që kjo Bashki t’i lihej partisë së tij si zonë e lirë dhe të përfaqësohej me kryebashkiakun aktual Vasil Bollano.

    Por, lidershipi socialist nuk ka rënë dakord, duke rrëzuar kërkesën për përfaqësim të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” me Bollanon.

    Socialistët i frikësoheshin humbjes së Himarës, nëse kandidati do të ishte Vasil Bollano, për shkak të pakënaqësive të banorëve në atë Bashki.

    Pavarësisht se PBDNJ, ka qenë konsekuente në linjën politike të udhëhequr nga Partia Socialiste gjatë një viti e gjysëm kundër mazhorancës, vendimi për të mos qenë pjesë e këtij koalicioni nuk duket të jetë ndonjë surprizë e madhe.

    Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit 2009, PBDNJ nuk kishte përfaqësues në komisionet e numërimit të votave dhe gjithë shpresat për ruajtjen e votave të saj nga ndonjë manipulim për i kishte varur tek komisionerët socialistë.

    Por, menjëherë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, kreu i PBDNJ-së Dule sulmoi dhe akuzoi Partinë Socialiste se nuk i mbrojti votat.

    Përmes këtij qëndrimi, partia që mbështet tek minoriteti grek, bëri përgjegjëse PS-në për humbjen në zgjedhjet politike të qershorit 2009.

    Ndërkohë, historia e zgjedhjeve gjatë dy dekadave të fundit, tregon se PBDNJ ka bërë njëkohësisht aleanca lokale me partitë e të dy krahëve të politikës shqiptare.

    Me qëllim fitoren në ato njësi të pushtetit lokal, partia e Vangjel Dules ka bashkëpunuar si me demokratët, ashtu dhe me socialistët.

    Kujtojmë se deri në vitin 2005 PBDNJ ishte pjesë e aleancës qeverisëse që drejtohej nga socialistët.
    Më pas, Dule nënshkroi marrëveshjen për bashkëqeverisjen e vendit me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Bashkëpunimi politik zgjati deri në vitin 2009.

    Prishja e kësaj aleance shkaktoi pakënaqësi në radhës e PBDNJ-së, të cilët sulmuan Dulen.


    Klan TV
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 24-03-2011 më 13:22
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •